“Pse lëvizni me makinën e vëllait”, Rama debaton me gazetarin: Unë lëviz me avion komercial, mos më trego mua përralla

13 Shkurt 2020, 21:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” se makina, me të cilën po lëviz këto ditë, pas kapjes së Vladimir Gjutës me pistoletë dhe mijëra euro para selisë së PS, nuk është e blinduar.

Sakaq, kreu i qeverisë u shpreh se makinën e përdor që nga viti 2009 kur ka qenë në opozitë. Ai tha se makinën ia ka sjellë vëllai që kur ishte në opozitë, nuk është e blinduar, por e certifikuar nga Garda e Republikës si e sigurtë.

Gjatë një debati me gazetaren Klodiana Lala, kryeministri Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse fluturon me “Biznes Class” drejt SHBA, ndërsa në rastet e tjera udhëton si pasagjer i zakonshëm me avion.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Ajo që më shqetëson është përse kryeministri  vendit tim dhe vendit tonë lëviz me makinën e vëllait, kur ka një protokoll shtetëror që duhet të lëvizi me një automjet shtetëror.

Edi Rama: Kush e tha këtë? E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe ai i Kosovës e di ti që është i vetmi që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk bëni ndonjë hata zoti kryeministër sepse jemi vende të varfëra. Është minimumi që mund të bëni. Nuk mund të na thoni këtë gjë për të na e shitur si një detaj, përkundrazi do ju gjykonim po të vepronit ndryshe.

Edi Rama: Do bëjmë një marrëveshje fjale. Kur ju pyesni dhe më flisni duhet të më jepni mua të drejtën të ju jap përgjigje. Përgjigja ime nuk do të jetë ajo që dëshironi ju, por ajo që dëshiroj unë prandaj mos më ndërprit.

Klodiana Lala: Nuk me intimidon dot zoti kryeministër. Thatë që ne lëvizim me linja të lira dhe ekonomike avionësh dhe është gjëja më normale për kryeministrin e një vendi të varfër si Shqipëria.

Edi Rama: Zonjë më lër të mbaroj fjalën. Mos më ndërhy se e kam problem. Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot te kundrinori. Nëse unë ju ndërpres juve mund të bëni çfarë të doni. Juve nuk më ndërprisni dot.

Klodiana Lala: Kemi ardhur këtu të bëjmë debat dhe të bëjmë pyetjet.

Edi Rama: Jo unë nuk kam ardhur këtu të bëj debat me juve. Të lutem se po i merr kohën njerëzve kot.

Blendi Fevziu: Klodi të lutem se është strategji se nuk i kemi bërë asnjë pyetje për OFL.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Bam bam bam e bam bam bam, më lër moj të flas. Unë po të shpjegoj ti më tregon mua përralla.

Kur unë flas më dëgjo, nuk të intimidoj. Kur ti flet unë e qep dhe të dëgjoj ty. Ndërprite tani. Unë e filloj nga qielli dhe dal te nëntoka, se ku dal unë ti nuk e di fare. Pusho tani.

Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo.

Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje.

Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor.

Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor.

11 komente në ““Pse lëvizni me makinën e vëllait”, Rama debaton me gazetarin: Unë lëviz me avion komercial, mos më trego mua përralla”

  1. Gani says:

    Kjo “motra e kalit” qe I duket vetja bukurane bashke me te tjeret me kete debat te fezos, jane argetim per publikun.

    1. Kalec Dega says:

      komercial, lol!
      undefines sunitus i tani, po rdha e albanistanit
      =
      komercial?????
      =
      lol

    2. Intimidon Jolala says:

      intimidon???????

      =
      tani e pashe..ca bohet mi jahu me pellazget hundez qe sdine shqip!
      kjo thote sme intimidon, u habit gjyshja eme, kush a ‘intimidoni ‘ me pyti?
      tjetri, i zgjuari, flurturon me’komercial’
      mire se vini ne albanistan, lol

  2. Beni USA says:

    Si o z Rama re viktim e Blendi Fevziut sot,si o burr nuk e ke kuptuar qe qerozi do te nxjeri nga binaret,prandaj dhe te ka vene perball llapaqenen Lala.Me fal po je treguar komplet naiv,kur ke menduar se vertet Do te lejonin te flisje.

  3. pjeter says:

    O zot kjo eshte gazetaria Shqiptare.Keta nuk dine te formulojne shqip nje pyetje nuk me intimifon mua thote Tralalaja.Po mire moj debile te pelqen apo jo eshte kryeministri i vendit,nuk behet debat leshi,behen pyetje te qarta dhe regjistrohet pergjigje.Njerzit jane ne ghendhe ta vleresojne nje pergjigje sipas pyetjes ose jo.Ju jeni kategoria e korruptuar dhe injorante ,bash si ata te drejtesise,Rama ju sjell verdalle,e ju nzjerr kakuriq me duart tuaja,ashtu si jeni,e tregoni veten para tij,debila .

  4. Lida Al says:

    C’eshte kjo llazore qe keni marre ne emision?! Si ka mundesi te marre pjese ne debat nje e gojecthurur dhe e papergjegjshme si kjo?! Zot c’po na shohin syte e degjojne veshet! Turp!, Cfare fjalori? ! Oh ku kemi mberritur! E quan vete gazetare kjo shpifesire qe kushedi nga c’balte ka dale! Tmerr!!

    1. Ilir says:

      Ky eshte niveli, kjo eshte Shqiperia. Edukata, qe eshte A-ja e te gjithave, komunikimi, mesohen ne familje qe femije. Keta nuk dine c’eshte respekti per veten perderisa prezantohen kaq vrazhde, Kaq vulgare… te paqyteteruar. Ndoshta Jane te kenaqur me aq sa Jane…!

  5. Sami says:

    Kete Fevziun e di qe perdor metoda te ndyra per te ofenduar dhe gjoja ti mbylli gojen kryeministrit. Me se paku keta gazetare te paguar te Saliutvtreguan qe nuk jane gazetare as qytetare dhe as njerez me dy gram tru. Qellimi i ketyre nuk jane fare as pyetjet dhe as pergjigjet e Rames qe keta bene cmos ti sabotonin ne cdo sekonde. Keta jane nje bande e neveritshme kromoshqilaresh qe si qenie e trashe qe jane do vene ti raportojne Saliut qe e pe si ja beme, ja mbyllem gojen. Per kaq pak kenaqesi hienash keta prishen vete emisionin e tyre dhe neveriten audiencen. Ne fakt ky emision eshte me i neveritshmi dhe me perversi. Habitem si u jep hapesire Rama ketyre shtazeve. Aty flet vetem fevziu me dy hapa mbrapa dhe tre hapa perpara. Une ne fakt nuk e ndjek fare kete emision pervers te ketij kokloqes fevzi. Une ndjek Real Story dhe ne kete moment po i bej nje kerkese serioze Sokolit te kete kujdes te mos e ftoje kete goje pacmanen telendare pa tru , kete pulen e fushes klodiana fytyre kali por qe kalit i mer te keqen. Sokol e ndjek me interes formatin e emisiont tuaj. Mos na neverit darken me kete debile jashte standartit.

  6. Pjero says:

    Lala mund ti duket vetjja e bukur por gazetare nuk eshte.

  7. Star says:

    Duhet ti kishit marre parasysh se cfare do ndodhte. Mendoni se do kishte debat normal me nje transversite femer qe i dukej se cfare ishte vetja.

  8. NJe qytetar i thjeshte says:

    Cfare do te thote ” komercial ” zoti kryeminister ? sikur ta kem ate fjale ne shqip qe ta kuptoj sakte,………….. Juve brigade e njesise se shpejte mbrojtese te kryeministrit tone shume dimensional ,ju lutem mos na u kundervini, apo mos na sulmoni me ate furine e papermbajteshme te lartmadherise se tij Zotit Rama,………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje