“Më vjen turp ta them, por kam kthyer 2 unaza” Fjodora Fjora zbulon pse nuk është martuar asnjëherë

13 Shkurt 2020, 11:43Lifestyle TEMA
“Më vjen turp ta them, por kam kthyer 2 unaza” Fjodora Fjora

Ështe në të 40-at, dhe sërish e pamartuar. Fjodora Fjora asnjëherë nuk ka dhënë me detaje një shpjegim për vendimin e saj.

E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, Fjodora tha përballë moderatores Ester Bylyku, se martesa nuk është për të, duke treguar dhe disa histori të shkurtra.

Ester BylykuTi ende nuk je martuar. E mendon ndonjëherë përse, çfarë mund të ketë ndodhur?

Fjodora FjoraNuk e di nëse e kam thënë ndonjëherë publikisht. Në rastin tim kanë qenë dy arsyet e mëdha.

E para, kur më ka ardhur martesa në derë, më ka ardhur minimumi tre herë, madje qesh dhe u them njerëzve të mi: “Turp më vjen ta them, por në dy prej tyre e kam kthyer unazën.”

Për 1 mijë arsye, nuk ka ndodhur. Zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë.

Ndihesha e vogël, ndihesha jo gati. I kam shkuar martesës shumë afër, por nuk kam qenë e bindur, dhe nuk mërzitem fare për këtë.

Sepse kam kuptuar që institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj shumë mirë jetën time dhe të lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje