Zv.ambasadori i OSBE: Shqiptarët të mos na sjellin të zgjedhur kriminelë në tavolina

13 Shkurt 2020, 20:45Politika TEMA

Ndërkombëtarët i kanë dhënë besim qeverisë në nismën e saj ligjore Anti-KÇK në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive të vëna përmes krimit. Në një intervistë për ABC NEWS, zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton thekson se institucionet ndërkombëtare krahas mbështetjes po shqyrtojnë mënyrën e zbatimit të ligjit.

“Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtate  njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shmë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtate e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë”, tha zv.ambasadori i OSBE.

Por kur krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës, diplomati flet për një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të cilët sipas tij kanë në duart një mjet të fuqishëm ndërshkues, votën.

“Është positive kur partitë ulen dhe flasin sëbashku kundër korrupsionit zgjedhore. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai.

Në kohën kur palët janë ulur për të miratuar një reformë zgjedhore me konsesnsus, Ëilton kërkon që të jenë vetë aktorët politike ato që të heqin dorë nga krimet zgjedhore.

“Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votjnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai.

OSBE ka ndihmuar forcat politike të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore, ndërkohë që ODIHR ka sjellë tashmë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

4 komente në “Zv.ambasadori i OSBE: Shqiptarët të mos na sjellin të zgjedhur kriminelë në tavolina”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Sa turp. .por unë mendoj se faji nuk është i elektoratit por është i politikës së fëlliqur që bëjnë këta shefat e mëdhenj. .të gjitha palët të ofrojnë persona të korruptuar të inkriminuar e sharlatanë asnjë njeri i ndershëm nuk gjendet në listat e tyre. .normalisht ku do ti gjejë lekët ai i ndershmi që të vëri kandidaturën. .pastaj plasin njërit i kapet makina e mbushur me drogë tjetrit i kapet vëllai trafikant të tretit i bëjnë atentat në zyrë me bombë e kështu me radhë. .ky zv. ambasadori nuk e di që edi e blen votën me 10 000 lekë të vjetra ose 8 euro se po ta dijë ikën për gjithë natën nga shqipëria

  2. Buda says:

    PS nuk duhet te ulet ne tavoline me rrugacet e PD, por me opoziten brenda ne institucionin e Kuvendit te Shqiperise.

  3. h says:

    Nuk kanë të ndershëm zotëri,janë të gjithë të korruptuar.

  4. Bbbb says:

    Se kuptoj po ky karafili po na quan kriminelë ne votuesve shqiptarë apo debilë?!?!?!?
    Po si i bie ta quajmë ne këtë tipin dhe shokët e tij që kanë aprovuar hapur palo reformat zgjedhore të politikanëve shqiptarë historikisht …reforma që thonë fjalë për fjalë që votuesi shqiptar nuk ka mundësi të zgjedhë se kandidatët i vendosin kryetarët e partive me lista të mbyllura p.sh.
    Apo është mençuri kur për të njëjtën votë të shitur ky ambasadori merr nga 5 mijë euro rrogë në muaj ama është krim kur votuesi i pabukë shqiptar merr 5 mijë Lekë nji herë në 4 vjet
    Po qe mërzit ktu të iki në Amsterdam…ta provoj njiher ambasadorllikun te vitrinat atje…si shumë aguridhe për këtu duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje