Albin Kurti: Vuçiç reagoi i nervozuar ndaj atyre që thashë

15 Shkurt 2020, 09:09Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se nuk është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ata kanë qenë të ftuar në një tryezë të rrumbullakët nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti serb deklaroi se është takuar me Kurtin dhe e ka cilësuar debatin si të “ashpër”.

Por ai nuk ka pranuar të nxerrë detaje nga takimi me dyer të mbyllura. Megjithatë Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Vuçiç ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë ndaj ai reagoi me nervozizëm.”, tha Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje