“Është një sinjal pozitiv, por unë dëshiroj që tu them të gjithëve që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe me dëshira të skajshme”.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në Mynih, gjatë një prononcimi për median, përpara nisjes për Tiranë.
Nga ana tjetër kryeministri Rama kërkoi që të punohet me këmbëngulje dhe durim për të realizuar gjërat ashtu siç do t’i realizonim nëse do të ishin hapur negociatat.
“Unë këtu erdha me një qëllim të madh, të realizoja sa më shumë kontakte dhe të bëja sa më shumë në hapat e fundit drejt stacionit të konferencës së donatorëve që është pasnesër në Bruksel. Më vjen mirë që koha u zhvillua me dobi në këtë aspekt.
Tani të shikojmë rezultatet edhe pse ka ende orë për të punuar për të arritur një rezultat pozitiv. Detyra e kryetarit të radhës së OSBE-së për vitin 2020 që përfshinte disa takime të rëndësishme, në funksion të vijimit të procesit të kryesimit të OSBE-së.
Unë nuk e ndoqa dot Presidentin se isha në takime të tjera, por nga sa munda të lexoj është një sinjal pozitiv, por unë dëshiroj që tu them të gjithëve që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe me dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime sepse kjo gjë nuk varet nga ne. Ndërkohë le të punojmë me këmbëngulje dhe durim për të realizuar gjërat ashtu siç do t’i realizonim nëse do hapeshin negociatat”, tha Rama.
Thuaj te verteten kryeminister qe per Ballkanin Perendimor nuk ka anetaresim ne BE sepse ju Rama se bashku me Vucicin keni rene dakord me Merkelin per te bere nje si tip Jugosllavie me levizje te lire njerezish dhe mallrash por qe di te kthehemi ne vende pritese te emigranteve nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe Merkeli me BE ju kane premtuar disa kacidhe per te ndertuar rruge dhe hekurudha po qe pjesa me e madhe do te jene borxhe qe do te na duhen disa dhjetevjecare per ti paguar.
Sa shume gjera dike ti Kosta,. Ti je i vetmi qe i di keto plane te erreta te Merkel apo ka dhe te tjere?
O Kosta une e shoh qe emri te fillon me K por nuk besoj se je car nga mendja.Akoma me Jugosllavine ju?? Mos degjoni gojet e liga qe po shfryjne nga inati.Shiko dhe analizo sa here eshte takuar Rama me Merkel,Macron dhe te tjeret me radhe dhe besoj se do kuptosh me shume nga c’ke pare prej paraardhesve qe shkaterruan Shqiperine.
Totoli ky plan ka filluar te vihet ne zbatim.Ti ku jeton.
Jugosllavia, e krijuar dhe shkatrruar dy here, bashkoi sllavet e jugut ne nje shtet. Nje jugosllavi me serb dhe shqiptare nuk ka kuptim. Kush mendon keshtu eshte I cmendur.
Eshte shume e thjeshte, shteti shqiptar nuk eshte gati edhe sikur ta ftojne qe sot ne BE. Vetem valixhet e atyre qe duan te emigrojne jane gati por asgje tjeter nuk eshte gati.
Shumica e njerezve mendojne me cektesi dhe barazojne futjen ne BE me lirine e valixheve per te ikur.
Shteti qe kemi ne kete moment nuk i ka strukturat dhe as aftesite apo eksperiencen per te luajtur ne Champions League. As do na lene te kapim topin me dore neqoftese nuk i kemi bindur se i dime dhe i zbatojme rregullat e lojes.
Ideja e “jugosllavise” ne parim eshte kerkuar qe te praktikojme “me top” derisa te jemi gati dhe si nje menyre qe te binden qe nese vertete nuk i dalim dot me Serbine qe eshte shtet i perfart ne madhesi dhe mentalitet me ne…. atehere ne sdo kemi dot asnjehere shans ne Champions League.
Them vertet se nuk na mungon asgje qe tia dalim dhe gjeja me e veshtire eshte tia dalim me vetveten tone qe na ka rrethuar me negativizmin provincial qe ne na pershtatet kaq shume.
Armiku me i madhe i shqiperise jane vete shqiptaret!