Kur gazeta ka tekste me cilësi të prozës

16 Shkurt 2020, 09:15Sociale TEMA

Nga «Süddeutsche Zeitung», numri i së shtunës…

«Zhdukja e llojeve po bëhet gjithnjë e më dramatike, për çdo ditë po shuhen më shumë se njëqind specie, e për ato që po mbesin e ardhmja është tmerrësisht e zbehtë.

Grabitqarë krenarë si leopardi Amur e kanë ndarë mendjen të na thonë lamtumirë, rinoceronti nga Sumatra i ka ditët e numëruara, miu i përshpirtshëm nga Ishulli i Krishtlindjeve mbase ka ikur.

Nejse, vetë i ka fajet nëse një kafshë e tillë nuk është e gatshme t’i përshtatet kohërave moderne.

Por tani është e rrezikuar një specie për të cilën është thënë se jeta e tij është e përjetshme: shoferi gjerman që nget shpejt veturën.

Fuqi të errëta, domethënë të gjelbrit, socialistët, biçiklistët dhe me gjasë edhe veganët kanë vendosur ta asgjësojnë biosferën e shoferit gjerman.

Plani i ndyrë është që në autostradat gjermane shpejtësia e lejuar të jetë vetëm 130 kilometra në orë, kjo është një tempo të cilin shoferi gjerman e arrin pa kaluar në shpejtësinë e tretë.

Në këso rrugësh si shëtitore shoferët nuk do të kishin shans të siguronin përhershëm mbijetesën e specieve të tyre».

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje