"Ditë më të mira vijnë me mua", Lulzim Basha iu kërkon ndjekësve të postojnë thëniet e tij

17 Shkurt 2020, 11:48Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kërkon që ndjekësit e tij të publikojnë foto me hashtagun e përdorur nga ai, ”Ditemetemira”.

Basha thotë se çdo ditë është një mundësi e re për të bërë përpara në ndryshimin e vendit, por nuk është e qartë se çfarë ndryshimi mund të sjellë publikimi i këtyre fotove.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira“, shkruan Basha.

Ai që prej janarit ka nisur një fushatë të re në rrjetet sociale për të përmirësuar imazhin e tij, e përveç “Facebook”-ut po punon edhe me “Instagram”-in.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje