Gadishulli i Karaburunit është i njohur për bukuritë e gjireve në brendësi të saj. Gjiri i anglezit dhe shpella po me të njëjtin emër është një nga zonat e të bukura. Një ndër gjiret tepër të veçantë në Karaburun është ai i Anglezit ose siç i thonë banorët e fshatit Dukat, Gjiri i Anglezit që dikur njihej si gjiri “I Gjon Gjilekës”. I vetmi mjet për të shkuar në këtë zonë është skafi.
Këtë gji e bën të bukur jo vetëm pozicioni, por shpella e “Anglezit”. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët e zonës së Dukatit për shkak se vendi u përdor nga Majori Britanik Anthony Quayle për të sjellë armë dhe ndihma për luftëtarët shqiptarë gjatë luftës së dytë botërore.
Teksa futesh brenda në shpellë, e cila ndodhet në një terren të vështirë, mrekullohesh nga bukuria natyrore e stalakmideve dhe stalaktideve miliona vjeçare por dhe surprizohesh nga gjurmët historike që gjenden aty; armë luftarake të periudhës 1943-1944. Grupi i Top Channel është i pari që hyn në këtë shpellë për të eksploruar bukurinë dhe historinë e rrallë e saj.
Kjo shpellë dhe ky gji, bukuria dhe gjurmët historike që gjenden aty vërtetojnë mjaft qartë se “njeriu” s’ka arrit dot të depërtojë dhe të “pluhuros ose shkatërrojë bukurinë dhe historikun e saj.
Hyrja është shumë e veçantë dhe e vogël. E gjitha sipërfaqja e kësaj shpellë është e mbushur me Stalaktide dhe Stalakmide, por ende duken qartë dhe gjurmët e luftës së dytë botërore nga shtatet e mitralozave dhe armë të tjera. Kjo shpellë është kaq e veçantë për biodiversitetin, gjeologjinë dhe historikun e saj.
Agjencia e zonave te mbrojtura përpiqet ta promovojë këtë shpellë unike por dhe ta mbajë të”izoliar “nga turet turistike” duke evituar dëmtimin dhe pasojat qe fluksi turistik sjellë. Kjo shpellë duhet të konsiderohet si monument dhe për të patur bukurinë dhe historikun e saj sa më gjatë duhet që të lejohen për eksplorim vetëm guidat profesionale.
Falenderim per ata qe e eksploruan, bene te njohur dhe e ruajne. E meriton te shpallet monument natyre.Ruajeni nga injorantet e matrapazet qe thyejne stalaktitet e stalagmitet per t’i shitur me kg per lokalet ne Vlore. Lokale te tille gjen kudo ne Shqiperi ne keto 25 vite, por jo masa parandaluese!!!!
Natyra na ka falur plot pasuri natyrore, por ende nuk po arrijme t’i njohim me vlerat e shumta-quajeni para po deshet, mundedi per zhvilim e mireqenie.
Shpella te tjera,patjeter, qe ka edhe ne Karaborun-Rreza e Kanalit. Eksplorimi plote kerkon specialist speleologe qe Shqiperia nuk i ka sot. Nese Drejtoria e Zonave te Mbrojtura kerkon mun ta lidhim me speleologe italiane qe prej dhjetera vitesh kane eksploruar shume shpella e puse karstik ne Shqiperi. Ka shpella qe kane atritur ne 5-6 km gjatesi.
Ju e quani shpella e anglezit, Petro Marko e quante shpella e pirateve, te shohim çfare emri do vihet neser: Ilir Meta apo Babale.