Media angleze: Shqipëria po fiton popullaritet si port për jahtet luksoze

17 Janar 2020, 10:22Turizëm TEMA

Sipas artikullit të shkruar nga media angleze SuperYachtNews, Shqipëria është e njohur gjerësisht tashmë për komunitetin e jahteve luksoze, por jo domosdoshmërish si një destinacion në vetvete.

Përfitimi që mund të kenë udhëtarët është pikërisht ndalimi në Shqipëri për të marrë karburant pa taxa, si për anije private ashtu edhe për tregti të regjistruara, duke kursye kështu rreth 50% në raport me një furnizim të zakonshëm, shkruhet në artikull.

Sidoqoftë, duke qenë se faktorët që kufizojnë vizitën në super jahteve janë zvogëluar, gjithnjë e më shumë të tillë kanë filluar të eksplorojnë Shqipërinë.

Sipas Chris Peacock, menaxher i zonës për Ishujt Jon dhe Shqipëri në G&K Yachting, një pengesë e mundshme është që, për momentin, nuk ka një infrastrukturë specifike për jahtet luksoze në Shqipëri.

Sidoqoftë, sipas Peacock, ekzistojnë mbi 15 projekte marine që aktualisht janë në shqyrtim, duke filluar nga varkat e vogla dhe anijet e peshkimit deri tek jahtet e mëdha luksoze të huaja dhe vendase, tetë prej të cilave janë miratuar, më e rëndësishmja nga të cilat është zhvillimi i Porto Albania në Gadishullin Kalaja e Turrës.

Për artikullin e plotë mund të klikoni këtu!

1 komente në “Media angleze: Shqipëria po fiton popullaritet si port për jahtet luksoze”

  1. BE'25 says:

    Bravo Tema je gazeta me patriote qe vertet mendon per Al-banistanin me shkrime kaq inkurajuese per PERLEN albanistan…shkrime nga Superyachtnews per superyacht milionera…..nga Rory…lol!
    =
    po per demin ekologjik e ndotjen e ambjentit dhe natyres shqiptare a ka ndonje shkrim Rory i superyachtnews?

    =
    ahhhhhhhhhhhhhaaaaaaa, lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje