FOTOT/ "Shqipëria ndër 9 destinacionet e 2020-ës", Financial Times: “Bjeshkët e Namuna” i zënë vendin Alpeve

6 Janar 2020, 15:38Turizëm TEMA
FOTOT/ "Shqipëria ndër 9 destinacionet e 2020-ës",

Shqipëria është një ndër 9 destinacionet kryesore të vitit 2020, të përzgjedhura nga prestigjiozja “Financial Times”, së bashku me vende si: Norvegjia, Çadi, Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar dhe Uruguai. Mali i Zi ka qenë ylli i vitit të kaluar, por i gjithë rajoni është në rritje, thuhet në shkrim.

“Vizitorët janë të tërhequr nga malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e qyteteve greke dhe romane, qytezat otomane si dhe mikpritja rurale”-thotë Financial Times.

“Aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë, i shohin Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë, të cilat deri pak kohë më parë ishin të paprekshme, si pasojë e periudhës së komunizmit apo luftës të Kosovës, si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik”-thuhet më tej.

Nga ana tjetër, artikulli vë theksin edhe te rëndësia e tureve historike, sidomos në zonat e mbrojtura Unesco, si Butrinti. “Financial Times” citon edhe kryeministrin Rama, sipas të cilit, të huajt mendojnë se Shqipëria është një vend ku të vrasin apo të grabisin, por që kuptojnë që janë në parajsë sapo dalin gjallë nga vendi.

 

3 komente në “FOTOT/ “Shqipëria ndër 9 destinacionet e 2020-ës”, Financial Times: “Bjeshkët e Namuna” i zënë vendin Alpeve”

  1. Olimpia says:

    Biznesi shqiptar,ne se ka inteligjence minimale,duhet tu kthehet investimeve prodhuese dhe turistike…Ne drejtim te industrise ,pervec atyre te naftes dhe minierave,industria hitech rreth qyteteve te medha dhe ajo ushqimore ne zonat e thella mund te perbejne dy fusha kryesore investimesh.Sidomos ne prodhimet e qumeshtit,sipas pervojes zvicerane,mund te shtohen shume numeri i lopeve,deleve dhe dhive,me synim prodhimin e djathrave bío per tregun e BE.Ndersa per turizmin ,mund te synohet edhe ne investimet ne turizmin malor,me ngritjen e qendrave te pushimeve dimerore ,me infrastrukturen e nevojshme te strehimit,sportit dhe defrimit.Qeveria duhet te bllokoje rritjen idiote te ndertimeve ne rajonin Tirane Durres.Eshte cmenduri ta kthesh vendin ne qytet shtet,kur ke rajone bregdetare ,kodrinore dhe malore qe mund te zhvillohen ne menyre te shpejte ,duke sjelle keshtu nje rritje harmonike te te gjithe vendit dhe rritjen e te ardhurave nga rritja e prodhimeve dhe sherbimeve.Eshte menyra me idiote e shpenzimit te parave,kur emigrante blejn shtepi ne Durres apo Tirane,e shfrytezojne vetem 15 dite ne vit,nderkohe qe mund te investonin ne vendorigjine per ngritjen e bizneseve te vogla qe realizojne fitim te vazhdueshem duke punesuar familjare te tjere.

  2. MH says:

    Me perzihen zorret e barkut sa here shikoj kete emertim te huazuar nga derjteshkrimi i gjuhes shqipe.
    Fjala Bjeshket e Nemuna nuk ka te baje fare me drejtshkrimin e shqipes.
    Ndaj shkruajeni dhe lexojeni “”””” BJESHKET E NEMUNA “”””” .Kurr dhe asnjihere bjeshket e namuna.Popullsia qe i rrethon keto bjeshke i kan vue emnin nga leksiku i tabanit popullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje