Destinacionet turistike të 2020-ës, faqja e njohur: Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh

5 Janar 2020, 16:15Turizëm TEMA

Klasifikimi i destinacioneve më të kërkuara turistike dhe sugjerimet për të gjithë ata që kërkojnë të udhëtojnë, janë në fokus të këtyre ditëve të para të 2020-ës. Në kërkim të destinacioneve ku turistët mund  të drejtohen këtë vit, edhe faqja britanike “TravelWeekly” ka sugjerimet e saj, mes të cilave vendos edhe Shqipërinë duke e cilësuar “një thesar pak të njohur, shumë pranë nesh”.

Katie McGonagle hartoi listën e vendeve më të mira që duhen vizituar këtë vit.

“Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh”

“Grali i Shenjtë” i turizmit të aventurës po zbulon një thesar pak të njohur, që ndodhet shumë pranë pragut tuaj. Shqipëria është njëri prej tyre, një vend i fshehur mes Greqisë dhe Detit Adriatik. Tregu i turizmit të shtetit ballkanik është rritur mesatarisht me 20% në vit gjatë katër viteve të fundit, duke u vlerësuar si “Kroacia e re”.

Ellie Marr, një specialiste e udhëtimeve turistike në Shqipëri për llogari të “Regent Holidays”, një kompani e specializuar e udhëtimeve, shprehet: “Një destinacion i njohur për vizitorët e sprovuar, të cilët janë në kërkim të një alternative pushimesh në Mesdhe, ish-vendi komunist ofron një shumëllojshmëri destinacionesh të trashëgimisë kulturore, vijë bregdetare shkëmbore dhe peisazhe të paprekura të natyrës, si dhe një kuzhinë të rrallë, një kombinim i ndikimit të kuzhinës turke dhe mesdhetare”.

2 komente në “Destinacionet turistike të 2020-ës, faqja e njohur: Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh”

  1. Tigri says:

    E keni hedhur disa here shkrimin e ketij advallit.

    Te njejtat budalliqe ” thesar i panjohur ” etj kur deri diku Shqiperia vertet nuk eshte Kroacia apo Spanja por jo se eshte destinacion apo ” thesar i panjohur” kur vetem kete vit ka pasur 6.3 milione turiste.

    Te njejtat budalliqe shkruajne keta idiotet qe prej 2010. Duan te bejne markting me kete idene e ” parajses” se panjohur.

    Edhe ne lidhje me kuzhinen…. gastronomia shqiptare ka gatime orientale, por jane gatime orientale me prejardhje Persiane te kohes osmane dhe jo ” turke” sic thote ky injoranti apo disa iniorante te tjere shqiptare.

    Gjithsesi keto gatime jane shume te pakta ne numer.

    Greqia apo servia kane me shume gatime orientale se Shaiptaret , edhe pse shaiptaret ishin pjese shume w rendesishme e Perandorise Osmane ndryshe nga 2 etnite w tjera.

    Sufllaqja eshte siriane ne origjine.

    Gjithsesi, fajin nuk e kane keta blogere injorante, por qeveria Shqiptare qe nuk promovon kulturen Shaiptare dhe gatimet Shqiptare.

    Ne cdo qytet turistik te Shqiperise duhet te kete te pakten 5 restorante te famshem afer qendrave vetem me gatime tradicionale shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje