Për festa jashtë Shqipërisë? Agjentët e udhëtimeve: Brenda vendit preferohet Korça dhe Voskopoja

26 Dhjetor 2019, 16:39Turizëm TEMA

Festat e fundvitit janë padyshim moment kur të gjithë bëhen bashkë për të pritur vitin e ri mes të dashurve të tyre, megjithatë një trend i viteve të fundit në rritje sidomos në 2019 është ai i personave që preferojnë të festojnë ndërrimin e vitit larg Shqipërisë.

Sigurisht që për këtë vendim ndikojnë një sërë faktorësh megjithatë ajo që bie në sy është se në 2019 numri është rritur ndjeshëm.

‘’Sigurisht këtë vit ka një rritje të numrit të personave që preferojnë të kalojnë natën e ndërrimit të vitit apo gjithë këto pushime dimërore larg Shqipërisë ose Tiranës. Nuk di të them nëse në këtë trend ka ndikuar situata aktuale në vend, i referohem tërmeteve , por nuk mund të mohojmë faktin që realisht janë të shumtë ata që zgjedhin të shkëputen drejt një vendi tjetër. Kryesisht përzgjidhen vendet me borë për të falur edhe më shumë atmosferën e festave por dhe brenda vendit ka nga ata që kërkojnë ta gjejnë këtë atmosfere në Korçë apo Voskopojë, ku janë dhe kërkesat më të mëdha’’, shprehet Enxhi Sula – Agjente shitjesh.

Përsa i përket moshave që kërkojnë të kalojnë ditën e rëndësishme të vitit larg shtëpive të tyre me të drejtë të dhënat përcjellin një rezultat deri diku të kuptueshëm. Të rinjtë të organizuar në grupe ndërsa me pak ditë larg vendit kalojnë ata që festojnë me familjet e tyre.

‘’Janë grupmosha të ndryshme kryesisht të rinjtë nga 20 deri 35 vjeç organizohen në grupe të mëdha shoqërie për të festuar në vendet me dëborë ndërsa nga mosha 35 e lartë preferojnë që me familjen e tyre të presin bashkë ndërrimin e vitit’’, ka shtuar Sula.

5 komente në “Për festa jashtë Shqipërisë? Agjentët e udhëtimeve: Brenda vendit preferohet Korça dhe Voskopoja”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    larg sunitet dhe te tredhurit[atheoi] nga vatrat kristiane……….

  2. Papa Kristo Negovani says:

    Larg ozurpatorë grekë nga vatrat kristiane Shqipëtare..

  3. Outspoken says:

    Po eshte normale qe njerezit inteligjent
    Shkojne ne Korce,
    Po te shkojne ne Veri aty fillon sherri dhe Vriten me nje gote raki shurre,??

  4. Outspoken says:

    Po eshte normale qe njerezit inteligjent
    Shkojne ne Korce,
    Po te shkojne ne Veri aty fillon sherri dhe Vriten me nje gote raki shurre,

  5. Jani Papuqiu says:

    Wow polio rea

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje