Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, tek “Bulevardi i ri” në Yzberisht, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë, teksa po dilte nga kursi i kërcimit.
Sipas asaj që transmeton Abc News, ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën, duke dalë para makinës.
Në këtë moment bëhet me dije se kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes.
Ai është transportuar me urgjencë në spital ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Po keshtu eshte del drejtori i policise kokrra injorantit dhe thote qe 50% te aksidenteve i shkaktojne kembesoret……
Ore këtë kursin e kërcimit nuk po e kuptoj se çfarë është, mos është gjë shkollë vallëzimi.
Ky djale eshte nje hero i vertete . I uroj sherim te plote dhe qe te konsiderohet e vleresohet akti i tij nga shoqeria dhe autoritetet si shembull qytetarie , humanizmi dhe heroizmi .
Zbritën nga gomari dhe i hipën makinave. Instikti i vjetër i thotë se gomari e gjen vetë rrugën.
te vihet ligji me vdekje sa me shpejt vetem keshtu , plehrat si ky qe eshte arratisur do vene mend ne koke