Mesazhi i fortë i ministrit italian për integrimin në BE: Jemi të vetëdijshëm çfarë po luhet, s’mund të nënvlerësojmë ndikimin e hezitimit tonë

17 Shkurt 2020, 09:55Politika TEMA

Ministri i Jashtëm i Italisë ka theksuar se procesi i zgjerimit të BE duhet të vazhdojë drejt Ballkanit Perëndimor.

Në një takim informal organizuar nga Luigi di Maio me ministrat e jashtëm të BE, në fjalën e tij ai është shprehur në mbështetje të çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka nënvizuar se shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të integrimit.

“Qysh prej këshillit të parë të jashtëm ne dhjetor shtet anëtare dhe komisioni janë angazhuar në një perpjekje të përbashkët për ta shndërruar procesin e zgjerimit më të besueshëm e për të rivendosur besimin e ndërsjelltë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Unë sapo bëra një vizitë javën e kaluar në Shkup, Prishtinë e Beograd, ky diskutim na lejoi që të rinovonim konsensusin, përparimet e së ardhshmes për zgjerimin e për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Për të arritur këtë objektiv, shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të zgjerimit.

Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe një herë se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se cfarë është në lojë përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç, gjeostrategjik e politik për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin e prosperitetin në Evropë, pra lidhur me negociatat për zgjerim hapja e tyre s’do shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit evropian, megjithatë nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në ballkan sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore në rajon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje