Mustafa Nano: Meta, lojtar partizan. Është bërë njësh me opozitën. Ja pse të huajt janë me Ramën

17 Shkurt 2020, 18:10Politika TEMA

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano komentoi sot në studion e lajmeve në TemA TV, deklaratën e ashpër të presidentit Ilir Meta në adresë të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Nano e cilësoi shpërthimin e Metës “një rrufe në qiell të pastër”, që megjithatë nuk shkoi përtej një denoncimi.

“Shpërthimi i Metës ishte si rrufe në qiell të kthjellët sepse askush nuk e priste. Situata në të vërtetë në lidhje me atë çfarë presidenti denoncon është jo shumë e qartë.

Të gjithë po presin krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo po vonon. Janë emëruar tre anëtarë, tre të tjerë janë në proces: Dy që duhet t’i emërojë presidenti dhe një tjetër Kuvendi.

Por para se të bëhen këto emërime është në lojë KED, sepse ata bëjnë listat që shkojnë në Presidencë dhe Kuvend. Këto lista nuk janë bërë akoma. Kjo sepse kandidatët janë skualifikuar një pjesë, ndërsa një pjesë tjetër ikin sapo kanë marrë vesh kërkesat e mëdha, sepse kanë frikë mesa duket nga biografia morale dhe profesionale.

Kanë ngelur pak të tjerë, këta po verifikohen. Kjo është ajo që thuhet nga KED. Presidenti që duket njeri i informuar mendon se po ndodhin gjëra të tjera. Nuk tha ndonjë gjë konkrete, bëri një denoncim të fortë. Kështu që situata është e paqartë”, tha Nano.

Nano tha se Meta po përpiqet të bëhet interpret i një shqetësimi popullor që lidhet me një situatë paligjshmërie në vend. “Kjo është për shkak të faktit që reforma në drejtësi është ende e pambyllur”, tha ai.

Ndërsa sa i takon distancës së ndërkombëtarëve në këtë pikë dhe kërkesës së tyre për zbatim rigoroz të ligjit, Nano tha se mund të flitet për një rreshtim të tyre në krah të maxhorancës dhe shkaku që ka çuar në këtë rreshtim është vetë opozita, e cila nuk ka ditur të fitojë vëmendjen e tyre.

“Nuk më duken dhe aq spektatorë ndërkombëtarët. Ata i shoh të rreshtuar me maxhorancën. Ky është një shqetësim edhe i opozitës, që i ka akuzuar se i ka blerë Rama. Kjo është një akuzë që unë e kam qortuar si sjellje të opozitës dhe të presidentit.

Unë mendoj se partnerët ndërkombëtarë janë me maxhorancën sepse opozita nuk ka qenë e aftë t’u fitojë zemrën atyre, nuk ka demonstruar para tyre dhe shqiptarëve se meriton një vëmendje më të madhe. Me këtë shpjegohet fakti që ata janë me maxhorancën, nuk shpjegohet me faktin që ata janë të korruptuar”, tha ai.

Në këtë pikë, Nano tha se edhe presidenti Meta është bërë palë me opozitën. Kjo sipas Nanos përbën shkelje të Kushtetutës dhe parimit të presidentit si simbol i unitetit të kombit.

“Presidenti Meta duhet ta shpjegojë faktin se partnerët janë me maxhorancën edhe me sjelljen e vet. Edhe ky vetë në krye të Presidencës ka qenë përgjithësisht një lojtar partizan, ka luajtur në favorin e vet, është bërë njësh me opozitën.

Unë e kuptoj që kur ka klimë paligjshmërie, kjo bëhet në mënyrë insitiktive, por kur bëhet rrugë do të thotë se ke dalë nga binarët kushtetues, sepse presidenti nuk është zgjedhur për të përfaqësuar opozitën, por është simbol i unitetit kombëtar. Kjo u ka rënë në sy ndërkombëtarëve”, tha ai.

Lidhur me idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli, Nano tha se një ndryshim i tillë kërkon ndërhyrje kushtetuese.

“Ndoshta do të ishte më mirë. Por kjo duhet shoqëruar me ndryshime kushtetuese, pasi i duhen dhënë kompetenca. Këto duhet t’ia marrësh dikujt. Duhet t’ia marrësh maxhorancës?

Nuk e di nëse është e mirë kjo në funksion të stabilitetit të vendit. Është diskutim teknik që duhet bërë nga ekspertë”, tha ai.

13 komente në “Mustafa Nano: Meta, lojtar partizan. Është bërë njësh me opozitën. Ja pse të huajt janë me Ramën”

  1. H says:

    Meta është pengesa e fundit për reformën në drejtësi. Ai i mjeri shpresoi të zbatonte llogjikën e përhershme të zaptimit me shërbëtorët e vet por kur pa që nuk arriti dot po ngrihet ta kthejë situatën në anarki të plotë që të shpëtojë gjënë e vjedhur. Amerikanët dhe Be e kanë kuptuar para se meta ta shprehte prandaj janë me Ramën.

  2. Dajti USA says:

    E verteta eshte se disa nga ju gazetaret,duke perfshir dhe ju Muc,duke patur inat Ramen gaboni ne gjykime.Opozita nuk I frymazon nderkombetaret jo nga ato qe mendon ti,po se ajo eshte e inkriminuar.Dy lideret e saj Saliu dhe Meta,jane njeri kriminel dhe tjetri hajdut,kjo eshte e verteta qe ju gazetarucet nuk para ja u ze goja.

  3. MBYLLE MER HALEN
    JU FSHATARET NUK DINI ALA KODIN E SJELLJES QYTETARE
    E JO ME T’NA DERDELLISNI NE KTO HALET PUBLIKE
    CFAR JU PJERDH MENDJA !
    KUSH QE AI BIR KURVE QE I LEJOJ NE TIRON KTE PIS MILET
    MOS JU GJEND VORRI ISHALLAH

    1. Revizori says:

      Ha ha ha,
      Shoku, je i madh. Po qe se do njiheshim, i ke hak du birra dhe nji meze.

  4. USA says:

    E verteta eshte se disa nga ju gazetaret,duke perfshir dhe ju Muc,duke patur inat Ramen gaboni ne gjykime.Opozita nuk I frymazon nderkombetaret jo nga ato qe mendon ti,po se ajo eshte e inkriminuar.Dy lideret e saj Saliu dhe Meta,jane njeri kriminel dhe tjetri hajdut,kjo eshte e verteta qe ju gazetarucet nuk para ja u ze goja.

  5. xhoxhi says:

    Unë nuk e kuptoj pse mazhoranca e filloi me aq shumë bujë shkarkimin dhe tani nuk dëgjohen fare dhe Meta ka të drejtë të thotë jam deri në vitin 2022.Nuk e di parlamenti pse u shtang kur është i sigurtë se ai ka shkelur kushtetutën.Mazhorandanca thotë do e shkarkojmë ai bërtet do thëres popullin në revolucion për të mrojtur kushtetutën….

  6. SHKELZENI says:

    SISTEMI PRESIDENCIAL ESHTE ME I PERAFERT.ME ATE MBRETERORE FRANCA KERKONE TA HEQI CFARE THONI.
    NUK ESHTE FAJI I SISTEMIT PARLAMENTARE ESHTE FAJI I TE MOS DITURIT TE BESHE OPOZITE.
    PSH NE FRANCE ASNJE PARTI POLITIKE OPOZITARE NUK DO DILTE kUNDRA LUFTE SE KRIMIT ATE QE PO BENE RAMA NE SHQIPERI OPOZITA MBRONE KRIMIN .
    PER NEGOCIATAT ASNJE PARTI POLITIKE NUK DO LOBONTE KUNDRA SIC BERI PD .
    KUR ESHTE NE INTERES TE VENDIT NUK KA POZITE OPOZITE NE SHQIPERI EDHE NJE RRUGE TE BEJE POZITA OPOZITA DO THOJE PSE E BERE NUK KA OPOZITE NE SHQIPERI

  7. Romeo says:

    Meta nuk eshte se eshte bere, palla met, ka qene gjith kohen , ne PS, ai ka qene si i infiltruar i Berishes, koha ka treguar secai asnjehere bashke me te shoqen s’kane qene ndonjehere me PSne. Vasili, blushi dy herojte e familjes Meta Kryemadhi.

  8. ............. says:

    Po kush e pjerdh koklopen, kete palaco njeri, qe PA asnje moral behet pale me opoziten. Cfare pune ka president te merret me pune qe nuk I takojne? O trap ja kalove edhe qesharak nishanit, mbete peedite ne koferenca shtypi, po ik ore shtyp moniken Mos ta shtypi makina..

  9. sopiqoti says:

    Keto kohet e fundit,presidenti yne i nderuar e ka HUMBUR TORUAN,qetesine e te shprehurit ,shprehet pak i coroditur,i nervozuar.Te tjerat te verteta na i thote me siper Mustafa Nano.

  10. fantoma says:

    Problemi (që nuk e shqipton njeri) është se të huajt, për ata që do përbëjnë organet e reja të Drejtësisë Shqiptare, kanë vendosur kritere të forta, por nuk gjenden njerëz “aq të pastër”, sepse shqipot gjyqtarë, prokurorë e jurista, janë përlyer deri në grykë në halenë e drejtësisë së deritanishme…!!! Edhe një pjesë e vogël, që mund të jenë relativisht “të pastër”, ose janë humbameno, ose të paaftë e pa eksperiencë për punën që duhet të bëjnë… ! Kështu që edhe gjyqtarët e prokurorët, duhet “t’i importojmë”, n.q.se duam të bëjmë DREJTËSI…!

  11. Flamur says:

    Ku do t’ia dij meta per kushtetut meta ka idhull Salen njeri hajdut me cisme dhe tjetri tiran. hajdutin e kemi president te shqiperis kurse tiranin kryetar opozite ne hije dhe Lulin e ka si dordolec.dhe presim ne nga keta qe kushtetuten e kan ber si pacaure te sjellin dit te mira ne Shqiperi me keta ramasi do I merzitet pushteti sado I pa afte te jete si kryeministër.

  12. qytetari says:

    Ky bashkefshatari i kryeqelbesires meta,dhe njehere vet-qelbesire nano,pasi vite te tera heshtje,ne krah te kafshes katundare meta,i kishte drejtuar te gjithe lehjet kunder Rames,lloj lehje,qe ate e lartesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje