Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
“Faleminderit që pranuat ftesën e Presidentes së KE për të kuptuar sa të errëta kanë qenë këto momente në vendin tim. Ju lutem na ndihmoni”, u shpreh Rama.
“Më duhet të them që jam thellësisht i prekur, e dua ta nis duke thënë shumë thjeshtë, faleminderit (e thotë në të disa gjuhë të huaja).
Do të doja që të mund të vijoja të thoja faleminderit dhe të lutem në të gjitha gjuhët tuaja, dhe nëse mundem edhe në gjuhën time: Faleminderit, të lutem.
Faleminderit për mbështetjen e vyer që keni dhënë deri më tash. Ju lutem na mbështesni dhe më tej, flas në emër të shqiptarëve.
Faleminderit që pranuar ftesën e presidentes së KE në këtë mbledhje për të kuptuar se sa të errëta kanë qenë këto momente për vendin tim. Na ndihmoni për të rindërtuar nga goditja e pamëshirshme që na goditi 26 nëntorin e vitit të kaluar.
Faleminderit Ursula, Charles Michel, që na treguar që nga ai moment dhe tani në këtë moment të ngrohtë e ngushëllues, frymën e BE-së, për të çuar para paqen.
Ju patët vet tërmetin tuaj së fundi me BREXIT dhe unë isha kaq i trishtë, e sa e çuditshme ishte që unë duke ardhur nga një vend që kërkon kaq dëshpërimisht të jetë pjesë e BE, sheh Britaninë që largohet.
Sa i lumtur do të isha që flamuri shqiptar të zëvendësonte flamurin e Britanisë, megjithatë nuk do iu them ju lutem bëjeni, nuk është kaq e thjeshtë. Ishim të zënë duke bërë plane, dhe ndërkohë toka u trondit, përpiu njerëzit, e qysh prej atij momenti gjithçka është përqendruar tek ringritja.
Kishim kaq shumë miq të shkëlqyer që vinin nga deti, toka, rajoni e kontinenti përtej, që të ishin krah nesh e të luftonin krah nesh për të shpëtuar jetë.
Faleminderit miqtë nga Turqia për ndihmën që dhatë në periudhën e pas tërmetit, SHBA, miq në Azi gjithashtu të gatshëm të ndihmoni për këtë konferencë të jashtëzakonshme.
Faleminderit miq nga fqinjët, Ballkani Perëndimor, e dëshmi se sa shumë ky rajoni ynë i trazuar ka ndryshuar.
Faleminderit miq të SHBA, Banka Botërore, BERZH, KFV, shtetet e ligës Arabe e shumë të tjerë. Mirënjohja nuk ka kufi, fakti që sot jeni këtu më ngroh zemrën e më mbush me emocione, e unë besoj për gjithë shqiptarët“, tha Rama.
Bravo te qofte O Ed Rama! Me ne fund dikush i flet Europes me respekt, por dhe me koken lart.
U mbytem 50 vjet ne komunizem qi shanim, 30 vjet me Saliun qe u lepinte bythen, me ne fund po sillemi si te barabarte.
Kush nuk e kupton kete, s;ka problem, do ju duhe dhe 30 vjet te tjere qe ta kuptoni!
Apsolutisht je me i madhi te te medhejve, je Cezari i koheve moderne. Mallkuar te gjithe ata qe nuk po len gure palevizur vetem e vetem tju pengojne. Deri ne vdekje me Edi Ramen, me dhuraten e vet zotit.
Le nom o dhi e zgjebosur!
ska ma pare per xhepistat e Rames, lol