Nga Skënder Minxhozi
Konferenca e donatorëve dha një sinjal të fortë përkrahjeje për shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa parashikimet më entuziaste prisnin diçka mes 300-400 milion eurove në formë ndihmash dhe kredish të buta, totali prej 1 miliard e 150 milion euro i mbledhur në fundit të ditës, tejkalon çdo pritshmëri. Në një kontinent ku kanë rënë edhe pas tërmetit tonë, të tjerë tërmete edhe më të fuqishëm, ky angazhim i 94 shteteve nga e gjithë bota përbën një histori të madhe suksesi.
Suksesi i parë i kësaj konference është se donatorët nga e gjithë kanë siguruar burime mëse të mjaftueshme financiare, për të shëruar plotësisht plagët që la pas 26 nëntori. Mbi 12 mijë banorët e goditur nga tërmeti, kanë sot shumë më tepër arsye për të pasur besim se shtëpitë, bizneset e infrastrukturat në zonat e tyre, do të riparohen dhe se kjo nuk do të do ndodhë pas dhjetë vjetësh.
Kur fatura prej 985 milion eurosh u bë publike, pati jo pak spekticizëm se kjo shumë do të ishte thjesht e paarritshme nga donacionet që do mblidheshin në Bruksel në 17 shkurt. E pra kjo shifër tashmë është tejkaluar, duke lejuar hapjen me sukses të të gjitha kantiereve të rindërtimit, në të gjitha zonat e dëmtuara.
Rezultati final i Konferencës hodhi poshtë të gjitha pretendimet se të tilla formate mbledhin diku mes 20-30% të shumë që nevojitet. Në këtë pikë, apeli për ndihmë i qeverisë shqiptare, institucioneve të tjera të shtetit, partive politike e shoqërisë civile, i ka dhënë formë një suksesi financiar të papritur dhe mëse pozitiv.
Së dyti, Edi Rama ka sot luksin e vogël të shohë në sy të gjtihë kritikët e vet dhe t’u vendosë përpara tabelën e shifrave nga Brukseli. Është një rezultat mbi të cilën sot nuk funksionon as ironia e Presidentit, as akuzat agresive të Berishës, as tonet luftarake false të Bashës. Nëse përdorim gjuhën e personave të mësipërm, sot bota ka financuar qeverinë e drogës, qeverinë e korrupsionit, sot i kanë mbushur xhepat Rilindjes së hajdutëve, të majtës që vjedh vota e shkreton arkën e shtetit. Mbledhja e atyre fondeve sot është një fitore politike, po aq sa edhe financiare. Një fitore e cila të paktën në 48 orët që vijnë, i ve në pozitë të vështirë kritikët e palodhur të qeverisjes aktuale.
Në këtë gjest të fortë përkrahjeje për shqiptarëve, në mesin e shumë donacioneve, bie në sy pozicioni i Francës. Një mesazh i qartë përkrahjeje nga një shtet që vetëm një javë para tërmetit të nëntorit, bllokonte me kokëfortësi dhe duke hyrë në sherr me aleatët brenda BE, hapjen e negocuatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje e vendeve më të mëdha perëndimore, si dhe e shteteve të tjera të afërta e të largëta, e bën dimensionin e 1.1 miliard eurove të rëndë dhe plot zhurmë, edhe nga aspekti politik. Një fitore dyfishe nga Brukseli. Në fakt për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për një pjesë të tyre!
Bravo Minxhoz,gjithemon realist,ju thoni se ve ne pozite te veshtire kritikuesit,mos,ata nuk vihen asnjehere ne veshtiresi se jan te pacipe.Mendoni ju se vihen ne pozite te veshtire zvaranik te tipit Sali-Meta,ose kazanxhinjt e medias,Lubonja,Buzhala,Gjek-Markagjoni,Mark Marku,Fevziu etj?!
Bravo Minxhoz, se ju te gjithe qe i beki fresk rilindes dhe rames keni hallin e vazjdimesise se financimit okult qe u ben qeveria dhe le te behet nje vetting dhe ofl-ism per jubte medias dhe shqipzaret do e kuptojne egzaltimin tuaj!
Edi Rama, ky Ismail. Bej Vlora
Shkurt po i ke then te tera, vetem meriten e patjetesushme te Edit nuk e ke trajtuar! Me duket se eshte e domosdoshme qe kur punon mire t’i njhet merita, ashtu sic kur punon keeq ti njihet merita e gabimit apo fajit.
Te lumte Minxhozi je nje gazetar teper i ekuilibruar qeshkruan pozitivisht dhe teper i talentuar. Por i bashkohem mendimit te lart permendur nga “USA” ata qe jane negative ,negative dhe shpirt zinj do mbeten deri ne fund. Shikojua fytyrat ashru e kane dhe zemeren. Skane thene kot fytyra dhe syte jane pasqyre e shpirtit dhe zemres. Ata donin dhe enderronin qe Edi te deshtonte, por jo ai triumfoi sepse e ka me pasion zemer te ndihmoje popullin e ti jo ta zhavasi e shese ,gllaberoje e poshteroj sic kane bere te gjithe ata politikane perpara kesaj qeverie. Populli nuk eshte me budalla di te diferencoje kush punon per te e kush nuk ja do te miren. Keshtu ec perpara Edi dhe vazhdo punen tende. Ulkonjat dhe korri i tyre le te vazhdojne ti ke popullin dhe miqte e tu ne bote qe sot me shume se kurre nuk na lane ne balte.Faleminderit te gjitheve qe na ndihmuan!!!
Po ,artikull exelent. Bravo Minxhoz
Edi Rama shkroi historine si burre i madh shteti.
Po Nafije fallxhorja e leshelise po vajton sonte humbjen e sigurte ne zgjedhjet e 2021 dhe largimin nga skena politike pergjithmone te leshelise dhe Nafije dybekut.
bravo “tradhëtari” rama e dërrmoj pseudoopozitën
Te lumte Minxhoz. Ndjej kenaqesi kur lexoj artikujt tuaj.
Lëreni llafet dhe vëndosni Salen dhe Ilirushen të bëjnë komandë parat se ato bëjnë Sërbi ,Edi gjigand ” droga,, bënë shtëpi. Viçidolli dhe Mu-nika duan Sërbinë nuk duan Shtëpinë( Shqipërinë)
Pas daljes ne televizor te E.Rames e shoun e vertet televiziv drejtuar opinionit kombetar e ne vecanti nderkombetar ne nje nder programet pas ketij shou te “opinion”-I u shfaqen egersia e papare e “elites” gazetareske shqiptare me ne krye Fevziun,Shkullakun e sigurisht idioti M.Marku(nuk mund ta di se si ai ka titull shkencor?) jo vetem nuk e vleresuan shoun e tij perkundrazi e perbuzen kete shou(shou I zakonshem televiziv per te largu vemendjen nga problemet e renda te perditeshme) e pak me vone nje perfaqesues “intelektual tipik” I elites poshtruese drejtuese e PD do deklaronte:sipas burimeve tone Shqiperia do grumbulloj rreth 200milion euro ndihme ne konferencen e donatoreve.Ne qe banojme jo ne Shqiperi e shikonim sipas shkrimeve te gazetave te ndryshme boterore mobilizimin e gjitheaneshem te opinionit nderkombetar e qeverive te tyre gadishmerin e tyre qe demet e termetit katastrofal te eleminohen sa ma pare.E ky shou dha rezultatet e vehta e donacionet jane te jashtezakonshme e qe neqoftese shqiperia do kerkonte hua nga bankat botrore nuk do ti ta jepej kjo shume astronomike hua Shqiperis Shumen prej1.18miliard euro.Kjo un mendoj se donancionet ishin edhe shprehje e konsideratave te larta te BE,Amerikes e shteteve tjera kryesisht per qeverin e vecanti kryeministrin E.Rama mbeshtetjen e pafundeshme te tyre ndaj qeverisje se tij.Bravo E.Rama absulutisht kryeministri me I miri I 30 viteve te demokracis.Urime Shqiperi,urime kryeminister E.Rama
Per shtese : A do mundet te kerkoj falje kjo “elite” gazetareske e emisionit “OPINION” . se paku te kete nje emission ku te paraqitet shou fantastic teliviziv I kryeministrit drejtuar opinionit nderkombetar e ku rezultati final i dal nga konferenca e donatoreve ishte e paimagjinushme.Ishte FANTASTIK.Besoj se po e kjo eshte ne nderin e tyre.
Edi Rama, je lider i vërtetë .
Është koha ta tregosh edhe një herë .
Rindërtoje vendin dhe udhëhiqe edhe një tjetër mandat .
Me këto donacione do fshihen nga politika të gjithë rrugaçët e majmur me paratë e varfanjakëve.
Po EDI Rama pi kokain ooo Europa qe jeni te droguar e kurvar ate do mbeshtesni ju te digjineruar
Nuk e pranon Meta,Mona,Bushati, fevziu, lubonja, rakipllari, buzhala e disa buk shkala, qe Rama do mbetet ne memorien e shum mirenjohesve se shtepin, e kane nga ky burre. Presidenti ka rreshkitur dhe pasojat po i vuan blushi. Presidenti beri precedent duke thene se;europa ka dhene ndihma dhe vendeve diktatoriale, kjo tregon sa i pergjegjeshem eshte ky psiqik. President ku miqte e tij Blushi dhe Qim Peka, luajne futboll me nje porte.
po mbetet ne memorien e islamikve
Me qen nji mbeshtetje politike do te kishte vizita çdo jave te kyeministrave dhe presidenteve te huaj ne Shqiperi. E verteta esht se askush nuk vjen ne Shiperi.