Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve në Bruksel gjatë së cilës u mblodhën mbi 1.15 miliardë euro për të përballuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Shqipërisë.
Zyrtarja e lartë e KE shprehu kënaqësinë për rezultatët e kësaj Konference Donatorësh, ku u arrit të mblidhej një shifër donacionesh, huash dhe grantesh që mbulojnë nevojat që ka Shqipëria për të përballuar pasojat e kësaj fatkeqësie.
“Shqipëria nuk është e vetme do të vazhdojmë ta ndihmojmë është pasi është një partnere dhe një mike e BE.
Jam e lumtur që BE dhe institucionet e tjera financiare kanë dhënë një shumë të konsiderueshme, që parakaloi të gjitha parashikimet.
Kjo është fenomenale, shuma totale i mbulon të gjitha nevojat që ka vendi”, u shpreh presidentja e KE, Von Der Leyen.
Bravo Rama,ishte puna juaj e palodhur qe sensibilizioj gjithe shtetet dhe institucionet nderkombetare qe arriti kete rezultat fenomenal.
kjo ”fenomenale” me kujton ate shumen gratis [2mije evro] qe i jepen nje refuji pakistanez nga shteti spanjoll qe ai te kthehet me deshire ne patridhen e tij……………afghanistan!
Tani do dalin kazanxinjt e tipit,Fevziu,Buzhala,Lubonja,Pallaska etj dhe do thon,Rama eshte I padinjitetshem,nuk u tregua shqiptar trim si Albini qe po perballon Ameriken me dinjitet,po si lypsar.
Eshte fat i madh per ne qe ne krye te Komisionit Europian eshte Presidente
nje grua e shkelqyer si Ursula von der Leyen!