Dështimi i shitjeve të pasurive kriminale të sekuestruara ka detyruar Ministrinë e Brendshme të ndryshojë strategji për administrimin e tyre.
10 vite nga ligji Antimafia asnjë prej pasurive të konfiskuara nuk është blerë në ankand.
Për këtë arsye Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se për sa përket këtyre aseteve do të vihen në shërbime publike, si shkolla, Qendra Shëndetësore apo Komisariat policie.
“Destinacioni i tyre do të jetë interesi publik. Agjencia përkatëse e administrimit të aseteve e cila parashikohet të kalojë te Ministria e Brendshme do të ketë detyrë që të administrojë në funksion publik si shkolla, qendra shëndetësore, komisariate policie”, deklaroi ministri.
Drejtori i Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara, Artur Kala deklaroi gjatë ditës së sotme se në 10 vite nga ligji antimafia, asnjë pronë e krimit nuk është shitur në ankand. Sipas tij në një dekadë rezulton që të gjitha ankandet kanë dështuar.
Bravo z. Minister! Vazhdoni perpara megjithe pengesat e shumta te hajduteve politikane dhe media qe e duan kete vend keq e ne keq per te shpetuar gjene e vjedhur .
Mbajini prona publike. Dihet qe nuk do shiten se nuk ia mban njeriu. Apartamentet per strehim te pastrehesh.
ahaaaa pinoku…bunkerin do ta bajme bibliotek?
Shume mire or taj! Po prisna sa Sala ta marre pushtetin dhe do beje perivatizim te pasurive publike. Mezi po pres te ze noj gje.
Shkolla dhe komisariate! Ky nuk di cflet. Ky eshte min apo k.min? A e di statusin e vet zyrtar?!