Janë të shumta rastet kur qytetarët nuk bien dakord me vendosjen e gjobave nga policia rrugore, duke i konsideruar si vendime jo korrekte.
Me një situatë të tillë është përballur së fundmi edhe aktori shqiptar Genc Fuga.
Ai ka parkuar makinën e tij në “Rrugën e Kavajës”, pranë kishës katolike dhe ka marrë një gjobë nga policia për pushim mjeti në rrugëkalim makinash.
Siç duket Genci nuk e ka pritur mirë vendosjen e kësaj gjobe, duke menduar se i ka respektuar rregullat, ndaj ka reaguar publikisht i revoltuar.
Në një status në rrjetin social “Facebook” ai shprehet se shteti ka nisur të vendosë gjoba edhe në raste të panevojshme, sepse së shpejti i duhet të nisë shlyerjen e kredive.
“O efektiv policie rrugore A.Peza !
Të sfidoj ty dhe shefat e tu të gjeni shkeljen në rastin e mëposhtëm!
Ndiqni fotot bashkëngjitur!
Pagesën e kësaj gjobe po e konsideroj si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë Shteti Shqiptar edhe për ‘ngritjen e nivelit profesional të Policisë (që duam)’.
Do ta paguaj se do të më kushtojë më shumë të gjej informacion si apelohet kjo gjobë!
‘Burracakë më uniformë shtetërore’!
Mbas sagës së ministrisë së rendit, ministri i fundit, premtoi se: “çdo sjellje e një efektivi policie, duhet ta merrnim personale me të’. Zoti ministër?!”, ka shkruar Fuga në reagimin e tij në “Facebook”.
O genc e ke parkuar tek stacioni i autobusit
NGA TABELA QE NUK DUKET MIRE,MENDOJ SE GJOBA ESHTE E DREJTE.SHIHET NJE NDALIM KALIMI NE ATE DREJTIM.
Vetem ne Shqiperi nuk duhen gjobitur aktoret, kengetaret, drejtuesit e emisioneve televizive, politikanet, njerzit e bizneseve,njerzit e portaleve e te tjere me radhe, edhe pse vrasin me mjetin e tyre kalimtare ne vijat e bardha, edhe pse ne timon jane te dehur, edhe pse vrasin dashnoret kur keto te fundit, nga pakujdesia e vrasesit, ngelin me barre, vetem ne Shqiperi, duhet te gjobiten, te futen ne burg, vetem kategoria e njerzve te “perit te holle”.
O ” aktor ” fuga?! Si s’te vjene turp te ofendosh policin pse kryen detyren dhe mbron qytetaret nga shkelesit si puna jote.
Duke parë dy tabelat rrugore njëra para dhe tjetra pas mjetit të parkuar në atë pjesë të rrugës, është shkelje e rregullores qarkullimit rrugor. Njerëzit duhet të mësojnë që të zbatojnë ligjet kushdo qofshin ata. Këtë ma ka thënë një mësues në klasën e katërt në shkollën fillore, nuk më kujtohet përse e pyeta për një ligj që nuk më pëlqente mua, por nuk kam harruar përgjigjen e tij kur u drejtua gjithë klasës duke thënë :Disa ligje mbase nuk na pëlqejnë neve disa ligje mundë të jenë edhe të padrejtë, por ne jemi të detyruar që ti zbatojmë se ndryshe do të katandisemi xhungël dhe do të vijë një kohë që ligjet e pa drejta do të përmirësohen.