E mërkura e 6 gushtit të vitit 2003 ka qenë një prej ditëve, kur paraditja shënoi një prej ngjarjeve të tjera më të rënda, me ekzekutime policësh. Autoritetet policore në vend janë tronditur nga vrasja e komisar Gani Malushit, në atë kohë shef i policisë së Krujës, por që vinte nga një përvojë jo fort pozitive si shef komisariati në Tropojë.
Ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës Gani Malushi u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Në atë kohë, por edhe më vonë ky krim u mbyll me një të dënuar dhe me motivin se Malushi ishte “shenjestra e gabuar”, pasi autori tashmë i dënuar dhe me emrin Agim Pepa kishte për qëllim vrasjen për hakmarrje të shoferit të Malushit.
Ky version, as atë kohë nuk ishte dhe as tani nuk është fort i besueshëm. Sidomos për ata që kanë informacion se çfarë ka ndodhur në Tropojë, cilat ishin lidhjet e djemve të Tropojës me politikën e kohës, apo edhe ndasitë mes fiseve që u përfshinë në një luftë të vërtetë mes tyre.
Por, emri i Malushit ka lidhje edhe Fatmir Haklajn. Sepse, në kohën kur është ekzekutuar Fatmir Haklaj, Malushi ka qenë shef komisariati në Tropojë dhe ka bërë gjithçka për të siguruar të paktën prova në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmive të personave që kanë dijeni mbi vrasjet e Tropojës në vendngjarje u gjetën disa prova, të cilat mund të çonin në identifikimin e autorëve. “Aty ishin gjetur një çantë, e cila mbante ushqim, të cilat i kishin përdorur gjatë ditës një karikator me fishekë, dhe një kapele me qimet e kokës së njërit prej atentatorëve”, ka pohuar Aishe Haklaj, motra e Haklajve, në një intervistë për Top Story. Komisari i ndjerë Gani Malushi, bëri një raport të gjatë ku kishte edhe emra konkretë të dyshuarish, por asnjëherë nuk pati mbështetje nga eprorët e tij dhe asnjëherë dosjet me këto krime nuk u përfshinë në procedura hetimi.
Të gjithë këto dëshmi, fakte, por mbi të gjitha enigma kërkojnë një hetim të thellë, për të dënuar të gjithë ata që kanë kryer krime. Dhe për t’u rikthyer edhe njëherë tek vrasja. Më shumë se “shënjestër e gabuar”, Malushi është ekzekutuar për Tropojën dhe hetimet që po kryente ish-komisari për autorët e mundshëm.
Mero dhe Tema , autopolant i prishur i Rames dhe PPSH!
Thuhet “altoparlante” idiot!!! Kthehu ne shpellen mesjetare prej nga ke dale!
quhet megafon ne shqip pipino di merda
O megafon i prishur… pse u vra komisari ??
Ate e di ai shpellari si puna jote sali b…a.
Mos u merrni me ate qe ka shkruar me inicjale Mero Turku se eshte RRK komplet…..
Gani Malushi ka qene nje oficer policie i shkelqyeer, trim dhe integritet dhe vrasja e tij esbte e qarte qe eshte per dosjen Tropoja. E drejta vonon por nuk harron, me drejtesine qe po agon cdo enigem do te zbardhet. Krimet vrasjet vjedhjet e Sali Berishes do te dalin. Nqse plera Nexhmie Hoxha u denua per kafet ky kriminel do te kete fund trgjik se eshte familje kriminale.