Thirrja e Metës për 2 marsin, Sandër Lleshaj: Çrregullim i skajshëm i tij. Reagon Presidenca: Ti je gjeneral nën poture

19 Shkurt 2020, 19:49Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një reagim të fortë, pas thirrjes së sotme të presidentit Ilir Meta.

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, shprehet Lleshaj.

Atij i është përgjigjur menjëherë Meta, me anë të Tedi Blushit:

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture.

Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”

10 komente në “Thirrja e Metës për 2 marsin, Sandër Lleshaj: Çrregullim i skajshëm i tij. Reagon Presidenca: Ti je gjeneral nën poture”

    1. Na mbyten idiotet says:

      Lleshaj eshte ministri me i mire i brendshem keto 20 vjet.
      Me Tahirin dhe Xhafen opozita komunisto-llafazane e Saliut kishte çfare te thoshte, që nga “Klani i Zemunit” e deri tek Geron Xhafaj.
      Ndersa per kete ministrin e sotem, e kane qepur gojen. Asgje nuk kane ç’te thone.
      Vetëm ky “Blushi im”, çoku mundohet te kullandrise ndonje batute me picture, sy gjys debili qe eshte.

  1. votuesi says:

    Tedi ckeni nder mend te beni, harrojeni se ju mbeshtet populli ne kete forme, me kercenime dhe flakadane.

  2. Lennard says:

    Cfare garanton Ti mor Legen i Peshtire.Po ku do te shkosh Ti Or Koqe kandari kur ta rrasin Mrena Like hajdutin????

  3. Naim Frasheri says:

    Brënda Potureve gjendet Ai që do hani sëshpejti.

  4. LULJA says:

    DO TA SHIKOSHE LIKE DO TA SHIKOSHE ESHTE I KEQ BURGU MOS U MERZIT TE ESHTE NGUSHTUAR LAKU

  5. Tironsi says:

    Meta e Blush.com plera ne ikje.Forca Edi ke popullin me vete.

  6. Lik says:

    “Me qetesi dhe dashuri”…ku eshte kjo shprehje tani nga presidenti? Tani e ka radhen ligji qe me qetesi dhe urtesi ti jape fund perfundimisht tranzicionit korruptiv te vendit.
    Nuk thone kot qe “qeveria e kap lepurin me qerre”
    Destabilizimi I vendit eshte karta e fundit qe duan te perdorin Meta-Berisha por…eshte karte e djegur.

  7. AGRON DAJCI says:

    E shkreta Shqiperi !

  8. Dafina says:

    Presidence si spital psiqiatrik, ku presidenti i paraqet forcen ushtarit te sherbimit te gardes, keshilltari blushi i luan syrin gazetares, komedi reale me aktore psiqike. Do mbetet ne histori, si presidenca e çausheskut, ku nuk dinte ku te katapultohej si azilant megjithese ofronte shuma te medha parash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje