FOTOT: Brenda fisit ku koha ka “ndaluar”

20 Shkurt 2020, 11:39Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda fisit ku koha ka “ndaluar”

Fotografi nga Çekia, Václav Silha, është futur brenda fisit Huaorani, në pyjet e Amazonës, duke realizuar foto të rralla.

Mishi i majmunit dhe derri i egër është kryesor në ushqimin e tyre. Ata përdorin shigjeta me helm për gjueti.

Ky fis mori vëmendje globale në vitin e largët 1956, kur ata ekzekutuan 5 shtetas amerikan, të cilët u përpoqën ta shndërrojnë fisin në të krishterë.

“Ata bëjnë një jetë të thjeshtë, duke u marrë kryesisht me gjueti. Unë u mahnita nga fuqia e tyre e traditave, njohja e natyrës dhe ndjenja e tyre e bashkësisë”, është shprehur çeku.

Fotografi rrëfen se një grup i këtij fisi kundërshton me forcë kontaktin me botën e jashtë, por ai thotë se të rinjtë tashmë kanë ndryshuar dhe përdorin edhe varka me motor, sharrë elektrike apo edhe telefon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje