95% e shërbimeve brenda 2020-ës, merren vetëm me një klik, Rama: Grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit të parazitëve

21 Shkurt 2020, 11:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik Botëror ka deklaruar se në vitin 2020 në vendin tonë rreth 95% e shërbimeve do të merren online.

Kjo risi sipas kryeministrit do të jetë një grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes ndaj parazitëve të shërbimeve publike.

Sipas Ramës më shumë se 500 mijë karta shëndetësore janë lëshuar në Shqipëri deri me tani, në vetëm dy muaj.

I gjithë ky proces online është bërë i mundur nga AKSHI që mesa duket këtë vit ka rritur objektivat duke punuar me ritme të shpejta. Kryeministri e cilësoi këtë si ‘digjitalizim të paprecedentë’.

“Është arsye e rëndësishme që edhe ne në rajonin tonë të punojmë mbi këtë çështje. Konceptimi që tashmë po na del me metodologjinë e re dhe qasja që evropa si union do ketë ndaj nesh si individ do jetë shumë herë e lidhur me kapacitetet tona.

Sa më shumë ti japin BE shembuj të ndërveprimeve tona aq më shumë BE do të respektojë përpjekjet tona individuale dhe do të jetë më i qetë në të menduarit për të na futur brenda. Thjesht doja të thoja që jemi në procesin e këtyre marrëdhënieve dhe digjitalizimit të paprecendentë. 

Do ju them  se në 2020 të gjitha shërbimet, pra 95% de tyre do të jenë ënë dispozicion të njerëzve duke mos pasur kontakt. 

Nuk ka nevojë që dikush të shkojë fizikisht nëpër zyra apo të presë në rradhë në mënyrë që të marrë kontak nga zyrtarë. Gjithçka do jetë online.

Karta shëndetësore ka qenë diçka e re që e kemi prezantuar dhe ishte diçka e thjeshtë. Vetëm nga janari dhe deri tani duke falenderuar shërbimet online, që ne jemi kaq të mirë për të larë makinat 500 herë në ditë por nuk kujdesemi shumë për trupin tonë. Pra kjo makinë që na lëviz trupin dhe trurin nuk ka nevojë të kujdesesh për të.

Më shumë se 500 mijë karta shëndetësore janë lëshuar në Shqipëri deri tani, pra pothuajse dyfishi dhe janë dhënë brenda dy muaji.

Dhe s’ka pasur asnjë problem, thjesht apliko dhe merri në shtëpi. Kjo metodë do të jetë një grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes ndaj parazitëve të shërbimeve publike”, u shpreh Rama.

4 komente në “95% e shërbimeve brenda 2020-ës, merren vetëm me një klik, Rama: Grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit të parazitëve”

  1. Kalec Dega says:

    Pika qe ste bie o beu yne, qe kjo dhe ne Amerike nuk eshte arritur. dilerant i peshtire.klik, klik, klik!?
    =
    klik,klik, lol

  2. Timi says:

    Bravo! 1000000 here bravo!

  3. Roland Kondi (Landi) says:

    Bravo! Asnje nga anal-istet e kazanit nuk bezan per kete revolucion qe ndryshoi sjellhen e shtwtit ndaj qytetarit…sa te dhiaksur jane anal-istet e kazanit.

  4. genci. d says:

    Ky Kryeministri yne me duket se kujton se gjithe shqiptaret jane “te zgjuar si ai”… Ky apo qeverite para tij nuk filluan me sistemin shkollor ku teknologjia mbi kompjuterat duhet te ishte nga lendet baze ne shkolle ku te rinjte te mesojne se komjuterat dhe smartfonet nuk jane vetem per FB dhe Messenger por nje hapsire e pafund mundeshish sherbimesh… Ky hap sherbime online ku mbi 90% e shqiptareve nuk dine si ti perdorin… Nuk dine cfare eshte” email” lere pastaj te hapin llogari ne aplikacione dhe nuk u thuhet se kjo llogari nga momenti qe e hap eshte si pashaporta ne dogane per ata.. Nese harroje kodin do kthehen prape radhe etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje