Presioni dhe shtypja e sistemit diktatorial detyroi të arratiseshin për arsye politike mijëra shqiptarë drejt vendeve të Europës dhe në Amerikë.
Kryeatarja e autoritetit të dosjeve, Gentiana Sula thotë se bazuar në dokumenta emigracioni politik kap shifrën e 14. 500 persona, ku dominonin zonat kufitare.
“Janë 14.500 persona të arratisur nga fillimi i viteve 44 deri në ’90, janë 998 persona që janë të vrarë në kufi. E rëndësishme është që edhe me amistinë e vitit 59′ shumë pak shqiptarë u riatdhesuan sepse nuk kishin besim te sistemi”, u shpreh Sula.
Ndërsa studiuesi Gjon Borici hedh dritë mbi përpjekjen e sigurimit të shtetit për të vënë nën kontroll emigracionin politik, ku ka fakte që shteti shqiptar sipas studiuesit paguanteshuma marramendëse.
“Janë shpenzuar shuma marrëmendëse për të rekrutuar, ndjekur dhe survejuar”, tha ai.
Historian Boriçi thotë se pjesa më e madhe e emigracionit politik u detyrua nga presioni për familjarët që të bashkëpunonte me sigurimin e shtetit. Bashkëpunimi më i madh ka ndodhur kryesisht me vendet fqinje sipas tij.
Boriçi citon një dokument sekret, ku deklarata e një drejtuesi politik shqiptar në Kombet e Bashkuara, se kampi i Tepelenës është ngritur për familjarët e të arratisurve, shtyn anëtarsimin e Shqipërisë për në OKB.
“Kam gjetur një raport shumë sekret që do ta bëj publik. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë i asaj kohe, Behar Shtylla është shprehur se kampi i Himarës dhe Tepelenës ishte ndërtuar posaçërisht për familjarët e personave të arratisur që ishin kundërshtarë kryesor të regjimit politik”, tha ai.
Gjon Rodovani është një prej 4785 personave të cilët u laguan me ambasadat e 1990, me një qëllim të vetëm të përmbushte ëndrrën e tij pë tu bërë arkitekt.
“Përmbusha jo vetëm ëndrrën time, por detyrimin tim sepse talentet që natyra na i fal, jemi të detyruar ti vendosim në shërbim të tjerëve”, tha ai.
Historian i cili është konsultuar me dokumente sekrete thotë se për fat të keq emigracioni politik ishte i pa organizuar dhe pa një strategji konkrete.
“Me shumë trishtim them se emigracioni politik shqiptar ka qenë i paorganizuar”, tha më tej ai.
Për herë të parë u prezantuan edhe dokumenta dhe fotografi të personave të arratisur për shkaqe politike nga viti 1944-1990.
Po kjo eshte e vertete se ishte norme pune dhe do te zbatohej ashtu si ceshte edhe berja bashkpunetor i sigurimit njerezit me biografi jo te mire sepse eshte normale qe nje i pa kenaqur me ate sistem nuk mund te fliste e te bashkpunonte me nje komunist.
Prandaj ka dale thenia bishti i qenit bisht qeni mbetet. Prandaj demokracia jone mbeti 30 vite ne tranzicion se e moren pushtetin komunista e spiun te tipit Sali Berisha.
DEBIL! Vete thua qe spiunet ishin nga rradhet e njerezve me biografi te keqe, pastaj thua se komunistat ishin spiuna. O TRAP me zile, komunistet nuk ishin spiuna, mblidhe mendjen. SPIUNA ISHIN PINJOLLET E KOLABARACIONISTEVE DHE TE ARMIQVE TE PUSHTETIT! Kupton o derdimen ?
Po ku jane faktet dhe dokumentet?
E VERTETA E TE ARRATISURVE NGA SHQIPERIA NE PERENDEM,jashte shtetit,ESHTE SE ATA..
Mbeten ne dyert e ambasadave dhe luteshin ti sherbenin Sigurimit.Kjo,Jo per atdhetarizem,por nisur edhe nga presioni dhe gjendja e atyre qe kishin lene ne Shqiperi,mundoheshin qe nepermjet spiunllekut,tu lehtesonin vuajtjet atyre,qe vuanin si te internuar etj ne Shqiperi.
Sa per harxhimet “kolisale”qe qenkan bere nga shteti komunist,per rekrutimin dhe mbajtjen ne lidhje te tyre prej emisareve te Sigurimit,eshte genjeshter me bisht..Kjo idiotja e Dosjeve,Gentiane,nuk di as te gjeje e lexoje dikumentet e analizave vjetore,per shpenzimet ndaj te arratisurve.Ajo e ka mendjen te vjedhe me burin se bashku me Moniken,Ilirin etj.
RENDOM,perkundrazi, informatoret nga radhet e te arratisurve,jo vetem nuk mernin pagesat per udhetim dhe dieta,gjate takimeve te realizuara ne vende te treta por i jepnin peshqeshe ificerave ne ne perfundim te takimit agjenturor.Sepse oficerat e zbulimit politik shqiptar,jashte,paguheshin shume shume pak.
Pirdh pirdh, se ku i dihet edhe lirohesh ? ? ?
Veterani, thënja është universale, mos e harro.
Bishti i qenit, mbetet bistht qeni.
Fake News alla Albania!!!
Shumica e shqiptarëve edhe sot ku jetojmë jashtë spiunohen vetë nge Shqiptarët të rekrutuar nga policia dhe sigurimi vendas. Kjo e vërtetuar vetë nga goja e tyre në biseta e sipër.