Integrimi i shtypit të Kosovës, në kënetën politike të Shqipërisë

21 Shkurt 2020, 18:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dy ditë më parë, akademiku Rexhep Qosja pati një reagim të përmbajtur, që hante shumë debat në interpretim, por jo në fakte. Ai fliste për rrezikun që ka krijimi i një klime negative ndaj Shqipërisë në shtypin e Kosovës, për shkak të problemeve politike dhe personale që disa gazetarë, apo botues në Kosovë, kanë me Edi Ramën.

E vërteta është se Edi Rama rrethohet nga një shtyp armiqësor në Kosovë, jo për shkak të ndjeshmërisë patriotike që ka shtypi i Kosovës, apo nga ndonjë rrezik që i vjen Kosovës prej Edi Ramës. As nga ndonjë ndjeshmëri që ata kanë për demokracinë në Shqipëri, pasi i njëjti shtyp i Kosovës përkrah në Shqipëri pa rezerva, figura më tej se të diskretituara politike dhe morale.

Është thjesht çështje e një shtypi të pozicionuar politikisht në favor të disa klaneve politike në Shqipëri, të cilët meqë nuk gjejnë më mercenarë në Shqipëri, janë shtrirë në Kosovë.

E thënë më qartë, bëhet fjalë për klientët e shtypit të Ilir Metës në Kosovë.

Ndaj Rexhep Qosja e tepron kur thotë se ata paguhen nga UDB, apo qarqe të tjera antishqiptare, për të dëmtuar raportet Shqipëri- Ksoovë. Jo, është më e thjeshtë, madje e kundërta në disa raste.

Më shumë se sa ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë, ky është një integrim i llumit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku palët kanë shtrirë aleancat në të dy anët e kufirit.

Për ta provuar këtë, mjafton të shikojmë reagimet e së enjtes në mbrëmje, të zyrës së Presidentit të Shqipërisë.

Pasi gazetari Baton Haxhiu bëri disa komente të përmbajtura në formën e opinionit mbi lëvizjen e fundit të Ilir Metës, pa e fyer atë, madje në disa raste dhe duke e vlerësuar, presidenti Ilir Meta nxori zëdhënësin e tij dhe e quajti Baton Haxhiun, qen rrugësh, qen të UDB, dhe fjalë të tjera të rënda, që meritojnë një ekspertizë mjekësore, më shumë se sa ligjore.

Është interesant se si shtypi i Kosovës, që u shqetësua nga Rexhep Qosja, dhe e quajtën atë presion mbi fjalën e lirë në Kosovë, u entuziasmua nga Ilir Meta dhe fyerjet e tij shtazarake, mbi një koleg të tyre.

Ky është një tregues i qartë se shtypi agresiv i Kosovës ndaj Tiranës zyrtare, nuk ka lidhje me qarqe të huaja antishqiptare dhe as që ka ndonjë qëllim ndaj Tiranës nga Prishtina.

Tirana nga Prishtina janë aq larg sa meritojnë të jenë me njëra- tjetrën nga shumë pikëpamje, kulturore, politike, estetike, gjuhësore, historike etj. Ne as i afrojmë, e as i ndajmë dot në mënyrë artificiale.

Kjo që ndodh me shtypin e Kosovës dhe agresivitetin ndaj Tiranës zyrtare, nuk është ndarje, por integrim i shtypit të Kosovës në kënetën politike të Shqipërisë. Dhe nuk e shikoj si shqetësim, pasi dhe ne nuk është se kemi pak zullume në imazhin tonë në Kosovë. E keni parë besoj foton e Çim Pekës me Ramushin. Nuk është e lehtë t’i dukemi normal si shtet, me atë foto.

I vetmi shqetësim është kur bëjnë si moralistë dhe thonë që e bëjmë për lirinë e shtypit të rrezikuar në Shqipëri. Në fakt, krahasuar me Kosovën, liria e shtypit në Shqipëri është më e madhe dhe shtypi është më i lirë nga Tirana zyrtare, se sa shtypi i Kosovës nga klanet politike dhe oligarkët e Kosovës.

Vetëm sot, në një raport të Kallxo.com, tregohet realisht se kush i ka financuar portalet që i fryjnë këtij zjarri.

Familja e Ramush Haradinajt nis biznesin e mediave me paratë e Telekomit 

Siç duket qartë, para publike të Kosovës janë investuar në portale e gazetarë të angazhuar për axhendë ditore të një prej aleatëve kryesorë të Ilir Metës në Kosovë. Dhe ti shikon befas se si gazeta më profesionale në Kosovë e Shqipëri, “Koha Ditore”, nuk është në këto lista dhe e kupton çfarë është e sponsorizuar në këtë histori e çfarë është profesionale.

Gazeta “Koha Ditore”, që mbetet më profesionalja ndër nesh, është larg kësaj historie, pasi nuk është gazetari me porosi.

Nuk është më mirë se kaq Shqipëria. Edhe këtu redaksia e Reporterit, që mendohet të jetë profesionale si gazetari donacionesh, shikon pas kritikave të Qosjes dorën e Edi Ramës, ndërsa sulmin direkt brutal, gati kafshëror të Ilir Metës ndaj Baton Haxhiut, nuk e vëren.

Po ashtu, disa gazetarë të Kosovës, problemin me Ramën e kanë edhe si frustrim personal nga një debat me të në Prishtinë, pasi janë mësuar me politikanë gjuhëdrunjtë. Dhe stili agresiv i Ramës është verbal, por jo politik, si stili i Berishës e Metës, që kanë rekorde kriminale kundër shtypit. Për këtë gjë janë të qartë në Shqipëri.

Ndaj dhe disa kritika më shumë nga Kosova nuk i prishin punë kujt në Tiranë, për aq kohë sa mund të jenë të kuptueshme nga publiku.

Por heshtja e tyre ndaj linçimit të një botuesi dhe gazetari të Kosovës, nga presidenti i Shqipërisë, me gjuhë të ndyrë linçuesi, tregon se ata janë më afër me Ilir Metën, se me kolegët e tyre.

Dhe kjo është e vetmja gjë që ua çon dëm mundimin për çdo sulm ndaj Tiranës zyrtare, se në këtë vend po të klasifikuan si njeri të Ilir Metës, në shtyp të klasifikojnë ose si budalla, ose si të paguar, dhe të shkon dëm gjithçka që shkruan. Përveç honorareve!

27 komente në “Integrimi i shtypit të Kosovës, në kënetën politike të Shqipërisë”

  1. Turja says:

    Valle ta kane kuptuar ç’ka u ke shkruar o Mero,nuk behet fjle per akdemikun Qosja por per Berat Bukeshkalet e shtypit Kosovar qe edhe pse jane ne prag te 21 vjetorit te çlirimit te tyre ,mendjen e zemren e kane akoma tek Serbi ku e marrin gjithenje per referim per te mire e te keq!Ketu nuk ka vend per popullin Shqipetar te Kosoves pasi batakçinjte jane me kostume e imunitet te medias!

    1. Meritoni says:

      disa çudira nga shqipëria,por,për për ju janë dukuri normale,sepse si popull jeni APNORMAL!
      1)shqipëria vendi ku mbrenda vitit vriten 250 vetë.
      2)ku 500 te tjerë vdesin ne aksidente
      3)ku kultivusi i kanabisit quhet fermer
      4)ku narkomani quhet KRYEMINISTER
      5)ku lavirja quhet ministre
      6)ku krimineli quhet biznismen i sukseshëm
      7)është shteti i vetem në botë pa gjykat kushtetuse
      8)vendi me 200 mijë narkoman te regjistruar
      9)vendi ku kryeministri deklaron se gruan ja ka dhunuar i ATI
      10)vendi ku kryeministri nuk e di se çka e ka djalin,mundë ta ketë edhe vëlla?
      11)vendi ku vajzat e reja i shesi per disa sërb pleqë
      VEND I ÇMENDUR
      NJERËZ TE ÇMENDUR
      NDODHI TË ÇMENDURA
      RACË ÇMENDUR
      NA KAN RREJTË 100 VITE SE JEMI VLLEZËR
      PHU,PHU,JAZËK,ÇKA KENA MENDU!!!!!!!!!!

      1. Dyrrahu says:

        Nje gje eshte evidente ne trurin shqiptar.
        Qe nga fillimi i demokracise, ne Shqiperi eshte sha, luftua, anatemua çdo gje qe kishte lidhje me te kaluaren shqiptare. Te gjithe komunistet bene kercimin akrobatik nga PPSH ne PDSH dhe u bene antisocialistet me te perbetuar.
        Ne Kosove te gjithe komunistet shqiptare e formuan LDK-ne dhe i leshuan ish komunistet shqiptare te Kosoves kunder shqiptareve tjere, te cilit nuk duanin te jene anetare te LDK-se, duke i quajtur marksiste, leniniste, te kuq, enveriste e çka jo tjeter.
        Keshtu vazhdojne edhe sot, por ne forma tjera.
        Ndarje e pozicionime te shqiptareve ne te gjitha trojet ku jane dhe automatikisht kundershtaret pilotike, i quajne armiq vetem e vetem per pushtet.
        Meta kunder Rames, Berisha kunder Rames, Rama kunder te hjithe atyre qe e luftojne Ramen dhe Shqiperine, qe e luftojne SPAK-un dhe Reformen ne Drejtesi.
        Ne Kosove jane kunder Rames sepse Rama nuk ua bene bardh te zezen.
        Gazetat e TV-te e shitura e nderrojne pronarin vetem nese i paguan me shume sesa tjetri.

      2. Lona says:

        E sakte shoku vriten po duke qene kosove pese fishohen shifrat nga 50 ne vite mehet 250 .
        rrofte rambushi

      3. Shaqe manushaqe says:

        Ik more afgane kosove primitiv paske mesuar dhe gjuhen tone shqipe femije serbi shko ne serbi gjeje babin qe te perdhunoje mamin dobic serbie

  2. Ndroqi says:

    Qent analistat e Kosoves,me kryeqenin Buzhala,nuk kane asnje mundesi qe te influencojne ne opinionin publik ne Shqiperi,ne Kosove mbase,se jane me provincial atje,po ne Shqiperi zero.Prandaj qente le te lehin karvani hecen para.

  3. Tani says:

    Sakte.Si gjithmone.Jo se nuk e dinim por ju e ke keni shtjelluar me detaje ,mbeshtetur me llogjike e fakte dhe krahasuar paster.Urime o gjigandi I fjales se shkruar.

  4. Jon says:

    z.Mero, shkrim i goditur. Por nje gje te ben pershtypje. Pse pothuaj te gjithe ju gazetaret, perjashtoni mundesine e nderhyrjese se sherbimeve te huaja. Ne Shqiperi na rezulton se ata kane nderhyre gjate gjithe historise se shqiperise. Plus kesaj, Ne Mal te Zi nderhyjne, ne Maqedoni, nderhyjne. Ne Greqi, nderhyjne. Vetem ne Shqiperi jo. Ketu keta politikanet kunder perendimit qenkan te pavarur. E keni shum gabim.

    1. Andi says:

      Kur behet fjale per miliona soji I Ramushit nuk pret ti japin urdhra.

    2. Lona says:

      Nuk paske kuptuar asgje nga cfare ka shkruar .

  5. Rinor Pr says:

    Shume i sakte.

  6. ksk says:

    Edhe pronari i gazetes Telegrafi qe u be biznesmen me ane te granteve te qeverise Amerikane,ka marre nje pozicion pro Meta. Kush eshte pro Metes-Bashes-Berishes eshte pro Putinit. Turp o qorra te Kosoves.

  7. Kunderrumpallist says:

    Zoti Mero ke te drejte deri tek pika ku spjegon integrimin e llumit te Kosoves dhe Shqiperise dhe nuk ke te drejte te vesh doren ne zjarr qe agjentura Serbe nuk paguan per kete llum. A nuk eshte llumi yne mediatik ne Shqiperi me perfaqesues Sali Berishen dhe Ilir Meten qe deklaruan se Rama dhe Thaci jane spiune te Serbit ndersa Haradini heroi kombetar? Kujt I sherben me shume kjo percarje se sa serbit? Pse ti e ve doren ne zjarr qe veprimtaria UDB-s nuk eshte shtrire edhe ne median shqiptare apo ate Kosovare? Une e kuptoj qellimin tend te mire, qe te mos mbellesh panik, por fakt i patundur eshte qe llumi eshte mjedisi me I mire per veprimtari destructive kunder nje vendi. Besoj se me kupton! Kjo nuk nenkupton se te gjithe paguhen nga UDBA, por me apo pa dashje i sherbejne UDBE-s, ne strategjine e saj te berjes rrumpalle te Shqiperise dhe Kosoves.

  8. Arber iliri says:

    Mero e ke gabim llumi i bashkuar i shqiperi kosoves ka lidhjet e veta me qarqet antikombetare ne planin nderkombetar si edhe financime. Teori reale kjo dhe jo konspirative.kosova eshte nje nga ceshtjet me ye rendesishme ne gjeopolitiken boterore te sotme.

    1. Kam bindjen se te kam lexuar me shume ty se Kadarene o Mero djali. Mbi gjothecka shijoj frazen e fundit te cdo shkrimi. JE BRILANT

  9. 19 says:

    Mero me thjesht ta kishe ber burrat dhe kurvat kaq te shkruje dhe e kuptonin njerzit per ke behej fjale .

  10. Ardjan says:

    Problemi është se sa dhe si do ta keqpêrdori ilir meta mbështetjen qê ka blerē në kosovë për tê krijuar tension nê tiranē dhe sa do të arrijê pengojë negociatat ?!

  11. SHKELZENI says:

    SHOQERIA NE KOSOVE ESHTE PRIMITIVE NDAJE EDHE GAZETAT JANE NE NIVELE TE TILLE .
    SI MUND TE ETIKETOSHE NJE GAZETAR ANALISTE NJERI SHUME I KULTURUAR SI BATON HAXHIU SI TRADHETAR A JA DINE VALLE KETA KUPTIMIN FJALES ? .UDB ( BATONI AGJENT I SHERBIMIT SERBE ? ) NGA I KANE MARE KETA MORRACAK JKETO INFORMACIONE I JA KA THENE SALIU DHENDRI SERBIS KETA ANALFABET QE NUK JANE TE AFTE TE FORMULOJNE NJE FRAZE NE SHQIPE PASI GJUHE TJETER NUK DINE TE FLASIN KETA NJEREZ TE RENDOMTE VEGLA TE PSIKOPATIT ILIR METEA GOMARIT RAMBUSHE KETA BYTHE SHITUR SI BUBUZHELI OFENDOJNE KULTUREN QOSE, RAMA , HAXHIA .
    KUSHE E NJEH VESHGJATIN BUBUZHELI PERVEC KOSOVES KY PIS ANTISHQIPTARE .
    KRYEMINISTI RAMA ESHTE KARIZMATIT QE NJIHET KUDO.DHETAKON KOKAT E BOTES
    MUNDESIA E BUBUZHELIT PER TE TAKUAR PERSONALITETE SHKONE DERI TE PRINCI VALI KORLEONE .

  12. R. Shkodra says:

    Berat Buzhala është një kaqol i shitur si gazetar, Njeri etc. Tani nuk përjashtohet mundësia që edhe BIA E SERBISË TË JET HISEDARE. Apo Sali Berisha Ilir Meta etj. Por edhe ky Mero Kaqoli është i shitur sikur Buzhale. Dje lëpinte bythën Berishës tani Edi Ramës. Dhe nese ka Klum në Shqipëri ti aty je në saf të parë. I pështirë.

  13. Nik says:

    Nje korigjim Z. Baze, ne Kosove por edhe ne Shqiperi i thone Qim Peka jo çim Peka!

  14. Zigur Qarri says:

    Edhe antishqiptaret më te mëdhenj serbo-grek,nuk do te nxisnin nje perçarje kaq perfide ndermjet shqiptareve.Qellimet
    afatgjata serbe realizohen me ndihmen e medias”rilindase”,natyrisht kundrejt pageses dhe me urdher te antishqiptarit
    drogaxhi Edvin Escobar D’Rama!Perse ne shkrime te tilla villet kaq shumë vrer nga komentuesit kundra vëllezërve kosovarë?!
    Sepse ky eshte qellimi final,hendeku ndermjet shqiptareve ne dy anet e kufirit.Drogaxhiu D’Rama i ka bere nje lavazh te tillë
    trurit te militanteve “rilindas” ,sa jan gati te pozicionohen ne krah te serbeve,kundra kosovareve kritik te Kryeministrit skizofren.

  15. Anti Janatullos says:

    Shtypin dhe Mediat Publike në Kosovë,I’kontrollojnë Neojugosllavet dhe Islamistat Politikë.
    Kosovapressi dhe Epoka e Re(Mediume të Pastra Pro Shqiptare),jan të vetmuar perball Neojugosllavëve dhe Islamistave Politikë.
    Rama,sulmohet per të shkatrruar Thaçin dhe PDK’në.

    Meta,Berisha,financojnë Buzhalen dhe gjitha portalet që sulmojnë Ramen&Thaçin.

  16. Mero ham hami i Rames says:

    Mero, Batoni eshte qen i UDB , asgje e re… sikurse ti ke qene nje qen i Ramiz Alise, edhe kjo e vjeter…
    Pune Mjerosh…

  17. Lan XHABIJA says:

    Miredita Mero Baze.
    Ju pershendes.
    Si lexues i rregullt i gazetes tuaj historikisht, do te sugjeroja qe, te,pakten, per te shtune e te diele, te INJORONI politiken e cilitdo krah, te injoroni tog fjaleshin SALRAMETLULMON etj, etj, etj….
    Me kete veprim, sfidoni politiken dhe njerezit, te lidhur ndaj TEMES, te relaksohen keto dy ditë prej JUSH, duke e orientuar organin tuaj, drejte nje lloj profili letraro-artistik, dhe shpresoj qe do te keni klikime, me teper se sa me politiken, qe na ka ardhur ne maje te hundes, sa na jane bërë “udheheqesit” te neveritshem.
    Nuk dij se si mund te komunikoja direkt me ju, prandaj mendova te shkruaj pikerisht tek komenti i editorialit.
    Me konsiderate.

  18. NUK KA GJE ME TE VESHTIRE SE TE SHIKOSH VETEN NE PASQYRE

    KUR E DI SE TE ZHGENJEN
    DHE FILLON I TREGON TE TJERVE SE TI S’JE AI QE ATA SHIKOJNE
    DHE SI NGJAN VLLEZERVE TE NJI GJAKU
    PREJ TE CILET ATA TRASHEGOJNE TIPARET

  19. USA says:

    Me vjen keq po nje pjese e gazetareve te Kosoves ka mare formen e Fevziut,Zhejit,Soniles,Qim Pekes etj.Kosova ka njemij probleme kurse ata jan fokusuar te qeverija e Tiranes dhe Edie Rama.Flamurin anti qeveri shqiptare e mbajne Bota Sot dhe Expresi Bubuzhelit.

  20. Raif Fetiu says:

    Regjep Qosjes i ka dal boja ne Kosove .Ai s edhnuk fitoi ae votat e familjareve te tij.Nje kohe perkrahte hajnat dhe kriminelet vendas por meqense u kompromitua rend ai dhe ata qe perkrahte tani po perkrah hajnat e Shqiperise me shprese qe ia japin ndonje kocke per ta lepir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje