Nga Mero Baze
Vizita simbolike e Albin Kurtit në Tiranë, në përpjekje për të bërë prova të parakalojë si kryeministër, duket se ka pasur dy anë të medalies, atë të problemit real që ai ka në Kosovë, të cilën po rrezikon ta kthejë në një armike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke humbur aleatin strategjik të saj, dhe përpjekjes delirante dhe aktoreske për të shitur mungesën e përkrahjes nga Tirana zyrtare për një aleancë kundër presionit amerikan, si dështim patriotik.
Në bisedën me Edi Ramën, Albin Kurti ka qenë modest, një kryeministër që është në hall, se nuk di si ta paketojë populizmin e tij të deridjeshëm, si të përtypë fjalët për reciprocitetin dhe heqjen e taksës, dhe mbi të gjitha, si do ta zgjidhë dialogun me Serbinë, që është çështja më madhore që ka Kosova.
Këtë temë e shmangën të gjithë nga fushata elektorale dhe ja lanë Edi Ramës si “tradhtar”. Tani duhet të përballet me të. Dhe kur e mendon përgjegjësinë që kanë akte të tilla, është vërtet një hall i madh, për të cilin duhet ndihmuar, por jo duke ju bërë aleat kundër SHBA, por aleat kundër injorancës me të cilën politikanë të papërgjegjshëm dhe në disa raste të ligj, të Kosovës, prodhuan këtë problem.
Pasi doli jashtë nga zyra, nuk di pse eksitoi gjithë ata që kanë qejf ta shikojnë më shumë si armik të Edi Ramës, se sa si kryeministër të Kosovës. Shengeni ballkanik për të cilin Kurti në takim ka pasur qëndrim krejt të ndryshëm nga ai para gazetarëve, ka të bëjë me atë se si duhet të realizohet heqja e kufirit Shqipëri- Kosovë.
Teatri me lojë fjalësh mund të shërbejë si ushqim për turmat, por jo më për kryeministrin e Kosovës. Mundësia e vetme që Kosova të heqë kufirin me Shqipërinë, është një përpjekje e secilit vend ballkanik, për të përdorur mbështetjen Perëndimore për zgjidhjen e problemeve lokale.
Historia e dështuar e heqjes së kufirit Shqipëri- Kosovë këto 20 vite, ose siç e quan Albini, “Mega Shengeni” shqiptar, nuk pengohet as nga Tirana, as nga Prishtina, por nga SHBA dhe BE, të cilat duan që kjo gjë të bëhet kur të bien dakord vendet e rajonit. Dhe vendet e rajonit më në fund kanë vetëm një moment që janë dakord për këtë, dhe kjo është iniciativa e Shengenit Ballkanik.
Albin Kurti deri dje mund të bënte si budalla, se nuk e dinte. Sot kur ka në celuarin e tij sms-ët e të dërguarit të presidentit Trump për Kosovën, besoj di më shumë se kaq. Ndaj kur e di dhe bën sikur nuk e di, kur del nga zyra e Edi Ramës para gazetarëve, tregon se është hipokrit.
Përpjekja e tij për të gjetur një aleat kundër SHBA në Tiranë, për të shpëtuar fytyrën e tij para shqiptarëve, nuk do të ketë sukses. Ai politikan shqiptar që humbet aleancën strategjike me SHBA, jo vetëm që nuk është patriot, por është aseti më i çmuar i armiqve historikë të shqiptarëve në Ballkan, kryesisht serbëve, meqë Albini ka qejf të afishohet si luftëtar kundër tyre.
Kosova e mundi Serbinë 20 vite më parë se ishte aleate e SHBA, edhe pse Shqipëria sapo kishte dalë nga një krizë e thellë me SHBA.
Ka qenë një kohë në historinë e shqiptarëve, kur aleati i vetëm i SHBA nga shqiptarët në Ballkan, nuk ishte presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, por ai i Kosovës. Ishte viti 1996.
Shqipëria zyrtare ishte në luftë të ftohtë me SHBA, për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit, burgosjes së liderit të opozitës dhe marrëdhënieve të këqija me Greqinë. Sali Berisha dhe qeveria e tij ishte i izoluari i madh i SHBA.
I vetmi politikan shqipar që mund të takohej me zyrtarë amerikanë në atë vit ka qenë Ibrahim Rugova. Falë dhe këtij zhvillimi, ai u bë dhe një armik i Sali Berishës dhe ndërpreu raportet me të.
Ky është rasti i parë dhe i vetëm zyrtar kur Shqipëria zyrtare u ftoh me Kosovën, edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj Amerikës. Ibrahim Rugova zgjodhi SHBA, në konfliktin mes Shqipërisë zyrtare të çmendur, dhe SHBA, pasi kështu e ndihmonte më shumë Shqipërinë.
Këtë do të bëjë dhe Shqipëria me çdo politikan të Kosovës, nëse çmendet dhe kërkon mbështetje “patriotike” kundër SHBA, pasi kështu e ndihmon Kosovën.
Albin Kurti, as nuk ka çfarë rregullon në raportet Shqipëri- Kosovë, as nuk ka çfarë prish. Ai është një numër rendor që përfaqëson Kosovën për disa vite. Ka shans vetëm të mbahet mend për mirë në Shqipëri.
Në fakt deri më sot, ai dhe Haradinaj janë dy kryeministra që kanë kthyer në sport politik betejën me Shqipërinë për hallet e tyre politike. Por kjo harrohet shpejt.
Albin Kurti tani nuk e ka betejën me Shqipërinë dhe as me Edi Ramën.
Albin Kurti e ka betejën me SHBA. Edi Rama i ka shërbyer boll si “tradhtar” prej gjashtë mujash. Me Edi Ramën bëri fushatën elektorale si “tradhtar”, duke sharë Edi Ramën shtyu negociatat pa fund deri sa i uli brekët para Isa Mustafës, me Edi Ramën po tenton të duket ende patriot pasi del nga zyra e tij, pasi e shikon që nuk e përdori dot si aleat për të përballuar presioni e axhendës amerikane për Kosovën.
Tani Edi Rama nuk e ndihmon dot më si “tradhtar”. Fushata elektorale mbaroi dhe pas katër muajsh, Kosova ka qeverinë e saj. Tani sms dhe twitter-ave të ambasadorit Grenell duhet t’u përgjigjet Albini si kryeministër i Kosovës.
Duhet të zgjedhë ai, nëse do të qëndrojë në anën e SHBA, duke zhbërë populizmin e tij fallco dhe të rrezikshëm për Kosovën, apo do qëndrojë përballë SHBA, duke ja dhuruar mbështetjen e saj serbëve. Kështu bëri Milosheviçi në Rambuje. Këtu do të tregojë sa patriot është.
Serbia kurrë nuk ka pasur një aset kaq të çmuar në tryezë për t’ia hequr SHBA-së nga duart Kosovën se sa përçartjet populiste të Albin Kurtit.
Për të shitur pallavra patriotike është lehtë. Shqiptarët i blenë pallavrat dhe futën shitësin e tyre në zyrën e kryeministrit. Tani Albin Kurti s’ka kujt i shet më pallavra të tilla. SHBA ka një axhendë për Kosovën dhe ai duhet t’i thotë “Po”, ose “Jo”.
Tirana nuk e ka luksin të bëjë “aleancë patriotike” me Albinin, kundër SHBA. Kosova meriton atë kryeministër që ruan aleancën me SHBA. Shpresoj që Albini të jetë i tillë.
Pas kësaj, kemi plot kohë për të folur odave duke pirë çaj, për heronj dhe tradhtarë të Kosovës. Po sidomos për slloganin, “Jo negociata, Vetëvendosje!”
Bravo Mero
Bravo i thone gomarit kur nxjerr te zotin nga balta.
Bravo i thone gomarit kur nxjerr te zotin nga balta..
Bravo i thone gomarit kur nxjerr te zotin nga balta….
Shembulli me konkret i politikes se shkopit dhe karrotes, vetem se Grenell e beri shume trashe pa u munduar shume ta kamufloje dhe kjo tregon se cfare konsiderate ka rednecku Grenell per shqiptaret. Kosova mos ta caje shume trapin se ne rast se Grenell deshton ne kete mision eshte Grenell qe do pushohet nga puna, pra Grenell e ka dhe ambicie personale kete pune dhe nuk i plas shume se eshte apo jo me favor te shqiptareve kjo pune.
Kosova duhet te rezistoje mencurisht, ne rastin me ekstrem ti drejtohet publikut me referendum per tre pyetje, a duhet mbajtur taksa, a duhet vendosur reciprociteti apo as njera e as tjetra. Trump eshte e shumta edhe 4 vjet, Kosova, Shqiperia dhe shqiptaret do jene edhe per shume kohe pas Trump e Trapave te tjere te shkurter, te gjate, me mjeker apo qerose qofshin.
O rrip… Nuk shihet Amerika me presidenta sepse po ta shohesh nen luspen qe e sheh ti, Kosoven e merr prapa Serbia. Duhet te leshosh pe qe te marresh ate qe do. Grenelli mund te pushohet nga puna por politika amerikane eshte ceshtje dekadash administrative jo presidentash. Ai (Grenell) po te thote: Hiq taksen. Sepse i jep shkas Serbise te protestoj. Ti e kupton qe e revolton marredhenien me Serbine duke u sjellur ne kete menyre e jo e jo te te njohi ty. E mire do thote Serbia, meqe ti do hapesh kufirin, une ty do te njoh.. C’fare llogjike eshte kjo ?!?! C’fare referendum leshi do besh.. Nje referendum i panevojshem ku llogjika te thote: HIQ TAKSEN, SHKRIJ KUFIJT KU SHQIPTARET TE KALOJNE LIRSHEM ATY KU INTERESON ATYRE (shqipfolesve) dhe Serbia gradualisht do shohi qe eshte ekonomia qe rrit popullin dhe jo patriotizmi.. Eshte ekonomia o rrip qe te ngre koken siper krenare.. Pa ekonomi je skllavi i tjetrit.. Je emigrant i tjetrit. Jemi te ndare a e kupton.. Nuk ben dot biznes ne vendet ku ka shqipfoles sepse taksat neper kufij te minimizojn veprimtarin e te berit biznes. Perca e sundo eshte thenia.. Jemi te percare.. Kemi 5-6 vende jashte Shqiperise me shqipfolesa qe nuk i llogarisim si potencjal te identitetit dhe ekonomise sone. Serbfolesit deshtuan ne kete aspekt.. Bashkimi i shqiptareve eshte shkrirja e kufijve. Per c’fare te rezistoj Kosova ?!?! C’fare do perfitoj ?!?! Me kete perqasje (shkrirje kufijsh) do i kthehemi dhe Greqise mos harro sepse kjo eshte menyra me e qete dhe me e mencur ti thuash tjetrit: ME KE MOHUAR ARBERINE (ARBERESHERIT), ARVANITASIT. Me kete menyre (menyra evropjane) i nxjerr zbuluar fuqite qe te kane mohuar territorin..
Bravooo Mero!
Kosovaret e kan demtuar me shume Kosoven se sa serbet. Vetem Amerika ka merita te jashtezakonshme per ekzistencen e kombit shqipetar.
Para 100 vjetesh Amerika beri Shqiperine dhe tani po perpiqet te beje Kosoven, pavaresisht gureve nen rrota qe i vene udheheqsit i kosovare, sidomos keta dy te fundit. Qenka e thene qe te vuaj ky komb.
Zoti ju rrotullofte “kokrren e grurit” ne drejtim te Amerikes ketyre shebetoreve te kamufluar te Serbise.
Ma thuaj të lutem një punë të mbaruar nga pederasti Grenell? N’gjermani, aty ku i përfaqson interesat e SHBA’së nuk e takon asnjë politikan serioz, përveç fashistëve të AFD’ës. Përse do duhej shqiptarët të heqin taksën ndaj madhrave serbe, kur po i njëjti shtet qindra miliona dollar i investon në propagand kundër republikës së Kosovës? T’ua siguroj Grenellit bithaxhi kolltukun në berlin? Ai që ka mall për mallrat serbe, mundet ato në Shqipëri, Maqedoni dhe në serbi të i blejë, por jo në tokën e larë me gjak gjat shporrjes së terroristëve serb.
Ku jeton ti optimisti sumes? Jeton me kete realitet apo ne ate 3D qe te ofron Lideri Mbareboteror Edvin i Madherishem? Per cfare peri e ke fjalen qe duhet të leshoje kosova? Kosova ka qe ne 2013 qe vetem pe leshon, leshoi per demarkacionin me malin e zi, leshoi per asosacionin e komunave serbe, lesho ketu e lesho atje dhe cfare mori ne kembim, mori ç’njohje nga shtete qe e kishin njohur perpara, kjo si pasoje e kunderlobimit serb, mori nje trajtim diskriminues ne tregeti e levizje te lire me serbine, liberalizimi i vizave nuk iu dha megjithese iu premtua si shperblim ndaj demarkacionit te kufirit me malin e zi, pra kosova mor optimisti leshit ka marre der me sot vetem llafe boshe e gur ne traste sepse serbia nuk kenaqet me kerkesat e saj. Epo erdhi koha te vihen pikat mbi “i” dhe te tregohet se nuk jemi aq hunj sa te talli bythen maloku i serbise dhe sumçet e europes me ne. Kur Europa premton liberalizim vizash ne kembim te dickaje ath mire eshte ta mbaje premtimin e jo te shtoje kushte te reja, sepse sic themi ne nga Shqiperia, O fol e mba, o dhit e ha. Nderkombetareve i do bere e qarte, kosova nuk ka toke per te dhene, nuk eshte me koha e konferences se londres apo berlinit, ajo kohe mbaroi..
Zoteri, je i cudicem.. Po te pyet: Cfare po fiton nga taksa doganore ?!?! Ramush Haradinaj thote: Deri sa te na njohin.. Ata s’kane per te njohur KURRE keshtu… Flije mendjen.. Por me qe na rendite leshimet e Kosoves edhe me shtetet e tjera, ajo fitoj. Paqesine me Malin e Zi pergjithmone dhe Mali I Zi te njeh.. Keshtu kolopuc. Sa per ato minorancen serbe, Jane dhe do jene aty.. Ku eshte FAKT.. Te drejtat sja u merr dot.. Ik bej cicin tani…
Zëdhënësi i Edi Ramës!
Sakte! Mero shkruan me rast e pa rast kunder Albinit vetem se Rama ne paranojat e tij e sheh Albinin si politikanin e vetem me moral ne hapsiren shqiptare. Dhe kjo per „pastertorin“ Edi eshte fundi i botes. Prandaj Albinit i behet bllokade ne te gjitha mediat pro Rames.
Albini ka gabimet e tija dhe per to do te paguaje cmimin si politikan ne zgjedhjet qe vine, ose jo. Kurse Mero me shok, qe marrin shume para nga qeveria, do vazhdojne te gjurmojne dhe zmadhojne gabimet e Albinit deri diten qe Edi nuk do ta shoh me Albinin si kercenim.
Nuk po i behet bllokade Albinit por Shqiptareve te Kosoves. Ne Kosove do te behet ashtu si do Vladimir Putin pasi ai eshte bosi i Trump. Shqiptaret e Kosoves dhe te Shqiperise bejne mire te pergatiten per nje situate si ajo e kurdeve ne Siri ku Trump i tradhetoi dhe i hapi udhe Erdoganit dhe Asadit ti masakrojne. Meroja ka nje verberi te pashpjegueshme kundrejt administrates se sotme Amerikane. Trump eshte nje vegel ne duart e Putinit. Lusni zotin qe demokratet te marrin presidencen ne zgjedhjet e nentorit.
Albin Kurti edhte aty te bej kryeministrin e kosoves, duke njohur e bashkepunuar me aleatet, Jo qe te mbroje konservatorizmin e tij. Ramushi, me vendosjen e takses nderpreu komunikimin e I dha avantazh serbise. Kjo situate duhet te ndryshoje. Nese Albini nuk ndryshon qendrim, mire ishte Ramushi. Lere qeverine dhe dil prap ne opozite se nuk je per ate pune.
Te lumt Mero.Je brilant.
Më se i saktë! E nëse edhe pas gjithë këtyre përpjekjeve të arsyeshmë për tu ndriçuar mëndjen, Kurti vazhdon të qëndrojë në të tijën, atëhere lamtumirë Kosovë e lirë! Ajo që ndodhi sot me paralajmërimin e të dërguarit të Tramp, ka për tu pasuar me kërcënimin përfundimtar; nuk do të jetë e largët dita, kur të deklarohet tërheqja e trupave nga Kosova, por në këtë rast, pa e kondicionuar fare me taksën. Nuk paska një burrë të zgjuar në Kosovë ti thotë këtyre të marrëve, se një taksë e tillë historikisht ka qënë e mjaftë për të shkaktuar një luftë midis kombeve? Pse, si kujtojnë këta, i bëjnë dëm Vuçiçit me taksën, apo poullit fukara sërb? Të trondisësh themelet politike të një shteti tjetër dhe të mos presësh një kundërpërgjigje? I kanë trutë në vënd Albini dhe të tjerë si ai, apo jo? Po e bëjnë si Berisha dhe Basha që dualën fare nga institucionet legale me qëndrimin e tyre të marrë….
Po cfare duhet te beje Kosova?
Serbia nuk e njeh dhe as qe ka per ta njohur si me takse si pa takse.
Albin Kurti ka te drejte kur i kerkon Rames qe Kosova dhe Serbia te hyjne te barabarta si shtete ne Shengenin Ballkanik.
Rama nuk pranon por vazhdon me perrallat e Sorosit.
Me thuaj se si do ta njohe Serbia Kosoven,se deri sot ka deklaruar se cfaredo marreveshje te beje me Kosoven,kurre nuk do ta njohe si te pavarur.
Zotëri! Vendosja e taksës bëri që bota të merret me këtë gabim flagrant të Kosovës. Nëse hiqet taksa, atëherë bota do të merret me gabimin akoma më flagrant të Sërbisë, mosnjohjen e Kosovës. Kosovarët nuk duhet të pranojnë më bisedime me Sërbinë vetëm me përfaqësues europian, por detyrimisht të jenë të pranishëm edhe amerikanët. Këtë duhet të kërkoj ajo. Vetëm kështu mund të arrihen rezultate serioze. Pa bisedime kurrë mos prit rezultate. Pastaj është vetë koha ajo që i zgjidh shumë gjëra, kot nuk thonë, ç’sjell ora, nuk sjell viti.
ai gabim shpetoi kosoven nga humbja e mitrovices o pallavesh
ai gabim shpetoi kosoven nga humbja e mitrovices o pallavesh.
AMAN, AMAN!
Do ta bëjmë Shqipërinë, mendoj gjithë territorin shqiptar në LËMË SERBE.
Kokëkëneta ENVERISTE.
Ju keni dashuri INTERNACIONALEN, resp. RUSINË.
Ooo Mero,nuk është çështje aleancash por është çështje e nnjë administrate në ikje në ShBA dhe Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë për tu tallur.
Është fakt se atyre çë po iu ngutet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është vetëm Serbia.
Sipas Ivica Daçiç, ministër i punëve të jashtme të Serbisë, është interes i Serbisë që të arrihet një marrëveshje sa është në pushtet Trump sepse ai është i gatshëm për zgjidhje kompromisi për dallim nga Demokratët që as që duan të dëgjojnë për kompromis por thonë Pavarësia e Kosovës është kryer dhe nuk ka se çfarë bisedohet.
Prandah as Albini nuk ka pse ngutet e aç më pak kur në Prilm mbahen zgjedhjet e parakohëshme në Serbi.
Mero, problemi më i madh është lobimi i përbashkët i Hashim Thaqit ,Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit për qëllimin e përbashkët.
Po ty Visi kush te tha qe administrata e Trampit eshte ne ikje? A e di ti shprehjen e mocme : Prit gomar te mbije bar? Une po mendoja se gomari i vetem ne Kosove ishte Haradinaj por paskam gabuar. A e di ti o gomar i “vogel” qe politika e jashtme e SHBA, nuk ndryshon nga partite? Akoma ti nuk kupton qe po i beni varrin Kosoves? Akoma ti nuk e kupton qe mosheqja e takses eshte sherbimi me i math qe i behet Serbise? Kam nje pyetje per ty: kush ja sugjeroi heqjen e takses Ramushit? A nuk te vete mendja qe kjo takse eshte platforma Serbe, per te mosnjohur Kosoven? Kush te tha ty qe Serbet jane te interesuar qe bisedimet te mbarojne gjate kohes se administrates se Trampit? Ju “patriotet” serbofile te Kosoves, mbasi mbaruat me zbulimin e tradhetareve ne rradhet tona, po hidheni ne Amerike te zbuloni spiunet e serbit. Po e beni dhe Trampin te ngjashem me Kurtin apo Haradinaj, qe me dashje ose jo, po punojne per Serbin.
Po sikur Trump te fitoje perseri si I bohet?? Politiken e jashtme Te USA e Ben CIA dhe presidenti nuk ka shume rol …
CIA amerikane eshte nen drejtimin direkt te presidentit amerikan .
Fjalet qe fliten posht e lart , se ajo nuk e pyet presidentin , jane
vetem alibi e presidenteve amerikane per te fshehur pislleqet e
tyre , qe kompromentojne rende SHBA-ne , ne syte e botes .
Ooo Mero,nuk është çështje aleancash por është çështje e nnjë administrate në ikje në ShBA dhe Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë për tu tallur.
Është fakt se atyre çë po iu ngutet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është vetëm Serbia.
Sipas Ivica Daçiç, ministër i punëve të jashtme të Serbisë, është interes i Serbisë që të arrihet një marrëveshje sa është në pushtet Trump sepse ai është i gatshëm për zgjidhje kompromisi për dallim nga Demokratët që as që duan të dëgjojnë për kompromis por thonë Pavarësia e Kosovës është kryer dhe nuk ka se çfarë bisedohet.
Prandah as Albini nuk ka pse ngutet e aç më pak kur në Prill mbahen zgjedhjet e parakohëshme në Serbi.
Mero, problemi më i madh është lobimi i përbashkët i Hashim Thaqit ,Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit për qëllimin e përbashkët.
Administrata e Trumpit nuk eshte ne ikje,por do te jete deri ne Janar te 2025.
Dmth eshte ne ikje……se nuk eshte se do permbyset bota pas 2025, apo po thua qe Trump do shpallet Lider I Perjetshem Shpirteror pas 2025?!
Dmth eshte ne ikje……se nuk eshte se do permbyset bota pas 2025, apo po thua qe Trump do shpallet Lider I Perjetshem Shpirteror pas 2025?!!
Zoti Mero Baze te lumte dora dhe mendja
Je fantastik
Shkurt dhe sakte
E çpret nga
Albin TARTAKUTI
Ky eshte me keq nga ai bariu I dhive qe ishte para ketij (haradinaj )-vellai I Like Hajdutit
Kush ka sadopak mend e kupton idiotesine e ketyre sharlataneve “patriote”.Vazhdues te denje te politikave mediokre e fshatareske te perbindeshit(tashme me brekushe te rena) S.B.
Si gjithnje mirenjohje Mero Baze per mencurine dhe thjeshtesine e thenjes se gjerave.
Nese SHBA ka nje plan per Kosoven dhe nese plani eshte i ngjashem me ate qe deshtoi para 1 viti atehere detyra e kryeministrit te Shqiperise nuk eshte te “ule breket” e Kosoves per te rritur kredencialet e veta politike por te loboje kudo dhe me cdo cmim per te ndryshuar qendrimin e SHBA, njelloj sic beri Gjermania dhe Anglia ne vend te tij kur ky i fundit bashke me Thacin kishte rene dakort te ndanin Kosoven. Kosova nuk ka pse te heqe taksen ndaj nje vendi qe jo vetem nuk e njeh por punon dite e nate qe vende te tjera te terheqin njohjen e saj. Fatkeqesia e Kosoves eshte se Rama njelloj si Enveri po e shet per interesat e vet, por ne ndryshim nga atehere sot ekziston mundesia, qe te mos heqim qafe literalisht Kosoven, te heqim qafe politikisht Ramen.
Bravo Ernest! Po na mbron nga Amerika! Bravo Ernest per pykat qe do i futesh gjermanit kunder Amerikes.
Ore derdimen cpandeh ti se Amerika eshte si ajo cuperlina qe genjehet nga lajkat e Rames? A ke degjuar ndonjehere per Ameriken? Do behet si thote ajo dhe jo si thote Rama apo lepurushet e Kosoves qe nuk dihen me sa fije jane te lidhur me agjenturen serbe. Perderisa ju do perbeni shumicen ne Kosove, ajo do presi. Pyetja shtrohet ne se Kosova duhet te presi te behet shtet, deri sa lepurushet, te zhduken nga faqja e kosoves? A duhet qe Kosova te vazhdoje te presi me armikun tek dera, derisa nje dite ai te kujtohet te beje ate qe di te beje me mire? A duhet qe Kosova te shpalle Ameriken armike,sepse ka ofenduar “patriotet” e reme te Kosoves qe patriotizmin e shesin per fitime personale? Deri kur ju or te ngrate nuk do mendoni si komb me tru?
Me duket se nuk e njeh fare cfare statusi ka kosova po flet kot po e mere sikur eshte shtete i mirfillte .
Cfare eshte kjo ndarje qe paska bere rama dhe thaci kush eshte rama amerika dhe thaci rusia dhe te dy vendosen ndarjen ti qenke rambush nga mendja po linjen e trenit dhe avionit me beogradin rama e firmosi .
Brilante.
Mirenjoje Mero vellai
I ke thene te gjitha,ç’kam ne koke.
?? Bravo z. Baze.??
Albin Kurti ka frike tani ti uli Breket edhe para SHBA
se ka me ishku thelle do shkaterohet fare.
Ajo para ISa Mustafes nuk ishte gje qe i uli Breket,
ishte sikur po hante nje pjese Torte?????????
Ka dicka qe nuk thua mero
Albini mbron ate qe ka thene ne fushate kurse rama ben te kunderten
Kryeministri i shqiperise shqetsohet vetem se c’mendojne aleatet sepse vetem keshtu qendron ne pushtet
Kurse albini shkon edhe kunder aleateve sepse i qendron premtimeve zgjedhore dhe pa kete ideal nuk don pushtet ose eshte gati ta le
besoj se mjaftojne keta diferenca per te kuptuar kush ben hesapin e shqiptareve e kush te vetin
E drejte albini po mbane premtimet ? sic duket nuk te punone radio dhe televizioni do ti kesh te prishura
Albini ka genjyer 100 % o mjeran
Exelent Mero,Albini dhe Saliu jane extremist te majte,paveresisht se Saliu eshte hequr I djathte,te dy I kane demtuar interesat e kombit shqiptare,u bene bashke vitin e kaluar per te rrezuar Edi Ramen,tani ky birboja I vetefundosjes pa pike turpi vete takon kryeministrin shqiptar,pa kerkuar falje publike me pare.Albini duke goditur Edi Ramen ka godite 60% te shqiptareve qe e mbeshtesin ate.
Analise brilante Zoti Baze !
Ulja e brekeve para Isa Mustafes ishte demaskimi , i me nder Albin Kurtit !
Fatkeqesi qe ne krye te puneve ne Kosove te jete ky fare politikani !
Vellezerit tane ne anen tjeter te kufirit nuk i shpetuan fatit te keq qe patem ne ne 92-shin ,ku ne krye te puneve uzgjodh ARMIKU ZYRTAR I SHQIPTAREVE Sali Mullah Berisha ! Albin Kurti nqs nuk rreshtohet pas EdiRames ne syte tane do jete vecse nje zgjatje e Berishes qe ka zgjedhur ta kete mentorin e tij .
Jo morr djall bashkpunimi me ldkne ishte vulneti i popullit te kosoves qe nuk do me ´komandantà plotfuqishme! Pra vota e popullit e vulnetti i jone beri qe kurti te punoje me Ldkne e jo me me njerezet qe ish sigurimi na ka zgedh ne pdk …edhe dihet ke ka zgedhur sigurimi i juaj se dihet kush eshte gani thaci per shembull!
Mos u merzit shume
Gjithe diaspora eshte pro qeverise kurti me Ldkne , edhe kemi pak ma shume fuqi se mero baze e rama apo idiotete e albanistanit ketu
Go mero go just do it! Sa ma shume do shajsh Kurtin aq ma shume do e fuqizojsh, ashtu si ju ndodhi serbeve me albinin do t’ju nfodh edhe juve: vetem sa do e fuqizojsh se te gjithe e dime se shitesh per nje burse!
Ma mire eshte ulja brekeve para vuciqit per ju, dihet kjo!
Imazhi I Albinit eshte ai I halabakut ‘te rrugeve,qe godet me gure,fatekeqesisht Kosova shpetoj nga nje budalla dhe ra ne dore te nje bashibozuku,qe I kanei bere deme te medha Kosoves.E bukura e kesaj miseleje eshte se te dy jane perdorur nga dyshja Berisha – Meta.
Analize brilante! Kurti pa u ulur mire ne kolltukun kryeministror i rane petkat.
E verteta eshte se Amerika e sotme e Trumpit eshte krejtesisht e ndryshme nga Amerika e djeshme e Klintonit. Trumpi eshte prishur edhe me Berlinin dhe Parisin. Dhe po të ishte per të ai do të perqafohej me Putinin. Per Trumpin rreziku vjen nga KIna dhe jo nga Rusia. Ndersa demokratet amerikane mendojne pikerisht të kunderten. Në kete loje të re gjeopolitike Kosova nuk paraqet asnje interes strategjik per Uashingtonin. Amerika do tê preferonte qe problemi kosovaro – serb të zgjidhej një here e mire. Dhe me sa shihet të gjitha presionet dhe kerkesat i drejtohen Prishtinës! Nderkohe qe Prishtina ka mbi 10 vjet qe vetem zbythet para Serbise. Kjo edhe per faj të perendimoreve qe gjithmone e me shume po marrin anën e Beogradit.. Dhe siç thote edhe Mero, Amerika i drejton sot ultimatum Prishtines: Ose hiqni taksen, ose humbisni perkrahjen tone. Kurti, per mendimin tim, ka nje qendrim te drejte. Por Kosova eshte shume e dobet. Dhe e drejta nuk ka asnje rendesi. Ne keto kushte do te ishte mire qe taksa te hiqej. Kosova nuk mund te prishet me Ameriken. Kjo do te perbente nje fitore historike per Serbine. Sepse kohet kane ndryshuar. Sot jemi pothuajse njelloj siç ishte kombi shqiptar ne fillim te shekullit të 20-te. Tê çorganizuar, të paafte të bejme shtet, me plot Esat Pashe Toptane qe per pushtet jane gati te shesin gjithçka. Pa ekonomi, pa ushtri, pa fuqi. Më mire mut se i vogel,- kane thene dikur. Kjo po ngjan me shqiptaret sot. Pothuajse kemi ngelur perseri pa aleate. Kufijte po vihen perseri ne pikepyetje. E ardhmja eshte e zymte. Dhe ndryshe nga çfare thote Mero, Albini ketu nuk ka asnje faj apo pergjegjesi. Pyetja eshte se çfare zgjedhje do beje. Do te jete nje revolucionar qe do te luftoje kunder te gjitheve si Don Kishoti apo Che Guevara, apo do tê kthehet në nje politikan pragmatist dhe oportunist si Esat Pashe Toptani?!
Mini Shengeni Ballkanik eshte vetem nje paçavure serbe,qe fatkeqsisht ju bashkua proruseve edhe antishqiptari D’Rama,per
te kompesuar deshtimin politik per hapjen e negociatave me BE.Edhe sikur Rama te luftoi ne frontin serb kunder shqiptareve
te Kosoves,ju do ta justifikoni si sabotim te agresionit serb.Natyrisht qe Rama eshte tradhtare,sepse jo qe nuk e perkrahu,
apo nuk e rrespektoi vullnetin e Qeverise se mëparshme te Kosoves,por i doli edhe kundra,mbajti anën e interesave serbe!
Me kete servilizem te peshtire,drogaxhiu qe e ktheu Shqiperine ne Kolumbine e Europes,mendoi se do te perfitonte politikisht
nga faktori i jashtem,qe e lan te dhjere prapa deres prej vitesh.I njejti qendrim i peshtire ka qene edhe me Donald Trump,qe
ne fillim e kritikoi dhe më vonë e lavderoi,duke i shkuar edhe nga pas si qen i rrahur,vetem per nje foto.Qendrimi pro serb i
Rames,inkurajoi perkrahesit e interesave te Serbise,duke lënë pa mbeshtetje Kosoven.Nese Ramush Haradinaj do te kishte
perkrahjen e Rames,nuk do te ishte ky presion i Amerikes ndaj Qeverise se Kosoves,ndaj Albin Kurtit.Por dhjaksi i la ne baltë
shqiptaret e Kosoves,ja preu krahet qe ne fillim,pa u konsultuar kurre më pare me ta per marrveshjet me serbet!Nje drogaxhi
qe edhe Partine e tij e sheh vetem si mundesi te interesave te tij personale,qe militantet e “rilindjes” i perdor si mi laboratori,
nuk mund te jete kurre idealist,perderisa uni i tij eshte mbi te gjitha,edhe mbi ato hyjnore,interesat kombetare.Interesat e
Atdheut jan mbi çdo aleance.Te mbrosh interesat e tua kombetare,nuk eshte aleance kunder SHBA-se.
Ky me siguri nga mënyra e të mendurit e ligjëruarit duhet të jetë fari balli gëlbaza! Nuk ka ndryshim hartimi i tij sot nga hartimi i fari jargos pêr shokun enver dhe mokrarët e lumtur koprativistē në vitet 88 !.
Dukesh qe je skuth,zagar i pedofilit Janullapos!
https://www.youtube.com/watch?v=aJqihhbFlr4
Jo, jo, eshte sikar qorri, dora vete.
Prizem muti si keshilltar muti!Vetem nje mut pranon rrolin e mutit.
Poshte kepuces sime e ke vendin.Ik ore bole!
Ha, ha, ha, sikar qorri sikar ngelet, nuk mund te ndryshoje.
Ai momenti kur nje koment eshte me i mire se vet shkrimi!
Ju paskan ikur komentuesit mo mero!!!!!!!!!!!
Po me habit!!!!!
Albin Kurti eshte i vetmi politikan shqiptar qe nuk eshte servil ambasadoresh,sic jane palo politikanet shqiptare.
Juve qe hidheni pro Meros,na thoni se si do ta njohe Serbia Kosoven?Konkretisht jo me fjale boshe.
Se deri sot Serbia deklaron qe cfaredo marreveshje qe te beje me Kosoven (edhe te shkembeje territore) nuk do ta njohe kurre Kosoven dhe kurre nuk do te jape pelqimin qe Kosova te hyje ne OKB.
Atehere cfare duhet te beje Kosova?Cfare faji ka Albini ketu?
Fajin e ka Edi Rama qe po shet interesin e Kosoves,per perfitime personale.
Se fundit,kam librin “realitete shqiptaro-amerikane” te Mero Bazes,qe e shpejgon krejt ndryshe krizen e Shqiperise me SHBA ne vitet 1996-98.Ne ate liber shpegohet me detaje se Sali Berisha nuk ka pasur asnje faj,por ishte PSSH-ja dhe lobi grek ne SHBA qe na bene gjemen.
Ke Mero te besojme?
Kete te sotmin apo ate te vitit 1990-2007?
Albini perfaqsone kosoven Rama e ka fajin cfare nuk lexon doli interneti te qeshim pak .
Jam plotesisht dakord me konstatimin tuaj. Analiza e Z. Baze nuk eshte e qendrueshme, anon gjithmone ne njeren ane.
Me superfuqi si USA ,nje beteje e humbur garant
Ca ka bo Kadri Mehmeti,nxori alltijen vrau vedin…edhe per shokun Albin ka vlere ajo shprehja,o fol e mba,o dhit e ha.
E dini ku eshte ndryshimi midis Albinit dhe Enver Hoxhes,i pari i shpallte armiq dhe u fuste hune, Albini i shpall armiq dhe ju ha mender mune. Un habitem si do qeverise Kosoven ky delirant, mbasi te gjithe kundershtaret politik i ka shpallur tradhtar, duke perfshire dhe Isa Mustafen,ose si do bashkepunoj me Shqiperine, kur kryeministrin e saj e ka shpallur tradhtar, dhe vitin e kaluar u bashkua me opoziten shqiptare per ta rrezuar?!
Mos beni gafe te shkoni kunder USA! Do t‘i beni dem te madh Kosoves se nuk na behet vone qe vete ju nuk do ta keni te gjate.
BRAVO. MERO !
ANALIZE DHE KONKLUZIONE TE SAKTA.
EDI RAMA KRYEMINISTRI ME I MIRE I KETYRE 30 VITEVE.
TE PAAFTIT FSHIHEN PAS PATRIOTIZMIT.
NUK E NDJEKIN DOT.
POR AS NUK DO E NDALIN DOT.
HEEEEE PO KU KA BYTHE KY PERFAQSUES I KRAHINES SE KOSOVES TE PERBALLOJE POLITIKAT E JASHTEME AMERIKANE RUSE KINEZEINDIANE SERBE KY ESHTE THJESHTE NJE NUMER .
KY DO HEQI TAKSEN DO PRANOJE SCHENGENIN BALLKANIK DHE NESE NESER VENDOSIN QE DO TI BASHKANGJITET SERBISE DO PRANOJNE .
KOSOVA KISHTE NJE SHANCE PA U MIRATUAR PAKOJA E ARTISARIT GABIMI ISHTE FIRMOSJA E SAJ E HUMBI ATE SHANCE QE MOMENTI I DHUROJE TANI KA MBARUAR GJITHCKA THJESHTE GENJEJNE NJERZIT
Të fala Mamit nga Zikja.
Albin Kurti dhe Edi Rama duhet të ulen dhe të shohin se si t’ia bëjnë që krijojnë platformë të gjithanshme e të thelluar bashkëpunimin.Rama duhet të bëj gjithqka që të marr nga europa hapjen e negociatave për anëtarësim e mos të humbë kohë kot me këto broqkulla të rajonale ku Serbia përfiton politikisht dhe ekonomikisht.
Albini i ka ulur breket para se te behet Kryeminister!
Qendrimi i sotem i Rames dhe Kurtit, gjoja i akullt, eshte vetem maske!
Kujtoni takimin e pare ne Beograd ndermjet Rames dhe Vucic! Akull fare!
E pra aty, ne Beograd, nje nate me heret jane dakorduar per ndarjen e Kosoves!
Njesoj do te ndodh edhe me raportin Rama – Kurti!
undefined
Ah more Mero po mire po ju meshon ktyne patrioteve tane ne Kosove qe dy koqe mend nuk i kan bile kur te i lexojne keta rreshta te tu dhe kete analize ata do ta lexojne si me gjysem syri sepse nuk e pranojne kete te vertete sepse jan ahmak qe patriotizmi i tyne ju ka dal boja dhe po bahen qesharak.
Nese usa injorohet albini kapet rob pas dy ditesh nga tanket ruse e serbe.nese ju duket paradoksale jeni idiote.
Te lumt Mero.Je brilant.
Minishegeni Ballkano-Perëndimor nuk mund të bëhet pa reciprocitetin Kosovë-Sërbi. Kjo duhet të jetë Platforma Euro-Atlantike apo e Nato-s që solli formimin e Kosovës dhe demokratizoi SErbinë e Miloshevichit.
KEMI NJE AMATOROZEM TE THEKSUAR NGA DREJTUESIT NE KOSOVE NJERI ME AMATORE SE TJETRI
PER MOS TE THENE NJERI ME IDIOTE SE TJETRI
SHQIPTARET NUK I SHIKOJME GJERAT NJESOJE ME SHQIPTARET NE KOSOVE DHE KJO KA NJE ARESYE . LUFTA E FUNDIT ME SERBINE E KEMI BERE RRETHE 107 VJET ME PARE GJITHCA ESHTE HARRUAR , HARRESA BENE EFEKTIN E VETE .
NDERSA NE KOSOVE E SERBI LUFTA ESHTE E FRESKET 20 VJECARE
NE KOSOVE E SERBI NJERZIT NE KOKAT E TYRE JANE AKOMA NE LUFTE ASKUSH NUK JA FALE NJERI TJETRIT JETOJNE NE URREJTJEN JANE EFEKTE TE NJE GJENOCIDI SERBE SE LUFTE KOSOVARET NUK KANE BERE KJO BENE QE KOSOVARET TE DREJTOHEN DREJT LIDERVE POPULISTVE PSEUDO NACIONALISTVE .
DUKE PARE QE KOSOVA ESHTE MULTI ETNIKE AGJENTURA SERBE KA HYRE NE MEDIA DHE NE POLITIKEN KOSOVARE PER NJE LUFTE MIDIS SHQIPTARVE DHE E KA ARITUR QELLIMIT PO TE DEGJOSHE BUBUZHEL BERATIN ESHTE ME SERBE SE NJE SERBE DHE SHUME GAZETARE TE TJERE KJO DEMTON KOSOVEN E IZOLONE ATE NUK DEMTONE SHQIPERIN NE POLITIKE PO ASHTU KA SHUME DOSIE NE SERBI NUK KANE INTERES DREJTUESIT NE KOSOVE PER BASHKPUNIM ME SERBET SE DALIN KARTAT MBI TAVOLINE
NGRIHET NJE POLITIKAN KOSOVAR DHE DERGONE TERRORISTE NE SHQIPERI PER TE DJEGUR PARLAMENTIN CFARE BESIMI MUND TE KESH TE ATA
NGRIHET NJE IDIOT SI RAMBUSHI ME SE FUNDI KURTI DHE HYJNE NE KONFLIKT VERBAL ME SHQIPERINE
DUKE DITUR QE SHQIPERIA ESHTE TRE HERE ME E MADHE E KONSOLIDUAR DHE ME POZICIONI GJEOGRAFIKE FAVORABLE KA DY DETE NE KUFI ITALINE GREQINE ME E INTERESUAR EDHTE KOSOVA PER MARDHENIE ME SHQIPERINE SE SA SHQIPERIA ME KOSOVEN LIDHJA E SHQIPTARVE ME KOSOVEN EDHTE ME SHUME SENTIMENTALE SE SA EKONOMIKE KJO TREGON QARTE QE KOSOVEN E KANE VIZITUAR ME PAK SE 23 % E SHQIPTARVE .
LIDERI SHQIPTARE EDI RAMA KONSIDEROHET SI NJE LIDER I FORTE AI KONIDERONE SI TE BARABARTE LIDERET EUROPIEN .
AI NUK MUND TE FALI KURTIN QE PARA NJE VITI E CILESONTE RAMEN SI TRADHETAR TE PAKTEN KURTI DUHET TE KERKONTE FALJE PUBLIKE PARA VISITES NE TIRANE
Tregohu pak me edukate z Zigur Qarri. Sikur nuk te shkon vulgariteti,me qe je fans i palekundur i se keqes, i antinjeriut.
O palaco burre! Bythlepriresdhe anti-shqiptar! Edhe Albinin e nxorre anti-kosovar sepse paguesit tend i ka zene koqet me dere amerika e nje te cmenduri si presidenti trump i zene pwr koqesh nga Rusia! Kosova do jetoj ps trumpit po ti o plere me kete antishqiptarizem si te ze gjumi o gjakprishur! Hale!
Fli i qete or gjumash enderimtar! As mos e vri mendjen se cduhet bere. Vetem endero qe Kosova do jetoje edhe pasi Amerika te zhduket. Ndoshta ke te drejte se nena vdes para femijes, por qe femija te kerkoje vdekjen e nenes, eshte problem per tu studjuar. Amerika, kjo nene per Shqiperine dhe Kosovoven, jo vetem qe seshte e Rusit, por as e Trampit. Ti injorant qe muk di gje per Ameriken dhe si funksionon ajo, endero qe ajo te zhduket dhe Serbet tua vene koqet ne ferkace, ju idjoteve te lindur.
Amerika, nese u e di shpalli terroriste levizjen per clirimin e kosoves! U deshte shume pune qe keto fjale te ambasadorit te hiqen edhe amerika te nderoje menden!
Njesoj per kurtin, ju kujtohet ajo ambasadorja qe dolli kunder kurtit? Ku eshte ajo sot ! Qendresa jone eshte ajo qe vendos anen qe mban amerika e ne nuk do ndryshojme qendrimet tona per pamvaresi te plot te kosoves sepse per kete kemi luftuar ! Ketu eshte dallimi i madhe ndermjet komentuesit e albanistanit edhe shqiptaret !
Per mero bazen , nuk pyet kush sot se amerika e njeh shume mire…
Taksa Haradinaj beri ate qe askush nga ju rilindasit e rames nuk po e kupton, ligjeroi me veprim konkret kufirin midis kosoves dhe serbise, i vuri doganen tek thana serbise, i tha ndalu beg se ktu ka hendek. Halli i Serbise nuk eshte hall i Kosoves, Kosova eshte shtet i pavarur, i njohur nga shumica e shteteve te BE dhe USA, kufijte e saj jane te ligjeruar dhe te skicuar ne flamurin e Kosoves. Taksa ndaj Serbise ka bekimin e Gjermanise dhe asaj pjese te Europes qe mbron vlera te ndryshme nga vlerat qe promovon administrata Trump. Kosova duhet te mos humbasi kohe me bisedimet me Serbine por te vrapoje te ndertoje e te forcoje institucionet e saj shteterore, ti pergjigjet serbise me te njejten monedhe ne cdo hap, te kerkoje hapur ndihmen e shqiperise dhe mbeshtetjen e shqiperise qofte ne aspektin politik ashtu dhe tregtar, e nqs qeveria shqiptare refuzon ta ndihmoje ath kjo te behet publike dhe transparente. Kosoves nuk i duhet njohja nga Serbia, nuk e ka me nxitim, sepse kosova ka nje avantazh qe serbia nuk e ka, kosova ka shqiperine pas saj, Rama sot eshte bere pjese e bllokades se forcave antishqiptare kunder kosoves, ka mbyllur rrethimin duke tradhetuar njerez te te njejtit gjak, gjuhe e zakon, Rama sot i ka ngulur thiken pas shpine jo vetem kosoves por ceshtjes shqiptare ne pergjithesi, por Rama eshte i perkohshem sic kane qene edhe te tjere perpara tij, ndersa kosova e shqiperia do jene edhe per shume shume kohe. Albini do bente gabim nqs do perdorte reciprocitetin per te ligjeruar nje heqje defakto te takses dhe zevendesimin e saj me nje gjasme-reciprocitet, nuk besoj te shkoje deri ketu, reciprocitet nenkupton reciprocitet. Sa per friken se mos humbasim Ameriken kjo nuk ka shanse te ndodhe, USA do qe te kete nje prezence te fort ne ballkan dhe do aleat, sllavet e serbise jane vec nje zgjatim i rusise dhe pararoja e hegjemonizmit sllavo-rus, pra nuk ka shance Amerika lere hapesire boshe per Rusine apo Serbine, baza e bondstill eshte me e madhja ne rajon, shqiptaret i ka 100% me vete, ath pse duhet Amerika te rrezikoje pozitat e veta ne ballkan duke u armiqesuar me kombin shqiptar, per ti hapur rruge ekspansionit dhe influences ruse apo kineze. Ne kemi mbeshtetjen e USA cka eshte dicka pozitive por qe me ardhjen e Trump kjo mbeshtetje eshte bere nga solide ne viskoze. Kosoves i duhet vetem ti rezistoje cdo lloj presioni e propozimi qe cenon kufijte dhe integritetin e sundimit te shtetit e ligjit ne cdo cep te kosoves. Serbia nuk e pushton dot me, kjo ka marre fund, Shqiperia pamvaresisht snobistave qe e qeverisin eshte 100% pas vellezerve te tyre do apo nuk do politika shqiptare. Ne keto momente situata eshte e paqarte ose te themi jo e favorshme per shqiptaret, ne te tilla raste eshte me mire te qendrosh pa levizur derisa mjergulla te shperndahet. Mesa duket Trumpit i duhet nje precedent per ta perdorur ne rastin e krimese dhe palestines, dhe po perdor kosoven per eksperiment, eksperiment qe po behet ne kurriz te shqiptareve. Kosova duhet vetem te nguli kembet fort ne toke e mos levizi, sic thote amerikoni vete, To Stand Your Ground, that’s it.
Nuk po I kuptoj keta politikanet Kosoves,I ka zene dalldija e patriotizmit primitiv,te gjithe kunder te gjitheve,a ka njerez te ditur dhe racional ai vend apo jo?!Nuk drejtohet shteti me njerez si Rambushi,ti kqyr punet e tua,un po kqyr punet e mija,ose si Albini,qe gjithe kundershtaret politik I quan tradhtar,duke perfshir dhe isa Mustafen.
Albinit po I duket vehtja si Enver Hoxha,qe I shpalli lufte dy superfuqive te kohes,BRSS dhe Amerikes,thjesht nje Don -Kishot modern.
Jo iduket vetja si nje Km qe ka perkrahje e popullit te tij per politiken e tij!
Amerika duhet t’i thot flm Kurtit qe e ktheje zemerimin e popullit ne nje levizje politike te kanalizuar se perndryshe do kishte plasur e jo per mire ne kosove kunder hashimit edhe perkrahes te rames ne kosove!
Ciraket e dyshes Sali-Meta ne Kosove jane mobilizuar te gjithe kunder kryeministrit shqiptar Edi Rames,pra keta pinjoll te Xhafer Deves duan me cdo kusht te realizojne nje kater Shkurt ne politiken e Tiranes.Mision I pamundur,fashistit Sali dhe hajdutit Meta ne Shqiperi ju ka dale kallaj,I njohin me dhembe e dhemball,keshtu qe xhaferdevet e Kosoves lodhen kot,ata nuk i ndigjon kush ne Shqiperi.
MOS FABRIKO MALL të HELMUESHËM e të SKADUAR!
Një shkrim aq tendencioz saqë edhe një analfabet politik e nënkupton.
ALBINI e milona albinë, kurrën e kurrës nuk do krijojnë aleanca KUNDËR VETËVETES, resp kundër AMERIKËS.
Është stina e volitshme për kultivimin e intrigave.
Për pak kohë do kthjellet moti. Vjen SOLSCITI VEROR, pa shqetësime.
Histeritë antishqiptare ruso -serbe-greke do bëhen edhe më cjerrëse, se bëhet më mirë edhe për AMERIKËN, edhe për NE rrjedhimisht.
O Albin ver kembet ne Toke.Mos bej tallava se e ke ne kurriz Qeverisjen e Kosoves.Pa SHBA dhe BE ,as per 1000 vjet nuk behej Kosova e pavarur.Mos degjo Sali Kriminelin ,Like hajdutin dhe Zotnine”DRU ME PRE” ,qe luajti si Karagjoz ne Qeverisjen e Kosoves.
O Mero po ça e gjeti Serbinë se i tha JO Amerikës në Ramboulliet aman ?!?!?
Bëri durim vetëm 20 vjet dhe fitoi edhe Kosovën edhe BE …dhe as me ndonjë burrë më të mirë se Millosheviçi po me atë që i hapte birrat
Po ne kemi bërë durim 1400 vjet me këtë farë të keqe që na mbiu në kufi ….pse mos të durojmë edhe 14 vjet për shembull po u dashka të ulim brekët kaq kollaj pikërisht tani ??!?!?!
Shqipëria Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!