Nga Mero Baze
Nuk është ende e qartë se çfarë e shqetëson opozitën në operacionin “Forca e Ligjit”, siç e ka emërtuar qeveria, fushatën një vjeçare kundër organizatave kriminale. Është një operacion që të jep plot shkaqe për t’u shqetësuar. Nga pikëpamja ligjore, është në kufijtë ekstrem të ligjshmërisë dhe normave kushtetuese, duke i tejkaluar disa herë ato.
Nga pikëpamja formale, është në majat e PR që mund të bëhet me një gjë kaq me peshë, duke vendosur përballë imazhit të rëndë të krimit, ca vajza të bukura me syze, që duket se nuk ndjehen fare të trembura për çfarë flasin.
Nga efekti në publik, kemi të bëjmë me një pritshmëri ekstreme për t’i dhënë fund sundimit të bandave në shumë qytete të vendit dhe diktimit prej tyre të jetës ekonomike e politike atje.
Nga pikëpamja politike është thikë me dy presa për qeverinë, nëse nuk ja del dot të bëjë një operacion serioz dhe thelbësor kundër krimit, pasi dështimi i saj do të jetë sundim i gjatë i krimit.
Nga të gjitha këto, opozita është fokusuar vetëm tek vajzat bjonde që japin pretencën për të goditurit para objekteve të tyre. Ato në fakt, përveç talentit të Edi Ramës për ta bërë bashkë “të bukurën dhe bishën”, janë për mua dhe një detaj i rrallë ilustrues, i burrave shqiptarë të policisë dhe politikës, që janë të trembur nga krimi dhe nuk ua zënë dot emrat në gojë.
Ndoshta qeveria e ka bërë pa vetëdije këtë gjë, por jam i sigurt se shumë zyrtarë të shtetit shqiptar, drejtorë policie apo deri ministra, nuk janë aq trima sa të zënë emra kriminelësh në gojë. Aq më tepër të identifikohen si përndjekës të tyre.
Ato vajzat me syze dielli kanë një lehtësi shkatërruesë për të zënë në gojë emra të tmerrshëm dhe për t’u komunikuar pretencën, sikur janë gazetare në transmetim direkt.
Është gjëja më poshtëruese që mund t’u bësh njerëzve të fortë që bëjnë ligjin dhe mbi politikën në Shqipëri, duke i zhburrëruar me një pretencë në gojën e disa vajzave të bukura të policisë.
Sigurisht që Edi Rama, kur e ka bërë këtë skenar, ka pasur parasysh më shumë opozitën, se sa kriminelët. Ka pasur më shumë parasysh nervozizmin e tyre ndaj gjetjeve të PR, se sa ajo që mua më duket lehtësi e rrallë për të poshtëruar publikisht disa emra të frikshëm.
Dhe çudia është që opozita këtë e shikon si problem të madh dhe ka vërshuar së bashku me mbështetësit e saj në shtyp në një fushatë seksiste kundër imazhit të këtyre vajzave police.
Realisht mendoja se opozita do bënte betejë për hapësirat ligjore të këtij operacioni, për rrezikun për keqpërdorim politik të tij. Çuditërisht ky debat mungon.
Duke ironizuar vajzat bjonde të policisë dhe duke bërë lista linçimi të vetat “se si do ta bënte ajo atë punë”, Partia Demokratike në fakt duket më e trembur nga suksesi i mundshëm i operacionit, se sa nga problemet e tij. Ata thjesht duken të bindur se kjo mund të funksionojë dhe po e luftojnë paradhënie.
Nëse ndodh kështu, atëhere më lehtë e kanë të bëjnë sikur gëzohen, se sa të shajnë ato vajzat e policisë. Ato janë aty për të mbuluar shëmtinë e një vendi ku kanë munguar burrat që të përballen me krimin.
Siç mund të mbulojnë dhe shëmtinë e opozitës, që nguron të marrë pozicion, pro apo kundër kësaj beteje. Dhe merret me vajzat e policisë.
Bandat kryesore kriminale jane politakanet e korruptuar
Pa mbeshtetjen e tyre bandat nuk do guxonin te vepronin..
Po nuk dolen rrenjet se kush i ka perkrahur ne keto 30 vjet,asnjehere nuk do denohen…
Duhet te gjenden prokuroret dhe gjykatsit qe nuk i kane denuar ose lehtesuar….
Po nuk u zbarkua ne lalez dhe te zbulohen se nga ka ardhe gjithe ajo pasuri,vetem aty jane lidhjet e krimit me politiken…
Te gjithe thone ndiq paret,dhe te gjitha rruget e parase te cojne tek saliu,iliri,fatmir gerdeci e te gjithe shpura e korruptuar…
Mè tepèr sesa pèr kriminelèt, aksione mediatike si kèto me “KÇK”” apo “HMH”, flasin pèr qorrsokakun politik tè kètij kryeministri dhe qeverisè sè tij.
Baza ligjore e aksioneve tè tilla èshtè zero, efektiviteti goditès kundèr krimit po ashtu.
Nuk ka shqiptar qè nuk dèshiron goditjen e krimit dhe konfiskimin e aseteve tè pèrfituara prej tij. Rruga ligjore pèr arritjen e kètij qèllimi, ishte pritja prej vitesh pèr realizimin e reformès nè drejtèsi dhe jo teatri provincial me syze dielli dhe tè mbathura tè zeza mbi kokè, pér tu dukur me maska.
Kjo èshtè tallje me qytetarin shqiptar, èshtè treguesi se pèr sa tarallakè i kujtojnè shqiptarèt kèta politikanèt tanè.
Tè jesh i paaftè, èshtè njèra gjè. Dikush edhe mund ta quajè me term teknik MUNGESÈ EFIÇIENCE por tè tallesh me njerèzit, èshtè e pafalshme, èshtè HMH (ha m.. ha)
Opozita qe flet me percmim per policet femra, nuk eshte gje tjeter vec perfaqesuse e katunarise te kohes se babaqemos, qe vazhdojne mos te kuptojne kohet moderne. Simboli i trimerise se tyre eshte Sali Berisha, qe ne tre fjale, nje eshte fjala vrasje, apo ne tre fjali, nje eshte “te vrasim Ramen”, apo “do e kishja vrare ramen nga frengjia e Kryeministrise me snajper” etj etj. Ky eshte per ta burre qe i ze vend fjala! Nuk ka per ta rendesi ne se vret politikanin, apo kriminelin. Mjafton te vrasesh…Keshtu jane mesuar keta kokeshqope. Duan te degjojne “burrat e vendit” dhe jo “cuperlinat e popullit”. Per ta edhe Shote Galica eshte shaka. Ata nuk kuptojne thelbin e problemit, qe forcen ta jep drejtesia dhe pushteti dhe jo ana fizike apo seksi.
Nga ana tjeter me vjen keq zoti Mero qe merresh me keta dallkauke, qe eshte turp ti kesh per opozite. Eshte turp ti quash shqiptare aq kokeloqe jane.
Ne qendrimin e opozites ne kete rast ne analize te fundit ka shume probleme mentalitet primitiv ,racist mbeshtetje e krimit te organizuar ki mbeshteten per te marre pushtetin.nje e djathte e re eshte e vetmja zgjidhje per vendin me burra e gra te ndrrshem e te pa ndotur nga berishizmi.
Doli flaka para tymit.U bë shume zhurme,zhurme e panevojshme,ky eshte problemi.Perse u demonstrua gjith ajo force,per te bindur
shqiptaret per seriozitetin e Qeverise,e Qeverise qe ka qene deri tani ne anen e krimit dhe jo te policeve?Nuk varet suksesi Policise
nga numri i policeve apo gjinia e tyre,por nga efektiviteti i saj.Shteti te heq dhembe e dhemballe nese don,edhe me 10 police.Por kjo
ndodh nese kriminelet nuk kan mbeshtetjen e politikes.Dhe nese keputen fijet e krimit me politiken,nuk nevoitet me shume se nje
Muaj per te asgjesuar gansterat ordinere,qofte vetem me police femra.Ordineret nuk shkojn më larg se ndonje Klub,Hotel apo
Restorant,qe i bën ata me adrese,kollaj per tu pergjuar dhe per ti izoluar.Por si do t’ja bejn me miliaradat pa adrese te gangsterave
te politikes,qe i qarkullojn neper Banka,brenda dhe jasht Shqiperise?Le te shpresojm se do behet diçka.Shume shpejt do shihet
rezultati.Por ne nje vend ku thuhet,se Marjon Mitro,vartesi i Kryebashkiakut socialist Shpetim Gjika,ka qene atentatori i Prefektit
te Vlores Besnik Dervishi,ku thuhet se Kryebashkiaku Gjika i dha leje ndertimi vjehrrit te Lulzim Bashes,por Kryeministri Edvin
D’Rama e mbrojti duke genjyer,se gjoja ndertimi ishte pa leje,prandaj do te prishet,por qe ne Strasburg u vertetua e kunderta,
ndertesa rezultoi me leje,mbetesh pa fjale.Dhe Qeveria jone,dhe Kryeministri genjeshtare,u ulen ne gjunje me turp,te poshtruar,
per te demshperblyer 14 milion euro te demtuarit,pa mbajtur pergjegjesi fare!Rasti i Vlores nuk eshte as i pari dhe as i fundit,
bemat e Kryeministrit tone,nuk kan fund.Jan pikerisht keto bema,qe te bejn te dyshosh,se çdo nisme eshte e destinuar te deshtoi.
14 milion euro dëm per tekat e Kryeministrit,qe mbush burgjet me shqiptare qe nuk kan te paguajn 20-30 mije Leke te vjetra per
energjine elektrike!Sa u denua Shpetim Gjika,kush pergjigjet per humbjen e 14 milion eurove?Te presim nese do te konfiskohet
pasuria e ndonje Deputeti apo Kryebashkiaku,dhe PS-eshte plot me kesisoje horrash,afro 350 horra.Filloje nga vetja Kryeminister!
Eshte per tu falenderuar puna e kryeministrit tone ne luften kunder krimit .
Bravo zoti rama do te jemi gjithmone me ty
…per sikar qorrin qe shkruan gjate the ja mer si pela kalit ne 2 te nates…meru me ndonje pune me produktive se po le koqen e namit me perrenjte psiqike, vepro tani sa nuk jane kthyer ne lumenj. TUNG.
Me shkeli kepuca prizem mutin.
Metamorfoza e “rilindasit ne mut.
Nuk eshte hera e pare qe Rama kompeson mungesen e rezultateve konkrete me spektaklin e ekzagjeruar.
Spektali me nismen KÇK eshte tregues qe qeveria nuk ka ne plan te beje asgje nga ato qe premton.
Se nese do sulmonte vertet bandat, rezultatet konkrete do te promovonin vetveten. Nuk do te kishte nevoje as per show me
syze dhe as per video me pompa.
Mjafton raportimi i punes se perditshme te OFL. Sot ndaluam keta kriminele, dhe konfiskuam keto pasuri. Kaq!
“Fshati qe duket nuk do kallauz” thote populli. Por Rama ben kallauzin se do te na shese nje fshat qe as ekziston dhe as nuk
ka per te ekzistuar.
Dhe nuk eshte hera e pare qe Rama kompeson mungesen e rezultateve konkrete me spektaklin e ekzagjeruar.
Rasti me i qarte eshte spektakli i Tahirit ne konference shtypi me ne sfond fuci baruti dhe police te armatosur.
Duke kercenuar lazaratasit se ky ishte fundi i kultivimit te droges ne Shqiperi.
Faktet treguan qe ky spektakel u perdor per te mbuluar pikerisht kthimin e Shqiperise ne nje qender te trafikut
nderkombetar te droges.
Por propaganda ishte kaq e forte sa publikut iu desh disa kohe per te kuptuar se “heroi” ne fakt ishte vete “armiku”.
Nese Rama ka vertet ndermend te sulmoje bandat kriminale le ta filloje duke iu hequr pushtetin qe ato kane ne zgjedhje,
nga ku buron edhe imuniteti i tyre.
Per kete nuk ka nevoje fare per spektakel. Mjafton te votoje nismen ligjore te propozuar nga 50 mije zgjedhes,
dhe te ndryshoje kete sistem zgjedhor qe fuqizon baronet lokal te droges.
Pse nuk e kuptojne njerzit se, kjo qe krijoi qeveria me Edi Ramen OFL,eshte ne favore te popullit dhe te gjithe vendit tone.Pse ngrihen disa dhe e kundershtojne me force dhe komentojn keq duke iu versulure kryeministrit? Po te jene ata qe jane te korruptuar,kane te drejte sepse do t’ju konfiskohet pasuria qe e kane ven ne rruge te paligjesheme,por ata qe nuk jane te implikuar ne keto afera korruptive pse hidhen kundra qeveris? Ky ligje anti mafies eshte ne favor te shqipetareve te ndershem dhe duhet te mbeshtesin qeverine,madje t’a ndihmojne.
Na gezon fakti, qe kjo struktur e re e policis se shtetit, dotua nxi jeten krimineleve, banditeve e trafikanteve, qe dke trafikuar vajazat e qyteareve shqiptare, apo duke u mare me trafiqe te paliqeshme kane krijuar pasuri te medha.
SHume prej ketyre trafikanteve, kane bere transferime te prones tek te dyte e te tret. Kjo eshte detyre e SPAKUT, BKH.
Mendimi yne eshte, qe kjo elit policore, shume mire qe ne perberje ka vajza trimeresha, si keto qe po shikojme, qe sduan tja dine se kush jane trafikantet dhe kriminelet, vetem te zbatohet ligji.
Besoojme e shpresojme qe kjo strukture e policis se shtetit, dota shtri aktivitetin, jo vetem tek kriminelet e trafikantet, por edhe tek politikanet dhe pushtetare te gjithe niveleve, ne qender dhe ne baze, duke filluar nga ish kryetaret e bashkive, komunave, te cilet per kater vite , apo me shume, ne kry te ketyre institucjoneve, mbi 80 perqind e tyre kane bere vila ne Tirane, apo ne brekdet, nje pjes tjeter kane pervetesuar pronat e shtetit dhe askush skujtohet ti verifikoi, sa kane mare te ligjeshme dhe sa kane grabitur ne menyre te paligjeshme. SHembull eshte ish kryetari i komunes se Staroves ne Pogradec, i cili ne luadhin e Celos ish NB, sektor i pemtaris me qindra drufrutore si molle , kumblla, qershi, prone shteterore i ka thurur dhe i cfrytezon sot, ky ish kryetar kumune dhe sakush nga kontrolli i shtetit, apo bashkia se kontrollon. SI ky rast, ka me dhjetra e qindra ndoshta, qe ne kariken e shtetit , kane vjedhur pasurin e popullit ne tatime, dogana, drejtori te ndrysheme dhe me ato para koorupsjoni kane bere vila, biznese te ndryshme, por qe duhet tu shkohet deri ne fund verifikimi, sekuestrimi, gjithnje ne baze te ligjit, pa bere dallime, politike e partiake.
Gjithashtu, mendoi se mbas, verifikimit te pasuris, te krimineleve e trafikanteve, investigimi duhet te filloi nga lart poshte. Keshtu qytetaret dote shikojne dhe dote besojne me shume, tek policia e shtetit, drejtesia e re qe po ngrihet.
SHpresojme e besojme se mbas verifikimit, sekuestrimi i pasuris te paligjeshme, ti kethehet arkes se shtetit, per ritje rrogash e pensjonesh, kopshtet e shkolla per uje e drita me shume, per te cilat ka mungesa te theksuara per qytetaret edhe mbas gati 30 vjet demokraci.
Mero meru cil ti si gazetar i vjeter ne kete vend me ligjin dhe lere PD se na ata sorrt njeri te bejn dicka oer kete vend.Po fuksionoi per bandat mire e kan po po u moren me xhepista si i vete hallit
Do e keqperdorin njerzit e policis kete ligj Mero,ketu jemi dhe do e shikoim
Kur i dha uje te ftohte i thane na ftohe gomarin,kur i dha te nxehte na dogje gomarin. Ju kujtohet kjo thenje per Nastron.
Po cfare mutin keni more batakci qe rrini vetem duke llapur. Jeni ju qe keni thene qe Edi ka 6 vjet ne pushtet dhe nuk po e lufton krimin. Dhe sa po gjen nje mundesi ligjore per ta bere kete thoni shkelet kushtetuta.
Po mos kishte politikanë kriminelë nuk do kishte edhe banda kriminelësh.Kriminelët janë më të “ndershëm” se politikanët hajdutë sepse ata nuk e vjedhin shtetin por meren me punë të pista drogë,vrasje,prostitucion etj etj ndërsa politikanët vjedhin qytetarët shqiptarë.Kjo situatë që është sot në Shqipëri është krijuar nga Partia demokratike me në krye mafiozin Sali Berisha.Kjo parti nuk mbështetej nga shqiptarët dhe Saliu i la njerzit të bënin si të deshin.U mblodhën të gjithë veriu në qytetet e mëdhenj si në Tiranë,Durrës,Vlorë,etje tj dhe ndërtuan ku të mundnin hapnin dyqne ku të mundnin dhe këshru u krijuan grupet mafioze që filluan të vriteshin me njeri tjetrin dhe të mbështetnin shtetin duke i premtuar mafiozëve çdo gjë.Prandaj sot këto banda janë vështirë të lufton sepse kanë grumbulluar shumë para dhe mund të sfidojnë edhe shtetin.Kur ishte në qeveri Saliu gjithë demokratët nuk paguanin as drita as ujë as taksa për dyqanet dhe të tjerëve ja fusnin kot më kot që paguan mbi atë që harxhonin.Forca e re e policisë nuk e di se si do përfundojë por po nuk filloi shteti nga vetja them se do dështojë sepse këto 30 vjet ska mbetur njeri pa u përlyer me punë të këqija..
undefined
Vajza e policise me syze e pa syze po ben punen e vet dhe shume mire qe e ben. Edhe ata qe e shajne me fjalet me vullgare apo me meme perverse bejne punen e tyre.
Problemi ketu eshte se Rama si dirigjent i OFL apo KCK gjendet ne nje mjedis qelbanik dhe nuk ka rruge tjeter vecse te perdore metoda me qelbanike. Te njejtet njerez qe kane vite qe nuk lene jave pa promovuar “mafian shqiptare” , tashme kane filluar edhe bejne ndarjet si “mafia e ndertimit, e mjedisit, e licensave, e prokurimeve, e drejtesise , e lumenjve, e hoteleve e shume te tjer”. Ne shqiperi qenkan mbledh gjithe mafias e botes. Na kishte ngel edhe “mafia e ambasadoreve” tani ne fund. Keta njerez sot ankohen per te drejtat e njeriut apo vendim gjykate! Keta sharlataner qe nuk kane lene njeri pa akuzuar si “mafioze” sot po kerkojne te drejtat e njeriut.
Sipas interesit, mjatas apo djathtas politikisht, mediat televizive apo online jane te gjithe pjese e ketij sistemi qelbanik ku cdo gje banalizohet ne ekstrem dhe pastaj habitemi perse shohim te tilla banalitete ne ekranet tona.
Thuhet se pas sekuestrimit të Resortit Golden, do ti jepet me qera zotit Carlo Bollino për BunkArt 3…Me një fjalë do ti hiqet
Hajërve e ti jepen një gazetari italian që bëri hajër në Shqiperi nga politika!Me nje vendim te posaçem pronari mediatik afer
qeverise Karlo Bolino ka marrë plot 4021 m2 truall perfshi 1624 m2 ndertese per luks zyrash per televizionin e tij qe njihet
edhe si ERTV-2, prone publike territor i parashikuar per ndertimin e shkolles se mesme per nje zone prej 50 mije banoresh
qe nuk ka nje te tille.
1. Nje zone e madhe e Tiranes qe kufizohet me Sheshi Ataturk, Pallatin me Shigjeta, Unazen e Madhe, Sheshin Shqiponja,
ish Fushen e Aviacionit dhe deri me Sheshin Rilindja (Zogu Zi) nuk ka nje shkolle te mesme.
2. Banojne mbi 50,000 banore, sa nje qytet i Shqiperise por nuk ka shkolle te mesme.
3. Plani Rregullues i Tiranes miratuar ne 2013 kishte caktuar ish Ndermarrjen e Orave si shkolle te re te mesme
(shihni redaksia ju lutem harten nga Plani Rregullues i 2013 si edhe Rregulloren e Planit te 2013 qe shprehen qarte
per rikonstruksionin e nderteses ekzistuese te ish repartit te orave per shkolle te mesme).
4. Bashkia ne 2017 me preteksin e nje plani te ri rregullues njoftoi se ka ndryshuar vija administrative e Tiranes.
HOQI shkollen e mesme mesa duket per interes te Bollinos.
5. Dje Rama i firmos Bollinos plot 4021 m2 truall perfshi 1624 m2 ndertese per luks zyrash per televizionin e tij qe njihet edhe si ERTV-2.
6. Objektin e ka ndertuar shteti me taksat tona, por toka ka pronar disa familje Tiranase te cilat me fisnikeri nuk kerkuan
token kur moren vesh qe do ishte per shkolle. Po tani pse mos kene te drejten e tokes pronaret por miku i Rames?
7. Rama perlan (i) gjithe taksat tona, (ii) token e pronareve te Tiranes dhe (iii) shkollen e femijeve te 50,000 banoreve
per t’ia fal atij qe i sherben me sherbim lepirje.
Sinqerisht je megjithe menfe koke pa lare ose mendje shpelare ooooo zogu vogel krimi nuk ka ngjyre i majte i djathte i bardhe i zi ai ngelet krime dhe eshte i denushem nese ti je pjese e krimit me fale po do ta hashe sapunin .
Kush do qofte qe do e bente kete ligje sikur edhe krimineli berrisha do ti thosha bravo .
Zogu vogel qe je lodhur duke shkruar nje faqe eshte me mire nje fraze po kuptim plote
Zogu vogel kisha nje pyetje je me krimin apo kundra krimit se rruge te mesme nuk ka ! .
Nuk me vjen keq te shprehem se: keta opozitare antishqiptare deri ne palce duhen studiuare pse bejne gjithe kete zhurme per çdo gje qe ben qeveria,po perse e bejne ?
Qeveria qe ka marre dhe po merr gjith keto masa ne interes te popullit dhe ne lufte kunder kremineleve duhte me çdo kushte ndihmuare dhe inkujaruare per te marre rezultatet qe populli pret. Por jo nuk ka mundesi se bandat me te medha qe drejton lidershipi i partise demokratike nga i pari deri tek i fundit nuk i lejon te bejne nje gje te tille.
Prandaj del detyre numer nje qe kokat e kesaj bande duhen prere urgjentishte dhe populli do shikoje nje çberje te bandave qofshin edhe ato me te rrezikeshmet siç thuhet ne çdo tv. dhe gazete shqiptare.
Se si neutralizohen,sulmohen,zhvishen nga pasuria e vjedhur nje ndihmese te mire dhe reale ka dhene edhe GIAN ANTONIO STELLA. me librin famoz ” Kur shqiptare ishim ne”. ( L” ORDA— HORDHIA ) Si do qe te vertitemi krimi duhet zbuluare,studiuar,vleresuare dhe sulmuare vetem nga KOKA dhe te gjitha te tjerat bjene vete. A eshte e veshtire, shume por ne shqiperi duhet vleresuare dhe bere sa me pare se kane kaluare shume kohe qe populli vuan nga ky virus shkaterrus deri ne identitet. Presim shteti dhe populli te fitoje. “Ndjese per nje pjese te mire te PD .qe nuk duhet ngaterruare me keta per te cilet flasim dhe dergjemi per dite”.
MERO A KA VJEDHES VRASES KRIMINELE QE TE KETE RRESPEKT DHE SIMPATI PER POLICINE DREJTSINE
JOOOOOOOO EDHE PD DUKE QENE PJESE E GRUPEVE KRIMINALE E KA PER DERYRE TI DALI NE MBROJTJE .
NJE DEPUTET I PASTER I PD NUK KA FRIKE NGA FORCA E LIGJIT NDERSA BERRISHA ME KOMPANI NDIHET I RREZIKUAR POR POPULLI ESHTE I NDERGJEGJSUAR KOHA E HIENAVE KA MBARUAR
Si ka mundesi Mero,qe akti normativ i qeverise le jashte politikanet e larte dhe prokuroret e gjyqtaret e koruptuar,shkaktaret kryesore te katraures ne Shqiperi?Si ka mundesi qe qe ministri i brendshem te jete kryetari i komisionit e anetare te jene prokurori i pergjithshem,e te tjere?Keto komisjone politike do te vendosin per sekuestrime pronash e te tjera,pra,duke anashkaluar e shmangur SPAK e BKH?Ky akt normativ ka shume probleme,duke tejkaluar kushtetuten,kodin e procedures penale e tj.Ku ka qene qeveria e z.Rama qe nga 2013?Shkaku kryesor eshte,sipas meje,per te bere shown e radhes per te shtyre sa me shume hetimet per politikanet e larte,shkaktaret kryesore te gjendjes me vend,me korripsionin gjigand e vjedhjet pa limit!Kush I zoteron vilat tepee luksoze ne Lalez ,dhe me cfare lekesh jane ndertuar?A i ka pare lryeministri keto?
Ah mor Zagoriti. Nuk ke faj ti, por padija, urrejtja kunder KM dhe dembelizmi per t’i hedhur një sy ketij Akti, te ben ty dhe te ngjashmit e tu, minimalisht idjot.
OFL nuk ben gje tjeter pervecse:
1. Dergon formularin e vetedeklarimit te pasurise subjekteve te denuar, ne pritje te denimit dhe atyre ne kerkim.
2. Ky formular i dorezohet SPAK-ut, i cili vendos per sekuestrimin e prones brenda 15 ditesh nqs sujekti nuk e justifikon nepermjet dokumentave këtë pasuri.
3. SPAK-u, si organ akuze e dergon dosjen ne GJS, e cila ka 6 muaj kohe per te vendosur per konfiskimin ose jo te pasurise.
Perfshirja e SPAK dhe GJS eshte katerciperore. Ketu qendron edhe forca e ketij Akti Normativ, sepse anashkalon gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar qe e dine qe nuk e kalojne dot vetingun dhe jane kthyer ne KÇK.
Lexoje, shtype dhe shperndaje. Kaush!
Sinqerisht je megjithe menfe koke pa lare ose mendje shpelare ooooo zogu vogel krimi nuk ka ngjyre i majte i djathte i bardhe i zi ai ngelet krime dhe eshte i denushem nese ti je pjese e krimit me fale po do ta hashe sapunin .
Kush do qofte qe do e bente kete ligje sikur edhe krimineli berrisha do ti thosha bravo .
Zogu vogel qe je lodhur duke shkruar nje faqe eshte me mire nje fraze po kuptim plote
Zogu vogel kisha nje pyetje je me krimin apo kundra krimit se rruge te mesme nuk ka ! .
Do ti rruajne bythen krimit, sepse keshtu ndodh kur paraja publike harxhohet nga palla i gjate per show, sepse ka nje gjykate nderkombetare te te drejtave te njeriut qe ia permbledh per te mira e ne gezime cdo akti te bazuar ne ligje qe bien ndesh me normat nderkombetare firmosese dhe anetare e te cilave eshte edhe Shqiperia. Palla i gjate e di kete por kjo i duhet per sy e faqe deri nga pranvera apo vjeshta kur me kismet shpreson ti hapen negociatat, nqs ia arrin avash avash do ua ktheje pronat duke u justifikuar me ate apo kete. Te kuptohemi, une jam qe cdo krimineli te rruges apo ne zyrat e shtetit e te qeverise ti kerkohet llogari nje me nje, por ka dy rruge per ta bere kete, sipas ligjit ne respekt te ligjit dhe sipas ligjit ne shkelje te ligjit. Eshte njesoj sikur polici te vije te kontrolloje shtepine pa vendim gjykate, sikur edhe 1 ton droge te gjeje aty cdo veprim i metejshem nga ana e policise konsiderohet i paligjshem, rrjedhimisht nuk te akuzon dot per asgje. Pak a shume kjo eshte ajo qe po ndodh me keto formularet e deklarimit te pasurise qe con policia, nuk ka tager policia te kerkoje burimin e pasurise, ai eshte tager i drejtorise se taksave dhe antikrimit ekonomik plus duhet nje vendim gjykate qe te te vendosi pronen nen sekuestro bazuar ne kerkese te prokurorise dhe ku pala e akuzuar duhet te jete e perfaqesuar nga nje avokat. Cdo forme tjeter eshte e paligjshme ne nje vend demokratik qe respekton te drejtat e njeriut. Vetem ne Mbreterite si Arabia Saudite apo shtete diktatoriale apo autokratike ndodh qe dikujt i seluestrohet pasuria sipas humorit te te Madhit. Paaftesia e shtetit perballe krimit nuk justifikon shkeljen e ligjit dhe neperkembjen e vlerave te demokracise sepse kjo hap deren per abuzim te pushtetit ndaj kindershtareve ne emer te shtetit. Gjithsesi jane koncepte qe per shumicen e katunareve qe popullojne shqiperine jane akoma te pakonceptueshme, diktatura e proletariatit eshte e vetmja gje qe katunaria jone arrin te perceptoje…