Lulzim Basha, s'ka pse shfajësohet për uljen në tryezë

31 Janar 2020, 19:00Editorial TEMA
Lulzim Basha, s'ka pse shfajësohet për uljen në

Nga Mero Baze

Mënyra se si Lulzim Basha përpiqet të shpjegohet përse është ulur në tryezën zgjedhore, të krijon idenë se ai ndjehet i kapur në faj dhe do patjetër të shpikë disa përfitime nga kjo histori.

Prej ditës kur PD u shfaq në tryezën e Gjiknurit, ai ose është përpjekur të heshtë, ose kur flet, përpiqet të krijojë idenë e një zgjidhje të madhe që vjen pas kësaj historie.

Në fakt, ulja në tyrezë është gjëja më llogjike që ka bërë prej kur ka bojkotuar Kuvendin e më pas zgjedhjet lokale. Ulja në tryezë nuk është as triumf, as humbje, por është detyrim.

Nuk është e vërtetë se ulja në tryezë është kusht i Bundestagut gjerman, pasi kusht i Bundestagut është reforma zgjedhore, sipas propozimeve të OSBE/ODIHR. Dhe propozimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore mund t’i miratojë vetë shumica në Parlament, duke e konsideruar të mbyllur këtë kapitull. Shumica nuk ka asgjë kundër këtyre propozimeve.

Nëse PD është kundër këtyre propozimeve, që siç duket, është kundër disa prej tyre, ajo jo vetëm që nuk ka asnjë rol në përmbushje të kushteve të Bundestagut, por është dhe pengesë.

Prandaj nuk ka nevojë që të shpikë uljen në tryezë si detyrim ndaj Bundestagut. Siç po sillet deri tani, sidomos me refuzimin për të depolitizuar administratën zgjedhore, ajo është në fakt kundër kushteve të Bundestagut.

Nuk është e nevojshme po ashtu të shpikë që pas tryezës për Reformën Zgjedhore, ai do të formojë një qeveri teknike dhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën.

Jo për gjë, por nuk e ka ai në dorë të diktojë më mandatin e Edi Ramës. Në zgjedhje të parakohshme mund të shkojmë po deshi Edi Rama, por kam frikë se i vetmi që nuk do, është Lulzim Basha.

Ndaj dhe këtë gënjeshtër nuk ka pse e thotë lart e poshtë, se do kapet ngushtë nëse i ndodh ndonjë surprizë. Aq më keq nëse kjo nuk plotësohet dhe atij do t’i duhet të thotë përsëri, nuk hyj në zgjedhje.

Nuk është nevoja po ashtu të justifikojë uljen në tryezë për Reformën Zgjedhore, si ndonjë plan i koordinuar ndërkombëtar. E kundërta është e vërtetë. Injorimi që ndërkombëtarët i bënë bojkotit të Kuvendit dhe bojkotit të zgjedhjeve prej opozitës, e detyruan të ulet në tryezë dhe t’i kthehet normalitetit.

Ndaj për këtë nuk duhet të ketë komplekse. Nuk është e nevojshme të shpiken gënjeshtra për një akt politik normal që ka bërë dhe që duhet ta bënte prej kohësh.

Nuk është e thënë që në PD duhen justifikuar me çdo çmim aktet normale, siç janë tryezat, ndërsa aktet anormale, si bojkoti i zgjedhjeve, apo djegia e mandateve, të quhen heroizëm.

Lulzim Basha nuk duhet të ndjehet fajtor pse është ulur në tryezë dhe s’ka pse fut veten në siklet, duke shpikur gënjeshtra që gjoja e kanë detyruar të ulet në tryezë.

Kjo nuk e bën as më të fortë, as më interesant, dhe mbi të gjitha, as më të besueshëm. Të gjithë presin se mos i gënjen përsëri, dhe ky është rasti, kur ai së paku, mos t’u japë rast t’i thonë pse na gënjeve prapë. S’ka pse e pasuron më tej biografinë në këtë drejtim.

Dështimi e ka detyruar të ulet dhe mire ka bërë. Tani është mirë ta marrë shtruar

13 komente në “Lulzim Basha, s’ka pse shfajësohet për uljen në tryezë”

  1. Fakt ....zoti Baze says:

    Bravo ,zoti Baze…

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      MERO si do jet I BESUSHEM Basha
      Kur ay eshte njeh per GENJESHTAR MASHTRUS
      Dhe LAPAQEN ADOLESHENT

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      MERO si do jet I BESUSHEM Basha
      Kur ay eshte njeh per GENJESHTAR MASHTRUS
      Dhe LAPAQEN ADOLESHENT ,,,,,,,

    3. Cudia says:

      Mero jam me ty 100%. Megjithate mua me duket se nje arsye tjeter me e madhe per te qe u ul ne tryeze eshte se e treguan hapur per muaj te tere qe jane njerez te molotoveve. Tani duan te tregojne se dine te ulen edhe ne tryeze.
      Jam i sigurt se molotovet po i mbajne “nen tryeze”.

    4. Fake News MERO ABAZI says:

      Shkerdhatat zagare te Meros sot nuk e paskan pushim se 90% te komenteve policat e censures komunisdte te Temes karagjoze te Lali Erit mi kane bllokuar ose i kane zhdukur shkrimet me komentet menjehere duke i zevendesuar dhe mbushur faqet e kesaj pacavurre leter higjenike ne sherbim te propogandes se Rames dhe bythlepirje te kryeprokurove, ambasadoes amerikane, lali erit e tomsojerit me idjotsina, perkthime skandaloze, kopjuara, vjedhura nga hajdutet e Temes qe e konsiderojne Temen plere gjoja gazete te pavarur.

  2. Iliri nga Gjermania says:

    ?? Do ta marri shtruar si Çeçua ky Plera se ska rruge tjeter??
    Z. Baze jeni me i persosuri. Bravo???

  3. Ladi says:

    E tmerrshme si eshte katandisur Shqiperia e gjore!
    Te degjosh gati cdo dite lajme per Lulin: e lagu se lagu, genjeu s’genjeu, humbi apo fitoj?! Ky pesonazh – ashtu si floket e tij te lyrosur – eshte i gjithi i peshtire. Eshte vetem rrenacak obsesiv, kokebosh organik dhe ngrehaluc mjeran.

  4. 19 says:

    Lap i qut je por duhet te kishe sulmu berishizmin qe kur ishe pal me ata .prandaj humb ca pike por si perfundim je unik .dhe i qut .je i vetmi gazetar qe une e lexoj me qejf te madh se i ve pikat mbi i.

  5. ETHEM says:

    Shume sakte.Une qytetari Mallakastriot ju siguroi 100 % se:
    1-L.Basha nuk fiton dot edhe ne 2021.Arsyeja se Luli me Saline kane bere krime duke vjedhur e vrare njerz.
    2-Luli-Saliu-Mona gjat vitit 2019 sulmuan pa meshire nd/kombetaret sidomos SHBA.Dhe ata kan mbajtur shenim.Kjo do te thot se pd+lsi jane kthyere ne nje shoqat gjuetaresh per perdorim tritoli e flakadanesh.
    3-Luli po mbahet ne kembe nga patericat e tij ne Gjermani-Bild,Hollande e VOA-Elez Biberaj,duke propaganduar dosjet 339,184 si vjedhje votash,kur telefonatat e drejtuesve te PS per urim fitoresh,i kthyen ne shkak per djegje mandatesh e sabotim zgjedhjesh,ngjarje e paprecedent nd/kombetar.
    4-Luli do humbi perseri,por perseri nuk do dorhiqet,pasi nuk e lejon hunda e tij,por edhe Saliu,pasi ky nuk i beson me kurkujt,edhe Zenit,edhe dhendrrit,te dy idiot.
    5-Rama do fitoi ne 2021 edhe pse do çoi deri ne fund reformen ne drejtesi,pasi nd/kombetaret 100 %, e din mire se opozita e Saliut+Metes e saboton reformen 100 %.Pike.

    1. Shinjestra says:

      ETHEM! Je i saket.

  6. prizem says:

    Rama ik, he re ti ca ke qe nuk iken, po ik he te keqen se me bertet babi….

  7. Shinjestra says:

    ETHEM! Je i saket.

  8. Orgest says:

    Po mo po, qajani hallin bashes ju.
    Ketij ja dha rama 15 milion euro me ate tenderin e drejtperdrejte ne portoromano, pa gare fare ja dha direkt me shpejt dhe se 15 milion eurot e pallatit ne det!
    Cdo dy vite merr miliona euro basha nga rama.
    Qajani hallin o milet loqesh, keta po vjedhin e tallin koqet ju gam gam! Mbajeni ramen e bashen se mire e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje