SPAK duhet t'i hetojë Berishët si tutorë të CEZ, nga privatizimi deri tek largimi nga Shqipëria

25 Janar 2020, 18:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një gjykatës në Tiranë, i lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, pushoi çështjen e hetimit të privatizimit të kompanisë OSHE, blerë nga CEZ, ku shikohen qartë së paky dy elementë. E para, paracaktuesi i blerësit, CEZ, përmes lobimit të djalit të Sali Berishës dhe një sekseri të tij, dhe së dyti, roli i Shkëlzen Berishës si tutor dhe në vazhdimësi, duke qenë ndërlidhës mes babait kryeministër dhe pronarëve të CEZ, në negociata që i kanë kushtuar miliona dollarë buxhetit të qeverisë shqiptare.

Kontrolli i familjes Berisha mbi kompaninë private CEZ, që privatizoi OSHE, vjen nga historia e privatizimit, ku sekseri Ndue Kalaj ka lënë gjurmë në paracaktimin e blerjes së kompanisë nga CEZ, qysh në takimet e para në vitin 2006.

http://www.gazetatema.net/2017/01/25/dokumenti-privatizimi-i-oshe-i-paracaktuar-ne-2007-n-shkelzen-berisha-urdheroi-boden-te-niste-procedurat/

Një qytetar i Kosovës, i lidhur me djalin e ish- kryeministrit Sali Berisha, është paguar si “konsulent privat”, (jo kompani) me 7 milion euro, për të cilat i është mundësuar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri, t’i tërheqë në “cash” në një ditë, para zgjedhjeve të vitit 2009, duke humbur gjurmët e transaksioneve të mëtejshme. Shtetasi quhet Nue Kalaj, dhe ka edhe një emër tjetër në Francë, Noel.

Ai nuk zotëron ndonjë kompani konsulence , por thjesht si person kontakti i familjes në pushtet në Shqipëri në atë kohë, me kompaninë çeke CEZ, është paguar me një shumë marramendëse, që zor se paguhet dhe një kompani me famë ndërkombëtare, në rast se do të ishte realisht konsulente e procesit të privatizimit.

Është e qartë që janë paratë e korrupsionit me të cilat duhet të paguhej familja Berisha për nderin që u bënte çekëve në kushtet skllavëruese të privatizimit të shoqërisë shtetërore OSHE, e cila po ashtu dështoi katër vjet më vonë. Dhe dështimi i privatizimit është një argument dhe më i fortë, që gjithçka është bërë për ryshfet.

Problemi që hap ky transaksion i provueshëm nga ana juridike, është i shumëanshëm.

Është shumë problem të argumentosh një fature prej 7 milionë euro, për një njeri që nuk ka kompani, të paguara nga një kompani e madhe shtetërore, siç është CEZ.

Fare mirë ai mund të paguhej në Pragë, apo Kosovë, dhe nuk kishte pse i merrte “cash” në Tiranë. Kjo tregon më shumë se ku duhet t’i linte ato para, dhe jo ku duhet t’i merrte.

Për të paguar një kompani konsulence, nevojitet një situacion pune, një vëllim i provueshëm pune, dhe një sërë elementësh të tjerë juridikë dhe financiarë, që provojnë se pagesa ja ka vlejtur.

Personi në fjalë ka qenë ndërmjetës jo formal i gjithë procesit të afrimit të CEZ me Berishën, dhe në fund, triumfator i blerjes së OSHE nga CEZ, duke tërhequr 7 milionë euro në “cash” në Tiranë. Është e qartë se janë detyrime për dikë tjetër në Tiranë, ndryshe nuk kishte si t’i binte me thes nga Çekia apo Franca.

Emri i këtij personi është përmendur nga vet Berisha, në debatin me Gjiknurin, në vitin 2015, duke i dalë të keqes përpara, dhe duke deklaruar, se “ju doni të lidhni djalin tim me këtë person”.

Kjo tregon se Berisha e di se ku e ka problemin me ryshfetin në këtë privatizim. SPAK duhet të kuptojë se ka gjurmë konkrete konsulence nga ky person në kontratën e disfavorshme, që qeveria shqiptare lidhi me CEZ në atë kohë.

Është e qartë se kemi të bëjmë me një sekser në dëm të shtetit shqiptar të lidhur me Berishët, nëse nuk ka, aq më keq, kemi të bëjmë thjesht me një korrier parash për Berishët.

Por jo gjithçka mbyllet me privatizimin. Roli i Shkëlzen Berishës  provohet qartë, duke qenë ndërlidhës mes babait kryeministër dhe pronarëve të CEZ, në negociata që i kanë kushtuar miliona dollarë buxhetit të qeverisë shqiptare.

Në një email që u zbulua dhe u pranua zyrtarisht si provë, prej drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, bëhej fjalë për një takim që u nevojitej me kryeministrin Berisha për një aferë që ka të bëjë me  çmimin e energjisë elektrike, takim që duket se ishte lobuar nga i biri i Sali Berishës. Në email thuhet se pas takimit me Berishën, do të bëhej takimi me të birin.

Pra kemi një provë zyrtare që i biri i Sali Berishës rregullon takime mes babait kryeministër dhe drejtorit të kompanisë private CEZ.

Provat e mëpastajme tregojnë se takimi u realizua dhe se vendimi i qeverisë që u lobua nga ky takim, ka një impakt prej miliona dollarësh në dëm të ekonomisë sonë.

Fillimisht Shkëlzen Berisha u mbrojt se ai nuk mban përgjegjësi se çfarë shkruajnë në emaile të tjerët për të.

Pas publikimit të emalit të drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it ne Prage, Tomas Pleskac, më 28 janar 2010, gazeta TemA bëri një kontroll të fakteve me axhendën e kryeministrit Berisha në ato ditë, dhe rezulton se të gjitha faktet në email, provohen nga axhenda e Berishës si kryeministër.

Drejtori i CEZ për Tiranën, Hejsek, i shkruan eprorit të tij se takimin me të birin e Berishës do ta bëjnë nesër, pas ardhjes se kryeministrit.

Nga verifikimi i axhendës së Berishës rezulton se në datën 29 janar, Berisha është kthyer në Tiranë nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka lobuar për të rritur presionin ndaj opozitës për t’u rikthyer në Kuvend. Berisha ka dalë para gazetarëve më 29 janar dhe ka treguar se çfarë kanë kërkuar në Këshillin e Europës për rikthimin e PS në Kuvend.

Nga ana tjetër, Hejsek, duke i shpjeguar klimën rreth kryeministrit, shefit të vet, thotë se e ka takuar Berishën një ditë më parë në takimin me investitorët e huaj, dhe ai i ka thënë se kishte kënaqësi që do të takohej me të përsëri.

Nga axhenda e verifikuar e Berishës, rezulton se në datën 27 janar, Berisha ka takuar investitorët e huaj në Tiranë. Zyra e tij ka njoftuar se “kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010”.

Pra të gjitha detajet e emalit të Hejsek qëndrojnë dhe provojnë faktin se takimi me të birin e Berishës ishte pjesë e programuar e axhendës që do të kishte nëndrejtori i CEZ nga Praga në Tiranë, takim që duhet të jetë kryer më 30 janar.

Pra nuk është vetëm email-i që përflet Shkëlzen Berishën, por gjithë axhenda e Kryeministrisë ato ditë, që provon emaili. Prokuroria injoroi kërkesen për padi penale nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Kjo është provë e qartë e kapjes së shtetit nga djali i Sali Berishës dhe përdorimi i babait kryeministër si dordolec për të futur miliona në xhep.

Gjykatësi që mbylli çështjen, është produkt i drejtësisë që konsolidoi mos ndëshkueshmërinë e politikanëve të lartë. SPAK është shpresa se drejtësia e re do të hetojë në thellësi këto histori.

Kjo histori nuk ka nevojë të hetohet dhe aq thellë. Arroganca ka bërë që ata të veprojnë pa ju trembur shumë syri. I kanë lënë gjurmët në email, në transfertat bankare, në takimet e ndërmjetesuara nga i biri për babain etj. Thjeshtë duhet të gjejnë nenin përkatës që i ndëshkon.

39 komente në “SPAK duhet t’i hetojë Berishët si tutorë të CEZ, nga privatizimi deri tek largimi nga Shqipëria”

  1. Shinjestra says:

    Bravo,bravo zoti Mustafa Nano.Na ke bere nje sqarim brilant.Te gjitha ato qe thoni ju ne kete shkrim,jane te besueshme dhe SPAK-u neqs nuk do qe edhe ai t’a mbyll kete problem.Nqs njerzit e SPAK-ut,jane te shitur te Sali Berisha,familjaret e tij,te njerez te korruptuat te PD-ke,atehere kot qe e kemi SPAK-un.Popullit nuk i eshte kthyer besimi i humbur per drejtesine.Pastaj kete vend e mori lumi.Ata do t’a bejne Berishen te famshem si mafioz.

    1. Lona says:

      mustafa nano apo mero baze

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Morët vesh o shokë
        u rishfaq Shkëlzeni
        një letër kish bërë
        si të ish Lej Feni.
        E ka thënë i jati
        lëre mos e nga
        se djalin e vetëm
        e kam budalla.
        .
        Sa shpejt u ringjalle
        O dobiç Sytop
        t’a bëfshin Wahomsit
        Lirinë në gop.
        Të erdhi e ëmbël
        po do dalë e hidhur
        se ÇEZi, Gërdeci
        ende s’janë mbyllur.
        Edhe kur të ngordhësh
        bashkë me tët’at
        do vinë t’ju përmjerrin
        s’do ju lënë rehat.
        Në pllakat e varrit
        do keni shkruar:
        Farë e Karaxhiçit
        por e bastarduar!
        Meqë për Drejtsi
        po ju ha meraku
        për ju do kujdeset
        FBI-ja, SPAKu.
        S’ju bëjnë fajde rojet
        s’ju bën parja
        mbi kokë u rri
        Gijotinë Hakmarrja!

        1. Mondi says:

          Hallall gopist.Je njesh.Respekte.

  2. PEPJA says:

    KESAJ I THONE TE DHJEFSHA MU NE SHTET QE KEMI NDERTUAR. KETU PO NUK PAGOVE DRITAT TE FUSIN NE BURG PO VODHE PO VRAVE JE I NDERUAR.

  3. Plugu says:

    Gjyqetaret qe kane mbyllur dosjen CEZ,ne favor te Sali Berishes,te arrestohen e te futen ne burg dhe t’u sekuestrohen parat qe u kane dhen Berisha me familjen e tij.Parat e Sali Berishes jane te pallogaritshem qe i ka fituar me rruge te ndyra,duke vjedhur parat e popullit duke filluar qe nga shkaterimi i fabrikave,uzinave,kombinateve,i cili me vandalet e tij i shiti per skrap.

  4. Spak do behet aspak says:

    Bjeri gajdes gajdexhi,ka qen nje kenge…
    Edhe sot te gjithe po i bien legenit dhe maskarenjt po bejne kerdin dhe ky popull budalla ka besim te spak si tak ngjela

  5. h says:

    Pyetja llogjike eshte;
    Si arriti te pasurohet një fshatar injorant për pak vite pa punuar asnjë ditë ,
    kurse qytetarët e kulturuar me zanate dhe arte mbetën duke shitur banane apo kova plastike ?
    Hetimi duhet të fillojë nga fenomeni social,pastaj të kalojë në sferën korruptuese dhe penale.
    Duke njohur shtetin dhe drejtësinë e plepave,do përfundojë qe ky do marri edhe dëmshpërblim.
    Pas vjedhjes,korrupsionit dhe dëmit do jetojmë përqeshjen dhe ngërdheshjen e krimit ndaj popullit.

  6. Haku says:

    Kan aq lek sa mund te blejn kedo e gjithcka… SPAK pfff nje pacavure me shum qe perbhet nga njerez si gjith te tjeret qe u shkojn pas lekeve apo joshen nga leket. Gjithcka per lek dhe perfundimi 2 metra dhè.. Gjths po presim. Vk.

  7. Zigur Qarri says:

    RINI URTE SE ERDHI SPAKU DHE DO TI NXJERI TE GJITHE TE PAFAJSHEM .
    AVOKAT NGJELA NA GRICI BYTHEN NJE VITE SPAK SPAK SPAK AMERIKA AMERIKA GJERMANIA
    SPAKU MERET ME ATE QE SNIFON COCAÏNE QE NUK PERBEN VEPER PENALE DHE NUK MERET ME KRIMINELIN BERRISHA QE NE EXTASE DEKLARONE UNE I VRAVA 4 PROTESTUESIT

    1. Zigur Qarri says:

      Tipik”rilindas”,pa indetitet,mashtrues,drogaxhi,antishqiptare!

    2. XheJ eN Bi says:

      Zigur…
      Kush është ai që të ka vjedhur emrin ,vështir të jesh ti dora vetë.

    3. Rakip says:

      Kjo eshte dora e Rames.pazaret e pista te radhes ,gjithe hajdute .do I mbrojne cdo gje te vjedhur me cdo kusht.

  8. Daja says:

    Per cilin spak po flet. Ata po merren me do probleme kot piu as piu drog nje hajvan qe fundi i fundit ai ka pergjegjesi morale,por kryesorja eshte tjeter.E para ai bandilli i Durrsit si ashte se po ndjek hajdari nga Tropoja,po ajo gjygjtarja qe liron kriminela nga burgu,po sollaku i Lulkes e i Karaxhixhit.Mos ma se Pé turproni Shqiperine nje njesoj si ata para jush.Shiperia s’duhet me prit ma .Del nje i c’mendur e thote se ashte Mire qe kam vra njerze e duhet te vriteshin edhe tjer ,kjo ashte skandale.Egjeten ate preje Shkodre qe e vune atje perte kaluakohen se dine qe asht frikacak dhe sherben partise qepromovoj herjet ne karrieren e tij se ndryshe dite vepronte

    1. pato says:

      Dale prit dhe pak sa te lirohen edhe disa serial killers te tjere nga burgjet, te mbyllen edhe nja dy ceshtje dhe pastaj do shihni ju anti-KCK. ..!

      Po edhe nese SPAK hap ceshtjen keta e kane mbyll me marreveshje.

  9. Daja says:

    Per cilin lesh spak e keni fjalen ai ka lindur i vdekur, turp

  10. Pyka says:

    O Mero,jepe komentin

  11. Suka says:

    Spaku the merret me kriminelet ne pushtet Jo me fukarejt.

  12. Shinjestra says:

    Me falni, Mero Baze.Eshte nje nxitin mga mua.

  13. Zigur Qarri I Vertete says:

    SPAK?…………Reze drite apo mut per shoqerine Shqipetare……………ta

  14. Migjenianet! says:

    Lesh! Lesh!
    Si SPAK, Si Berishajt, si rilindasit nje pronar kane, shtepine e verdhe tek rruga e Elbasanit. Me ndihmen e ketyre horrave e shqyen Shqiperine, qe tani eshte prone e mafjes nderkombetare te kapitalit dhe shqiptaret qeniet me te varfra te Europes qe po shfarosen me spastrimin etnik te papunesise. Plan i ndyre i menduar me kohe, qe funksionoi. Nuk ka me Shqiperi shqiptaresh, por nje republike te mafjes nderkombetare te kapitalit dhe llumit mesjetare te klerit qe ka shtene ne dore gjithcka dhe shqiptaret qe kane ngelur, Jane thjesht hysmeqar qe ju lajne halete.
    Ketu duhet revolucion! Jo ti lepish kembet SPAKut dhe cdo lloj “xhamije” institucionale qe na sajojne dhe detyrojne te venerojme si te shenjte!

    1. Migjenian 2 says:

      Jam dakort dhe bashkohem me Revolucionin. Si do organizohemi?

  15. Petrit says:

    Ne ato e-mail- e qe paraqet i gjithedituri mjero nuk duket asgje zyrtare.
    Mire po si gjithmone mjero bytha ben detyren e lepirjes.
    Eshte kaq i paturpshem kur thote: “ nje gjykete e tiranes e lidhur ngushte me pd-ne “
    A thua se ne tirane jane nja 30 gjykata dhe njera prej tyre qenka e lidhur me pd-në.
    Sa poshte ka rene niveli i shperlarjes se trurit te shqiptarëve.
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te fares se keqe komuniste.

    1. Kaonia says:

      Mos u tall o Mero, ti e di se kush jane ne krye te Spakut, dhe e di mire si te gjithe ne se çfare kane bere..Nuk ja vlene me gje u bene te gjithe bajat.

    2. Zigur Qarri i Vertet says:

      O PETRIT I PARTISE KOMUNISTE PD .
      MOS JE GJE AVOKAT I FAMILJES KRIMINALE BERRISHA APO PJESTARE I FAMILJES RRUGACE BERRISHA APO JE I PUNESUAR TE CIM PEKA .

      1. Petrit says:

        I ke ra pikes se pidhit te sat eme.
        Jam avokat i familjes Berisha.
        Dhe njekohesisht jam i punesuar te Çim Peka.

    3. Zigur Qarri says:

      Rrespekt”Petrit” per komentin.
      Eshte fatkeqesi kombetare,qe rreth bandes mafioze te “rilindjes” dhe drogaxhiut D’Rama,nuk ja mbledhur vetem llumi i
      shoqerise shqiptare,por edhe te ashtuquajtur intelektuale.

  16. XheJ eN Bi says:

    SPAK- ut Amerikan ,shqipot e përforcuan dhe i vunë një- a- përpara .E bën a- SPAK..

  17. Cekici says:

    Sali Berisha duhet te torturohet per muaj te tere deri sa te tregoje gjithe krimet qe i ka ber ketij vendi. Pastaj te varet ne sheshin Skenderbej dhe kufoma e tij te lihet varur per 1 muaj.

    1. Migjeniani 2 says:

      Duhet te nbejme nje Rrevolucion dhe ti marrim keta me pizhama ti nxjerrim ne rruge. Si do organizohemi se ata sdalin vete?

  18. Zigur Qarri says:

    Zoti mero e di qe famia berrisha eshte familje kriminale ndaj dhe u largua nga ata plehra
    Vetem edi rama e integrone vendin drejt familjes europiene dhe duhet ta mbeshtesim. zigur qarri

  19. Zoti i dënoftë, se rrobi ëdhtë i lig. says:

    Mallkuar qofshin Berishët.

  20. San. says:

    Spaku gjoja qe do hetonte zyrtaret e larte, ja ka lene qe te mbyllen dosjet e krimeve me te medha gjykatesve te plepave dhe vet merret me korrjen e hashashit, si nderrmarrje gjelberimi.
    Spaku nuk duhej per saline por qe te mbaje peng shqiptaret dhe te shantazhoje me burg politiken e ardhshme. Drejtesia vetem sa nderroi pronar dhe sala qe e kishte tok te xanun ja dha me vote pronarve te rinj. Keshtu qe esht i paprekshem per ATA. Neve na ngelet vetem nje rruge, ajo me e vjetra e lek dukagjinit nese duam te zgjidhim gjerat.
    Ndersa vemjet jane vene ne rresht kush e kush ti lepije i pari pandoflat Kimi amerikanes.

  21. Suka says:

    SPAK.Jane te korruptuar ose frikacak.Nuk e kuptoj pse qendrojn kaqe ne eshte SHBA’t.

  22. Tropoja says:

    Prisnim SPAK, na dolli KAPS.
    Por Sali kerma prap nuk shpeton. As ai as Zeni.
    Ka menduar Zequa per bi¢ak…

  23. damam dimashi says:

    Nese edhe ceshtja e CEZ u mbyll ,Edi Rama dhe Taulant Balla qe drejtoi Komisionin hetimor te mos dalin me para popullit. Ose jane frikacake e i ka tredhur Berisha,ose jane hajdute bashke me Saliun. Pastaj ky SPAK-u del kot nese te gjitha hetimet ia hedh poshte gjykata!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje