Nga Mero Baze
Fuqia e një marrëveshje politike duket nga mënyra se si i del zot asaj. Unë nuk mendoj që Lulzim Basha ka bërë ndonjë marrëveshje të keqe me Partinë Socialiste. Ai ka bërë të vetmen gjë që ka pasur mundësi të bëjë, për t’u rikthyer në sistem. Edhe nëse nuk ja del dot të fitojë, së paku Partinë Demokratike e rifut në Parlament dhe nuk e lë rrugëve.
Por mënyra se si Lulzim Basha dhe njerëzit afër tij përpiqen ta mbrojnë marrëveshjen, në fakt e bëjnë atë të pabesueshme dhe e kthejnë kundër tyre.
Kompleksi i tyre se diçka kanë bërë gabim, vjen ndoshta nga fakti se një vit më parë, u premtuan demokratëve se do vijnë në pushtet me përmbysje, dhe jo me zgjedhje. Kjo është një histori tashmë e ndëshkuar përjetësisht dhe nuk ka pse e mbajnë për referencë.
Shqipëria ndëshkoi formën revolucionare të marrjes së pushtetit me dhunë dhe delegjitimim e sistemit, dhe ky është i vetmi kontribut pozitiv që PD dha me dështimin e saj.
Tani nuk ka nevojë që alibitë e reja për marrëveshjen t’i mbështesë tek gënjeshtra të reja dhe tek formulime jo logjike.
Këtu kam parasysh nxitimin e Bashës për t’u shpjeguar demokratëve se pas Reformës Zgjedhore, vijnë zgjedhjet e parakohshme dhe se në mars do të nisin protestat.
Në fakt protestat nuk trembin askënd dhe në mars kanë kuptim vetëm për të trembur hapjen e negociatave, por nuk është ndonjë qamet dhe sikur të bëhen.
Ndërsa premtimi për zgjedhje të parakohshme është një karagjozllëk politik i padobishëm për opozitën.
Nuk është e keqja se Edi Rama mund t’i kundërshtojë. Karagjozllëku do të jetë sikur Edi Rama të thotë hajde t’i bëjmë, dhe pastaj do fillojë nga e para avazin, “Jo nuk hyjmë në zgjdhje me Edi Ramën”, “Jo nuk pranojmë Damian Gjiknurin”, e broçkulla të tjera.
Partia Demokratike duhet ta mbrojë marrëveshjen për atë që e ka bërë, dhe jo për të gënjyer demokratët. Ajo e ka bërë të rikthehet në sistem, të rifutet në Parlament dhe t’i hapë rrugën rikthimit në pushtetin lokal, me zgjedhje të pjesëshme në Shkodër, Vorë e Durrës.
Kjo nuk është pak për një parti që ka mbetur rrugëve. Dhe guximi për të bërë marrëveshje nuk është pak, nëse di t’i dalësh zot.
Kur Sali Berisha bëri marrëveshje historike me Fatos Nanon më 2002, pa fituar thuajse asgjë, përveç emërimit të një presidenti që ja nxiu jetën Berishës, më shumë se sa Rexhep Meidani, ai i doli zot marrëveshjes.
I doli zot dhe kur ftoi Fatos Nanon me Xhoanën, në festën e PD në dhjetor, dhe kur u ul me të duke pranuar të hiqte dorë nga protestat dhe bojkoti i institucioneve, duke rindarë KQZ, Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Bankës etj.
Nuk i gënjeu demokratët, që pas dy muajsh kemi zgjedhje e do marrim pushtetin. Edhe atëhere u zemëruan shumë demokratë, përfshi dhe Edi Palokën. Edhe atëhere thoshin kjo është porosi nga “Katovica”. Por u qetësuan, pasi Berisha i doli zot marrëveshjes.
Lulzim Basha, i trembur nga agresioni i blogjeve dhe rrjetit, që në fakt është më shumë i ndërsyer nga Berisha e Meta, po bën gabimin që ka bërë gjashtë vite rresht, që krijon pritshmëri për diçka që nuk do të ndodhë.
Po bën njësoj si vitin e shkuar, që në janar kur dogji mandatet, u tha që Rama ikën në mars, në prill kur bojkotoi zgjedhjet, tha që Rama digjet më 30 qershor, në korrik tha se nuk do dorëzojë 16 bashkitë në gusht, në shtator tha kemi fituar 85 për qind.
Kjo mungesë e logjikës kur flet politikisht duhet të marrë fund. Njerëzit janë më të arsyeshëm se politikanët, për të kuptuar se çfarë ndodh.
Përpjekja për t’i gënjyer, apo për t’u shpikur gjëra të paqena, i fyen më shumë se sa i fyen Çim Peka kur flet në emër të PD.
Lërini njerëzit ta kuptojnë marrëveshjen si marrëveshje, se ata kanë më shumë shpresë nga një rikthim normal i PD në sistem, se sa nga premtimet e Bashës, apo enturazhit të tij, që në përpjekje për t’u fshirë lotët e dëshpërimit sot, i përgatisin për një qarje të re pas disa muajsh.
Je njesh or, Mik!
Me kenaqe me komentin tangent me Cim Peken ne fund!
Mero plera, mesoi policet e censures se LETRES HIGJENIKE tema te MOS TI ZHDUKIN SHKRIMET ME RENDESI DHE te mos bllokojne komentet tona se ashtu e kerkon Partia…o gelbaze e degjeneruar qe kujton se ke gazete dhe lexues, kur dihet qe vetem nje interes ke ose dy,paret qe fiton me reklamat e peshtira dhe dashuria per PPSH. Lavdi zotit, asnje reklame nuk te lejoj ne faqen e interneti, o virus i ndyre i komunizmit.
Sa po nxjerr dicka midis Bashes dhe Xhozefines e zhduk menjehere sapo lexon komentin e pare.o degjenerate e paskrupullt e shekullit.
Historia nuk perseritet dy her. Krahasimet me te kaluaren jane te kota.
Kjo nuk ishte marreveshje, ishte pazar. Nuk ka marreveshje midis dy paleve kaq te pabarabarte. PS dhe Rama kane pushtet ne dore te pakufizuar ndersa PD nuk eshte as ne parlament dhe sot po shohin katastrofen e vendimit per te bojkotuar zgjedhjet lokale.
Demi eshte bere dhe sot jemi deshmitare te vdekjes klinike te PD me Saliu ende gjalle te shoh fundin.
Andej nga qeshori do behet marrveshja e vertet dhe sigurisht fajin do e kene “nderkombetaret” apo “evropa” qe na detyron.
Bashen po e mere meqafe Sali Berisha dhe disa qen te zgjebosur si Paloka,Noka, Strazot, etj.Marrveshja pd ps per reformen zgjedhore eshte ne favor te Bashes se po i jepet rasti qe pd-ke te futet ne parlament ne zgjedhjet e ardhesheme.Por disa nuk a kuptojn se, njerzit e pd-ke jane te trashe.
Si gjithome i sakte.
Urime Mero!
E po keshtu eshte kur PD mbeti te perfaqsohet dhe mbrohet nga cim peka .lum ne.
Te lutem here tjeter mos e zere ne goje Qim peken se ndyhet editoriali.
Fiks! ?
Nuk ke shok ne trojet tona.
Je njesh ,je per President.
Kokefortesia e disa demokrateve ekstremist per te luftuar jashte sistemit,tregon se “shejtani “ka dale nga shishja !
Ky qendrim, i ka lene jashte strukturave shtetrore,vetem Meta qendron “heroikisht” ne keshtjellen ruse,duke u “shqetesuar” per Shqiperine 2100 !
PD duhet te mendoj per tu futur ne sistem,sigurisht qe “fajtor” eshte Rama,qe nuk i perkedhel ne Parlament.
Basha ndodhet ne poziten e liderit qe nuk e mban fjalen,mbeshtetesit e Berishes do maksilizonin mbeshtetjen po qe se do ta kishte bere kthesen ai .
Me gjithe diversitetin brenda opozites,ekziston vetem nje zgjidhje,per te mbijetuar,qendrimi brenda strukturave,ne te kundert,mungesa e mbeshtetjes nderkombetare,do ta dergonte ne shkallet e stadium it.
Jam fan i editorialeve tuaj dhe i g. Temes ne pergj..Pyetja ime jashte temes apo Temes.I dashur z.Baze si e shpegoni pamJen e KM,me perpjekjet e tij te petditshme per tu bere sa me ngjashem me I.Qemalin?Eshte kjo nje lloj cmendurie, shkeputje momentale nga realiteti,te jetuarit ne nje realitet tjeter,delir ,amok i madheshtise apo dicka tjeter.Kerkoj falje per shqetsimin,ne se pa dashje ju shtyj ne nje pozicion te patershteshem per tu pergjigjur. With love- A