Një qeveri ku shpresa ka lindur e vdekur

11 Janar 2020, 20:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Albin Kurti mund të bëhet kryeministër. Nuk di sa do zgjasin vuajtjet e tij për të bindur Isa Mustafën t’i hapë rrugë marrëveshjes, por është normale që ai të bëhet një ditë. Anormale është rruga që që po ndjek formimi i qeverisë.

Së pari, nga një qeveri e shpresës, është kthyer në një qeveri makthi. Nëse pas 6 tetorit kishte një eufori të pajustifikuar për një fitore që nuk dihej pse e quanin fitore plebishitare, pas tre muajsh e ca ka një makth dhe bezdi nga fitimitarët.

Stërgjatja e bisedimeve dhe përfshirja në to e çdo interesi personal të atyre që kanë marrë përsipër të formojnë qeverinë, tregojnë qartë se shpresa që diçka do të ndryshojë, ka vdekur. Biles shpresa është viktima e parë e qeverisë së re.

Së dyti, kjo qeveri, çfarëdo që të jetë, do të jetë një qeveri e cila do të jetë një arenë lufte mes atyre që duan të duken ndryshimi, dhe atyre që duan t’i tregojnë se kanë në dorë qeverinë.

Asgjë e re nuk mund të prodhohet më nga një qeveri që më shumë është menduar për hallet e veta, se sa për projektin për të cilin pretendon që është votuar.

Së treti, që është dhe më e rendësishme për Ksoovën në gjithë këtë periudhë të lodhshme dhe të mërzitshme bisedimesh, nuk është përmendur në asnjë rresht halli kryesor i Kosovës, bisedimet me Serbinë, që janë në krye të axhendës së SHBA dhe BE për Kosovën.

Biles më të vëshitra po duken bisedimet Kurti-Mustafa, se sa bisedimet e pritshme Kurti-Vuçiç, që duhen të mbahen normalisht pas formimit të qeverisë.

Dhe një qeveri e cila nuk adreson problemin kryesor të Kosovës në bisedimet për qeverinë, është një qeveri që më së paku do t’i shërbejë Kosovës.

Është e qartë se SHBA dhe BE kërkojnë sa më parë formimin e qeverisë, pasi duan të punojnë me ta për axhendën kryesore të Kosovës, që janë bisedimet.

Është e qartë që dhe partitë e mbetura në opozitë pas zgjedhjeve duan t’ua lënë sa më parë këtë patate të nxehtë në duar.

Vetëm dy njerëz janë gjakëftohtë në Kosovë, që nuk e kanë fare shqetësim këtë gjë, dhe ata janë Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Manovrat e tyre për të shtyrë ditën e marrjes së mandatit  dhe lojërat me proceduart, tregojnë më së paku që ata nuk janë gati të qeverisin hallet e Kosovës, por të zgjidhin hallet e tyre.

Ndaj Kosova nuk ka luksin të shkojë as në zgjedhje të reja, dhe as të shikojë një skenë të re teatrale pa unitet dhe brenda qeverisë, për atë që i duhet Kosovës.

I dërguari i presidentit Trump për Kosovën anuloi vizitën në Kosovë, pasi nuk ka me kë të bisedojë, dhe mbi të gjitha, se e shikon që askush nuk do të bisedojë për hallin e Kosovës.

Ndaj do të ishte më mirë t’i jepej fund kësaj tragji-komedie të neveritshme.

Kosova do të ishte më e qetë me një qeveri me bazë të gjerë, mundësisht dhe Vetëvendosja brenda saj, dhe të bëjnë një plan së paku dy vjeçar për bisedimet me Serbinë dhe seriozitetin e shtetit të Kosovës, për të hedhur hapa të guximshme në drejtim të integrimit të saj në Bashkimin Europian.

Kjo do të ishte një zgjidhje që së paku të mos tregonin njëri- tjetrin me gisht si tradhtarë apo heronj, derisa të zgjidhnin hallet e Kosovës.

Pastaj le të ribëjnë zgjedhje për të parë nëse ka fitimtarë real në Kosovë, jo nga këta të vetëshpallurit. Por deri tani duket se ka vetëm një humbës të madh, dhe ajo është Kosova.

19 komente në “Një qeveri ku shpresa ka lindur e vdekur”

  1. Homeri Shqyptar says:

    E frikshme si t’gjithe jane versule Kreshnikut ma t’ri t’kombit tim e po mundohen ta mbysin akoma pa lind..hienat si Baze & CO pothuajse ç’do dite vjellin vrer kundrejt gjithçkaje t’drejte e t’paster..e t’merrshme vertet…Zot na ndihmo

    1. Ani says:

      Le se e kënaqe me këtë paqavuren (komentin)

    2. persi says:

      Ky kreshnink or tej i maleve ka lindun i vdekun o Homer Kosovar! Pse s’po e gjend dot gjuhen me ata qi i ka akuzue si spihuna te Serbise!Kreshnik i kombit ashte vertet po i kujt kombi nuk e dim akoma or Homer Kosovo!

      1. Homeri Shqyptar says:

        Tungjatjeta…medyshje per kombin kane vec Shqipfolesit qe mundohen ta ndajne ne disa terma,perdorin epitete apo vjellin vrer ndaj c’do t’mire qe del prej tij…Zt Kurti thjesht po mundohet t’na rikujtoje idealet e Rilindjes ne t’cilen u hodhen themelet e Kombit Shqyptar edhe pse n’ditet tona fatkeqesisht nje pjese t’popullit i tingellojne t’huaja apo t’pa pershtatshme…artikuj si ky i mesipermi apo komente t’pa vend besoj e shpjegojne ma s’miri gjendjen per t’cilen behet fjale…qofsh mire i dashtun

  2. katarakti says:

    I qenka bere mendja Bazes : bisedime me Serbine! Problemi kryesor per Kosoven sot ! ! ! O zot, çfare ka tymosur valle?! Kosova nuk ka asnje nevoje te bisedoje me Serbine, pa u njohur nga kjo e fundit si shtet i pavarur. Ne rast te kundert bisedimet me Serbine jane bishti i kavallit ne problemet qe ka Kosova sot.

  3. Joni says:

    Sakrificat e popullit te kosoves po neperkemben nga Isa Mustafa dhe Albin Kurti per interesat personale per pushtet. Turp.Mos i sherbeni Serbise.Po krijoni idene se kosova nuk do dhe nuk ka aftesi te qeveriset.Isa Mustafa edhe ashtu zvarre me bastun po merr peng Kosoven.Mallkim .Paci faqen e zeze.Albin Kurti tek Ti pata shprese dhe besim por u tregove fodull dhe pa pervoje.Sidoqofte te uroj Te formohet qeveria.Rofte populli i kosoves.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Nje grusht vend dhe s’gjejne mirekuptim.. Kjo vetem per qeverrisje ndaj njeri-tjetrit. Imagjino keta bisedime me Serbin per ceshtje te prekshme.. I thuani SHBA-se te dali me nje masterplan qe t’ja shpjegoj ketyre karagjozeve te etur per karrige si do behet me Serbin dhe udhezohini.. Ne s’behemi me njeri-tjetrin, pretendojme te behemi me fqinjin ?!?! Albin, jane ujqer te vjeter ata nuk do te lejonin te beje dicka ndryshe.. Kane gjysmen tjeter te jetes ne politike dhe nuk shkulen.. S’dime ne shqipot te zbresim nga kali..

  5. kosovari says:

    Thashe se e kishe per Ramen, por ti Mero pasi e ndrite me lajme per shqiperine tani po zgjidh kosoven

  6. vezhguesi says:

    Padyshim qe keshtu do te ndodhte z.Baze!Me nje fondamentalist qe pa mbaruar numerimet e kutive s’la mihane ketu ne Tirane duke folur per ngutjen e Rames me ca te perdalur qe na tregonin me gisht se ky do jete “baca” per tere kombin Shqipetar!Ai eksportoi ne shqiperi nje dege te vetvendosjes pasi kishte parashikuar qe se shpejti mund te merrte edhe votimet ne Shqiperi ku zanati real i vetvendosjes ose siç me pelqen ta konfiguroj VV(C) ishte dhe eshte hedhja e molotoveve ne kuvendet respektive e perse jo edhe djegja e tyre!Alpini ,ky mendimtar i pashoq i pushtuar nga deliri qe Eshte Albini e pasi tij vjen Kosova e Kombi filloi te çante shtigje ku vetem Buzhalet e ndigjonin e ai u buzeqeshte se kishte shume gjera te mira ne koke por qe me siguri i ka lene rruges e per pasoje i ka mbetur vetem kafka bosh!Kosova nuk kishte nevoje per Albine por Albini kishte nevoje per Kosoven qe koken e kishte ne Shqiperi e trupin ne kosove pasi vizioni i tij ishte i tejshkuem per te drejtuar nje vend te vogel!Ai kishte harten perpara e mendonte se do te qene ditet e numeruara per Thaçet e Ramet pa ditur ç’eshte politika ne realitetin e te dy kraheve!Ai pa takuar Kryeministrin e Shqiperise vrapoi e takoi “tradhetarin e vrastarin” Berishe ,damke kjo e vene nga populli shqipetar per Berishen duke u keshilluar per shtetin Dardan meqenese Berisha na paskerkishqene nje njohes shume i mire i historise ku Shqiperia nuk eshte toka meme por pjese e shtetit Dardan!Nuk e di sepse pas zgjedhjeve ky verdhacuk sepse mu duk si Tritan Shehu dikur para do vitesh ne Lushnje me prasin ne goje!Ai mund te behet gjithçka por politikan e udheheqes vizionar kurrsesi!Ndaj edhe ketyre liliputeve me shpejtu u rriten veshet se sa trupi!I madhi Rame pat deklaruar qe me tu bere kryeminister Albini do te beje nje takim me te per te krijuar nje axhende te perbashket dhe vazhdoi n.q.se do behet !Dhe deri me tash fjala e tij ka dale ,pasi Albini nuk eshte duke u marre me formimin e qeverise se Kosoves por me trehapshin e Rames nese bene faull apo jo!Fitorja e tij prej 26% eshte si ajo fitorrja e opozites sone pas zgjedhjeve vendore ku PS kishte fituar te gjitha bashkite e ajo 85 % -çin!I takon Edi Rames per me e pyet kete delirant qe:Perse po vonohet kaq shume kur ka bere nje fitore plebishtare apo pret diçka tjeter e te beje nje rruge e dy pune!Ai edhe sikur tia arrije dites qe te beje qeverine e perbashket me Isa Mustafen (punonjesin e sherbetorin e serbise siç e ka quajtur dikur Ai )kjo do te jete nje martese me dite te numeruara pasi ai do qe te martohet per te qene ai burri i shtepise e jo me te drejta te barabarta ne familje ,ku zeri i tij te tingelloje jo si ze zogu por si ze burri pavaresisht se eshte me i talentuem per hoxhe sesa per udheheqes shteti !Kur brenda vedit ai po vonon kater muaj per formim qeverie kushedi sa ka me zgjatun bisedimet me palen serbe !Analiza qe i beni ju z.Baze kesaj situate eshte tejet reale mirpo ja thu por kujt ja thu!

  7. E èma e Zeqos says:

    Sa herè i “afrohet” Albinit, Ymeri qelb dynjanè. Kèrkon gjithkund tè pasmet e Edit, ti lèpijè, ti bèjè qullè. Nè lartèsinè qè èshtè mèsuar tè “punojè” Ymeri, Albini ka zemrèn. Ajo èshtè shqiptare dhe nuk shitet.
    Botè e huaj pèr Ymerin, ku çdo gjè shitet. Vetèm çmimi duhet biseduar.

  8. toma says:

    NUK Po e degjoj ka kohe ate injorantin hilexhi Buzhala,sic duket merret me problemet e Iranit dhe Greqise se Kosoven e harroj.

  9. El says:

    Hahahahahaha e ke qarë komentin, e ëma zeqos ??? edhe katarakti ka zbuluar pak sa qëllimin e artikullit, që fare mirë mund të ishte shkruar edhe nga një analist ekstremist serb, edhe pse serbëve i konvenon më tepër kur shkruhen nga argatët e tyre ” shqiptare”.Pastaj k’to kllounët që i mbajnë ison Ymerit, s’kan aspak faj të shkretët se janë të punësuar në “call center” e qeverisë. Këtyre po ti ofroj “call centeri” opozitës 10L/orë më tepër shkruajnë të kundërtën e çfarë kanë shkruar ???????

  10. Xeni pa qime says:

    ASNJERI NGA TE DY NUK E KA KURAJON TE MARI PUSHTETIN E TE FIRMOSI NDRARJEN E KOSOVES E DINE QE JANE TE TJERE QE VENDOSIN PER KOSOVEN NDAJE BEJNE MAKINACIONE PER ZGJEDHJE TE REJA .
    ALNINI ESHTE I PA PERGATITUR PER TE KALUAR NGA OPOZITAR NE POZITE KA PREMTUAR SHUME GJERA QE NUK I REALIZONE DOT THJESHTE KA GENJYERE OSE KA PASUR NJE DESHIRE PER TE QENE ME KORREKTE
    NESE KETA DO ECNIN NE NJE HAPE ME EDI RAMEN KOSOVA DO KISHTE FITUAR SHUME …..PO MJERE POPULLI QE U BESONE .

  11. real says:

    Komenti i “vezhguesit” real dhe i sakte.

  12. Loni says:

    Ktu ku jam une u bisedua 6 muaj…..2 muaj nuk jane shume.

  13. Daja says:

    Cfare po bejne keto karagjos qe mendojne qe jane qen
    dra e botes shqiptare . Na diskreduan si komb

  14. Pune kokash says:

    Qeveri me dy koka , ku koka e me e vogel do qe t’e duket me madhe se koka e madhe .
    Njejt si tek ne , ku koka e vogel jo me larg se prilli i 2013 es , hengri nje ngjale dhe e la ne balte koken e madhe me gjithese kjo e madhja e kenaqi me felat me te majme ate te voglen, madje i shpetoi dhe koken .
    Sinqerisht uroj , te mos ndodhe keshtu !

  15. koha says:

    …kesaj pune i thone “vazhdo e shih endrra ne petulla”, z.Mero Baze. Nje gje duhet ta kuptojm mire e mire: Serbia e sotme ( kjo e Vucicit e Dacicit pra e njejta qe shkaktoj lufterat duke vrare e masakruar kudo neper ishjugosllavi) eshte per lufte e jo per paqe. Kujdes nga ky regjim se pret vetem rastin qe te rifilloj. Kosova dhe askush ne Ballkan, pervec Edi Rames, nuk mashtrohet per te besuar ne bsedime te sincerta. Serbia duhet te sillet si gjermanet pas luftes se II boterore per te jap kredibilitet ne tavolina bisedimesh. Ska nga bisedimet, kete vetem naivet e besojn…dhe do te shkoj gjate keshtu. Deri atehere ne duhet te forcojm shtetet.
    Mos beso akoma ne gatishmerin e serbve qe te pranojn cfardo lloj marrveshje me shqiptaret. Do ta bejne vetem kur ti detyrojm. E per kete duhen shtete te forta me buxhet te forte e me ushtri te forta.

  16. Shqip says:

    Mero mendoj se jemi larg po goxha larg Kosoves ne çdo aspekt qe ka lidhje me elemente shtetformues. Prandaj sinqerisht do te te thonja se nuk kemi cfar ju mesojme . Asgje te mire nuk kemi ne si shtet qe ta marri si shembull Kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje