Mbivlerësimi i taktikave dhe “Vlerës” së Blerim Rekës nga Albin Kurti

6 Janar 2020, 18:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për të gjithë ata që u gëzuan se zgjedhjet në Kosovë mbaruan shpejt dhe rezultati doli brenda ditës, ka një ferr, në të cilin po i torturon Albin Kurti me taktikat e tij deri në detaje, për të fituar kohë dhe alibi për mosformimin e qeverisë.

Pasi ju desh të priste tri ftesa nga Presidenti për të formuar qeverinë, ai shkoi më në fund sot, në një orar që e vendosi vetë, për t’i thënë presidentit se nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë.

Sapo doli nga presidenti theksoi se takimi nuk ka efekt ligjor, pasi nuk dëshiron që të fillojë numërimi i 15 ditëshit, si i mandatuar për kryeministër.

Presidenti i ka lënë kohë 48 orë të paraqesë me shkrim propozimin për mandatin e kryeministrit dhe ka gjasa që Kurti të mendohet përsëri për ta thyer 48 orëshin, me qëllm që Presidenti ta bëjë fakt të kryer mungesën e vullnetit për të marrë mandatin dhe të dekretojë dikë tjetër.

Nëse e bën këtë, atëhere Kurti mund ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe ta vonojë dhe 60 ditë të tjera formimin e qeverisë.

E gjithë kjo spirale makinacionesh teknike, tani është kthyer në kalë beteje për formimin e qeverisë në Kosovë.

Fitimtarët ndjehen më të frikësuar se kurrë, se nuk do të jenë fitues, ndërsa të tjerët që e pranuan humbjen, po i “kqyrin” me qetësi dhe cinizëm përpëlitjet e tij.

E njëjta betejë taktizuese është edhe kundër LDK-së.

Në bazë të marrëveshjes paraprake të negociuar mes të dy partive, por ende e papërfunduar, LDK-së do t’i takonte kryetari i Kuvendit. Meqë afati shkoi dhe marrëveshja finale nuk po plotësohej, Kurti shkoi në Kuvend dhe pa marrëveshje me LDK, propozoi kryetarin e Kuvendit, duke e bërë fakt të kryer.

LDK e votoi për të lënë hapur bisedimet dhe për të mundësuar formimin e Parlamentit, duke e lënë tani e tutje fatin e shumicës së re jo më në dorë të Kurtit, por të Parlamentit.

Po Kurti nuk u ndal këtu. Sot bëri dhe një hap tjetër taktik për të provokuar LDK-në. Ai bëri publik pesë emrat e ministrave të tij, po ashtu pa konsultim me partnerin e mundshëm të koalicionit.

Dhe këtu ka dhe provikimin e fundit taktik ndaj LDK-së dhe politikës Perëndimore, që lidhet me emrin e  ministrit të Jashtëm, Blerim Reka, një shqiptar i Maqedonisë, kandidat për President në zgjedhjet e fundit.

Nuk e di ku ja shikon “Vlerën” një kandidati si Blerim Reka zoti Kurti, por kandidatura në fjalë, është gjëja më e vjetër që ka politika shqiptare në rajon, sa i përket mendësisë së bashkëpunimit rajonal.

Blerim Reka kandidoi në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, gjoja si kandidat shqiptar, në të vërtetë kundër interesit themelor që kishin shqiptarët në Maqedoni, ruajtjen e koalicionit me Zaev dhe mos kthimin e partisë së Gruevskit.

Duke tentuar të heqë vota shqiptarësh, për një kandidat i cili ishte kandidat i koalicionit të shqiptarëve me maqedonasit në qeveri, në të vërtetë ai ishte i vetmi element anti-shqiptar në atë fushatë, i mbështetur edhe nga Albin Kurti.

Ai  binte ndesh me politikën e shumicës shqiptare në Maqedoni, të mbështetur nga Perëndimi, si faktor vendimtar për të mbrojtur kursin anti- Gruevski.

Binte ndesh po ashtu me “Marrëveshjen e Tiranës”, e cila mundësoi formimin e qeverisë në Maqedoni nga faktori shqiptar.

Ky thjesht tentoi t’i jepte një dorë rikthimit të njeriut të Gruevskit në Presidencë, atij që gjakosi Parlamentin.

Vështirë se ndonjë diplomat perëndimor shikon ndonjë vlerë tek Blerim Reka, si diplomat mendjehapur, që mund ta çojë para procesin e bisedimeve të Kosovës me Serbinë.

Ajo çfarë ka bërë me zgjedhjet e fundit në Maqedoni, ka qenë tërësisht anti-Perëndimore.

Nuk di çfarë “vlere” e Blerim Rekës e eksiton Albin Kurtin, por është e sigurtë se nuk ka asgjë diplomatike në këtë histori.

Është një periudhë ku Albini po i mbivlerëson taktikat më shumë se parimet. Ai po bën gjithçka të fitojë kohë për t’i nënshtruar aleatët e mundshëm me marifete, ose për të shkuar në zgjedhje si viktimë.

Në fakt nuk është votuar as për marifetxhi, as për viktimë, por demek se “është burrë”.

20 komente në “Mbivlerësimi i taktikave dhe “Vlerës” së Blerim Rekës nga Albin Kurti”

  1. Lona says:

    AL BINI NUK ESHTE FITUESI I ZGJEDHJEVE NE KOSOVE ME 25 % JE BASHKEQEVERISES DHE JO QEVERISES .
    MEGJITHATE PRESIM QE TE MBAJE PREMTIMIN E DHENE : NDERIMIN E FLAMURIT , HYMNIT , REFERENDUM PER BASHIMIN , SEKUESTRIMIN E PASURIVE TE PASURVE T’ JA JAPI TE VARFERVE VENDOSJEN E BUSTIT TE MARKSIT ENGELSIT ENVERIT ZHEJIT LUBONJES BUSHATIT NE PRISHTINE

  2. Kudreti says:

    Me vjen keq te te them zoti Mero, por Albini nuk fitoi si burre ne Kosove. Ai fitoi sepse Hajredinaj e dhjeu dhe e dhjera e tij, qelbi dhe Hashimin…
    Nuk me vjen mire te flas per burrnine e tij, sepse nuk dua te abuzoj…Fjala me e bute qe mund te gjej per te eshte “grindavec i semure”….

  3. Orli says:

    Te lumte Mero! Ja ke cjerrur masken mashtruesit.

  4. Atdhetari says:

    I vetmi njeri qe nuk ka maske eshte Albin Kurti dhe Berat Buzhala!te dyve idotesite iua lexon ne balle!Kushdo e ka te fresket kur mbaroi numerimi i zgjedhjeve ku nxori si fitues VVc .Dhe ky burre shteti (na kendej i themi buravogela) erdhi ne token ame dhe takoi Andi Bushatin,Andi Bejtjen,Shkullakun ku ne takim e siper te gotave sipas rrangut te tij ,mungoi takimi me Edi Ramen (te pakten ta kishte bere per sy e faqe,ndonese i mungojne te dyja)dhe ne tavolinen e ketyre teveqeleve na dukej si bace Albini pasi po te qe perballe Edi Rames jo vetem qe do sfumohej i teri por ndoshta do ti ç’faqte edhe fondamentalizmin e tij qe mbart!Ndaj edhe situata sot ne Kosove eshte kjo qe flitet sot pasi ky shtet ka rene aq poshte me qeverine e mepareshme sa qe ndoshta s’ka nevoje imediate per shtet e per qeveri!Kam pershtypjen Mero qe ka ardhur nje moment e planet i jane prishur ku tashme ndoshta as vete nuk e do qeverine te ngritur pasi shum shpejt molotovet qe perdorte dikur do ti bien ne preherin e tij!Mos haroni te kujtoni fjalet e te madhit Rama kur deklaroi per minishengenin qe:Ne s’mund te presim ma limit sepse qeveria e Kosoves akoma s’eshte formuar e s’ka gjasa!Se fundemi kujtoni fjalet e ketij fondamentalisti kur deklaroi per Ramen (çka po e ngut Ramen) e ne pergjigjie te saj po pyes Albinin (ç’ka po vonohesh o Albin,apo karikja e kryeministrit mire s’po te rrin)!

  5. XXXL says:

    Duhet të jetë edhe obligim në Kosovë që të pakten 2 shqiptarë nga Maqed. si dhe nga Shqipëria të jenë në qeveri dhe kuvendë kështu që Albini mirë ka vepru por kandidati Reka i njohur si aktivist i lidhjes rinisë në socializëm ishte dhe mbetet kuadër e nivelit të dobët

    1. kasem gahinji says:

      Ska pse te jete obligim,pra detyrim.detyrim pa vullnet nuk ka.ti mund ta besh dhe nje albin nga kudoqofte te thote”pse e bere pa me pyetur”po keshtu obligimi detyron te presesh sa albineve tu mbushet mendja.pra sic mbeti pa qeveri kosova,tani duhet te rrije dhe shqiperia.sejcili gjukon dhe vendos sipas parimeve kushtetuese te vendit te vet dhe synimeve te programit.

  6. s.g. says:

    Dhe me këtë filozofinë e burrave të mirë dhe të urtë e keni futë dhe afirmu në skenat politike shqiptare të post – socializmit diçka e pa parë në mendimin dhe veprimin politik askund në botë filoi me Rugovën -Aganin dhe vazhdon deri sot me Albinin si politikan i drejtë e fukara kjo filozofi perfide dhe mashtrim i rrezikëshm duhet jo të votohet por të dënohet

  7. Nuk e kuptoj pse behen nervoze politikane e gazetare ne dy anet e kufirit per z. Kurti ?
    Nuk ndihen rrehat, z.Mero gjithashtu.

  8. USA says:

    Dite mbas dite po bindem se Albini jo vetem eshte delirant i pandreqshem, por dhe njeri i keq,koha po tregon se vetem parime nuk ka. Motoja e tij eshte pushtet me cdo kusht, duke perfshire dhe dhunen, tani kur e kan braktisur te gjithe, vjene verdalle si pordha neper breke.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    I mbart mali, polli nje mi…

  10. maga says:

    Çke mero qe je merzitur???
    E nxorre koken antishqiptare??
    Te vjen keq per partne jugosllave te mustafes?
    Ke frike nga shqiperia e madhe?
    Ke frike se ndjenja dhe interesat kombetare po zmadhohen dhe internacionalizmi yt 5leksh po deshton?
    Te vjen keq per slavin zaev??
    Po deshton perpjekja per bashkpunim me sllavet?
    Po deshton gjithe perralla 30 vjeçare per i tegrimin,evropen, bla-bla??
    Mos u merzit! Neser sill matoshin,robellin,bushatin,qe ta bejne copa kurtin ,qe guxon te perpiqet per nje shtet shqiptar ne ballkan.

    1. Kosovari says:

      Maga. Po të ishte LDK jugosllave nuk do ia organizonte katrahurën me shpalljen e pavarësisë më 1989 apo kur ishte. NUk do e sfidonte në të gjitha forumet botërore. Nuk e di sa vjeçar je por këto fakte nuk i paske të njohura. Mbi 50 vjet shqiptarët e Kosovës janë munduar me broqkullat LPK-iste të lënë përshtypjen e luftëtarëve për liri por doli se mbi gjysma e tyre ishin të tyre. Lavdëronin revolucionin socialist, Stalinin, Leninin e Enverin por jetën e bënin në Bruksel, Paris ,Londër etj. por jo në Moskë e Tiranë. Dyfytyrësi e pështirë. LDK luftoi në vorbullën e dreqit, pra nën sundimin serb që nuk ia shkaktoi ajo. Me vetëdije apo pa te të gjithë që kështu shprehen kundër LDK-së (me gjithë të metat e saj) janë në një iso me ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës. Kanë filluar fëmijët të merren me politikë. Të shofim ku do na qoj kjo. Sa për Blerim Rekën le të flasin shqiptarët e Maqedonisë Veriore. Fatkeqësisht faktet që po i cek Mero janë të sakta.

  11. Shufer says:

    Albini është pak berishë e pak azemhajdar dhe aspak shqiptar kosove. Në fund të fundit është Al bin.

  12. Gregory. UK says:

    Mjafton ti hedhesh nje sy evolimit te politikes se kosoves se pavarur qe ta kuptosh ku ka arritur degradimi. Nga nje gjigand si Rugova qe i hiqnin kapelen gjithe udheheqesit boteror te kohes te Albin lepurushi qe i vetmi sukses qe ka patur ne politike jane bombat molotov ne parlament dhe fjalet e bukura patriotike. Imagjinoni nje shqiptar djeg me bomba parlamentin e shqiptareve dhe na qenka hero. Ne nga anet tona ne shqiperi keta i quajme rrugac. Kemi edhe ketej plot te tille por shyqyr zotit nuk i voton njeri. Do me pelqente ta shihja kryeminister dhe ta shofim sa burre eshte. Nqse eshte burre le te behet kryeminister dhe le ti beje ato qe ka premtuar nqse jo le te ike si bytheq.. nga politika. Te dyja edhe burre edhe bytheq..re nuk shkon.

  13. rripitipitytytyrripityrrtyty556 says:

    Politika eshte negociate, per sa kohe cdo gje eshte brenda ligjit Albini eshte ok. Nqs Albini do ishte i pazareve qeveria do ishte kryer me kohe e shpejt e shpejt, ashtu sic u krye qeveria Rama-Meta ose PS-LSI ne mandatin e pare te Rames por mesa duket Albini pervecse parimor eshte edhe takticien e strategjist i mire. Jo gjithmone nga bishti shkohet tek koka, nganjehere edhe nga koka shkohet tek bishti. Albini nuk ka ce do nje qeveri qe me shume eshte kosto sesa perfitim per kosoven, Albini midis nje qeverie dallaveresh qe e demton kosoven dhe zgjedhjeve te reja besoj do preferoje te rishkoje ne zgjedhje, qofte edhe me riskun e humbjes, sepse ajo qe Albini ka ne favor e qe te tjeret nuk e kane (perfshire edhe Mero Bazen) eshte KOHA. Ai thjesht duhet me durim e persistence ti rezistoje tundimit per nje pushtet qe me shume i prish pune sesa i rregullon. Ldk dhe Isa Mustafa po dalin nga kjo histori ashtu sic hyne, si skutha ishburokrate te zyrave te partise komuniste e te ishjugosllavise, thjesht si plehra te ricikluara qe e duan kosoven e pavarur por nen pushtetin e tyre politik dhe ekonomik. Thacit po duket qarte qe ia kane shtrenguar loqet me gjykaten e hages ndersa Ramushi per te mos qene peng i ndergjegjes se tij vendosi te mos jete as KM as deputet, pra eshte ne tentative per ti shpetuar pengmarrjes se hages duke mbajtur nje profil te ulet politik.
    Sa per Meron kuptohet qe per sa kohe Albini do jete kercenim per Ramen Mero do e marri neper goje sic ia mori Rames kur vete Mero ishte bythelepiresi kryesor i Berishes. Eshte thjesht nje lab servil i pakarakter me nuhatje te holle bythelepiresi.

  14. Salbeu says:

    Asnjë nuk e kupton që këtu është dora e serbisë. Thjesht ky albini i kurtajve është një kopuk i serbëve.

  15. bislimi says:

    Nje pyetje pa pergjigje:

    SI U LIRUA NGA BURGU SERB KREJT I VETËM ALBIN KURTI?!!!! PSE NUK U KEQTRAJTUA NE BURG SI RRIHEJ DERI NE MESNATE NAIT HASANI?!!!

    KUSH ISHTE KRUSHKU I LIRISE SË TIJ?

    Ata që e dinë të vërtetën po heshtin….

  16. Ina says:

    O Mero ke te drejte. Kurre s’me ka pelqyer ky Kurti. Ky edhe me siglen, vetevendosje, a thua vete vendosi ky qe kosova te ishte e pavarur? Ky slogan ishte nje mashtrim qe Albini, gjoja patriot te kishte mundesi me ardh ne pushtet. Ja ku ju dha nje gjysme-mundesije, por e di ku e ka hallin? Ka frike se Edi Rama bashkon shqiperine me kosoven, dhe jo ai, dhe ndaj i ben keto lojera, por qe fatkeqesisht demtojne popullin e kosoves. Le ta gjeje forcen ky, vetevendosesi, dhe le te shkoje ne beograd, tiu thote atyre ta njohin kosoven, dhe ti lere brockullat per shitje e me radhe. Por ai eshte i tyri. Mbaroi ajo pune!

    1. USA says:

      Albini eshte anarshist,por dhe mashtrues i madh, po duket se po i del kallaj,dhe tani po shohim te vertetin.

  17. lesh e li says:

    Mendoj se Albini nuk e ka staturen e nje burre shtetasi. Albini ka demostru vendosmeri si opozitar, po qeverisja eshte dicka tjeter. Qeverisja eshte pergjegjsi direkte, kryetari qeverise eshte nje prijes. Te udheheqesh nje vend duhet tu vesh gjoksin puneve, te realizosh ato qe ke premtuar, te ulesh me kundershtaret dhe tu imponohesh atyre. Mesa duket Albini po e ndjen se nuk I ka keto aftesi dhe po sorollatet duke nxjer justifikime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje