Berisha paska frikë nga ligji!

27 Dhjetor 2019, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha u dënua sot nga një gjykatë në Tiranë, si shpifës. Kisha përshtypjen se do ta mbante veten dhe nuk do reagonte. Duke qenë se ai ka ndërtuar mekanizmin më të neveritshëm të shpifjes digitale këto gjashtë vite, duke legjitimuar çdo shpifje përmes postimit në Facebook-un e tij, mendova se do ta injoronte dënimin, duke menduar se ka më shumë rëndësi të duket i patrembur para ligjit, se sa të ankohet për dënimin.

Por në fakt, ai u ankua publikisht për dënimin, duke zbuluar dhe mekanizmin e alibisë që ka pasur në mendje kur ta gjykonin.

Ky është mekanizmi i burimeve fallco të tij, të cilave ai ka “të drejtë” t’u referohet. Mënyra se si Sali Berisha po tenton të mbrohet pas dënimit për shpifje, tregon se ai e ka të menduar mekanzimin e shpifjes dhe është përgatitur të ketë dhe alibi për këtë.

Sot ai tha se unë bëra koment, nisur nga një informacion në një medie. Medie quan Facebook-un e tij, apo portale fallco, të cilat i furnizon me një fakt të gënjeshtërt, e pastaj bën komente për to.

Kjo tregon se përpara se ai të kthente në platformë politike shpifjen digitale, e ka menduar dënimin, por ngaqë askush se ka aplikuar ndaj tij këto vite, e ka legjitimuar atë si imunitet.

Por mbi të gjitha, kjo tregon se ky paska frikë nga ligji. Me aq mundësi financiare sa ka, me aq pushtet sa ka si lider opozite, dhe me aq papërgjegjshmëri sa ka dëshmuar, mendova se do ta injoronte vendimin.

Reagimi në fakt theu “mitin” e njeriut që nuk pyet për ligjin, liderit që nuk paraqitet në Prokurori, “denoncuesit” vulgar që nuk i trembet syri.

Ai sot është thjeshtë një i dënuar që përpiqet të na shpjegojë që nuk ka faj. Dhe këtu është në rrugë të drejtë.

Mund të vazhdojë të na  tregojë arsyet e tij, edhe kur të gjykohet për 21 janarin, dhe kur të rihapet dosja e CEZ dhe rolit të djalit të tij në atë histori, edhe aferat e tjera korruptive gjatë qeverisjes së tij.

Është normale ta dëgjojmë si të pandehur dhe të respektojmë të drejtën e tij për të na shpjeguar që nuk ka faj.

Rëndësi ka, që e ka kuptuar se ka ardhur ora të bëhet avokat i vetes dhe të frikësohet nga ligji.

25 komente në “Berisha paska frikë nga ligji!”

  1. Nga Arkiva says:

    Ky gojë-qenef dixhital

    Ilir Mborja
    April 25, 2016 10:54
    Ky gojë-qenef dixhital

    Nga Arkiva

    “Më tha një burrë nga katundet e Durrësit se i ka thënë një kushërira e tij…” Janë fjalë të Sali Berishës të shkëputura nga ato që ai shkruan në Facebook-un e tij.

    A mund t’i besohet dikujt, qoftë edhe ishkryeministër, që e nis fjalën e tij me: “Më tha… se i ka thënë”? Thashethem i pastër. Prandaj le t’i drejtohemi fjalorit të shqipes që jep këtë shpjegim: “THASHETHEME – Fjalë të pathemelta, zakonisht të këqija, për dikë a për diçka, që pëshpëriten e përhapen nga njerëz llafazanë e shpirtvegjël, të cilët marrin nëpër gojë të tjerët për t’i njollosur dhe nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësisë.” Dhe po aty: “THASHETHEMEXHI – Ai që merret me thashetheme, njeri i thashethemeve. Thashethemexhinjtë fshihen si minjtë”.

    Gjithashtu besoj, se kujtdo i ka rënë në sy, se jo vetëm në postimet e tij në Facebook, por edhe gjatë ligjërimeve të tij publike në foltoren e Parlamentit apo para kamerave, Sali Berisha përdor shumë shpesh foljen: “Më kanë thënë”. Gjithashtu, duke folur për çështje të ndryshme, jo rrallë, fut në mes edhe këto shprehje: “Po, po. Poo. Ja! Ja ku ua them unë juve këtë!.. Mos u çuditni hiç juve!”

    Ky pohim i beftë, që ndodh mes ligjërimit të tij pa e pyetur kush, në vështrim të parë, duket se nuk ka asnjë lidhje. Vetëm në vështrim të parë ama, se një rol jo vetëm stilistik, ato fjalë e kanë. Ato, si të gjitha “fjalët parazite” si psh: “kupton apo jo”, “domethënë”, “që thua ti”, etj, i shërbejnë folësit për të lidhur mendimet, kur ai e ka të vështirë për të vijuar kumtimin në mënyrë të rrjedhshme. Ky ves stilistikor, përdorimi i “fjalëve parazite” prek edhe njerëz të kulturuar kur bisedojnë ose tregojnë me emocion një ngjarje me histori disi të ndërlikuar, të pabesueshme për dëgjuesin. Por veç kur bisedojnë ama. Nëpër foltore publike përdorimi i tyre është kurdoherë i papranueshëm. Ndërsa fjalët: “Po, po. Poo. Ja! Ja ku ua them unë juve këtë!.. Pritni! Mos u çuditni hiç juve!” janë më shumë se “fjalë parazite”. Ato dëshmojnë për një logjikë të paqartë dhe të çakorduar të folësit dhe kanë për synim diçka më shumë se një funksion thjesht gramatikor. Ato shërbejnë si mjete lidhëse për të shitur si të vërtetë një dëshmi, që kumtuesi Sali Berisha në këtë rast, do ta servirë si të tillë përpara dëgjuesve. Por, ai vetë, e ka me të dëgjuar. Gjithmonë e ka me të dëgjuar, se në çdo rast atij ia kanë thënë të tjerë, që edhe atyre ua kanë thënë ca të tjerë. Rasti, kur denoncimin atij ia ka thënë drejtpërdrejt një “dëshmitar okular”, është ai i “njeriut dixhital”.

    Pra, Sali Berishës, i takon merita se, me kontributin e tij në dixhitalizimin e thashethemit, pasuroi stilistikën e shqipes. Prej tij dhe askujt tjetër, kemi sot termin e ri që duhet ta studiojë stilistika jonë: “Thashethemi dixhital”. Kjo emërtesë e re linguistike ka në vetvete dy leksema: “Thashethemi” dhe “dixhital”. Siç vihet re, e para buron prej një stili të rëndomtë bisedor ndërsa e dyta, “dixhital”, marrë nga fusha e teknologjisë. Vetëm një njeri si Sali Berisha ka mundur që t’i bëjë bashkë dhe t’i artikulojë gramatikisht “thashethemin” (presupozojmë se ai e ka dëgjuar vërtetë rrugëve dhe nuk është intrigë e vetë atij) me fjalën më të fundit të shkencës, “dixhitalizim”. Dhe kur ndodh që sistemi dixhital, si psh kamera e Artan Hoxhës më 21 janar të 2011-s, ia dekonspiron thashethemin, si në rastin e “çadrave pistoletë” , ka të tjera “fakte”. Prishet serveri i brendshëm i Kryeministrisë se “mjaftojnë” vetëm tabulatet e celularëve të gazetarëve “komplotistë” që jepnin e merrnin me atë “kodosh” President për t’i bërë puçin. Por, ndërsa teknologjia e përparuar dhe shpikja e “thashethemit dixhital” i përkasin viteve të fundit, kur shkenca bëri para dhe produktet e saj u futën edhe në Shqipëri, teknologjia e thashethemit u instalua shumë më parë në debatet e politikës sonë. Sali Berisha me teknologjinë e thashethemit ka 25 vjet që sulmon publikisht kundërshtarët e tij politikë. Izet Haxhia tregon se ai, thashethemin, këtë armë të rrugës, të kombinuar me intrigën e pastër, nuk e ka kursyer edhe ndaj të tijve brenda PD-së.

    Kështu i dëshmoi pulikisht në sy ish kryeministrit Sali Berisha edhe deputeti Erion Braçe të enjten që shkoi në Parlament. Stili i thashethemit në gojën e Sali Berishës është gjuhësisht perfekt. Psh, ai akuzat e tij i nis gjithnjë me pyetjen “A e dini ju more?”. Është gjithmonë folja e vetës së dytë shumës “e dini” që e zhbën, e zhduk logjikisht presupozimin (hamendësimin, dyshimin) dhe e paraqet si të vërtetë të padiskutueshme dëshminë vijuese të kumtuesit. Prandaj ligjërimet e tij të akuzave nisin gjithnjë në formën gramatikisht më djallëzore: “A e dini ju se?..”. …Dhe më tej, njerëzit që e dëgjojnë folësin në fjalë, habiten kur mësojnë se psh: “A e dini ju more zotërinj se “X”, kunati i “Y”, i ndan paratë e krimit me “Z”? Nuk e dini? Por ja! Po, poo. Ja ku ua them unë!”… Pastaj vazhdon në stilin e tij “degë më degë” për të dalë tek kokrra e rrenës së tij të dashur, që, kinse, iu kujtua atë çast. Është akuza, që ai pa e nxjerrë ende nga goja, në fakt, e di se do t’i lerë gojëhapur dëgjuesit, prandaj dhe nuk harron të ndërkallë brenda edhe fjalinë thirrore: “Mos u çuditni hiç juve!”. Dhe i gjithë ky tip fjalimi publik, befas mbyllet nga fjali të tipit: “Unë ç’është e drejta, për hir të së vërtetës, nuk e di. Unë nuk e njoh personin.

    Në memorjen time nuk rezulton ta kem takuar ndonjë herë, por mue më kanë thanë…” Pastaj, ajo që më së shumti mbetet në fund të thashethemit dixhital, është ajo që e gjithë bota dëgjon. Është kumti vrastar që futet, mu si një mi i ndyrë, gjer në shtrat: “Po, po. Poo. Mos u çuditni hiç juve! Ja, ja u them unë juve këtë. “X” dhe “Z” bashkë me paratë e krimit ndajnë edhe shtratin… Po, poo.” Bash, për këtë kumt vrastar të thashethemit, që godet padrejtësisht mbi zemrat e fëmijve, motrave, vëllezërve, prindërve, gjithë rrethit familjar dhe shoqëror të personit të cilit i drejtohet, shoqëria jonë duhet të zgjohet. Nuk kemi pse të çuditemi më nga thashethemet e thashethemexhiut dixhital Sali Berisha. Gjithashtu, nuk na lejohet të hutohemi edhe kur shohim ndonjë çorbë kriminale si kjo me zgjedhjet për rektorët e Universitetit. Është gjithmonë ai gojë-qenefi dixhital, që megjithëse i kaloi të shtatëdhjetat, vazhdon të vrasë si taleban jetë njerëzish, me ose pa plumba.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ehh Mero, si bën dhe Ti
      bashkë me Ty, dhe ca të tjerë
      pse habitesh, bën çudi
      rri Haleja pa zënë erë?!
      .
      Dihet, që është frikacak
      dihet, që është i paburrë
      dihet, që është rrenacak
      dihet; mut i larë me shurrë.
      .
      Ai prapë do të shpifë
      do vazhdojë të na ndotë
      burgu për të ne na ndihtë
      se çdo gjobë është e kotë.
      .
      Ke të drejtë në analizë
      frikën, ja ndjeva dhe unë
      gjoba për të është një mizë
      s’e do ashtu mushka drunë.
      .
      S’ja vlen të analizosh
      se nuk ka më vlerë fjala
      na ngop ne me lugë bosh
      A u trëmb a s’u trëm Sala!

      1. Prind says:

        Ja vlen qe cke me të
        Te shohedh Saliun te tremburë
        Pas gryke po i mbeshtillet laku
        Qe diten qe u kriju SPAKU
        Popullit ti lahet haku

      2. Raimond vlonjati says:

        Te gjitha ca kaa thene Berisha ne Facebook kane dale te verteta , sidomos akzat ndaj kesaj Qeverie qe i aherben interesave te Serbise , kane dale plotesisht te verteta

        Te gjitha pa perjashtim

        1. Edi Durres says:

          Eh mer karuc, qe vetem nga Vlora nuk je..

    2. andrea says:

      shume i bukur shkrimi!

    3. Qytetar says:

      Koment – Analize shume e sakte.

  2. tekniku says:

    Kur po vjen ajo ore qe te paguaje cmimin e poshtersive dhe krimeve.

    1. taci says:

      Me ne fund….erdhi dita

  3. Nik says:

    Sali Pyka tere jeten e tij si komunist apo politikan, nuk po them qeverrises se ai ne fakt ka çqeverrisur, dmth mbolli anarkine, ka drejtuar vetem me thashetheme, spiunlleqe dhe vazhdon me to sot e mot. Institucionet per te ishin fasade, mendja e tij ka qene dhe eshte vetem tek spiunet tash edhe “dixhitale”!

  4. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️?? says:

    TAK-TAK , ERDHI SPAK .

  5. E èma e Zeqos says:

    Nuk èshtè mirè tè gènjesh o Sali sepse dènohesh me gjobè 5 milionèshe dhe Mero “ngazèllehet” pa patur arsye.
    Mund tè vrasèsh nè bukevard ose hedhèsh nè erè Gèrdecin, tè zhdukèsh fise tè tèra nè Tropojè ose tè çosh pèr gjah Kosta Trebickèn, por ama mos gènje.
    Nuk ta kemi borxh kètè gjèmèn e gènjeshtrès.

  6. kush e ktheu Enverin ne Perendi ? says:

    Kur shikon këtë manipulues te llahtarshem shqipfoles, habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te ketij ”mostre” nuk paskan kufi…….. . Edhe ”diktatori me i eger i Europes” duket amator ne kete ”art i piset”, krahasuar me kete ”manjak paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE.
    Per ata qe skane as sy, as veshe dhe as tru:
    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.
    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.
    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):
    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.
    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.
    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet(por vetem per bastardet), mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per Tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.
    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”. I uroj “mareshallit antishqiptar” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313..
    .
    Shpresoj se shteti amerikan ( qe ben ligjin ne ate vend) jo për të ndihmuar Shqiperinë ( që eshte ne vdekje klinike) por për të rikthyer besimin e shqiptareve te Amerika qe po shkon drejt zeros duhet te dorzoje koken e Usali SERBerishes dhe jo te tallen si me ekspertizat e FBI te 21 janarit 2011 me te cilen Perbindeshi Sali Biberishaj fshiu menderen…..Nese ky denim per shpifje eshte loje e bodrumeve te ambasadave me keq ardhje duhet e mendojme se Perendimi nga W Bushet e deri te Trampelosi apo Merkel po e bejne Enver Hoxhen Profet KU DHE MERITE ka dhe Meroja yne me Kaloqet e tij qe e kane kthyer kete gazette ne fabrike perpunimi te kockave te Enverit dhe pothuajs ka mbyllur sqepin per krimet e Sali Elezpiperit
    .
    E thene ndryshe kllonimi dhe tolerimi qe po i ben Perendimi kesaj monstre te pa pare ne historine njerzore eshte lapidar diamanti per Enver hoxhen ( jashte deshires ton ) por ka ardhur per te thene
    NA FAL ENVER..TE SHENJTERUAN EURO-AMERIKANET ME USALI SERBERISHEN E TYRE

  7. Vini says:

    TI O MERO NE I BERE SKENDERBE SALIUN PER 20 VJET,TANI NA CAN TRAPIN.SERVIL LEGEN

  8. Pse bëni kësi lojrash, marrëzi, luani me ne lexuesit, sa një popull të tërë, me këto vërtet lojëra.
    .per të tërhequr vëmëndien nga problemet kyce,,qe po vuan vëndi ynë ,sot e 30 vjet… Merruni me GJYQE serioze…
    Dashamiësi D.

  9. Kola says:

    Jo vetem qe e ka frike drejtesine e re, por dhitet ne breke, se i di mire halelleqet qe i ka bere ketij populli. Po afron dita te pergjigjet per to.

  10. Prind says:

    Ja vlen qe cke me të
    Te shohedh Saliun te tremburë
    Pas gryke po i mbeshtillet laku
    Qe diten qe u kriju SPAKU
    Popullit ti lahet haku

  11. Edi Durres says:

    Eh mer karuc, qe vetem nga Vlora nuk je..

  12. h says:

    Derisa të ngordhi (politikisht),ky qen i zgjebosur,nuk do ketë shtet shqiptar.

  13. QYTETARI DIGJITAL INFO’n says:

    YMER DOKTORI KA VENDOSUR TE MOS TE PJERDH NE SURRAT SE EDHE KESHTU TE GJITHE PO TE TE PJERDHIN ,KESHTU DOKTORI NUK DO TA BEJ ME ATE PUNE,,,,,PO SI PERFUNDOVE NE JETE MOR BYTHQIR MUTI TJA FUTESH KARIN NE BYTH GRAMOZ RUCIT E SPARTAK BRAHOS E TAULANT BALLES OR MJERO ,KURSE SHKELZEN BERISHA NGROHET NE TRUPIN E ARMINA MEVLANIT DHE KLEVIS BALLIU NE TRUPIN W ILDA BEJLERIT

  14. Gjak pa marre e hak pa lare says:

    Po te jete per ligjin, ky lloj kerme jeton sa ti doje menderja. Ligji i kapitalizmit mbron lekun, kush e ka ate dhe pushtetin, prandaj quhet sistem i kapitalit. Denon kermat jo per krime, po per kafe aq sa ju kushton nje kafe tek pasuria e tyre e vjedhur.
    Por Sali bagla ben mire te ruhet bashke me familjen e tij, nga te afermit e atyre qe vrane dhe masakruan, duke ndyer duart me gjak.
    Se kur te shpertheje hakmarrja e akumuluar ne dekada nga ATA qe i pergjojne dite e nate dhe qe priten drejtesi deri sot, do meriset dynjaja.

  15. Populli katunar says:

    PO AI BABAI I KURVES, DHE DJALI I KRYESPIUNIT TE LUSHNJES, MYSLYM MURRIZI, A KA FRIKE?!!

  16. Populli katunar says:

    PO AI BABAI DHE BURRI I I KURVES, DHE DJALI I KRYESPIUNIT TE LUSHNJES, MYSLYM MURRIZI, A KA FRIKE?!!

  17. Skelari nga Colja e Vlores says:

    O “Rajmond vlonjati” o kar me zile,te na rruash topet ne VLONJATEVE,se ato ngelen per ty,mbasi te gjatin po e thith jotem, a te qifja udhet.

  18. Arber iliri says:

    Good luck berisha. Do te duhet te mbrohesh per akuza shume me renda para drejtesise.izetin e kane aty dhe urdhrin tend per te goditur ambasaden amerikane.terrorizem i paster.sigurisht i mbetur ne tentative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje