Një patentë fallco “patriotizmi”, e Vetëvendosjes në Tiranë

20 Dhjetor 2019, 19:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një grup militantësh të lëvizjes “Vetëvendosja” janë mbledhur sot në Tiranë, të dënojnë si “tradhti” ndaj Kosovës, takimin e tre kryeministrave të Ballkanit, atij të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët po përpiqen të prodhojnë një format të ri të bashkëpunimit rajonal, mbështetur mbi katër parime të Bashkimit Europian, për lëvizjen e lirë, qarkullimin e lirë të mallrave, qarkullimin e kapitaleve, dhe fuqisë punëtore.

Në thelb inciciativa është një përpjekje e secilit vend ballkanik për të përdorur mbështetjen Perëndimore për zgjidhjen e problemeve lokale. Ideja është të përdoren katër parimet bazë të lirisë europiane, për të zgjidhur problemet mes njëri- tjetrit.

Për ta shpjeguar më thjeshtë këtë iniciativë, duhet të shpjegojmë historinë e dështuar të heqjes së kufirit Shqipëri- Kosovë këto 20 vite.

Për 20 vite prej vitit 1999, çdo kryeministër i Shqipërisë apo i Kosovës, sa herë vendoste të dukej patriot, deklaronte se do hiqte kufirin Shqipëri- Kosovë, do bashkonin doganat, tatimet, sistemin energjitik, arsimor e broçkulla të tjera.

Ansjëherë nuk u bë asnjë hap. Për dështimet akuzonin njëri- tjetrin në fushata, por e vërteta e madhe është se heqjen e kufirit Shqipëri- Kosovë, Perëndimi e pengon si një masë garancie që i ka dhënë Serbisë kundër bashkimit Shqipëri- Kosovë.

Kjo gjë ka për të vazhduar pafundësisht, aq gjatë sa mund t’i punojë fantazia secilit, se kur do të mbyllen bisedimet Serbi- Kosovë.

Për t’u hequr kufiri Shqipëri- Kosovë, pa mbaruar bisedimet, ndoshta të pambarueshme kurrë, mes Serbisë e Kosovës, inciativa e Mini-Shengenit ballkanik është e vetmja rrugë, që mund ta shkrijë këtë kufi “de facto”.

Iniciativa parashikon që gjithë vendet e rajonit me njëra- tjetrën, mund të bëjnë ato gjëra që kanë mundësi të bëjnë nga katër parimet kryesore. Fjala vjen, Kosova me Shqipërinë mund t’i realizojë të katërta këto parime.

Serbia me Kosovën mund të realizojnë dy nga këto parime (tregtinë mirë e kanë). Serbia me Maqedoninë mund t’i realizojnë të katërta. Bosnja me Serbinë mund të realizojnë një. Mali i Zi me Serbinë, Shqipërinë e Kosovën mund t’i realizojë të katërta.

Pra nëse ka një gjë patriotike, meqë u bë modë, që mund të bëhet konkrete dhe mund t’i japë fund kësaj gënjeshtrës patetike 20 vjeçare për heqje të kufirit Shqipëri- Kosovë, është pikërisht që palët mund të ndërbashkëpunojnë në nivele të pranueshme me njëra- tjetrën, në varësi të problemeve që kanë me njëra- tjetrën, duke zbutur kështu shumë nga problemet me të cilat duhet të merret BE apo SHBA në të ardhmen për gjëra madhore, siç është dialogu Serbi- Kosovë.

Mos pjesëmarrja e Kosovës në këtë pikë i prish punë Shqipërisë dhe Kosovës, pasi djeg shansin që të bëhet heqja e kufirit Shqipëri- Kosovë.

Pa Kosovën, vërtet që ne shqiptarët nuk fitojmë ndonjë gjë të madhe nga Mini-Shengeni, por nuk humbasim ndonjë gjë.

Aman para se të protestojmë si “patriotë” kundër kësaj iniciative, duhet të kemi guximin t’u themi shqiptarëve, se ka vetëm një shans të heqim kufirin me Kosovën, para se Kosova të pajtohet me Serbinë në mënyrë simbolike përmes marrëveshjes. Dhe ky shans është Mini-Shengeni.

Përndryshe do të na duhet të presim firmën e Beogradit e Prishtinës si të “pajtuar”, për të hequr kufirin tonë.

Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, pasi Kosovën të lirë dhe të pavarur nuk e bëmë vetë, por na e bëri Perëndimi, SHBA, NATO dhe BE. Ata që na e bënë, na e kanë vendosur këtë kusht. Kushti është që Serbisë t’i hiqet Kosova, por mos t’i jepet Shqipërisë.

I vetmi koncesion rajonal që na e bën “de facto” heqjen e kufirit është kjo iniciativë, e cila në finale dhe mund  të dështojë. Por nga ky dështim nuk ka asnjë të fituar. Sidomos për ata që duan të vazhdojnë të kenë “patentën” e patriotizmit.

Pas pak kohësh Albin Kurti do të duhet të takohet me Vuçiçin, siç u takuan vartësit e tij me Gjuriçin duke pirë birra.

Askush nuk ka për t’i thënë tradhtar, edhe pse ky Vuçiç do të jetë. Ky që nuk njeh masakrën e Reçakut, ky që ne e tallim si “djalë shqiptari”, ky që i ka shërbyer birra Karaxhiçit dhe që ka në Bruksel e Uashington më shumë miq se Albin Kurti dhe në Serbi më shumë vota se sa Kurti në Kosovë.

Nuk kemi për t’i thënë tradhtar Albin Kurtit, se nuk e ka zgjedhur ai Vuçiçin në krye të serbëve. E kanë zgjedhur serbët, se përfaqëson ata. Ashtu si një e katërta e kosovarëve ka zgjedhur Kurtin.

E vetmja gjë e përbashkët që shoh mes tyre si nacionalistë, është një parrullë e mbështetësve të Kurtit në mes të Tiranës, ku shkruhej “Kosova zemra e Shqipërisë”. Fiks siç e thonë dhe serbët, “Kosova, zemra e Serbisë”. Njësoj e kanë retorikën.

44 komente në “Një patentë fallco “patriotizmi”, e Vetëvendosjes në Tiranë”

  1. Drin says:

    Kosova vertete eshte zemra e Shqiperise, nuk ka nevoje te barazosh patriotet shqiptare me te semuret mendore ne Serbi. Shenja e barazimit qe ti vendos eshte e gabuar, keqdashese.
    Nuk ke pse ben shkrime me porosi, Vetevendosja nuk perben rrezik per PS dhe Edi Ramen, nuk do i lere pa pushtet. Se ketu e keni gjithe hallin.

    1. Tani says:

      Kur te takohet kurti me vucic cute ne bythe patriotizmin tend meqe nuk e cute kur vartesit e kurtit pine burra gjuricin.Ramen e permend qe te largosh vemendjen nga injoranca jote.

    2. Drin Te marrte Lumi says:

      Politikaneve te Kosoves nuk ju thot njeri nga Tirana se cfare duhet te bejne prandaj eshte mire qe te mbajne vendin qe u takon e mos na cajne trapin. Nqs nuk duan qe Rama ti fut hundet ne punet e Kosoves atehere as ata mos i fusin hundet ne punet e Shqiperise. Nuk ja u ka fajin Rama qe shqiptaret e Kosoves nuk hyn dot as ne Mitovicen e Veriut e jo me te heqin kufirin Kosove-Shqiperi pa aprovimin e perendimit.

      1. Shinjestra says:

        Drin! E ke gabim,perkundrazi VV eshte rrezik per shqiperine se ajo e sufluar nga Albin Kurti ne bashkepunim me Sali Berishen,Bashen dhe Meten kerkojne desstabilizimin e shqiperis,ta fusi ne nje kaos dhe t’ja arrijn qellimit final,rrezimin e qeveris se Edi Rames.Per shqipetaret, Albin Kurti dhe dega e VV ne Tirane eshte negativ dhe do shikohet me urrejte nga populli shqipetar.Me von di te thellohen kontradiktat mes shqiperise dhe Kosoves,(qe shkak per kete do jete VV dhe Kurti)pastaj nuk ka per t’u bere me asnje fjale per bashkim kufijesh.

        1. Kushtrimi says:

          Shqiperia po lulezon me Ramen,jeni shtet per se mbari,ekonomine e keni ne nivel te larte,qytetaret jane te kenaqur, nuk ikin nga shteti, ka nje siguri te larte,arsimi eshte ne nivelin e deshiruar,korupsionin,drogen e keni luftuar,me fjale tjera eshte shtet shume funksionalq,ju e duani shtetin shume…

      2. E kiu miu says:

        Nuk eshte kjo problem vetem i Shqiperise ose vetem i Kosoves, ky eshte nje problem mbare kombetar! Kosova dhe Shqiperia jane nje, i pelqeu kjo dikuj apo jo.

        Kosova dhe Shqiperia duhet harmonizuar politikat e tyre dhe te flasin me nje ze, por kjo nuk do te ndodhe perderisa shtetet tina udhiqen nga tradhetare e psikopate!

    3. Alfred says:

      Mero evlat, te bej rixha,na e sqaro ate hallin e krieministrit tene,Edit. Ki mavria vajton se jane 9 milione ore vonesa neper kufinjte e ballkanit perendimor!!! Kjo shifer ka dale para se Edi te vendoste traun ne rrugen e Kombit(!)
      Edhe sa milione ore vonesecjane shtuar pas kesaj,evlat?!….

    4. Drejtesia says:

      Mero me pelqeu shkrimi. Kush komenton ketu me koke te nxehte e ka hallin te e verteta qe ti e thua troc. Keta duan qe cdo gje qe behet perfundimin ta kete “e ka fajin i gjati i vendit”. Puna te vazbdoje per te miren e popullit por ama edhe shkrimi jot duhet per te mbajtur kokenxehtet matane gardhit.

    5. XheJ eN Bi says:

      Drin….
      E lexove mbrapsht Editorialin.E lexove ashtu siç i përshkruan M.Baze ” patriotët” .
      Besoj se M .Baze ka bërë analizën më btilante në jetën e gazetarisë.
      E keqja e “patriotëve ” është se ç’ do gjë e shohin ose të bardhë ose të zezë.Kanë humbur nocionin e ngjyrave.Nun shohin as grinë e as bezh.

  2. rako says:

    Je i madherishem Baze!Gazetar qe i ke shoket e paket!Nje pikepyetje kam nese e kuptojne kete shkrim Berat Bukshkalet,kur Rama kerkon te beje bashkim de facto e ata e kundershtojne deri sa te shpallin shtetin Dardan qe thone se njerezit ne ate kohe i kishin tiparet si Berat Buzhala!!!Ja thua o Mero ,po kujt ja thua!

  3. ppa says:

    Mero Baze ! Je i sakte, konkret dhe i qarte ; ne cdo shkrimin tuaj e verteta shkelqen!

  4. I urti says:

    Vetevendosja ka te drejte or kelyshat e Sorosit.
    Shqiperia ka nevoje per nje qeveri nacionaliste sic eshte ne Kosove,jo per qeveri internacionaliste servile te emeruar nga Sorsosi.
    Nje Viktor Orban e sjell ne vete Shqiperine,perndryshe do te vuaje gjithe jeten nga sorosistet.

  5. #Gopisti i NSHRAK-UT says:


    Po ku je o Albin Kurti
    Kapetan e trim me fletë
    po t’a dha lejen i URTI
    në Kosovë, vendos vetë.
    .
    Në Tironë or lum miku
    Ti, s’firmos dot, as vulos
    deklaratë bëj nga Vërmiku
    se s’u bo ktu deti kos.
    .
    Plot me bo ke në Krahinë
    ajo punë do shum allate
    mblidhi lehsit në Prishtinë
    se do shkosh për qafë pate.
    .
    Ndaj bon mir o vllau tem
    tjetër her ta masish fjalën
    po s’nigjove ç’a po t’them
    pyt mo mir Bërllog Buzhalën.
    .
    P.S.
    Kjo, e di, të shkon për shtat
    me javash t’a bojm ujdinë
    që të bijmë të gjithë rehat
    minishengen, me Turqinë?

  6. LORA says:

    ????,ekselent Mero djali.

  7. LILOLABJA says:

    Zoti Baze !
    Je i vetmi analist me kembe ne toke!
    Eshte fatekeqesi e madhe kur votohen te tille politikane qe visioni i tyre nuk shkon me larg se kembet e tyre.
    Fatekeqesi qe fatet e Kosoves i kane marre ne dore Talibanet qe ne emer te “patriotizmit ” i bejne sherbimin me te mire te mundur Serbise qe dhe vete Vuçiçi do i kishte zili. E tmershme cfare niveli politikanesh qe prodhojme ,si nuk kane nxjerre asnje mesim nga e shkuara ,bejne politike kunder Rames dhe jo nje politike Kombetare. Inferioriteti qe kane perballe Rames ju humbet arsyen .Mjafton te rreshtohen kunder idese se Rames ,duke mos llogaritur demet qe i shkaktojne çeshtjes sone Kombetare, qe eshte me prane se kurre me kete minishengen .
    Ne te semes vafshin te gjithe maskarenjte qe kane vendosur te luajne me karten e nacionalizmit qofshin keta edhe te vetevendosjes !

  8. J says:

    Te gjitha marrezite e botes do ti provojne shqiptaret.Ne vend qe ti bejne vend vetes per tu afruar me Shqiperine dhe vendet e tjera si te barabarte ,te pakten te perfitojne nga rasti,,bejne te kunderten! Nga ana tjeter kufirit,shtiren se I kane zgjedhur te gjitha problemet ,tashme ju ka mbetur vetem te autocensurohen me standartet te shpikura per lirine e shtypit jashte standarteve europiane dmth te dy palet mundohen te shkeputen me prirje per te izoluar veten..

  9. Lik says:

    Analize realiste. Te gjithe e njohin kete realitet por hiqen ndryshe para publikut dhe ndryshe aty ku vendosen fatet tona.Thjesht demagogji per vota.

  10. hapni syte e mendjes! says:

    Ma ke vjedhur mendimin , Mero. Une , ketu ne gazeten tende e kam shprehur disa here komentin tim per kete çeshtje. Me duket se niveli kultures dhe filozofia e dobet fare e nje pjese te elites tone politike dhe shoqerore, eshte si ai shkrimi atij djalit nga Mallakastra ne takim me gjeneralin italian ku punonte. Si i kishte thene gjenerali: pak a shume, sado qe jam gjeneral dhe 100 vjeç, kulturen e katundarit kam. Une ndiej keqardhje per keta te rinjte, megjithese nuk kane faj se profesor Mark Markun kane dhe ca shoke te tij, por duhet ta kene kurajon te shkeputen nga keto pranga barbare qe i mbajne si njerez te lindur ne epokat prehistorike. Vendet tona te Ballkanit kane nevoje per ndryshim rrenjesor, per paqe dhe prosperitet te gjitheanshem. Por kryesore eshte ç’rrenjosja nga mentaliteti armiqesise. Ne sistemin e diktatures mbaje pergjegjesi deri ne 7 breza per ato qe ishin bere, sot as femija nuk mban pergjegjesi se çfare ka bere babai, te pakten ligjerisht. Atehere pse te sillemi ne kete menyre?! Keta njerez kane nevoje per udheheqje te urte, tolerante dhe bindese per te ardhmen, por ama kur jane trungje dhe nuk degjojne ose i yshtin te mos degjojne , duhet tu imponohet. S’ka kohe per te humbur se po ikijn brezat nje per nje. Paqe midis Ballkanit, levizje e lire e njerzeve dhe mallrave dhe zhdukje te armiqesise. Dhe ne kete menyre , pa asnje nenshkrim tjeter, zyrtarisht edhe Serbia e ka njohur Kosoven. Per te mos u zgjatur, ky qendrim qe mbahet nga elita kosovare i sherben armiqesise dhe eshte fatkeqesi per Kosoven dhe ata qe duan liri te vertete e miqesi te ekuilibruar midis popujve. Per çdo vonese , do kete dhe kosto, megjithese sot punojne pa kosto por me konkurence. Kete kam thene ne dy tre komente te me parshme per kete çeshtje. Me vjen mire qe ti Mero e ke thene hapet; kush nuk eshte gjeneral katundar, e kupton menjehere se nuk ka kohe per te humbur.Popujt duhet te shikojne nga e ardhmja e tyre dhe femijeve dhe jo nga e ardhmja e pushtetareve qe 30 vjet na katandisen me keq se ç’ishim. Te faleminderit, Mero!

    1. I urti says:

      Cfare paqe flet ti or mik kur Serbia as qe ka në plan të njohe Kosoven jo me të bashkepunoje me te?

      Serbia edhe sot e kesaj dite nuk njeh krimet qe ka bere në Kosove.

      Bashkepunimi dhe paqja fillon kur agresori dhe perdhuniesi ,qe eshte Serbia në kete rast,te pakten thote le të harrojme ato qe ndodhen dhe të pajtohemi.

      Por Serbia po thote qe ska ndodhur asgje,në shqiptaret genjejme,kosovaret shkuan me pushime në Shqiperi etj…

      Si mund të pajtohesh me dike qe as qe ka ndermend të pajtohet,por akoma thote Nuk e njohim kurre Kosoven!!!!

  11. Flutura says:

    O Mero kot mundohesh t’ua interpretosh e spjegosh atyre, Jane te pagdhendur fare.
    Me mire te kishe ndonje teme tjeter me interes per lexuesin.

  12. Shinjestra says:

    Drin! E ke gabim,perkundrazi VV eshte rrezik per shqiperine se ajo e sufluar nga Albin Kurti ne bashkepunim me Sali Berishen,Bashen dhe Meten kerkojne desstabilizimin e shqiperis,ta fusi ne nje kaos dhe t’ja arrijn qellimit final,rrezimin e qeveris se Edi Rames.Per shqipetaret, Albin Kurti dhe dega e VV ne Tirane eshte negativ dhe do shikohet me urrejte nga populli shqipetar.Me von di te thellohen kontradiktat mes shqiperise dhe Kosoves,(qe shkak per kete do jete VV dhe Kurti)pastaj nuk ka per t’u bere me asnje fjale per bashkim kufijesh.

    1. VETËVENDOSJE! says:

      @Shinjestra
      Po ti nuk e paske hallin e berjes se Shqiperise por mos Vetëvendosje po ta shkerqijne qeverine e Rame serbit. Ik o race qeni te shkerdhefsha robte se jeni te mbaruar. Do ta çlirojme edhe Shqiperine nga bandat politike dhe oligarket e pa meshire.
      ERDHI DITA!
      …se gati harrova: robte ku ti keni jua shkerqifte lideri i kombit shqiptar – ALBIN KURTI!

      1. mendohu dhe nje here says:

        Edhe nje porosi, lexoje pa mos e zbato: mos shkerdhe shume, studenti i Markut, se do dobesohesh dhe pastaj do kerkosh vitamina. hajde kulture, hajde dhe te besh prokopi me gjallesa tokesore qe s’kane haberin e jetes humane! Leri Mero, me durimin tend, te zbrazen mire keto marka se ne fund do shikojne si vçi trenin.

      2. E kiu miu says:

        #erdhidita
        Shqipëria do bëhet me ose pa këta shqipfolësit dhe kur të bëhet do iu q*jmë nanen këtyre kokëderrave!

  13. VETËVENDOSJE! says:

    Jeni të mbaruar ore pisa. Do ta bëjmë edhe Shqipërinë. ERDHI DITA!

    1. besa v. says:

      po beni Kosoven njehere ju , se as qeveri s’po beni dot, pa per Shqiperine dukuni andej nga vjeshta,
      e po qe per pis, pis duhet te jesh zotrote

    2. juristi says:

      hahahahahaha beni qeverine o megallomane te tipit buzhala se shqiperise i vini anash ju pjelle e erresires serbe

  14. Shqipja says:

    Rahmetliu e ka lene me protokoll 5 dekada me pare ne nje fjalim qe ka mbajtur ne kongres, te cilen thuhej, SA PAQE DO TE KETE IZRAELI me PALESTINEN ! po aq do te kete Paqe KOSOVA ME SERBIN Perendimi po perpiqet qe te stabilizoje BALLKANIN duke e ditur qe ajo eshte rreziku me i madh edhe per vendet e tjera Prandaj po i japin mbeshtetje dhe kerkojne me cdo kusht te krijone te ashtuquajturin MINISHENGEN

  15. REZI says:

    Kjo është e vërtetä. Gjithnjë kopjojnë fraza nga Serbia dhe na i shesin të tyret pasi i kanë përkthyer kosovarce.
    S’ka nevojë të bërtasim: o sa mirë me qënë shqiptar. Në fakt thirrje të tilla e ulin vlerën e të qënit i mirë, jam krenar që jam shqiptar por s’ka nevojë t’i mbush mëndjen të tjerëve, e tregoj me veprimet e mija atje ku jetoj e punoj.
    Editorialet tua janë neutrale dhe korrekte. Faleminderit!

  16. J says:

    Shteti duhet te funksionoj per te ndaluar kategorikisht keto lloj protestash.Kosovaret nuk jane qytetare te Shqiperise ,nuk kane te drejte te protestojne ne e nje shtet tjeter.Dhe per vet qytetaret shqiptare duhet aprovuar leja per proteste ne te gjitha rastet.Shqiptaret e te ty kraheve duhet te pervetesojne leksionin qe Jeta ju afroi doreleshuar:Dhuna nuk punon me ,dhuna nuk eshte zgjidhja e problemeve!.Nuk eshte as omenti me I pershtashemkrahinizma ti referohemi thenjes se Nolit per kosovaret…

    1. E kiu miu says:

      Ore p*dh nane, nuk janë duke protestuar Kosovaret por Shqiptaret.
      Edhe Kosovaret janë shqiptarë dhe kane të interesohen për mbarëvajtjen e Shqipërisë poaq sa edhe ju pseudo shqiptaret!

  17. Dean says:

    ….e megjithatë Vetvendosja Ka të drejtën të protestojë,Zoti Blaze. Protestant e tyre janei shumë herë më paqsore dhe domethënse se gjith Protestant e opozitës Shqiptare. Protestohet kundër Macron,Tramp….Putin dhe s’ka arsye pse mos të protestohet kundër Vuçiç. Dhe, në të njëjtën kohë,Rama nuk Ka asnjë të drejtë të bëhet më Evropian se Evropianët. Rama,po të jetë byth e zgjuar duhet ta kuptojë se Serbia po e përdor Shqipërinë për të përmisuar imazhin e vet. Dhe ju,Zoti Blaze,jo gjithmon keni të drejtë mënyrën tuaj të të arsyetuarit.

  18. Enea says:

    Ne nje pike PS dhe PD jane te nje mendimi, se Vetevendosja mund ti rrezikoje. Mero Kellires i ka hy frika. Kujton se shqiptaret jane budallenj

  19. Adeci says:

    O boleeeee! Të paska ardhur dita ty. Hale.

  20. Visi says:

    Mero vazhdon të shkruash me porosi,si duket ke vendosur që akoma t’i mbash në njërën dorë k…qet e Ramës dhe me njërën dorë ato të Janullës.Epo për njerëz si ti që perëndia e tyre është Leku s’është çudi.

  21. Visi says:

    Sipas teje rruga e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën kaloka nëpër Beograd!!!!!!????
    E po thënie më idiote s’kam dëgjuar ndonjëherë.

  22. mendohu dhe nje here says:

    Edhe nje porosi, lexoje pa mos e zbato: mos shkerdhe shume, studenti i Markut, se do dobesohesh dhe pastaj do kerkosh vitamina. hajde kulture, hajde dhe te besh prokopi me gjallesa tokesore qe s’kane haberin e jetes humane! Leri Mero, me durimin tend, te zbrazen mire keto marka se ne fund do shikojne si viçi trenin.

    1. VETËVENDOSJE! says:

      Jo, jo kot e keni ju gjakprishurit. Nuk do shpetoni nga gjyqi i popullit. Do t’iu qijme robte te gjithe atyre serbogrekerve qe poshteruan, shiten, vodhen e varferuan Shqiperine tash e 100 vite, filluar nga i pari Esad Toptani e deri te ky i fundit (gjatalloja).
      Po, po do ta bejme Shqiperine se s’ben. Per hir te kombit te sterkequr, per hir te Atdheut, per hir te popullit te varfer qe çdo dite i vidhet buka e gojes. Posi, do ta bejme Shqiperine me Albin Kurtin per inat te armiqve brenda dhe rrotull nesh.
      Sepse ERDHI DITA!

      1. Edi says:

        PIRDH TE SHFYHESH NUK KA VENDE NE SHQIPERI PER VV PASI JANE DY PARTI TE MEDHA .
        PS KA NJE MILIONE VOTA PD 450 MIJE .
        50 MIJE VOTA PARTIT E TJERA .
        O LOQE ESHTE TREGE I ZENE SHQIPERIA NUK KA VENDE PER BIZNEZMEN TE TJERE SHQIPERIA NUK ESHTE KOSOVE O BOLE FISHKUR

        1. VETËVENDOSJE! says:

          @Edi muti

          As ne Kosove nuk kishte vend per Vetevendosjen, sepse e kishin xane kukuvajkat e Ldk-se dhe kumanantat e Pdk/Aak-se dhe e shqyenin Kosoven si hijenat e uritura. Por POPULLI reflektoi me ne fund dhe vend votes maskarenjve iu dha trashte e surles. I njejti katarsis do te ndodh edhe me votuesit ne Shqiperi. Nuk do te kete me vote per hajdutet e deritashem. Keta bastarde do t’i dergoje sovrani me vote ne pleherat e historise, ndersa Vetevendosjes do t’i beje vend ne maje te fronit per ta shpetuar e drejtuar Shqioerine. Sovrani po kerkon NDRYSHIM dhe ndryshimi do te ndodhe me Vetevendosjen. Sa me par, aq me mire. Me Vetevendosjen do te fitoje Shqiperia dhe mbare Kombi shqiptar. Humbes do te jene vetem shpirtshiturit, hajdutet, antikombetaret, oligarket dhe armiqte e Shqiperise. Prandaj, behuni gati per NDRYSHIM –
          sepse: ERDHI DITA!
          Rrofte SHQIPERIA. Rrofte ALBIN KURTI!
          VETEVENDOSJE! VETEVENDOSJE! VETEVENDOSJE!
          …se gati harrova: robte ku ti keni ju jashteqitjet antikombetare!!!

      2. XheJ eN Bi says:

        VETËVENDOSJE !..
        Të rrosh vetë se mëndja të ka vdekur.Ka 100 vjet që të gjithë thonë se do ta bënin Shqipërinë ,po asnjë nuk e bëri deri më sot.Aq sa ka fituar Shqipëria e ka fituar nga Amerika .Edhe Kosova nga Amerika u bë shtet ,se po të venin me mëndjen e Albinit edhe sot e kësaj dite Kosova do ishte me Serbinë.
        Lexojeni edhe njëherë shkrimin ,po lëreni mëndjen e Albinit dhe të ” patriotizmit” dhe at herë do ta kuptoni.

  23. pato says:

    Personalisht do me pelqente shume nje Vetvendosje ne Shqiperi por zhgenjimi ishte i madh kur i pashe ne ate palo proteste. Silleshin si rrugace duke sharre e ofenduar policat me keqe se plehrat e PD-s. Nuk kane asgje te perbashket me Vetvendosjen ne Kosove. E vertet qe vetvendosja ka nje axhende nacionaliste dhe kuptohet qe do deshtoje, por Vetvendosje mori me shume vota ne Kosove pershkak te ideve te tyre kunder korrupsionit dhe ekonomise. Pra, nuk jane thjesht nacionaliste. Programi i tyre ne Kosove fitoi sepse kane ide te reja per ekonomine, luften kunder krimit dhe korrupsionit.

    Te dalesh ne proteste kunder Vucicit ne Tirane ne ate lloj menyre eshte inferioritet dhe sjellje humbesi. Ende nuk e kam kuptuar perse kryeministrit dhe presidentet e Kosoves ( ish luftetare te UCK) takohen, hane e pine me Vucic ne Bruksel , Berlin apo Paris por quajne tradhtare Edi Ramen ne Tirane qe takohet me Vucic ku Kosova nuk eshte ceshtje bisedimesh.

  24. maks says:

    Mero Baze si gjithmon kundra Shqiperise dhe Kosoves kur eshte ne pyetje greqia dhe serbia.Keshtu jane shumica nga ana jone s`kemi cka bejme!

  25. VETËVENDOSJE! says:

    @pato pataku,
    Vuçiçi me Serbine ka kryer hiç me pak se gjenocid mbi shqiptaret e Kosoves. Dhe lere qe e mohon gjenocidin e nuk kerkon te pakten falje, por edhe fyen çdo dite viktimat e ketij gjenocidi duke i quajtur shpifes dhe kercenon me ushtri Kosoven.
    Ku jeton ti more qen bir qeni, qe i behesh krah gjenocidistit Vuçiç. Aq shpejt harruat vuajtjet e Kosoves. Robte ju qifsha!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje