Nga Mero Baze
Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, është dënuar sot me një vit e gjysëm heqje lirie, e cila i është konvertuar në dënim me kusht, duke nxitur një protestë të fortë të drejtuesve të Partisë Demorkatike dhe ish- kolegëve të tij deputetë.
Dënimi i Salianjit është simbolik, përsa i përket masës së tij, por në fakt cilësisht është një dënim penal ndaj partisë më të madhe opozitare në vend.
Edhe pse akuza e ka gjetur fajtor personalisht Ervin Salianjin dhe mund t’i kushtojë shmangien nga Parlamenti i ardhshëm, realisht vepra penale është realizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.
Video-mashtrimi i të ashtuquajturës “çështje Babale”, nuk ishte një akt personal i Salianjit apo Olldashit dhe as ndonjë zbulim i tyre.
Siç del qartë nga hetimi i Prokurorisë, por dhe mënyrës se si u zhvilluan ngjarjet, ajo ishte një pjesë e strategjisë së luftës politike të PD, dhe një akt i cili u përdor gjatë politikisht, me vetëdije të plotë, edhe pse të gjithë e dinin të vërtetën.
Pra në këtë aspekt, është e padrejtë që peshën penale të këtij akti e kanë marrë Salianji dhe Olldashi, pasi këta të dy nuk është se kanë përfituar diçka personale, duke u angazhuar në këtë çështje, përveç rrogës së PD.
Partia Demokratike ka tentuar të jetë përfituesja politike e këtij akti dhe plotëson si institucion gjithë tablonë e një vepre penale për shpifje, pasi ka qenë e ndërgjegjshme për fallcitetin e skenarit, dhe po ashtu ka tentuar të përfitojë prej asaj shpifjeje.
Ndaj edhe pse simbolikisht sot janë dënuar dy nëpunës të PD, nën akuzë është vënë politika e opozitës dhe përpjekja për të përfituar politikisht përmes montimit të akuzave ndaj kundërshtarëve.
Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për çdo politikan në krye të një partie, të refletonte politikisht ndaj penalizimit të politikës së tij nga një gjykatë dhe të merrte përgjegjësitë e tij.
Në fakt PD po bën të kundërtën, po tenton të shmangë përgjegjësinë. Prania në sallë e ish- deputetëve të PD, reagimet e ashpra të Berishës e Bashës, përveçse vijnë nga fakti se drejtësisë “po i del turpi” të ndëshkojë dikë prej tyre, po përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre në këtë histori, pasi drejtësia nuk po dënon thjesht dy zyrtarë të PD, por po dënon politikën e PD përmes video-kasetave të montuara.
Dhe ky është një bilanc i trishtuar për një opozitë, që në fakt ka pas plot arsye sheshit, për të bërë opozitë, por ka preferuar të shpikë një realitet në studiot e montazhit.
SALINJANI , NE INTERVISTEN E TIJ MBAS DHENIES SE DENIMIT , DUKEJ I PAMPOSHTUR , TRIM , DUKE PREMTUAR PUBLIKISHT ,QE NUK KA SE CFARE I BEJNE. AI E DIN QE PROKURORIA ESHTE KOTI GJYKATA LESHI .
O Mero mos u merr me salianjin a ca mutin tjeter ka ne pd, se nuk i rruhet njeriu fare per keta.
Meru me deshtimin total qe po ka rama me menaxhimin e termetit.
Merru me shkollen emin duraku ku ka perfunduar situata deri ne konflikt fizik sot midis prinderve dhe drejtoreshes se shkolles, madje dhe kane arrestuar prinder. Imagjino cfare shteti jemi katandisur, te zihen prinderit per sigurine e femijeve!!!
Me keto merru, keto qe na interesojne.
Drejtesia po punon ne denimin e Opozites
Ca genjen o Mero ! O hajdutet e Rilindhes !
Ajo video dge zeri i Agron Xhafes ishte origjinal zeri i tij
Une ja njof zerin atij mikut .
Sa e degjova direkt ishte absolutisht zeri i Gones se Xhafajve
Nuk ka vlonjat qe nuk e ka njohur zerin e tij , nga ata qe e njofin Gonen nga afer
qe ju tani na i nxirni sikur e fallsifikoi Salianji
Ca njerez te piste ju ceta hajdute e Rilindjes , Ju jeni njerezit me moral felliqsire , nuk dini c’esht drejtesia
Porse duhet thene se ai Gonia eshte shume njeri i mire , esht zotni djale, dhe nga miresia i besoi Babale qelbesires
por qe nuk diskutohet , fareeeee , qe zeri ne pergjim ishte i tija
Bobobo si do ja bej Grigja Suma alias GD? Se ska as burr e mjera
Mero cdo te thote : denim me kusht?!! Pse keshtu do denohen te gjithe palacot e ketij shteti!!! Turp i madh dhe mjer ne per albanistanin ku jetojme.
Denimi i Salinjanit nuk eshte thje nje penalizim i opozites. Ai eshte lajm i mire se drejtesia po vjen. Po vjen si e turpshme dhe femije, por po vjen. Do doje kohe qe ky femije te behet ushtar trim i Shqiperise, por do behet. Shiko perendimin. Eshte ashtu si eshte, vetem e vetem se drejtesia funksionon. Politikanet jane njelloj ne tere boten. Ndryshimi i vendeve te zhvilluara dhe vendeve si Shqiperia eshte se zoterit e vertete te vendit jane juristet….
Gjasme gjykim, gjasme ndeshkim, te shohim spakistet c’ do na bejne…..
Mirë e thua Mero
se Luli ësht’ pusht
po pse ErvinPeshku
dënohet me kusht?!
.
PeDe e Lulzimes
mbushur me nëpunës
burgut i shpëtojnë
e i kthehen dhunës.
.
Populli i shkretë
rri me barkun thatë
përfundon në burgje
për ca kilovatë.
.
Nëpunës të Lules
vjedhin e mashtrojnë
dënohen me kushte
burgut i shpëtojnë.
.
Dhe në vendin tim
e në vendin tënd
mashtojnë PeDerët
e nuk zënë mënd.
.
Ky palo dënimi
s’është Penalizues
për bandën PeDe
Është inkurajues.
…
Ligji është Një
Një, dhe për të gjithë
si për hallexhinj
edhe për urithë.
…
Mero, e para, Salianji nuk eshte denuar, por prokuroria propozoi per ta denuar 3 vjet sherbim prove. Gjykata do ta shpalle te pafajshem.
E dyta, populli denohet me burg, Veliu dhe Alizoti. Politikanet me sherbim prove. Te dhjefsha mu ne drejtesi.
Denim me kusht??? Shtet palaço. Krimi e ka vendin ne burg …
Hahahaha…..”Prokuroria jep pretencen, kerkon 12 vite burg për Saimir Tahirin”,qe eshte njekohesisht penalizim i qeverise mafioze te
“rilindjes”,te ciles Europa i mbylli Deren,duke penalizuar per faj te saj edhe Maqedonine e Veriut.Saimir Tahiri ish Deputeti i PS-s,eshte
denuar 12 vjet me heqje lirie,Salianji 18 Muaj!Tahiri mafioz,Salianji denoncues i mafiozeve.Banda e gangsterave ne pushttet,denoncuesin
kerkon ta ktheje ne te pandehur,dhe ky nuk eshte rasti i pare.Mafiozet “rilindas” luajn per barazimin,prandaj,per te arritur qellimin,
bejne presion qe te shkoje tek zerro.Qe nuk do te denohet Ervin Salianji dihet;por a do te mbyllet me kaq,do dalin pa lagur drogaxhiu
Edvin Escobar D’Rama e kompani?Renia e lire e drogaxhiut dhe bandes se tij,ka filluar.
E para kur ben krim, nuk ka denim me kusht pa bere vet minimumin gjysmen e denimit ne burg.. Ne gjerat ordinere ke denim me kusht. Kjo nuk ishte ordinere.. Te dalesh ne demostrate dhe te thyesh e bojajisesh godinat shteterore = krim nga ceshtja ne fjale, nuk eshte ordinere.. Ajo permbys qeverri te zgjedhur nga populli.. Eshte shume e ulet qe ish partia me e madhe opozitare eshte katandisur ne kete gjendje.. Mbusheshin sheshet det njerezish atehere kur isha adolishent.. As kishte nevoje per vidjo ose telefonata (sikur edhe rreale te ishin ato) te degjoheshin nga populli. Ata e kthenin vet sistemin. Dhe vete socialistet e votuan atehere per PD-ne njerez qe i njihja personalisht. C’fare xhesti.. Turp.. Vendos popullin ne acarim dhe ankth me montazhe.. Ky lidership ka marr fund..
Pergjegjesia eshte personale ndaj analiza juaj lehteson kete papagall, po ai duhete pergjigjet qe te mos kete papagall te tjere. Prandaj thuhet qe fajtor eshte ai qe kryen aktin. Mos e perkedhel.
Po mo Ened, po..paska faj Rama se jane zene ca prinder ne nje shkolle dhe akuzon Ramen se po menaxhon keq pasojat e termetit. Çfare logjike.., thjesht te kam zili pet mendjeprehtesine tende. Ajo çfare po behet per pasojat dhe te demtuarit e termetit ne Shqiperi, rralle eshte pare ne vendet e tjera ne bote. Por ti, o i mjere, as shtrember nuk rri dot qe te flasesh drejt.
Z.MERO:
1-PD nuk duhet te quhet PARTI,por shoqat gjuetaresh per perdorim tritolesh e flakadanesh.Ne keto momente ajo nuk perfaqson as shoqerin e GABIT.Biles ti marri te keqen asaj.
2-Saliani+Alibegu,G.Bardhi e KO..u shtyn nga SALIMAVRIA qe po e merr zvarr gjithe opoziten drejt humneres.Shyqyr nuk i kemi me ne kuvend,kemi shpetuare.
3-Saliani duhet te denohet me burg mbi 10 vjet si shpifs i ndyre.Pasi qellimi ishte te rrezohej qeveria e PS dhe te destabilizohej vendi.Goditja e tre kuadrove kryesore te PS-Tahiri-Xhafaj-T Balla dhe…Rama ik…ishte armiqsore nd/kombetarisht.
4-Dosja BABALE u sajua pas asaj te HABILAj-TAHIRI dhe me von XHINSELA-T.BALLA ne F Kruje.
5-Nese nuk do ket denime me burg,PD nuk do nxeri mend asnjehere dhe drejtesia tek ne ka marr fund.
edhe denimi me kush i Saimir Tahirit eshte denim per rilindje dhe EDI RAMEN per analogji
Ing. Mero ! Tani na zhgenjeve lajmin dhe Drejtesia me Vendimin .Ky nuk eshte denim por perkdhelje !
Me vjen keq qe kesaj radhe Drejtesia u tremb nga gangsteret e rruges…