Pasiguria e Metës, nuk ka lidhje me tërmetin!

1 Dhjetor 2019, 19:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta po këmbngul se është ende në krye të “komandës” në këtë vend. Ka thirrur nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një institucion që herën e fundit është thirrur po nga Ilir Meta, para më shumë se dy vitesh, për t’u distancuar nga Klement Balili, pasi hëngri një dru në Uashington.

Mbledhja e Këshillit në fakt nuk ka aq shumë lidhje me tërmetin, por me sjelljen politike të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ndaj katastrofës natyrore. Ilir Meta dhe Sali Berisha dështuan në sulmin e tyre të parë, për ta përdorur katastrofën natyrore, për ngjallje paniku, apo ndonjë gjëmë më të madhe njerëzore. Këtu ka padiskutim meritë dhe gjuha e moderuar dhe sjelljet normale të Lulzim Bashës, i cili diktoi vijën politike të opozitës me atë qëndrim.

Tani me se duket, paranoja e Ilir Metës ka nisur të funksionojë. Pas thirrjeve të Edi Ramës për dialog me opozitën dhe diskutim mbi rrugëzgjidhjet nga kriza, Ilir Meta duket se më shumë se sa nga tërmeti, është futur në panik nga një fotografi e re, e Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tavolinë. Ndaj ai kërkon me urgjencë që Edi Rama të shfaqet në tryezën e tij dhe jo bashkë me Lulzim Bashën. Beteja e tij dhe Berishës kundër dialgut të qeverisë me opozitën në këto momente, është e pashembullt dhe po përpiqen ta kompleksojnë Lulzim Bashën.

Por Ilir Meta nuk asgjë në dorë si President që ta qetësojë situatën. Si President ai nuk gëzon besimin e atyre që e kanë zgjedhur dhe është në një proces shkarkimi. Ndaj nëse kërkon të kontribojë në këto ditë të vështira, le të japë kontribut financiar, ose të bëhet pjesë e njerëzve që qetësojnë situatën, zbutin agresivetetin dhe makthet që kanë mbërthyer njerëzit e dëmtuar, ose së paku të mos lëshojë zagarët e tij rrugëve për të mbjellur zi.

Në këto kushte mendoj se qeveria duhet ta injorojë politikisht Ilir Metën. Përfaqësuesit politik të qeverisë nuk kanë pse ulen në një tryezë me të. Ata mund t’ia delegojnë praninë në mbledhje njerëzve teknikë që nuk kanë funksione politike, meqë Presidenti në shkarkim, kërkon të duket sikur është në krye të detyrës.

Problemi i tij real nuk është tërmeti, por si të ndjehet që është ende “komandant” dhe si të shpëtojë nga makthi, se mos tërmeti ul Ramën e Bashën në një tryezë, nga e cila mund të prodhohet një politikë përjashtuese për të.

Kaq është i gjithë halli i tij. Një president që tentoi të shkaktojë tërmet në Shqipëri, duke hedhur vendin në flakë para 30 Qershorit, u neutralizua, duke u injoruar. Njësoj duhet vepruar përsëri. Një President që nuk merret më seriozisht nga asnjë palë, nuk ka se si të humbasë kohën e qeverisë, në këto ditë të vështira.

Një Presidenti, të cilit nuk i janë përfillur dekretet, nuk ka pse t’i përfillen njoftimet për mbledhje.

30 komente në “Pasiguria e Metës, nuk ka lidhje me tërmetin!”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Ashtu eshte. Ska pse tja vejne veshin Presidentit.
    Presidenti dhe Berisha le te japin te holla dhurime per termetin dhe te mos na bejene gam gam.

    1. Egert says:

      Mero, kot merresh me Meten! Ai eshte qelbesire e kaluar qelbesire por interesi i njerezve eshte tek pergjegjesia e ndertimeve te vdekjes!
      Me duket si shkrim i paguar per te devijuar vemendjen. Njesoj si rama qe po sulmon gjasme “eger” ndertuesit qe te duket sikur eshte me popullin, a thua se ai ska qene ai qe vendoste per gjithshka, sikur ska jetuar fare ketu.
      Nuk i ha njeri keto Meri, qelbja e ketij shteti ka ardhur nga koka, dmth Rama!
      Do humbasesh lexues keshtu… ka plot ne rradhe qe lusin qe ti ta dhjesesh fare duke mbrojtur ramen.
      E ka qelbur aq shume sa nuk mbrohet dot me z. Baze.

      1. Brekte e Monikes says:

        Meten me te meta e mori lumi qe kur u be president.Edhe e shoqja nuk ja vari,nuk pranoi te jete zonje e pare,por ja dhjeu e la si muti ne shi.Meta eshte nje merre merre sa nuk meret vesh me asnje instance qe eshte detyre e tij te harmonizoi problemet e shtetit.

  2. Aleksander says:

    Neser Qeveria te rrije prane Popullit qe eshte demtuar nga termeti, te injoroje meten qe eshte drejt shkarkimit. Pik.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Celsin e kasolles se kashtes le ta mbaje ne qaft dhe hajde Baftjar gezuar !!!

  4. Orli says:

    Z.Mero! Atehere kur meta mblodhi kshillin e sigurisht per Balilin,ky i fundit strehohej (ose ishte i fshehur) tek shtepia e metes.Nje gje nuk kam arritur akoma ta kuptoj! Si ka mundesi qe Edi Rama e zgjodhi kete pleher president!!!

  5. Peço says:

    Eh, të marsha të keqen, o Mero Baze, topat le të bien, jo më tërmete, ti nuk lëviz nga instikami! Për ty rëndësi ka pushteti, pa shteti le të bëjë si të bëjë. Edhe pse në këtë rast shtetit mund ti ketë vajtur pak bytha shtrëmbur, ti bëjë detyrën, mos harro të mbrosh pushtetin.

  6. Zigur Qarri says:

    Perderisa injorohet legjitimiteti i Presidentit,tregon se Shqiperia nuk eshte Republike funksionale,dhe per kete faji
    bie mbi Kryeministrin mafioz,fajtori kryesore qe Shqiperia eshte ne kete gjendje katastrofale.Por kjo eshte teme tjeter.
    Tani per tani,duam te dijme,se kush eshte fajtore per lejet skandaloze te ndertimit.
    Perse kerkon te shperqendrosh shqiptaret nga problemi kryesore?
    Perse u la ne harrese projekti i Edvin Escobar D’Rames”Stop Rrenimit”,PERSE,PERSE,PERSE…?
    Perse nuk e mbajti premtimin Erion Veliaj,se do te ndalte betonizimin e Tiranes,por beri te kunderten,duke rritur
    300% lejet e ndertimit,krahasuar me paraardhesin,PERSE,PERSE,PERSE…?
    Perse u zevendesua Kryetarja e Bashkise se Durresit me Zhyljen Varfin,zevendesin e banditit Vangjush Dako,qe e ka
    kthyer Durresin ne nje kandahar,PERSE,PERSE,PERSE…?
    Kolera e Shqiperise tani,eshte dueti D’Rama-Veliaj dhe banda hajduteve te”rilindjes”.

    1. XheJ eN Bi says:

      Zigur Qarri…
      O Zike ,fajin e ka Republika që në krye të saj ka një bandit ?
      Ti nuk ke ç’ i bën gomarit dhe i bie samarit.Samari është bërë nga nga mjeshtra dhe ri mbi gomar gungaç. Kështu që duhet të hiqet gomari .
      O Zike për pak kohë do ngelesh vetëm ,se të gjithë idhujt e tu do detyrohesh tu shpiesh ndonjë paket cigare në qeli.

      1. Zigur Qarri says:

        Behet fjale per Presidencen si Institucion,me nje administrate mbi 80 punonjes dhe jo per Presidentin si person.Por,kur injorohet
        Presidenti,per sa koh eshte ne detyre(qe u zgjodh vetem me votat e PS),injorohet njekohesisht edhe institucioni.Konfliktet institucionale
        kan histori te pasur ne Afrike,ne qeveri koalicioni te nacionaliteteve te ndryshme.
        Nuk jan idhujt e mi Ilir Meta,Sali Berisha dhe Edvin D’Rama.Eshte idhulli yt Edvin Escobar D’Rama?
        Te kishe kuptuar sennsin e komentit,nuk do te pergjigjesha,por do te diskutoja,por nuk ja vlen.
        Vetem militantet kan politikanet idhuj,un nuk jam militant.Kuptove?

        1. XheJ eN Bi says:

          Zigur Qarri…
          Lexova përgjigjen dhe mu kujtua filmi “Kaprdani”.Nga ndërzimi artificial mu hodhe te lufta në Vjetnam.Në koment nuk flisje për presidencë po për President,nuk flidje për perdonel prej 80 punojënjës ,por për personin e përveçëm dmth. Presidentin.Ssliun,Ilirin ,Bashën ,në si ke idhuj ,i ke në zemër ( dhe bile në barkushen e madhe).

  7. Koba says:

    Githmone i sakte dhe efikas Z.Mero.Ai( Likja) e ka humbur si Xhaferi Simiten dhe do te mbushe kohen e zbrazur nga Marrezite e Tij.

  8. kasem gahinji says:

    Degjova lajmin per rita oren qe do te ndertoje nje shtepi hallexhiu te demtuar nga termeti.ndjeva respekt per te.mendova-“vjen tjetra nga ane e anes dhe nderton nje shtepi.nol moka ,klevis debili me te jatin qe deklarojne miliona euro pasuri ia mbathin ne vjene.pse nuk ndertojne nje shtepi hallexhiu?nje qime bythe iu kushton.gjithashtu like floriri e monalikja,saliu i sheqeres dhe vukes,etj.vetem lehin e bejne gam gam.cfare lidhje ka keshilli i sigurise kombetare me termetin?mos plasi lufta gjekundi?serbet dhe greket erdhen per ndihme,per te shpetuar njerezit nga rrenojat e termeteve,jo nga bombat e armikut.

  9. Zigur Qarri says:

    Mbasi ekspetiza vertetoi urgjentisht se shume ndertesa ishin ndertuar ne kundershtim me ligjet e urbanistikes dhe me materiale
    jo cilesore,me pasoja katastrofale per termetin ne Izmir me 17 Gushtit 1999,Kryemistri atehershem turk Bulent Exhevit,njoftoi se
    Prokuroria filloi arrestimet ndaj fajtoreve qe sollen kete tragjedi.U arrestuan 275 veta nga te cilet 191 qeveritare, kryetarë bashkish,
    zyrtare, ndertues, urbanistë etj; fajtoret e sizmikes, te lejimit te ndertimeve ne zona te pa pershtateshme, te projektimeve te gabuara,
    te ndryshimit te projektit, te kateve shtese nga projekti miratuar, të materialve te ndertimit jo cilesore, etj.Ata u denuan nga 15-20 vite
    burg dhe 100 te tjere nga kompanite e sigurimeve apo agjensi te tjera me nga 10 vjet burg!!!Ndersa kryemafiozi Edvin Escobar D’Rama,
    emeron Kryetar Bashkie bashkpunetorin e Vangjush Dakos,qe eshte fajtor direkt per katrahuren urbanistike ne Durres!

  10. Genti says:

    Like Hajduti duhet te arrestohet publikisht nen transmetimin e telekamerave ne ate mbledhje si nje shenje qe shteti po i kthehet normaliteti.Kjo do ti sherbente drejtesise dhe fillimit te rikthimit te besimit te njerezve ne shtet.

  11. Ilia Toli says:

    Mëso të, shkruash shqip. Psh, në titull vë shumë presje. Besoj se është njësoj në pjesën tjetër të artikullit, por në përgjithësi s’i lexoj.

  12. Kozmos says:

    VETEM KY ESHTE HALLI I ILIR METES. TE DUKET SE KA PUSHTET NE GJITHE QEVERINE , NE GJITHE SHQIPERINE . DO TE ISHTE VENDIMI IDEAL ,PO TE INJOROHEJ KY TAKIM KOTI ,PA ASNJE VLERE .
    ILIR META DUHET TE SHKARKOHET SA ME PARE .
    RROFTE AMERIKA !

  13. Zigur Qarri says:

    Në 21 janar 2019, vetëm 6 ditë kur Klement Balili ishte dorëzuar, kompania e vëllait të tij, “Balili-Ko” ka fituar tenderin për ruajtjen
    dhe garantimin e sigurisë së prokurorisë në Sarandë.Tenderi kishte një vlerë prej 26 milion lekë “të vjetra”. Kjo kompani konkuronte
    e vetme në këtë tender dhe se është shpallur fituese disa herë.Kompania zotërohet nga vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili, të cilës
    nga ish-drejtori i policisë Haki Çako iu hoq liçenca për polici private.

  14. Ardi says:

    Un inat e kam ilir meten ku ska qe te veje, por ne qoftse ka nje gje ne te cilen e ka ber detyren eshte kur kerkoj disa muaj perpara marjen e masave per nje termet qe do na godiste vendin,qeveria e talli por paguajti populli me 51 veta

  15. Andrea says:

    Ilır Meta e ka mbledhur “Keshıllın e Fatkeqesıse Kombetare” . Ka patur ne tryeze Berıshen, kapter Hajdarın, kapter Topın, Bashen, Gjının Portokallıse, Qımın e Pekeajve, Farı Ballıun, Paloqen etj. Keta jane mjaft.
    Rama nuk ka pune me kete takım. Po behet 1 jave qe ra termetı. Cfar mesazhe dha Meta derı me tanı? Vec mbollı urrejtje sıpas porosıve dhe ne nje gjatesı vale me doktor mortjen.
    Rama eshte kryemınıster. Pergjegjesıa ne radhe te pare eshte e Tıj. Aı do pergjıgjet para kesaj prove.
    Rama berı mıre qe ftoı Bashen per bashkepunım. Kjo eshte gjeja me normale pasl edhe opozıta ka pergjegjesıte e veta ne kete fatkeqesı. E pranon ose jo, kjo do jete prove per te. Aı nuk ka pse ngre struktura paralele, te shkoje me ekspertet e vet fıll pas largımıt te grupeve te eksperteve te Qeverıse. Kesaj ı thojne qe shkon jo per te kontrıbuar por per te mbledhur gabımet qe mund te bejne ekspertet e maxhorances. Fatkeqesıa duhet perballuar bashke.
    Ne se Basha do beje ate qe kerkon Berısha e Meta, ne zgjedhjet e 2021 shıt nuk ka te drejte te kerkoje vote. Prove per te eshte sjellja ndaj kesaj fatkeqesıe.
    Une ftesen e Rames e kam kuptuar qe “hajde ta bejme bashke dhe te mos rrıjme te akuzojme njerı tjetrın” .
    Meta nuk e do kete bashkepunım. Atehere sı e luan aı rolın e unıtetıt te Kombıt?
    Rama nuk ka pse te humbe kohe ne kete takım. Sı do ulet Rama, te hape bllokun dhe te mbaje shenım porosıte qe jep Novruz Meta? Kurre.
    Rama te beje detyren. Edhe Meta te beje ato qe ka ne plan te beje kunder Rames. Gjerat mbahen shenım. Dıkur vjen edhe fatura per secılın. Keshtu erdhen punet.
    Shqıptaret nuk do ı a harrojne sjelljen e Metes sı kundershtare ı eger ndaj Qeverıse Rama.
    Meta as nuk e can koken per fatkeqesıne qe na erdhı nga termetı. Aı ka hallın e kokes se vet. Aı po, mallkon natyren pse nuk ndodhı ndonje katastrofe apokalıptıke qe te zhdukte gjysmen e popullsıse qe te mos ı bınte askujt nder mend te merrej me te dhe grpın e strukturuar rreth tıj e shefıt te tıj.

  16. Brekte e Monikes says:

    Meten me te meta e mori lumi qe kur u be president.Edhe e shoqja nuk ja vari,nuk pranoi te jete zonje e pare,por ja dhjeu e la si muti ne shi.Meta eshte nje merre merre sa nuk meret vesh me asnje instance qe eshte detyre e tij te harmonizoi problemet e shtetit.

  17. VendiEshtePaPresident says:

    Presidenti presidenti presidenti, po kush president? Ajo zyre eshte tani e marre peng. Po te ishin te zhjuar shqipetaret i japin fund keti teatri. Boll me duke ber gjera ne kurriz te njerezeve.

  18. Skraparlliu says:

    ILIR META me kete stradegji po mundohet te mbahet fort pas fijes se kashtes ,dhe shpreson se do ja hedhi dhe kesah here, Nuk kemi nevoje te kontriboje ky njeri,dhe as zagaret e tij, Nuk e justifikon dot apsolutisht Perkundrazi jane pasojat e ketij njeriu dhe Saliut me shoke, qe e sollen vendin ne kete katraure E dinim shume mire qe do vinte nje dite dhe do bente katrastofen nga natyra, dhe lusnim zotin cdo dite, qe mos te ndodhte ne popull. Por e lusnim zotin te binte nje termet vetem ne parlament dhe ti shihnim keta gjakpires poshte nen rrenoja dhe mos tju jepej asnje ndihme por te qelbeshin nen rrenoja I zente haka e familjareve te viktimave

  19. Drını K says:

    Sı eshte e öundur qe Gahrı Ballıu me te bırın te nesermen e termeyıt ka kane mbathur per ne bendet e Europes per te mbledhur gjoja ndıhma dhe kan dheme nr. e llogarıse se nje mafıozı nga Pogradecı dhe askush nuk e verıfıkoı kete te dhene?
    Kjo eshte e turpshme, krımınale.

  20. Tangul says:

    A dini gje ku eshte ajo ministeresha e Skenderbeut, ajo Lisa Spirokari?

  21. Jakup Vogli says:

    Mero.
    20 komente para ketij Jane qe te gjithe para emer.
    Ky eshte komunikimi ne median online.???
    Benjani kot qefin vetes.rruge pa krye.!!!
    Nuke me lidh asgje me Meten vetem te keqen kam nga ai nga v 2000 e ne vazhdim.
    Jam I prirur te besoj qe keto 6 muaj Meta ka te drejte Rama po zjeron Tepsine.Tepsia e 2017 eshte tjeter me Tepsine (pushtetet) 2019.

  22. Gjethi says:

    Ilir koklopa duhet ta ndaje mendjen,ose te dali ne mitingun qe ka organizuar me militantet e opizites ose te mbledhi keshillin e sigurise,te dyja nuk shkojne.

  23. lori says:

    Ilir floriri tani eshte koha per vepra prandaj nxirr floririn e vjedhur se populli ka nevoje me shume se kurre. Ti mor familje plere i ke siguruar femijet me vile ne Londer me floririn e vjedhur nder kohe qe njerezit kane mbetur rruveve ne mes te dimrit.

  24. Ismail says:

    O e deshe ti Mero Saliun, o nuk pati njeri tjeter ne kete vend! Por duket se vertetohet thënia e këtij populli:-“Dashuri e dëndur, e pjerdhur, e fëndur!” I more llomkat nga Saliu, e u prishe me të në…kocka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje