Përpjekje për një protestë kundër Perëndimit më 8 Dhjetor!

24 Nëntor 2019, 18:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

29 vite pas 8 Dhjetorit, kur studentët u ngritën dhe ndryshuan historinë e vendit duke thirrur “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Ilir Meta i cili është në zemër të një konflikti me Bashkimin Europian, OSBE dhe SHBA, po tenton ta bëjë qesharake këtë datë, dhe ta kthejë në një tubim kundër Perëndimit.

Presidenti në largim, i cili ka javë të tëra që po polemizon me SHBA dhe kancelaritë e tjera Perëndimore, duke u tundur kartën e sovranitetit, po tenton të kthejë 8 Dhjetorin, nga një ditë qëndrese pro Perëndimit, në një ditë pendese kundër Perëndimit.

Njoftimi i tij i sotëm se, më 8 Dhjetor do të thërras shqiptarët në një tubim në Qytetin Studenti, është një përsëritje komike e 8 Dhjetorit 1990.

Më 8 Dhjetor 1990 studentët u ngritën për të thyer izolimin e Shqipërisë dhe “sovranititetin” e Komunizmit dhe për t’iu bashkuar Europës.

Më 8 Dhjetor 2019, Ilir Meta po kërkon të mbledhë një “çetë dumbabiste”, që të kërkojë ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë nga Europa dhe SHBA dhe luftë kundër tyre.

Beteja e tij e gjatë dhe e pashpresë me Perëndimin gjatë mujave të fundit, dhe në fakt prej tre viteve të fundit, qyshkurse u miratua Reforma në Drejtësi, po tenton tani të institucionalizohet në një parti politike anti-Perëndimore, që për ironi të fatit po tenton të përdorë datën dhe simbolet e lëvizjes studentore më pro-Perëndimore në historinë e Shqipërisë.

Nuk është problem pse Ilir Meta po tenton të mbledhë njerëz kundër Perëndimit në Shqipëri. Edhe pse qesharake, nuk është problem, as data dhe vendi që po keqpërdor. Problemi është se pushteti i Ilir Metës dhe modeli i tij politik, janë një dëshpërim i madh për idealistët e 8 Dhjetorit, janë objektivi që ata nuk deshën ta arrinin, janë fundi ku ata nuk deshën ta shikojnë kurrë Shqipërinë.

Nëse studentët e Dhjetorit 1990 ndjehen në një mision të papërfunduar, ndjehen pikërisht për shkak të modelit të Ilir Metës në politikë, për shkak të një Shqipërie pa drejtësi dhe një drejtësie të korruptuar, për shkak të një qeverisje nepotike dhe klanore, për shkak të një Shqipërie të padrejtë, të ndarë dhe të keqqeverisur.

Ndaj 8 Dhjetori është një datë për ata që u ka vajtur në majë të hundës, mes të tjerash dhe nga Ilir Meta, dhe jo një date për “Rilindje” të Ilir Metës.

29 vite më pas, Ilir Meta po kërkon t’i mbyllë dyert e shtëpisë Europës dhe SHBA, po kërkon të mobilizojë shqiptarët kundër atyre që “ndërhynë në punët e brendshme të Shqipërisë”, në përpjekje për të testuar një forcë të re politike anti-Perëndimore në Shqipëri.

Udhë e mbarë i qoftë, por ata që më 8 Dhjetor bërtitën sa kishin fuqi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nuk  kanë fuqi dhe as ndonjë pikë dëshire tani të bërtasin tani, “E duam Europën, si Ilir Meta”. Se siç ka thënë dhe Marksi, të cilit Ilir Meta i beson, “historia në fillim është tragjike, por përsëritja e saj është komike…!”

28 komente në “Përpjekje për një protestë kundër Perëndimit më 8 Dhjetor!”

  1. Zigur Qarri says:

    Asnje politikan shqiptare nuk eshte kunder Perendimit dhe asnje Proteste nuk do te jete kunder Perendimit.Prandaj,nuk fitoni
    pike me kete propagande demagogjike,ne perpjekje per ti kundervene kundershtareve politike te drogaxhiut Edvin Escobar
    D’Rama,Perendimin.Demokracia eshte nje proces edhe ne vendet me demokraci te perparuar.Keshtu qe,te jeshe kunder
    politikaneve te veçante,nuk do te thote qe je kundra Perendimit,ndryshe kemi te bejme me nje servilizem deri ne poshtrim.
    Ky konflikt institucional,ky sulm fronatal kundra Presidences,eshte i paprecedente ne historine Europiane,fakt qe tregon edhe
    fytyren e veretete te Qeverise se”rilindjes”dhe Shtetit te korruptuar shqiptare,te kesaj bande gansterash qe perdor Leket
    e takspaguesve shqiptare,per te diskretituar Presindentin qe e emruan vete pa votat e opozites.
    Tetor 2018 – Kryeministri D’Rama,duke aluduar per ish Ministrin e Brendeshem Fatmir Xhafaj,thote : “Po gjuajte shtëpinë me gur,
    del jashtë”!Kur gjuan Shtepine(Partine) e tij,del jasht,por kur gjuan Shqiperine(Presidencen) qe dirigjohet nga D’Rama,eshte normal!
    Kot nuk tha patrioti i madh Taulant Balla i frymezua nga drogaxhiu D’Rama,se ne fillim eshte Partia,pastaj vjen Shqiperia!

    1. h says:

      Keni parasysh zaptuesit e astirit ?
      Meta eshte ne te njejten situate.Do kanosi te gjithe,do gjuaj me gure,do cirret duke share se te tjeret jane zaptues,
      do leshoje molotov,do kafshoje policet.
      Eshte ne panik dhe taken njerez kot.Kerkon kauza fallco per te gjetur ndonje kamikaz.
      Eshte ne fazen e sharjeve.Pastaj do vijne te tjerat.

      1. Zigur Qarri says:

        Ne te njejten situate eshte edhe Rama,por me i mbaruar nga nervat.Lenia e mjekrres,eshte pajtim me pleqerine nga ai qe kerkonte
        te hiqej sportiv,kur nuk ka qene kurre i tille as ne rini kur merrej me sport.Por Rama,megjithese ka me shume pushttet se Meta,
        eshte 100 here me shume i rrezikuar,sepse eshte shume i perlyer ne afera korruptive.Prandaj,nese ai rrezohet,shume shpejt e pret
        burgu i perjetshem,megjithese meriton karriken elektrike.Thirrjet masive neper Stadiueme “Rama ik”,eshte kthyer ne nje epidemi.

    2. Zef Shpatari says:

      Kryeministri Rama, është lodhur e shpërbërë psiko-moralisht, ka kapitulluar institucionalisht; ka rënë si shtetar e nuk po qeverisë dot më;
      sepse nuk e komandon dot më, xhunglën politike, ligjvënëse, kushtetuese, shtetërore e ekonomike, që ka sajuar e ka shkaktuar në Shqipëri.
      Kjo ka ndodhur me parardhësit e tij, që nga monarku i vetë-emëruar Ahmet Zogu, “Zeusi” Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano
      e së fundi me Ilir Metën sharlatan grotesk.Të gjithë këta, kanë ardhur si ëngjëj, janë veshur me pushtet e lavdi; por kanë ikur të lodhur,
      të kriminalizuar, të pasuruar, të urryer, shitës, shkatërrues e izolues të Shqipërisë.Edhe Rama, ka rënë e ka vetë-ikur faktikisht nga pushteti;
      por po mbahet ende në krye të Shqipërisë, si “noter” certifikimi reformash; nga ata që pas 28 vitesh, vendosën t’i japin fund trazicionit barbar
      e mesjetar, me parti e pushtete “tribu” në Shqipëri.Është provuar e tashmë dihet nga të gjithë në PS, në kryeministri, nëpër ministri, bashki, drejtori, prefektura e ambasada; se qeverinë e ka marrë plotësisht në dorë, Linda Rama; si “paradhomë” tek e cila, kalon çdo kërkesë për PPP, çdo emërim zyrtarësh të lartë, çdo kontratë, fond buxheti, privatizim strategjik, projekt-ligj e projekt vendim.Lexoni “Fletoret Zyrtare” dhe do konstatoni, se Edi Rama e ka dorëzuar dhe firmën protokollare; mbasi gjithë firmosjen e vendimeve të qeverisë ia ka lënë në dorë vetëm Erjon Braçes.Prej disa muajsh, Edi Rama nuk po e drejton as PS-në; duke ia dorëzuar “çelësat” Taulant Ballës, i cili urdhëron, cakton e drejton çdo mbledhje të kësaj partie; shpall çdo projekt-ligj e vendim, lexon çdo raport në parlament e bën, çdo përfaqësim ndërkombëtar të PS.
      Krejt pazaret me PPP-të; Rama ia ka lënë për sekserizim oligarkut Shkëlqim Fusha, i cili “negocion” ofertat dhe “pagesat” tek familja kryeministrore; ndërsa Tiranën, ia ka lënë si “shtet autonom” Erjon Veliajt, me të drejtë zgjerimi në territore të tjera.
      Diplomacinë, ia ka dorëzuar plotësisht, dyshes Baton Haxhiu e Gent Cakaj; madje kryeministri Rama, nuk është as pjesë e konferencës ballkanike të datës 25 nëntor 2019, me temë: “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve, në Ballkanin Perëndimor”;
      ku folës mes 100 pjesëmarrësve, do jetë vetëm Gent Cakaj.Siç u bë e ditur 3 ditë më pare, me zë e me figure në takimin Macron-Vuçic; u konfimua publikisht nga shteti shqiptar, se Edi Rama ka hequr dorë dhe nga përfaqësimi i Shqipërisë; duke ia lënë në dorë administrimin
      e saj Serbisë, me prokurë përfaqësimi ndërkombëtar nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Çfarë po bëhet???

    3. durrsaku says:

      O Zigur Qarri, si nuk perton te hash me nder teje…

  2. Olimpia says:

    Mero,artikulli eshte i mire,perjashtuar frazen e fundit.Meta eshte si banditet e Al Kapones,,nuk e beson dhe nuk e lidh asnje qelize me Marksin.Shprehja e Marksit nenkupton momente historike dhe jo personazhe qesharake,por te rrezikshem si Meta.

  3. PEPJA says:

    ORE LIDHENI KETE SE PO NA NXJER BOJEN NA TURPEROI.

  4. Vëzhgues i paanshëm says:

    Baze, ti e di mirë, se lufta po zhvillohet për votat e nostalgjikëve të komunizmit. Janë këto vota që përcaktojnë pushtetin e ardhshëm. Meta hiqet si enverist i kulluar dhe shan perëndimin, vetëm për tu thënë mbetjeve enveriste, se shtëpija juaj nuk është PS, por LSI. Nuk është rastësi që Basha hesht, sepse e di, që po të vihej në mbështetje të levizjeve politike të presidentit do të zbulohej dhe humbte me këtë rast votat e anťikomunistëve të PD. Ata duan të maksimalizojnë me ç’të mundin votat kundër PS, sepse tashmë e kanë ťë qartë, që rrugë tjetër për të ardhur në pushtet, veç asaj nëpërmjet zgjedhjeve, nuk ka.

  5. Cipini says:

    Te shohim edhe kete tentative te deshtuar te Ilir M..t.. , si gjithe te tjerat.
    Shqiieria do hedhe fishek zjarre kur te shoh ne burg kete qelbesira.

  6. Drejtesi says:

    Akoma se keni kuptuar se jane bashke fafjozet kunder reformes? Kush e vuri Meten president? Pse? Ja per kete dite…

  7. Andrea says:

    Ndërsa unë po them që ju po nënvlerësoni Metën dhe gjithë taborrin e tij. Kujdes duhet të bëni dhe të merret me më shumë seriozitet kjo punë.

  8. Ilia Toli says:

    Unë isha në shesh më 10 dhjetor 1990 kur “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” u tha për herë të parë nga studentët e vitit të dytë të frëngjishtes. Shumë domethënëse që ishin studentët e një gjuhe imperialiste dhe jo studentët e rusishtes, kinezçes ose të gjuhëve të tjera orientale. Kuptimi ishte “s’na duhet rendi shoqëror më i përparuar në botë, duam të jemi kapitalistë si gjithë të tjerët.” Asokohe kisha një frikë të tmerrshme se komunizmi binte gjithandej dhe ngelte vetëm në Shqipëri. Ia thashë këtë dhe fqinjit tim Arben Lika. Ai u bë i zymtë kur ia thashë. Duke parë Korenë e Veriut, Kubën, dhe si vajti historia e Shqipërisë këto 29 vjet, kam qenë shumë largpamës dhe aspak paranoik. E përmend Arben Likën vetëm si provë që këtë frikë s’e shpika më vonë për t’i rritur vlerat vetes.

    Marksi e tha “historia përsëritet dy herë, një herë si tragjedi dhe një herë si farsë” në kritikën e tij kundër Napolonit të tretë, që ishte një teveqel që lozte bilardo ndërkohë që po humbiste luftën. Në fakt u kap rob nga gjermanët, pastaj u la i lirë si i pavlerë. Ironikisht, unë këtë ua them studentëve të mi marksistë për t’u thënë “ju jeni kllaunët e historisë.”

    Në Qytetin Studenti ishin këta katër eurosocialistët e parë. Më duket Ilir Meta, Pandeli Majko dhe dy vulëhumbur të tjerë që s’i mbaj më mend. Këta ishin vetëm të katër, dhe në Qytetin Studenti s’ua varte askush, askush, në 10,000 banorë. Hanin gjithmonë të katër, rrinin gjithmonë bashkë. Në vjeshtë 1991 ose pranverë 1992 ishin këta katër të ulur, dhe njëri prej tyre më afrohet shumë shoqërisht për t’u futur në muhabet. Më mbanin mend si fytyrë nga Lëvizja e Dhjetorit, si dhe Azem Hajdari. Unë bëra atë që bënë të gjithë të tjerët, iu largova shpejt. Ideja ndër ne asokohe s’ishte që këta ishin idealistë që e mendonin ndryshe nga ne të tjerët, por thjesht interesaxhinj që panë te eurosocializmi një model biznesi të majmë. Koha na dha të drejtë.

    Lëvizjen e dhjetorit e nisi xhaxhi Ramiz. Ai e kuptoi se do ishte më keq se Ceausescu dhe veproi shumë zgjuar. Vetë hapi ambasadat që të pastronte Tiranën nga llumi i dhunshëm dhe i pakontrollueshëm. Pastaj vetë nisi lëvizjen studentore që e kishte 100% nën kontroll me skënderbegsat e tij dhe fuksat e tjerë. Shtatë krerët më të rëndësishëm në lëvizjen studentore ishin të shtatë skënderbegsa fuksa. Lëvizja studentore dhe gjendja po i shkiste nga duart shumë shpejt se me lëvizjen që në orët e para u bashkuan shumë studentë që s’ishin spiunë dhe ishin të aftë t’i shkaktonin kokëçarje qeverisë. Për këtë arsye Ramizi organizoi tragetet e 5 marsit 1991 ku rreth 6,000 studentë ikën. Kjo është dita që lëvizja studentore vdiq. Boll u mundua Afrim Krasniqi dhe pak të tjerë ta ringjallnin më vonë pa pikë suksesi. Prej aty Ramizi ka pasur 100% kontroll të situatës dhe Shqipëria u bë si bytha e Ramizit dhe si bytha e Like Floririt. Por bereqavez nga Ramizi. Po ta shohësh me objektivitet, historia e Shqipërisë mund të kishte shkuar dhe shumë më keq. Mund të kishte qenë dhe shumë më e përgjakshme dhe e çorientuar se ç’qe.

  9. E duam Shqiperin si gjiri lalzit says:

    Ne bertitem “e duam Shqiperine si gjithe Europa” dhe keta legena ,hajdute e kriminela qe nga vampiri sali e deri ky mender president,na e larguan Europen dhe po na diskreditojne cdo dite e me shume qe nga sjellja e deri placka e vjedhur….
    Tani na ka ngel te bertasim e duam Shqiperin si Lalzi ilirit dhe saliut me shpellaret qe nuk kishin pare det me sy,edhe sot kane vila luksoze

  10. Nik says:

    “Karta e sovranitetit” ne fakt eshte karta e intersit te tij personal e familjar!

  11. Life is game says:

    Besoj se objektivi i Ilirit eshte te radikalizoj pozicionin politike per te ruajtur pasurite e medha qe ka pervehtsuar dhe per te mbajtur hapur deren e politikes ne te atdhmen.
    Gjeja me optimale qe mund ti duhet Presidentit eshte qe te arrestohet per korrupsion por qe kjo te mbrohet me mjete politike si “u fut brenda se ishte kuinder amerikaneve” se ” donte te mbronte demokracine, se ” donte qe presidenti te zgjidhej nga populli” , etj.
    Por mendoj se eshte vone. Ai tashme eshte i damkosur si hajdut dhe i korruptuar si dhe si armiku me eger i Reformes ne drejtesi! Ne mbrojtje te tegjithe te korruptuareve te ketij vendi!
    Prejardhja fshataro – provinciale, shoqeruar me nje edukim sh.te ulet ne rini, bejne qe aij tee jete ndoshta njeriu me antidemokrat dhe me i rrezikshem ne Shqiperi!
    Eshte e rendesishme qe maxhoranca te jete mjafte e qarte dhe vizionare per shkarkimin. Te mos i jap nuanca politike! Do te ishte deme per Popullin!

  12. Lik says:

    Ik ore Zigur .ari ! Turp te mbrosh ate palo president langaraq ose ke interesat e tua aty brenda.

    1. Zigur Qarri says:

      Ti ngatrron Presidencen si institucionin (me nje administrate mbi 80 persona) ,me Presidentin.
      Maj 2018,Kryeministri Rama deklaron se,”Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”.
      Ilir Meta u zgjodh vetem me votat e socialisteve.Keshtu qe,Ilir Meta eshte produkt i Edvin Escobar D’Rames.

    2. Peço says:

      Ore Lik, pse e shan Zigurin? Pse si thua ti, të dali Ziguri kundër zotit Kryeministër, i cili ka thënë (me zë dhe figurë), se Presidenti Meta është ” më i miri që kemi patur…”? Ziguri është korrekt në ato që thotë, thënien e kryeministrit as që e deformon, por e fut brënda thonjzave, çfarë do më tepër ti? Apo do që të mendoj njëlloj si ti? Pse prandaj jemi në liri ne, që të mendojmë të gjithë me mëndjen e Kryeministrit? Pastaj, kush mendon se është më i dobishëm për Kryeministrin, ti që ja bënë amin pa u menduar fare, apo Ziguri që i vë në dukje çdo gjë që atij i duket e metë nga ana e Kryeministrit? Thirrini mëndjes, me ju Kryeministri për një apo dy vjet shkon në gropë të halesë, me Zigurin mund të shtyhet shumë më tepër. Kot nuk thonë, vlen shumë më tepër një “armik” që të vë në dukje me sinqeritet të metat, sesa dikush që për çdo gjë ta bënë amin.

  13. gjeramadhi says:

    z. baze gjithmone per te mesuar te verteten lexoj editorialet e tua ,po sot po shtremberon historine .studentat me 8 dhjetor i vuri PPSH te benin demostrate ,nuk eshte merite e tyre po e ramiz alise, ata (studentat) gjeten kale te ngordhur dhe i hoqen potkonjte , demokraciane shqiperi filloi mbas vdekjes se enver hoxhes o nga halli o nga malli e pruri ramiz alia dhe jo studentat e dhjetorit

  14. xha Metja says:

    Per Ramen Meta eshte flori dhe shkuar floriri. Mbas budallalleqeve te keti karagjozi dhe hakerimit ndaj perendimit askush nuk e ka mendjen tek Rama dhe fajet e tij. Edhe mos te ishte Meta, Rama duhet ta çpikte. Atij nuk i intereson fare te shkarkoje Meten mbasi do te quhej realisht diktature ne kohen kur ai vetem mund te lehe por nuk ka dhembe te kafshoje. Sa per problemet e kushtetues si puna e teatrit i vlejne Rames per propogande se opozita e la Tiranen pa teater. Organet “me zarar” ngrihen dhe pa Meten. Kete vetem nje koketrashe nga Çepani dhe nje Pile si Basha nuk mund ta kuptojne.

  15. PRESIDENT KOT FARE says:

    Nje beteje e humbur ,e sigurt eshte ,zoti PRESIDENT i

  16. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Mero, nuk komplekson dot me njeri me keto perpjekjet per te manipuluar objektivin. Shtrengo penen edhe ca kohe pastaj futi nje kercim me shkop, kaperce ylberin dhe lepiju KM te rradhes…..

  17. Jep says:

    Keta Jan te Gjith bashk kunder reformes si ne drejtesise ashtu dhe zgjedhore. Po u be Reforma ne drejtesise, I ke te gjithe ne burg me berisha, bash, meta Rama, Monika etj.
    Keta bejn kot sikur Jane kunder presidentit, po I luajn kartat nen tavoline

  18. Fabio says:

    Like Pordha ne protest.Kryeminister,minister i jashtem,kryetar parlamenti,president.Gjithe jeten e kaloi me tu hanger qyl.U mor me trafik droge e se gjeti gje.Vodhi thesarin prap se gjeti gje.Merrte perqindje nga tenderat,nga CEZ prap se gjeti gje.Keshtu si ja ka kalu Like Pordha tu vjedh e grabit e nuk u denua asnjehere duhet te jete njeriu me fatlum i Globit.Po keto inate dhe protesta qe don te beje do te thote qe ndjen afer rrezikun e dhenies llogari per 30 vjet vjedhje qe i ka bere vendit.Atehere kjo puna e SPAK-ut qenka e vertete.

  19. dhembeli says:

    Per saktesi ; Thirrja ne fillim ishte : -E duam Shqiperine si Amerika, por Amerikanet nderhyne dhe thane: Qe t’a beni Shqiperine si Amerika
    duhet t’i bini nga Europa.
    Jo per gje por,keshtu eshte e vertete. Mos i harroni!

  20. fteri says:

    Të falenderoi president Ilir Meta për ringjalljen e fashizmit me 8 dhjetot 2019 duhet të analizojer më konkret !..

    Ti na ngacmove me këtë temë të zezë mbi ajkën e fashizmit në shqipëri Xhafer Ypi dhe Fejzi Alizoti me baballarët tradhëtarët e kombitmë 12 prill 1939 pritën me ngëzllim të madhë epokën fashiste, i falën kurorën e shqiprisë Viktor Emanuelit lll-të ,rendën në Romë me 16 prill i bënë cermonin e tradhëtisë ,të marrëzis e turpit..

    Tani me kushtetut “flamuri i kuq me shqiponjën dy krenarshe ,ka shenjën e liktorit ” ,dmth ,këto shenjat e liktorit ishin dy sëpatat e fashizmit të ngulura në flamurin shqiptar, të arritura pa kërcënim por me tradhti.

    Me 9 korrik 1939 u kriju partia fashiste në shqipëri ,tradhëtarët e xhelatët e popullit u betuan me dorë në statut të fashizmit që solli qindra e mijra viktime në shqipëri dhe në botë ,njashtu su gestapo e Hitlerit që mori milona viktima në l.2.b.

    Këtë shkrim duhej ta lidhnit me fashizmin shqiptar të djeshëm dhe të sotëm .Fashizmi i ka rrënjët të thella ,edhe në shqipëri pas v 90 -ai lulëzoi .

    Me ardhjen e Sali Berishës në krye të PD-së në v. 1990 ,erdhi fashizmi ,jo demokracia !…

    Ky ,vrau vodhi ,dogji ,shiti gjithë pasurinë e shqiptarve tamam si Mbreti gangëster -fashist ,hajdut e tradhëtar A.Zogu gjat v.1925-1939 .

    Saliu me skuadrat mercenare të Gazidedes lëviznin lirisht si gestapo e fashizmit në shqipëri ,përgjekën vendin që në v. 1992 -1997-98 dogjën ,vodhën trafikuan armatimet ,shkatrruan ushtrinë,vranë e zhdukën militant dhe kufomat e tyre ,hapën zjarr kundër gjysmës shqipërisë jugut duke nda shqipërin në dyshë .

    Sot zotrojnë milarda lek të vjedhura me ,vila e pallate luksoze ,municione dhe armë të fshehura nga gangësterët e tyre fashistë të betuar 30 vjet , si Ilir Meta ,L.Basha ,M.Kryemadhi .që godasin ndërtesën e qeverisë dhe parlamentin në 2019 me zjarr e hekur ,me mina e molotov me militantët fashist të tyre ,arritën të pëshurrin dhe ndërtesën e qeverisë shqiptare.
    Presidenti Ilir Meta ju hakrrinë popullit me kërcënim , me dorën lart të shtrirë ,simbolin fashist te Duçes .

    Edhe po të ishte gjallë Duçja do ti dekoronte këta maskarej ,për besnikri ndaj ringjalljes fashizmit në shqipëri. Vërtet Duçja nuk do ta arrinte të parishikonte me gjithë fantazinë e tijë mjaft të zhvilluar nuk arrinte të parashikonte kurr këtë sukses të ringjalljas ,të dhunshëm të,fashizmit shqiptar ,që vunë pasurit përrallore ,me atentate pas kurrizit ,me veturat luksoze që i ndrrojnë muaj për muaj si mbreti gratë..

    Shpirti fashist i Duçes shprehet sot në shqipëri ,jo vetëm te shtypja e protestave e përgjekja e bulevardeve ,te vjedhja e votave më 1996 , te vrasja e gërdecit te pushkatimi i katër qytetarve në bulevard më 21 janar 2011.te bombat fashiste te VEFA,te bombat në shtyllat e tensionit lartë ,te rritja e tensionit për të penguar wtingun e drejtësië me anë të një preidenti kukull së hajduti ILIR META ,këta po instaloin fashizmin pas largimit të Musolinit përher të fundit me Alfa- Romeo -2500. me ngjyrë të kuqe nga Roma u zhduk i shtërnguar nga krahu dashnores Klareta Petaçi .

    Ai tha :”fëmijtë e mi të vërtet të fashizmit do të lindin më vonë në të ardhmen !”
    Dhe vërtet lindën pas 90 tës ,në shqipëri fashizmin e egër të klasës politike me Sali Berishën ,Ilir Metën ,pra shpirti fashit i Duçes jeton ! ..Në demostrate të PD-dhe LSI me maska e shkopijë si skuadër fashiste ,me zinxhir demostratash të lidhur ,duke hedhur bomba molotov ,duke sulmuar me kapsolla policinë dhe këputur gishtat e një vajze efektive policisë ,duke dorzuar si fashit mandatet e popullit këta ish deputet të ish parlamentit ,duke sulmuar e goditur komisarjatet e rrahur policët në krye të detyrës ,duke protestuar e shoqëruar militantët e tyre një ,presion fashist në gjykata e komisarjate si rasti Mëziu etj. duke i bë presoin prokurorve e gjykatave që ti lirojnë fashistët e tyre.

    Këto janë shpirti i Duçes i ngjallur me bandat fashiste të Ilir Metës ,Sali Berishës,Monika K. L.Bashës që nuk i kap ligji !Sot këta jan vetë zot ,vetë shkop në politikën e Tiranës .

    Bredhin rrugve si gangëster fashistë me Ballist e legalistë ,me Flamur, me Griada e Salian e putana ,me inçizime me përgjime ,me shantazhe paguhen pa punuar deputetët e opozitës ,sikur populli të ja ketë përborgj.,këtyre maskarejve fashistë .Harruam
    “jan në krye të detyrës fashistët e ri !” ,

    Marrin rroga përrallore nga shteti ,kan të drejta të parashtrojnë edhe tezat e tyre në BE dhe jashtë parlamentit ,sorollaten rrugve të tmerruar nga frika e ligjit se dikur do tu bëhet sekuestrimi i pasurisë vjedhur dhe arrestimit për krimet tyre .

    Bombat fashiste të Sali Berishës ,Ilir Metës .L.Bashës edhe kur nuk pëlcasin krijojnë një ” fushtatë ” e cila ka si qëllim të trubulloi popullin , të rrisë tensionin e duhur ,për protesta gjoja për “drejtësi” ,me qëllim të ngjallin një fshizëm të ri në shqipëri ,për të shpëtuar kokën me vulë të zezë të fashizmit në ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje