SHBA dhe BE e veçoi sot Presidentin, nga shqiptarët dhe Shqipëria

22 Nëntor 2019, 19:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dalja e Ilir Metës sot pasdite në atë që ai e quajti konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ishte një përpjekje e dëshpëruar për ta identifikuar veten me vullnetin e popullit perballë qëndrimeve agresive kundër tij, të SHBA dhe BE, dhe për këtë evokoi referendumin për Kushtetutë më 22 nëntor të vitit 1998.

Ilir Meta ka një keqkuptim me popullin dhe fuqinë e tij politike. Nëse gjithë politikanët kur duan të marrin fuqi dalin dhe i bashkohen popullit, ky kërkon që populli të shkojë t’i mbrojë pushtetin këtij.

Së pari, analiza mbi referendumin nuk ishte reale, pasi ai referendum, ashtu si zgjedhjet e 30 qershorit, janë të vetmet zgjedhje në Shqipëri të bojkotuara nga opozita. Dhe në të dy rastet, opozita është Partia Demokratike.

Referendumi i 22 nëntorit nuk arriti të bëhet gjithëpërfshirës, siç pretendon Ilir Meta, dhe as i besueshëm. Dy drejtuesit e Komisionit të Kushtetutës, ishin dy përfaqësues anti-opozitarë, ose “paterica të qeverisë”, siç i quante Berisha.

Këta opozitarët e sotëm në Parlament, kanë më shumë dinjitet, se janë aty për shkak të listës së PD, kurse Arben Imami dhe Sabri Godo ishin në krye të Komisionit të Kushtetutës, si dy armiq të PD, dhe jo si të zgjedhur të PD.

Kështu që përpjekja për të evokuar një referendum pa opozitën, nuk është ndonjë mëkat, por është një argument që forcon 30 qershorin, kur opozita u çmend përsëri dhe nuk mori pjesë në zgjedhje.

Besoj që duhet të jetë nxituar kur bëri këtë krahasim, ose ja kanë shkruar fjalimin këshilltarët që atëhere mund të kenë qenë në çerdhe me biberon.

Po të paktën të ishte konsultuar me Berishën, se ai e mban mend akoma. U betua që nuk do ta njihte atë Kushtetutë dhe derisa e ndryshoi me 2008, nuk gjeti rehat.

Ndaj kur Meta përmendi 2008-tën dhe ndryshimet kushtetuese nga Rama dhe ca palaço të tjerë, mirë ishte ta thoshte dhe emrin e Berishes.

Së dyti, përpjekja e Ilir Metës për t’iu kundërvënë SHBA dhe Bashkimit Europian në emër të sovranitetit, duke ju referuar popullit shqiptar, ngjan më shumë një përpjekje për të fituar imunitet, se sa një përpjekje për sovranitet.

Njeriu që ka penguar popullin të votojë, nuk mund të kërkojë tani popullin ta mbrojë.

Jo se është e ndaluar të kërkojë ndihmë nga populli, por populli nuk të mbron me armë, por me votë. Dhe ky njeri tentoi t’i ndalojë shqiptarët të votojnë.

Shqiptarët nuk ju bindën këtij, por SHBA dhe BE, që iu thanë shkoni të votoni më 30 qershor.

Ky ishte referendumi i fundit i Ilir Metës, të cilin e humbi. Tani nëse do një të ri, të dalë në rrugë, të bëjë parti të re, po të dojë dhe naziste, meqënëse përshëndeti si Hitleri në fund, dhe të fitojë vota kundër SHBA e BE.

Së fundmi, Ilir Meta është sot qartazi i vetëm në betejën përballë SHBA dhe Bashkimit Europian, jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa tërësisht personale dhe familjare.

Ai i shikon ata si armiq, se janë ideatorë dhe mbështetës të Reformës në Drejtësi, nga e cila ai ka panik dhe po kalon në gjendje psiqike të vajtueshme.

Beteja mes tij dhe SHBA-BE, nuk është betejë e Shqipërisë, as e shqiptarëve. Madje, duket qartë që nuk është as betejë e opozitës.

Është betejë  e një njeriu që kërkon të përdorë pushtetin e Presidentit për të sabotuar reformën në hapat e fundit të saj, nga makthi që ka prej drejtësisë së re.

SHBA dhe BE e kanë kuptuar këtë. Ata e siguruan sot Shqipërinë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë, pavarësisht qëndrimeve të Presidentit.

SHBA dhe BE e ndau sot Presidentin nga shqiptarët dhe Shqipëria. Zgjodhën të jenë me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Ai popull që kërkon Ilir Meta ta mbrojë nga SHBA dhe BE është me SHBA, BE dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Historia e tij ka mbaruar. Sa më shpejt ta kuptojë, aq më i qetë do të jetë, aq më të shëndetshme do ta ketë jetën tani e tutje.

Dhe aq më pak skena qesharake si kjo e sotme do të ketë për shqiptarët.

21 komente në “SHBA dhe BE e veçoi sot Presidentin, nga shqiptarët dhe Shqipëria”

  1. Lik says:

    Personazhe komike ka prodhuar shume kjo periudha e tranzicionit por ky eshte personazhi tragjikomik me I spikatur. Beri per budallenj ca kohe shqiptaret dhe tani ra vete brenda.

    1. Dyrrahu says:

      ILIR METEN duhet shkarkuar me urgjence sepse u beme gaz i botes.
      Ky njeri, jo president, po e luan opozitarin, te shkarkohet dhe vertet te behet opozitar.

      1. ben says:

        USA dhe BE
        Kane kaq shume respekt per shqiperine dhe shtetin shqiptar sa reformen ne drejtesi te aplikuar ne shqiperi e ndaluan ne maqedoni, si semundje te rrezikshme.
        Shkurt bota vazhdon te beje eksperimente ne shqiperi qe dihet se do jene te deshtuara.
        Ketu provohet gjithcka qe nuk pranohet ne qyteterim europian.
        Kjo eshte pjesa tragjike
        Pastaj vjen pjesa komike . Shikoni ne YouTube kr e bashkise se kamzes do dhiteni se qeshuri, shikoni ministrin e jashtem qe ben konfernce per kombin dhe flet vetem ai.
        Dhe e gjitha kjo ka nje arsye , sipas kocijanic zedhensia e BE ambasadori boshard ka bere 1 pune te mire ne shqiperi, qe ju ka treguar gishtin e mesit shqiptareve.
        Vertet ky vend meriton gishtin
        Jemi fundi I botes
        Karagjozet e botes
        Sa edhe kur na ngrene gishtin na thone qe kjo eshte aritje.

    2. Mergimtari says:

      Like Floriri duke zbatuar kushtetuten
      https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M
      Ju bej thirrje te gjithe shqipetareve ta shperndajne kete video ne te gjitha rrjetet sociale, ne cdo vend, kudo, ky eshte turpi i botes

  2. gjeramadhi says:

    nuk ka faj meta e kane shkerdhyer qe te vogel

  3. Shpata says:

    Zoti Meta !
    Ditet e tua jane te numeruara ! U tregove shume i qelbur si president, do te shkarkohesh ! Koha jote mori fund ! !
    Rrofsh o Mero qe na mblodhe !
    Jam nga Fieri ! Kengem e Malos e di mire, e ka bere miku im i rralle Ferit Hoxha

  4. Nuk duhet të lejohet më që një profil I tillë fyes të vazhdoj të ushtroj detyrën në funksionin më përfaqësues të shtetit.Kuvendi i republikes duhet të i kaloj më shpejt protokollet e nevojshme për shkarkimin e këtijë personi të padenjë në të gjitha planet.Shqiptarët nuk i kanë askujt borgj talljet dhe fyrjet që vazhdojn t’i bëhen nga këso karakteresh të shëntuara.

  5. ??????⚖️?? says:

    AH MË TË LUMTË DORA !

  6. Ne Skrapar, aty na viti 1975, ishte nje ish dervish teqeje budalla te cilit per shkak te nje “vidjoje” erotike e therrisni AQO. Mu kujtua i ndjeri Aqo kur pash sot Like Floririn ne nje gjendje ekstaze, gati-gati i lajthituar, tamam si Aqoja i atyre viteve ne Corovode. Pra Likes tani e tutje i duhet thirrur AQO

  7. Dhe pretendojme se do bejme shtet says:

    Ne kete rrumpall 30 vjecare pa shtet,secili thote dhe ben cti doj trapi…
    Po te kishte shtet dhe hetuesi ilir hajduti duhet te ishte mbrapa hekurave bashke me debulesen e tij sali qe e akuzoi dhe e pagezoi ilirfloriri….
    Keta flasin per ca vidio seksi,ambasadoresh “palaco”dhe prokuroria hesht ne vend qe te kerkoj vidiot dhe te kerkoj llogari se kush i dha te drejte ta filmoj(ne se eshte e vertete)kush eshte personi dhe ne te kundert te japi llogari qe nga presidenti deri tek qeni lesi…
    Akuzohen ambasador si te shitur tek rama,apo te korruptuar apo te degjeneruar e palaco e ambasada qe na meren me droge ne xibrak ,edhe asnje nuk reagon ….
    E del plaku pa dhembe i lsi dhe thote se DASH mbron ligjin dhe ilirin…

  8. xha Milua says:

    E vetmja zgjidhje qe i ka mbetur Like mavrise eshte t`ja fusi vetes si Aljende qe te shpetoje nga kjo zullumahi, por ne na duhet i gjalle muti qe te behet shembull per brezat qe vijne qe te kene mend e kokes ne vend kur te jene me pushtet se do te perfundojne si Like floriri.

  9. pato says:

    Don Kishoti i Presidences mbajti fjalimin para popullit… vecse e prishi nje cik ne fund me ate “Viva Duce”. Nga e hena do mbledh ushtrine para presidences, djemt e vajzat e LSI zbritur nga kampet e Jales pershendetin kushtetuten dhe bejne betimin.

  10. Lasgushi says:

    Mero..Meta.do ngrerë popullin?!!….MOS.bëj humor kaq të trashë.Populli shqiptar ngrihet me thirrjet e Metës aq sa i ngrihet Salës në mbrëmje.Për Metën nuk voton më as Kërpacit,palë Luani me Manjani jo e jo.Më vjen keq o Mero por të ka rënë cilësia.e.humorit.

  11. detari says:

    Mero so gjithmone je OK. Nuk e kuptoj se si SHBA ja zhgjat ketij palacoje dhe nuk e shpall person non grata.

  12. USA says:

    Mero mire e ke mo mjeshter Po ke nja 2 gabime te vogla ku mban mend saliu mor ai smbante mend baxhanakun e gerdecit sa per referendumin e 98 iliri ka qene kunder se ka qene delfin i berishes asnjehere su poq ky iliri ngeli tu u mburr me punet e Nanos.

  13. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Ike edhe ti, Meta…Nuk kishe ca me shku ma tej. Ishe koha e rrumpalles, tra shansi kot me u ba edhe president. Hardhek kjo pun. Si puna jeme , edhe mu mra per hise me ken kryetar bashkijet, kur e mendo vete qeshi. Kam fillu me e pelqy vedin …..

  14. Albani says:

    Nuk le dite pa lexuare kete gazete.Edhe vete nuk e kuptoj se sa afer por shume afer te vertetave eshte kjo gazete dhe per kete nje BRAVO te madhe per shqiptarin Mero Baze.
    Mero Baze ky bashepunetor fillimishte me kreminelin Sali e kuptoj shume shpejte te verteten dhe beri shume shpejte diferencen midis te mires dhe te keqes , Reagimi dhe qendrimi i gazetarit Baze ne te pastajmen eshte vertete brilant , i vertete ,i besushem dhe qe po i sherben vertete popullit shqiptar.Per kete sherbim qe i ben popullit shqiptar duke ju shpjeguare vetem te verteten meriton fjalet me te mira dhe i themi BRAVO dhe ju faleminderit.

  15. Xhilali says:

    Hajdut e kuptuam qe eshte Meta, por dhe psikopat , paska kujtuar se do vidhte gjithe jeten, kundra shumices shqipetare dhe SHBA BE , nuk e shikon lulin, nuk ndihet fare

  16. TR says:

    Mendoj qe Meta eshte ne nje bashkepunim te ngushte me Ramen . Te mbledhur koke me koke ata kane nje qellim te shtyjne sa me shume , kushtetuesen ,si dhe organet e tjera te qeverise .Dhe plani i tyre fatkeqesisht po funksionkn , deri vitin tjeter nuk do te kemi GJYKATE KUSHTETUESE .

  17. Zigur Qarri says:

    Ilir Meta nuk arriti dot ti pervetsonte 700 mije Eurot,ndersa Edvin Escobar D’Rama ka vjedhur mbi nje miliard euro,ka shperbere
    institucionet shtetrore,institucione qe i mbushi me kriminele(mbi 300),ka tradhetuar intersat kombetare duke i dhene prioritet
    Serbise ne dëm te Kosoves,ka rrenuar ekonomine duke detyruar shqiptaret te braktisin vendin e tyre,ka stimuluar korrupsionin
    ne permasa te tila si asnje vend tjeter ne Bote,ka shkatrruar komplet kulturen dhe moralin shqiptare,eshte mashtrues dhe perdorues
    droge……….e megjithate ka akoma qe i shkojn pas!Ore,jeni ne rregull!?

  18. Patrioti says:

    Si gjithmon shume domethenes dhe i sakte i nderuar MERO BAZE Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje