Nga Mero Baze
Ambasadori Borchard e ka një privilegj krahasuar me të tjerët. Ai nuk ka për të qenë më dëshmitar në takimet e presidentit tonë me ambasadorët e tjerë të Perëndimit në Tiranë.
Nuk do të dëgjojë më skenarë bazuar në teori konspiracioni, shpërthime deliresh dhe mbi të gjitha, doktrinën e sovranitetit të pushtetit.
Ilir Meta ja ka dhënë këtë mundësi. Pasi i çoi një bandë ta frikësonte tek shtëpia dhe pasi i nxori disa “kokëpalarë” tek Unaza ta dhunonin, siç i quan ai demontruesit zakonisht, tani e ka paralajmëruar të mos i shkelë në zyrë.
Çdo ambasador do kishte një ndjenjë lehtësimi në këtë rast. Një paralajmërim të tillë jo publik, ja pat dhënë dhe ambasadorit Lu në qershor të vitit 2016, një muaj para miratimit të reformës, por meqë nuk e bëri publik, pastaj e theu dhe e priti disa herë më pas në zyrë.
Sot ky banalitet është bërë publik dhe ambasadori Borchard, ka rastin ta përdorë këtë mundësi për të mos i shkuar më në zyrë.
Pas tij në radhë në fakt janë gjithë ambasadorët e Perëndimit. Të gjithë e kanë marrë nga një paralajmërim në zyrën e tij.
Sot publikisht e mori dhe Maja Kocijancic, zëdhënësja e Bashkimit Europian. Dhe ajo u paralajmërua të mos ndërhyjë në punët e brendshme.
E vërteta është e thjeshtë.
Ilir Meta sot është person “non grata” i Perëndimit në Shqipëri. Këtë që i ka bërë sot Maja Kocijancic, ja ka bërë më 30 qershor dhe Palmer, por akoma nuk është person “non grata”.
Perëndimi thjesht e ka konsideruar të shkarkuar si president, dhe nuk mbështet asnjë vendim antikushtetues të tij.
Nuk mbështeti shtyrjen e zgjedhjeve, nuk mbështet emërimin e Marsida Xhaferllarit në shkelje të Kushtetutës, dhe asnjë akt tjetër që lexohet qartë si përpjekje për të bllokuar ngritjen e institucioneve të Reformës në Drejtësi.
Si i tillë, ai mbetet institucioni më i kontestuar nga shqiptarët dhe Perëndimi në këtë vend.
Në këto kushte ai thjesht po e çon situatën tek aktet bazike të respektimit të Kushtetutës, kur duhet ta konsiderosh që nuk ekziston, dhe çdo akt të tij ta zhvlerësosh duke mos e konsideruar, ose duke e penguar qoftë dhe me policë.
Në këto kushte, nëse ai kërkon të mbijetojë politikisht, ka vetëm një shans. Të lëshojë zyrën dhe të dalë në rrugë e të bëjë politikë.
Të prenotojë qoshen e stadiumit, siç bëri dje me njerëzit që kishte dërguar, të hedhë parrulla, të bëjë protesta, të rrëmbejë armët po mundi, apo çfarëdo gjë tjetër, po qe se ka fuqi.
Kështu të paktën do të ketë shansin të provojë sa fuqi ka të bëhet faktor në politikë me emrin e tij. Me emrin e Presidentit nuk ka më asnjë fuqi.
Është shkarkuar “de facto” dhe nuk konsiderohet si i tillë, as nga shqiptarët, as nga Perëndimi.
E vetmja fuqi që ai ka për të nxjerrë “non grata” Perëndimin, apo dikë tjetër në Shqipër, është të provojë ta bëjë këtë si kryetar i ndonjë partie të re, apo LSI, dhe të marrë mbështetje nga ndonjë Shqipëri anti-Perëndimore, nëse ekziston.
Si president mund të shpërndajë ndonjë dekoratë dhe të marrë rrogën sa t’i vijë dekreti i shkarkimit “de jure”. Deri atëhere mund të na argëtojë, por jo të na frikësojë.
Si dikur
Sal Nëthteshtata
edhe Likja
del non grata.
Për Koklopën
Luftë Finale
ndaj e krruan
me cipale.
Po e krrun
me Perëndimin
e në fund
do marrë Timin.
…
Edi Rama po tregohet i dobet,Meta po e mund, Perse nuk e con per shkarkim qenin? Deri me tani i ka refuzuar ministrat,ka shtyre zgjedhjet ka bere thirrje per lufte,po shantazhon ambasadoret po merr ne kontroll Gjykaten Kushtetuese etj etj.
Kurse ky rri shikon si buf,mbase eshte e vertet ajo qe thote avokat Ngjela qe keta jane bashke.
Ja dhe refreni I rilindjes:
Anembane ushton jehona
Ambasadori eshte nona
Kot e luan meta bishtin
Ne shijome vetem gishtin .
Perpara se tja fuse vetes si Alende, do degjojme e ca gallata si trim Skrapari qe po shitet. Gjithe shqiptareve ka kohe qe u vjen per te vjelle nga familja juaj o Ilir, por tani po heq diare dhe perendimi nga ju.Qesh mire kush qesh i fundit!
Uah !! Çe ke qarë mo djalë.
Jessss!
Gopisti eshte njësh!!!!!!
Nuk eshte krejt ashtu ! Non grata eshte non grata ! mos te perpiqemi ti japim interpretime te kunderta nje dukurie,,,,,
O shqiptare injorante,
Po te pakten per kete palo ambasadorin juve te gjithe duhet te ishit ne shesh derisa te shporrej, pak rendesi ka cfare partie jeni.
Ai ofendoi vellezerit e motrat tuaja,qe po protestonin se po ju prisheshin shtepite.
Po nuk ju vjen turp o shqiptare, qe beheni me nje njeri pa karakter si ky palo ambasadori,dhe ju ngulni thiken pas shpine vellezerve tuaj.
Perca e sudo,kjo eshte motoja e ketyre palo ambasadoreve qe krekosen rrugeve te Tiranes,se ne vendin e tyre nuk ju hedhin as qurrat.
Historia vazhdon e perseritet,ne dem te shqiptareve.
Qenke i urte fare, por jo si muti. Jeton ketu ne toke ti apo ne breket e Ilirit? Mos u genje se sta jep Iliri floririn o derdimen.
BARAZIM.!!! 1 me 1
Rama largoi ambasadorin e Iranit per llogari te SHBA
Meta largon ambasadorin e OSBE per llogari te Ajatollahut.
Hienat e klasit Meta spo i ze gjumi. Kjo eshte arritja e pare e reformes. Ata qe skan lene krim pa bere e deri dje ndanin placken e vjedhur spo dine ku ta fshehin, aq shume kane vjedhur. Po e gdhijnr duhe tjerre intriga, por USA e kam lepurin me qerre, po shtyjne agonine e pashmangshme. Udhe te mbare o superkriminel…
Presidenti qenka bere si Don Kishoti qe bente lufte me mullinjte me ere.. shpall njerez “non grata” ne ndertesen e presidencen a thua se ajo eshte prone apo shtepia e tij apo me keqe a thua se paska shpall pavaresine e presidences ne 200 metra katrore ne mes te Tiranes. Vetem kete Don Kishotin tone president e degjon te vendos per nje diplomat te huaj qe perfaqeson nje organizate te huaj “non grata” vetem ne nje ndertese ne Shqiperi dhe i lire ne cdo cep tjeter..
Per ata qe nuk e dine termi diplomatik “non grata” kupton nje person te huaj te cilit nuk i lejohet hyrja apo qendrimi ne nje vende nga qeveria e atij shteti per arsyhe te ndryshme.
Ketij Borchard (as nuk e njoh fare) ministri i jashtem shqiptare duhet ti kerkoj falje publikisht ne emer te popullit shqiptare e te na fale por cdo vende e cdo komb e ka nje Don Kishot dhe ne kemi tonin, por turpurisht e kemi president.
Jo more jo ky president qe gjoja sulmon ambasasoret perndimore,USA , Bashkimin Europin etj e bene vetem , e vetem per te shperqendruar opinion dhe qellimi i vetem eshte vetem nje, te qendroje Marsida Xhaferllarin ( bashkejetuesja e talibanit) ne kushtetute dhe me kete rast mbyll gjithe plaget e hapura.
Po keta amerikanet cfar presin qe nuk e shpallin non grata, se kuptoj?
O Gopist i NSHRAK-ut
Gjithmone Likes i Vjen Hakut
Po te them o Lum Miku
Se Like Bajga Po Bje nga Fiku
E nuk do te marre ate Mikun Tat Vetem
Po dhe TONIN ,me Condom te Rjepun
Mentaliteti i te korruptuarit dhe i hajdutit nuk e le presidentin te kuptoj se ambasadoret e huaj kane muaj qe e kane bojkotuar dhe shpallur ne heshtje non grata! Biles edhe shume politikan!
I kane mbetur Cimi dhe Kallaku!
Njerezit e thjeshte e kane kuptuar se Kushtetuta dhe termi popull eshte shperdorim politik per ti shpetuar, problemit te tij te 5(4) – 4(1). Pra. Edhe genjen si derr, presidenti Ome(r)ta!
Ambasadoret po preson shkarkimin nga Parlamenti! Pas kesaj fillon SPAK. Besoj se Spak nuk do presi Gjykaten Kushtetuese.
Problemi tani eshte Rama! Qe nuk po e shkarkon me machorancen e tij ne parlament!
Sa po kjo te ndodhi “bojkoti” dhe non grata per Presidentin do te zmadhohet!
Lereni GjK! Ai duhet te thirret dhe te zberthehet per pasurine marrramendese qe ka vene! Pra duhet thirrur si i korruptuar! Cdo forme tjeter psh nese gjykata kushtetuese e shkarkon ai do ta quaj vehten te pandehur apo te denuar politike! Prandaj po bene edhe keto sulme ndaj Boshard apo ambasadorit te KE. Momentalishte eshte personi me pengues per integrimin ne KE.
meta nuk eshte burre i keq po e ka marre ne qafe sala qe e coi me thes ne koke te gazidedja ,ramizi, sala donin qe ti kishin nen kontroll te gjitha partite politike por ps i futi gishtin ne bythe , c’fare firmosi meta te gazideja e di njeri ,vetem gazeta tema mund ta dije corba e prishur
“Non grata” eshte ne kompetencat e Presidentit ?
Apo nuk lejohet te kaloj gardhin me tela te presidences ?