Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës

14 Nëntor 2019, 19:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në historinë banale që prodhoi presidenti duke dubluar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhur sipas procedurës kushtetuese, duhej një akt që ta stamponte në histori këtë banalitet.

Arta Vorpsi duket që nuk ka talent për humor, por ja arriti që përmes një akti që prodhon më shumë humor, se ligjshmëri, ta noterizojë banalitetin e Ilir Metës.

Dhe ky banalitet ka shumë dimensione.

Dimensioni i parë është profesional. Arta Vorpsi është renditur e para në listën e KED për vakancën e ofruar presidentit dhe Kuvendit.

Presidenti ka refuzuar ta zgjedhë dhe ka djegur afatet e vakancës, çka automatikisht e bën Vorpsin anëtare të Gjykatës. E bën Kushtetuta, dhe jo betimi i mohuar nga Ilir Meta.

Banaliteti i Ilir Metës është që përdor rojet e Presidencës, për mos të lejuar për betim, anëtaren e zgjedhur sipas Kushtetutës. Dhe ky banalitet sot është noterizuar.

Dimensioni i dytë i këtij banaliteti, është politik. Ilir Meta quan njeri politik një pedagoge dhe këshilltare të Gjykatës dhe quan “neutrale” një zyrtare të keqpërdorur politikisht në çdo luftë të Berishës kundër pavarësisë së gjyqësorit.

Nuk po flas për jetën e saj private dhe bashkëjetesën me një zyrtar të PD, se kjo mund të jetë dhe hall, por për keqpërdorimin e saj në luftëra të ndyra politike të pushtetit të Berishës, ndaj institucioneve të drejtësisë.

Falë atyre shërbimeve, ajo ka atë atë biografi politike që ka, pa llogaritur burrin. Atë e ka bonus.

Tani t’i thuash Marsidës e pavarur dhe një pedagogeje pa parti, ekstremiste, thjesht duhet të jesh banal. Dhe ky banalitet sot ka një vulë noteri.

Së treti, ky banalitet është dhe kulturor. Të gjithë llapaqenët e rrjeteve që përgjojnë kë të linçojnë, sot janë bërë humoristë dhe tallen me aktin noterial të Artës, duke na e paraqitur atë si akt që e vet-bën anëtare gjykate.

Arta Vorpsi është anëtare gjykate nga Kushtetuta. Neni dhe gërma e saj dhe mekanizmi i zhbllokimit parashikuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, e bëjnë atë anëtare gjykate.

Presidenti banal i këtij vendi kërkon t’ia mohojë, duke u mburrur se ai ka në dorë, mos ta pranojë në Presidencë të bëjë betimin.

Në fakt, ajo është produkt i një procedure që përjashton vullnetin e Presidentit dhe nuk ka pse kushtëzohet nga betimi para tij.

Por për gjithë “humoristët” që sot janë gdhirë konstitucionalistë, ajo u bëka anëtare nga betimi dhe jo nga procedura kushtetuese.

Dhe mendoj se nuk ka tallje më të mirë për të noterizuar dhe banalitetin e tyre kulturor.

Tani është e qartë që Arta Vorpsi është anëtare gjykate sipas Kushtetutës, por Meta nuk e lejon të hyjë në Presidencë për betim, ndërsa Marsida është “anëtare” gjykate sipas Metës, por që shumica nuk e lë të hyjë në gjykatë se shkel Kushtetutën.

Ky banalitet do mbahet mend nga akti noterial.

Por ne na duhet Gjykata Kushtetuese, dhe për ta pasur atë, kjo procedurë duhet bërë nul për të dyja dhe duhet rihapur.

Ndërkohë, nuk do ishte keq që shumica ta ndryshonte banalitetin juridik të mekanizmit zhbllokues që edhe ja heq nga duart Presidentit, edhe ja çon pastaj për betim.

Kështu kënaqen të dy palët. Ilir Meta që shtyn dhe dy muaj pa gjykatë dhe ne që shtyjmë dhe dy muaj me gallatë në pritje të gjykatës.

22 komente në “Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës”

  1. Sandokan says:

    Ekzakt: te dyja jane zgjedhur ne kundershtim me kushtetuten. Ndaj duhet rihapur gara

    1. ben says:

      Mero e ke nga nxitimi apo nga presioni po ne thelb ke thene 2 gjera te tmershme dhe shume te rrezikshme:
      1) Gjyqtaren e betuar te presidenti sipas nenit 129 te kushtetutes Xhaferllari, maxhoranca nuk do e leri te hyje ne gjykaten kushtetuese???????? Kush do jete ai person qe do japi 1 urdher te tille? Kush do jete ai qe do zbatoje 1 urdher te tille??? I bie sipas te njejtes llogjike qe qeveria te nxjeri urdher qe mos te te lene ty te shkosh ne pune. E kupton qe kjo qe po thua eshte grusht I paster shteti dhe nese kjo ndodh shteti realisht ka rene.
      2. Thua qe kujtim gjuzi me edi ramen te votojne 1 ligj qe I heq kompetencat presidentit, qe gjuzi me ramen te ndryshojne kushtetuten e shqiperise. E para kjo kushtetute eshte votuar nga gjithe partite politike dhe nuk mundet te ndodhi 1 thagme e tille . E dyta edhe nese rama vazhdon ne cmendurine qe ti I propozon nuk ka fuqi per presidentin aktual dhe e treta zgjedhjet po vijne edhe sikur te mbahen ne 2021 opozita eshte e sigurt qe I fiton zgjedhjet dhe I bie qe edhe ata te votojne ne parlament fjala vjen qe asnje gazetar qe e ka emrin mero dhe mbiemrin baze te mos lejohet me te hyje ne zyrat e tij?
      Mero
      Gjykata kushtetuse sot ka 5 antare dhe eshte funksionale mund te mblidhet dhe te mari vendime. Eshte kjo gjykate qe do vendosi ne zgjedhjet e 30 qershorit jane legjitime apo te pavlefshme sic tha OSBE, eshte kjo gjykate qe do vendosi ne presidenti ka shkelur ligjin.
      Menyra sesi rilindja u soll me kushtetuten e shqiperise qe e pa dhe e kuptoi edhe me delenxhiu nder rilindas se I vuri shqelmin edhe atyre qe kishte shkruar vete eshte e njejta gje si sjellja me kajmaket e gjithe banditet e tjere te rilindjes.
      Ajo qe u kuptua qarte eshte se hall I madh I ka rene ne koke rilindjes derisa beri shpikjen e pare dhe te vetme ne bote qe 1 gjyqtar pretendent I GJK te shkoje te betohet te parukieria e lagjes.
      PS: nese duhet patjeter zyra e presidentit ka vetem 1 menyre ligjore dhe morale per te hequr ilir meten.
      Presidenti te zgjidhet nga populli. Kete sugjeroi rames se mbase te degjon, po eshte e sigurt qe e vetmja fjale qe sot e tmeron ramen eshte kjo fjale Zgjedhje!

      1. Bureto says:

        Po komentoj vetëm fjalinë e fundit të @benit: e vetmja fjalë që e tmerron Ramën është ‘zgjedhje’.
        E para, nga e di ti se Rama tmerrohet nga zgjedhjet?
        E dyta, pse bën sikur s’e di që zgjedhjet nuk i do Basha, dmth PD, që kurse vuri kushtin të ikë Rama. Por Rama nuk iku, zgjedhjet u bënë dhe PD nuk hyri në zgjedhje, sepse e dinte që do humbte dhe bashkë me to do ta përzinin dhe Bashën si kryetar, gjë që atë e shqetëson më shumë se çdo gjë.
        E treta, pse nuk i bën pyetjen vetes, nëse ndërkombëtarët (duam s’duam, për pa aftësitë tona shtetbërëse, ata na drejtojnë) do na e lejojnë? Kujto ç’tha Palmeri para ca ditësh nga Prishtina për zgjedhjet. Dhe ata e kanë një arsye. Zgjedhjet parlamentare pa u mbaruar Reforma Zgjedhore, pa përfunduar ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe veçanërisht SPAK, GjK dhe GjL, nuk mund dhe nuk duhet të bëhen. Sepse do të jenë këto organe që do t’i japin fund komedisë dhe anarkisë së politikës shqiptare tash e 30 vjet, pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Ndaj zgjedhje do ketë vetëm atëhere do dojë apo jo Rama mbetet ta shohim. Ndoshta do t’u bindet si shkak sugjerimit të ndërkombëtarëve për të rivendosur ekuilibrat e prishur, por edhe të riinstitucionalizojë opozitën e vetëpërjashtuar nga institucionet, luptuar kjo si një ndihmë dhe për ta. Por kjo ndoshta. Rama edhe mund të bindet, por kurrë nuk mund të detyrohet, vetëm nëse të detyrohet nga Kuvendi me mocion mosbesimi. Por, a mund të ndodhë kjo në kushtet kur kemi para ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 me firmën Berisha-Rama? Jo, sepse dhe qëllimi i atyre ndryshimeve ishte blindimi i kryeministrit, pavarësisht do quhej ai Berisha apo Rama. Llotarija i ra Ramës. Ndaj, duam s’duam kjo është politika. Arti i të mundshmes. Çdo gjasë tjetër na çon tek Kushtetuta, tek ajo që e flasin e përflasin plot dashuri dhe respekt të gjithë, por vetëm kur u intereson. Dhe Kushtetuta i ka caktuar zgjedhjet e rradhës në qershor 2021. Unë vetë uroj të bëhen, sa më parë, por jo pa u plotësuar reformat që përmenda më lart. Aty le t’i matin forcat dhe të shohin të gjithë sa vlejnë.

  2. Diktat says:

    Tani më shumē se kurrë duhet të shprehet shba si mbështetsja kryesore e reformës ! Sot reforma është nê njê pikë kritike ! Sot presidenti duhet “goditur” edhe po ka një fije të drejte! Zotrinjē amerikanë ! Mos ia jepni gishtin se do u marrë krahun! Do e shkatërrojê reformēn ! Goditeni ! Mos na lini në mes të rrugës! Shpëtojeni shqipërinë!

  3. anonim says:

    Kjo zonjë duhet përgëzuar për imagjinatën në sfidën që i bën sistemit për çfarë i takon ligjërisht. Komplet e veçantë deri në art.Big bravo.

  4. I urti says:

    Merreni Kushtetuten dhe griseni, se nuk ju duhet o horrat e Rames.

    Jeni qe jeni shpalleni mbret te birin e Kristaqit ,se vetem kjo ju ka ngelur pa bere.

  5. Ylviu Berat says:

    Marsida Xhaferllari eshte anetare dhe dashnore e bandes se Altin Dardhes ne Berat.
    Pas vrasjes se kreut te bandes (pra Atin dardhes) ajo me parate qe i mbante Altin Dardhes
    bleu shtepi ne Durres. Deshmitar keni Gezim Kasemin, ushtarin e bandes se Altin Dardhes.

  6. dikush says:

    KJO ZONJË, DUHET KOMPLIMENTUAR PËR NIVELIN E IMAGJINATËS NE SFIDËN NDAJ PUSHTETIT, PËR ÇFARE DUKET SE I TAKON LIGJËRISHT.DERI NË ART. BIG BRAVO

  7. KOZi says:

    Une KOZi deklaroj qe do marr per grua Brigide Bordo . Betohem me dore ne zemer qe do ta dua e respektoi gjer vdekja te na ndaje…….firma…….vertetohet firma – noteri xy. ore u bene shume nga keto karagjozlleqe. Ato te Astiri te shkojne te noteri e te bejne deklarate per pronat se eshte me e parendsishme se Gjykata.

    1. Ush says:

      Na re Kozi,po gruan,motren,mamane,vajzen ku do t’i lesh pastaj?
      Mi bjer mua te hap nje bordello me ato!

      1. klodi says:

        Kete fjalor qe perdor “jot teme ‘ ta ka mesuar??!!

      2. KOZi says:

        Edhe Fshatar edhe pa toke ! kjo tregon se je yndyra e fshatit. !

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk e kuptoj akoma Kuvendin duke mos marre masa te shkarkoj “presidentin” qe automatikisht behet nul dhe ta lere te shkoje me xhezvene e kafese nje here ne ca kohe neper podjume te tregoj qyfyret e tij. Kjo eshte nje pike kritike ku ketij palacoje i duhet treguar vendi se kupa po derdhet pa mbarim.. Ai e ka pranuar vete se ka shkelur Kushtetuten (medek se mazhoranca e ka bere te futet ne ate udhe).. Meqe e ka pranuar (nga ana tij) qe paska shkelur Kushtetuten (sic beri ne takimin e kafese se rradhes) hiqeni.. Vete e pranoj qe e ka bere nje gje te tille, c’fare do shqyrtoni si Hetim Parlamentar me ?!?!?! I kerkoj kesaj mazhorance qe te ndalojn sorrollatjen dhe talljen e shtetit me kete njeri te dale komplet nga shinat e institucjonit qe ai ESHTE ZGJEDHUR NGA PARLAMENTI SI FIGURE UNITETI.. Eshte i korruptuar.. Eshte i mbaruar.. Nuk ka vend me ne politike e jo e jo me ne shtet.. Do ndiqet penalisht eshte e ditur.. S’ka ku te shkoje.. Per c’fare eshte aty me ??? Mbron Kushtetuten ?!?! E shurroj dje Kushtetuten me gojen e tij.. Ul palet te gjej zgjidhje te “krizes” ??!! Vetem paguhet si karte e djegur.. Sben asgje por vetem fut shkopa ne rroten e Reformes ne Drejtesi..

    1. Timi says:

      Je shume optimit per te kuptuar gjonat shume te thella plako

  9. Në burg kriminelët politik ! says:

    Na zaptuan kurvat politike.
    DURONI DHE PAK ,SE DITË TË MIRA PAS KËTAJ VINË.

  10. Korcari says:

    O Mero ! Per cfare ligji e morali flet.Reforma ne drejtesi perfundoi ne nje mut te madh qe kuterbon tere dynjane.Nje burdello e re me kurva te vjetra.

  11. Tironsi says:

    Ja u nxore bojen ketyre ordinereve te korruptuar qe po perdorin institucionet si vende baste dhe vazhdojne pa ju dridhur qerpiku te veprojne simbas interesave te tyre per ti shpetuar drejtesise dhe ose nen presionin e SHBA dhe EUROPES Respekte gazetarit MERO BAZE

  12. Orsi says:

    Marsida Xhaferllarri ishte femra me e ndyre kur ishte Drejtoreshe e Pergjithshme ne Min te Drejtesise, sillej si kafshe me vartesit, arrogante dhe kishte nje urrejtje kafsherore ndaj kolegeve femra me te reja se vetja! Zhaba e rrudhosur! Tipike e femrave ndyresira qe po paten pak pushtet behen bisha!

  13. Vert says:

    JO!
    Nuk ka vend as per gjobat e berishes ne Gjykate kushtetuese dhe as per idjotet qe betohen para noteres.
    Me mire te humbim edhe pak kohe, duke ofruar nje zgjidhje tjeter me serioze, se te ngreme nje Gjykate Kushtetuese kaq qesharake dhe sharlatane apo ti kthehemi prape shkerdhitokracise ne drejtesine me veglat e shkerdhenin, Shkerdhites dhe sali kermes.

  14. Kozi b,q says:

    O ush mere dhe kozin ne burdello se duket qe eshte pedo pusht mos e ler pa pun se e than gojoren mir kozi te fala sateme

  15. MJAFT ME ME ILIR HAJDUTIN says:

    Perse u dashka perseritur edhe nje here “loja“ zt Baez??? Edhe thoni qe Vorpsi u zgjodh automatikish sipas kushtetutes edhe pastaj ne fund edhe ju i hidhni benxin zjarrit!!! Ose njera ose tjetra. Nuk do ta perkedhelim nje president HAJDUT se i don bytha atij te shkele ligjin. MJAFT me katundarizmat Balkanike. Ju zoti Baze shkruani gjithe are artikull dhe ne fund i beni menderen.

  16. Zgalem says:

    Analiza e Meros , si gjithmone e pjekur dhe shtjelluse e problemit , por fraza e fundit : “Te rierseritet procesi per Arta Vorpsin “ eshte nje fjali kamikaze , qe nuk pershtate me tekstin e analizes . Pse te perseritet procesi ? Kete e do Ilir Meta , qe te depertoi ne GJK . Nuk di si do ta justifikosh ti Mero , kete lathitje , por lexusit , keerkojne ta sqarosh . Ti e ke ne dore edhe gurin edhe arren . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje