Nga Mero Baze
Presidenti ynë ka nisur të hapë llogoret e luftës.
Në fillim ka ftuar popullin shqiptar. Në një thirrje të pazakontë në historinë e ndonjë presidenti në botë, presidenti ynë bëri thirrje për rrëmbim armësh dhe ka prodhuar më shumë “meme” humori, se viktima.
Mallkimi më i madh që e ndjek atë vitin e fundit, është pikërisht fakti që nuk e marrin seriozisht, as kur flet për luftë, as kur flet për paqe, as dekreton, as kur çdekreton, as kur bën si president që mbron shtetin, as kur bën si Haxhi Qamili.
Thirrja e tij për të rrëmbyer armët, vlen të shënohet vetëm në raportin për shkarkimin e tij në Parlament, jo se nuk mjaftojnë argumentat deri më sot, por si një gjë që duhet dokumentuar.
Por pavarësisht injorimit që i bëjnë shqiptarët thirrjeve të tilla haluçinante, ato krijojnë klimë lufte dhe ndarje në llogore të shoqërisë shqiptare.
Roli kryesor kushtetues i presidentit të një vendi është të jetë faktor uniteti dhe të bashkojë sa më shumë shoqërinë rreth interesit kombëtar dhe paqes sociale, dhe jo të fusë sa më shumë shqiptarë në llogore lufte.
Në këtë aspekt, thirrja e Ilir Metës për luftë, është më e dëmshme për krijimin e një klime ndarje në shoqëri, se sa si një rrezik për formimin e “Çetës së Skraparit” kundër qeverisë kuislinge të Edi Ramës dhe pushtuesve aktualë të Shqipërisë, si SHBA, BE, Gjermani, Itali, Britani e Madhe etj..
Pas jehonës qesharake të thirrjes tragjike për luftë, Meta po ndërmer hapin e dytë, atë të futjes së ish- presidentëve dhe personaliteve të tjerë të shoqërisë në llogore.
E tillë është thirrja në një takim e gjithë ish- presidentëve të Shqipërisë. Në fakt, si rregull “pleqtë e urtë” thirren t’u merret mendje për paqe, jo për luftë.
Këtu nuk kemi as “pleq të urtë” dhe as përpjekje për paqe, por thjeshtë nevojë që Ilir Meta të mos duket vetëm në çmendurinë e tij, por të bëjë pis dhe të tjerët. Eshtë thirrje për t’i futur ish- presidentët e vendit në llogore.
Në fakt, disa prej tyre janë në llogore. Sali Berisha e përfaqëson më shumë se sa vetë Ilir Meta kauzën për luftë civile në vend dhe nuk ka nevojë të thirret si “plak i urtë” në bisedime, pasi është një plak i çmendur që po vdes nga dëshpërimi që s’po i fut dot prapë shqiptarët në luftë.
Ai është ish- presidenti që ka pasur sukses në vëllavrasjen mes shqiptarëve. Ndryshe nga Ilir Meta, ai në vitin 1997, nuk bëri thjesht thirrje “Rrëmbeni armët”, por i mobilizoi shqiptarët në Veri me armë në dorë kundër Jugut. Dhe vrau 3 mijë shqiptarë.
Ai nuk ishte qesharak si Ilir Meta në atë që bëri, por barbar. Dhe s’ka nevojë ta thërrasësh në bisedime për këtë çështje, se është babai i vëllavrasjs në vend.
Për Buajr Nishanin nuk besoj se ka njeri nevojë për mend në këtë vend, por Meta ka nevojë për një karrige të zënë nga një kapter, që është gati çfarë do komandanti.
Të tjerët janë presidentë normalë. Mund të shkojnë ose të refuzojnë, në varësi të integritetit të tyre apo inateve politike, por çfardo shkuarje atje është ikje nga neutraliteti dhe serioziteti që duhet të ketë një ish- president, dhe futja në llogoren e një çmendine
E njëjta gjë janë ftesat e tij për ish- ministra të Drejtësisë apo personalitete të tjera. Ai nuk po i thërret ata nga nevoja për konsesues, por si rekrutë të një lufte personale, e cila me gjithë dëshirën e tij që të kthehet në një luftë vëllavrasëse, nuk po i ndez.
Ashtu si thirrja “Rrëmbeni armët”, edhe ftesat për “ish”-ët apo personalite të tjera, janë thirrje për t’u futur në llogoren e Ilir Metës, ku ai e ndjen veten përditë e më shumë të braktisur, të injoruar dhe të përçmuar.
Tani ka filluar ta besojë vërtet makthin e Allendes dhe mendon që kur “përmbaruesit” të shfaqen në oborr, të mos jetë vetëm.
Do te ishte teper kompromentuse qe tre nga pese presidentet e tranzicionit ti pergjigjeshin fteses se ketij horri axhami president i cili ben thirrje te hapur per lufte !? Per nje ish president dinjitoz 90 vjecar do te ishte teper poshteruse ti pergjigjej urdherit te nje kalamani aventerier qe per fat te keq te ketij vendi, ja bene peshqesh si president! Kete takim ky piratpresident edhe mund ta kerkonte, por para se te bente thirrje per lufte. Tani ai me keto “konsultime” kerkone te justifikoje cdo aventure te ndermarre nga ana etij ne te ardhmen.
Supet shkrim
Zoti mere
Kete here po te komentoj pa e lexuar fare artikullin sepse jam i bindur se c’permbajtje ka
Por qe ta thjeshtojme analizen tende gjer ne kocke pse sna thua edhe sa dite afat ka komisioni parlametar per te perfunduar hetimet dhe kur skadon afati qe te shprehet kuvendi per kete shkarkim ose jo te presidentit
Vetem kjo eshte e verteta sesa seriozisht e ka qeveria me presidentin
Sipas gjasave me pare bie qeveria sesa presidenti
Nga na u ben peshqeshe kta alabaker.Injorancia pjell perbindesha.
Presidenti u çmend ?
Po filloj te kuptoj qe po rreshqet nga trute e kokes.. Eshte i cakorduar dhe kerkon te tjeret (ish-presidenta e me rradhe) te behen pjese “e konsultimeve” qe me vone ta perdori si propagande dhe justifikim. Kam nje pyetje: Perse nuk e beri kete ftese para 30 qeshorit meqe dhe atehere kishte perplasje me Kuvendin dhe Qeverrine ?!?! Sepse kujtoj qe nuk i duheshin. Kujtoj se do ta fuste vendin ne kaos pa ndihmen e ndokujt me anen e elektoratit te tij. E kishte egon e madhe me imagjinate te stimuluar nga opozita e rruges. Tani e ka kuptuar qe eshte si “mbreti i zhveshur” ne syte e elektoratit te tij dhe ata po i therrasin se po e shohin lakuriq duke vrapuar si i marre.. Po te kishte figure te paster si president, i jipeshin tre emrat (dhe Babalja mes tyre) per Gjykaten Kushtetuese dhe i firmoste pa i pare fare (sepse vleresimet ishin dhe do behen nga nje institucjon tjeter dhe pergjegjesia i bie atyre). Por eshte i korruptuar qe do te ndryshoj ballancen edhe tek Gjykata Kushtetutese e re. Keshtu kujton …
KUR ARMATOSEM UNË EVGJITI…
***
I dashur Ilir Meta!
Edhe unë që po ju shkruaj quhem si ju Ilir Meta, por jam evgjit dhe, siç mund ta marrësh me mend, ndryshe nga zotrote, jam pak i zi në paraqitjen e jashtme. Para shumë vjetësh, kur isha kalama dhe më çonin në shkollë, shokët, për të më ofenduar, më thërritnin me mbiemrin tim të parë “Muti” sepse, gjyshi im që quhej Mete, kish qenë dikur pastrues i gropave të mutit të qytetit. “Ku je Ilir Muti? Do vish të luajmë o Ilir Muti?” – më thërritnin gjithmonë ata. Kur isha në klasën e gjashtë, aty nga mesi i vitit, desha ta lija shkollën fare, por nuk më lanë ata të këshillit popullor të lagjes. “Shoqja Hava! Po nuk e dërguat Ilirin të mbarojë tetëvjeçaren, do të hani gjobën!” – iu kërcënua një ditë gjyshes sime kryetari i këshillit kur shtyu derën e oborrit të barakes sonë e na pa të dyve aty tek vija e ujit… Ishim duke larë plëncin dhe zorrët e një derri dhe po prisja, që pasi të mbaronim punë me ujin, të ndihmoja gjyshen kur, para se ta hidhte në kusi, do të duhej t’i thurte gërshet zorrët e lara. Po të mos mbaja dy duart e mia të shtrira drejt saj, ajo s’mund ta bënte kukurecin… Unë, nga gjithë ç’tha kryetari atë ditë, nuk kuptova vetëm fjalën e fundit “gjobë”, atë që do të hanim… Por, duke parë fytyrën e prishur të gjyshes dhe kur dëgjova përgjigjen e saj: “Të na hash mutin o kryetar!” e mora me mend se, gjithsesi, “gjoba” duhet të ishte diçka më e pashijshme se plënci dhe zorrët e ziera të derrit. Era e asaj fjale të çuditshme duhet të ishte afër erës së mutit dhe shumë larg aromës së mrekullueshme të gatimit të gjyshes time ezmere që nuk e kursente rigonin për t’ia hequr plëncit e zorrëve grahmën e ndyrë të derrave… “Kur isha e re, kam qenë më e bardhë, por më nxiu jetën yt gjysh, Mete Muti që ngrysej mes mutit e gdhihej me kurva” – thoshte ajo për të shoqin e vdekur dhe e përfundonte rrëfimin për të: “Deshën ta bënin dhe anëtar partie, por ai, si evgjit muti që ishte, iu shmang duke u justifikuar se në parti nuk mund të hynte, pasi u tha se: “Vërtetë kam ton, por nuk kam shprehje””…
***
Gjyshja ime emrin e plotë e kishte Havadane dhe i vinte shumë inat kur dikush ia shkurtonte në “Hava”. Lëre pastaj po t’i vije përpara atë fjalën “shoqe” që gaxhinjtë e Partisë së Punës e kishin në majë të gjuhës… I dukej se e tallnin… Prandaj atë ditë ajo ishte gati që t’ia vishte me zorrët e derrit surratit kryetarit të këshillit kur iu drejtua ashtu si idiot: “Shoqja Hava!”… Ajo pranoi të rikthehesha tek shokët, vetëm kur një nga anëtarët e këshillit i tha asaj me të mirë: “Moj Havadane! Çoje djalin në shkollë sa për sy e faqe, sa të duket që vete!..”.
***
Gjyshja ime thoshte se nga i ati e kishte pasur llagapin “Kapedani” dhe e qau me lot ditën kur u martua me tim gjysh dhe e ndërroi në “Muti”. Një herë, gjyshin tim Mete, e kishin thirrur të zhbllokonte nevojtoren e kinemasë së vetme të qytetit dhe, si shpërblim, e lejuan të shikonte pa biletë filmin që shfaqej atë ditë… Pasi doli nga kinemaja dhe kishte parë për herë të parë në jetën e tij një film, im gjysh, 16 vjeçar atëherë, ishte sjellur tamam si personazhi kryesor “Raxh Kapuri”: Shkoi e kapërceu avllinë e ulët të barakes ku jetonte bukuroshja Havadane dhe, duke kopjuar melodinë e këngës së indianit Raxh, i tha asaj me të kënduar: “Të dua për nuse moj Havadane kapedane!”… Gjyshja ime, që atëherë nuk i kish mbushur ende të 14 vjeçët, u mahnit nga bukuria e zërit që dëgjoi dhe, aty për aty, vendosi ta ndjekë pas trimin e zi që binte era mut… Më pas u pendua shumë por s’kishte ç’bënte. Ku të shkonte? Për tetë vjet Mete Muti e bëri me dhjetë fëmijë. Që të dhjetë djem… Unë jam i atij të parit fare dhe, që ndryshe nga të tjerët, mbaj llagapin Meta. Më ’91-shin u meremeta disi nga ekonomia, se fitova jo keq nga privatizimi i nevojtores publike që trashëguam nga gjyshi… Më 2011-n ia shita dikujt që më tha se nevojtoren do ta bënte hidrocentral dhe nuk i bëra zë kujt… Paratë, siç ma kishte lënë amanet gjyshja: “O Mete, për vete”, i mbajta të gjitha për vete… Pra, ma mbante xhepi dhe iu drejtova zyrës së gjendjes civile e kërkova që të mbaja për mbiemër emrin e gjyshit, dmth Meta. Pagova dhe, me thënë të drejtën, jo pak… Nëpunësja më la të kuptohej se, që të regjistrohesha si “Ilir Meta” kryetari i LSI-së, do të duhej të paguaja shumë… Nëpër dhëmbë dëgjova vetëm shifrën shtatë… E kuptova dhe nuk e zgjata. Pagova 700 mijë lekë dhe mbeta pa asnjë dysh në xhep. As për të blerë sapun nuk më mbetën më para… Të më besosh! Që nga ajo ditë nuk e kam larë kurrë kokën… Por i kam bërë hallall të gjitha. Shpëtova nga llagapi “Muti”…
***
I dashur adashi im!
Kam marrë vesh që të kanë zgjedhur President. U gëzova dhe m’u bë qefi shumë. Jo për gjë, por duke qenë në atë post të lartë, me fjalorin tënd, na përfaqëson edhe ne evgjitëve të varfër… Veç kësaj, besoj se do të flakësh tej edhe racizmin ndaj ne lëkurzinjve e kokëpalarëve, prandaj më lejo të të kujtoj nja dy gjëra që ju si President duhet t’i keni parasysh!..
Ne evgjitët jemi kokë-ulur sepse jemi të ndërgjegjshëm për mëkatin që kemi bërë ndaj Krishtit. Qysh prej atëhere ne akuzohemi se gozhdët që u përdorën në kryqëzimin e tij në vitin 33 i kishin prodhuar të parët tanë zeshkanë. Jemi në 2017-n dhe sot bëhen plot 1984 vjet që, vetëm për atë, ne evgjitët paguajmë haraçin e atij mëkati.
Ah!.. Për pak më doli nga mendja e ndjera gjyshja ime Havadane dhe një porosi e saj që mund t’ju vlejë edhe juve: “Ilir! Mos u kthe në shtëpi pa i hedhur një sy kazanit të plehrave! Ç’të gjesh aty që mendon se na shërben, sille në shtëpi. Jashtë hedhurinave jo! Sado të çmuara të jenë. Edhe florinj po të gjesh në rrugë mos i prek kurrë me dorë!”. Tani, ju Presidenti Ilir Meta, jeni i lutur të pranoni edhe një porosi tjetër vëllazërore nga unë Ilir Meta evgjiti: Mos harro: se edhe ty, ashtu siç “Raxh Kapuri” gjyshërit e mi, një film të ka marrë më qafë… Ai filmi me Dritan Priftin më 2011-n… (Mos harro! Njerëzit na kujtojnë ende gozhdët tona që kryqëzuan Krishtin 1984 vjet më parë.). Fjalori që përdorje zotrote në atë film ishte tamam si (ndjesë pastë!) i gjyshit tim Mete Mutit…
Dhe e fundit: Sado lart që të ngjitesh, mos i kërcëno kurrë njerëzit! Mos na thuaj, se pas 25 qershorit, po s’të deshi mender bytha ty, nuk do të dekretosh kryeministër askënd tjetër përveç Petrit Vasilit tënd! Mos na bëj thirrje që të armatosemi! Sidomos, me ne evgjitët bëj pak më shumë kujdes, se kur kemi pushkën në dorë ne, nuk dimë se ç’bëjmë. Mund të vrasim edhe babanë… Se vërtetë, shprehje nuk dimë të lidhim (siç bëjmë me gërshetin e kukurecëve), por ton kemi sa të të përgjigjemi si (ndjesë pastë!) gjyshja ime Havadane dhe të themi: “Të na hash mutin o Ilir Meta!”.
Ç’është e vërteta, ne evgjitët jemi pak gojë qenefë dhe lëkurën, vërtetë, e kemi të zezë, por shpirtin nuk e kemi të keq… Prandaj, për të mos ju nxirë sado pak juve, tani që u zgjodhët President, unë po e zëvendësoj llagapin “Meta” dhe po përdor si të tillë emrin e një katundi që ka një minierë me qymyr të zi. Atë të Mborjes e jo të Krrabës, se te kjo e fundit, siç mund ta dini më mirë se askush tjetër ju adashi im, thonë se qymyri kishte ngjyrë të verdhë, si e floririt…
Me përulje evgjiti, Ilir Mborja.
Si mund te shperndahet ky shenimi i ketij Ilirit evgjit? Na ndihmoni pak.
Te lumte pena!
PERFEKTE par exelance!!!!!!!!!!!!.
Thirrja e ishpresidenteve, pavarsisht se cilet kane qene, nuk eshte veprim i gabuar, por eshte thellesisht i vonuar.
Ai nuk ka nevoje per keshillat e tyre, ato mund ti hynin ne pune para se te dekretonte Marsiden dhe te hynte ne nje konflikt poshterues per Vendin me Parlamentin. Sot ai i therret formalisht per te noterizuar betejen e nisur.
Normalisht duhet lene vetem.
Nje President normale, ligjor, qe e do vendin e vet, perballe situates ne te cilen ndodhet, ku te zgjedhurit ne Gjykaten Kushtetuese do te vendosin fatin e Tij, ai eshte ne konflikt te paster interesi. Zgjedhjen e tyre mund t’ja delegonte kryesise se Avokatise, Dekanatit te Fakultetit te Drejtesise apo çdo organi te pavarur besueshmerisht.
Cdo zgjedhje e tij eshte absolutisht e paragjykur dhe ne konflikt. Ca me teper kur zgjedh Marsiden e talebanit.
Nuk ka gje me te keqe se kurvendi drejtohet nga i padijeshji.karrjeristi.imorali.fshatari.dhe ne fund po them edhe hajduti.
Edhe një jetë të dytë po të kishim nuk do e besonim se tragjeditë e Shekspirit janë kaq aktuale në këtë vend. Të jetosh këtu apo të ikim,kjo është çështja!
Mendon se ka maxhorancen ne nje “institucion” ku nuk mund te merren vendime.
Ti zoti Baze ke shume te drejte kur shkruan keshtu,por pa vendose njehere veten ne poziten e Likes se Duçkës ! K a gati tridhjete vjet i shkreti ,qe ka rene cope e çikë për ato të shkreta para. Me njëmijë dredhje, përdredhje , stërpërdredhje e vëniesh të menderes në sini, ka mundur më në fund mezi të bëjë ca qindra milionë euro i shkreti.( Kujto vetëm mynxyrën e vidios së Priftit ) E si thua ti tani , ti dorëzojë të gjitha njëherësh,brenda dites, pa çak e pa bam ? Jo or burrë i dheut jo , nuk e ha Likja i Duçkës nga Çipani i Skraparit kaq kollaj këtë kokër ulliri.
Kush e vuri ne prosedence kete mostren o Mero, une? Se kuoton se duhen goditur te gjithe perfshi edhe Ramen? Cfaj ka nje kriminel kur e ve President?
undefined
Edhe pa thirrjen e metes,shqiptaret po vriten perdite me njeri tjetrin.
Edhe sot u vrane kusherijte per nje gardh te shtremberuar nga shiu.
30 vjet vrasje si lufte boterore.Presidenti ben thirrje te rrembejne armet.
Cohu popull debil vritu sa me shume, qe meta me berishen te pasurohet
dhe mbesat gerdalla te shesin pordhe ne istagram si te pasur.
O Mero,të dimë të zgjuar.Pash zotin,gjëj një fotografi që kanë dalë bashkë Sala,Iliri dhe Jari pa mustaqe…Shifi mirë ama…dhe çojë në Itali për ti bërë konkurencë Bandës së karagjozëve të Brancaleones me VITORIO Gasmanin.A thua më tepër se tu hanë munë shqipëtarëve,(pervec miliardave që u kanë vjedhur)mundet tu bëjnë gjë tjetër.
Qenkerkeni i madh!….O kronik ” jevgjiti”