A do qëndrojë e bashkuar opozita, në frontin “anti-amerikan” të Ilir Metës?

21 Nëntor 2019, 19:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që Komisioni i Venecias të zgjidhë ngërçin e krijuar në formimin e Gjykatës Kushtetuese nga Ilir Meta, duke dubluar një anëtare të saj, ka krijuar një front lufte mes presidentit të Shqipërisë dhe Perëndimit.

Presidenti i Shqipërisë, ka refuzuar këshillën e të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, Mathew Palmer, dje mbasdite gjatë një bisede telefonike, ndërsa sot paradite ka shpërthyer në një luftë frontale kundër SHBA dhe Bashkimit Europian.

Nuk është më situatë aludimesh apo fjalësh me nënkuptime, por betejë reale e një politikani që thërret njerëz në zyrë dhe u bën thirrje të bëhemi bashkë kundër atyre “shkërdhatave” të Perëndimit.

Të gjitha takimet në zyrën e Ilir Metës prej dy ditësh kanë një kërkesë konstante për të ftuarit, që t’i bashkohen luftës së tij kundër Perëndimit në Shqipëri.

Zyra e presidentit të Republikës është bërë si zyrë rekrutimi xhihadistësh kundër SHBA dhe BE.

Këtë e shikon qartë kur njerëzit dalin nga zyra e tij. Disa që janë të lëkundur nuk e përshkruajnë bisedën me të, se nuk duan as ta kujtojnë.

Të tjerët që janë dakord me Ilir Metën, i japin mbështetje për këtë.

Ndaj tani nuk është me e rëndësishme çështja e Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo do zgjidhet nga Komisioni i Vencias.

Tani e rëndësishme nga pikëpamja politike, është nëse opozita do të qëndrojë e bashkuar pas Metës në betejën kundër SHBA e BE.

Rexhep Meidani hyri dhe doli pa folur në zyrën e tij. Nuk ka bërë komente mbështetëse për Ilir Metën, por as e ka kundërshtuar atë. Mund t’i ketë thënë që nuk dua të përzihem në këtë histori, ose mund të ketë gjetur ndonjë justifkim banal, fjala vjen “do shëtis qenin dhe s’kam kohë.”

Sali Berisha ishte i pari që shprehu mbështetje për Metën, pasi shkoi në zyrën e tij për të pranuar këtë betejë. Pas daljes nga zyra, ai i dha të drejtë presidetit Meta dhe premtoi se do luftonte bashkë me të.

Bujar Nishani, po ashtu ka miratuar qëndrimin anti-amerikan të Ilir Metës dhe ka kundërshtuar shkuarjen e kësaj çështje në Komisionin e Venecias.

Lulzim Basha po bën sikur nuk e ka mendjen, pasi nuk do të përfshihet në këtë histori, ngaqë gjendet mes dy zjarresh, mes nevojës për mbështetje nga Perëndimi, dhe nevojës për mbështetje nga fronti anti-perëndimor që e ka vënë kryetar opozite. Vështirë e ka të flasë në këto kushte, ndaj e ka mirë që merret me bujqësinë digitale.

Aktorët e tjerë, përveç Bashës, që po heshtin, duket qartë që po hezitojnë t’i bashkohen frontit anti-amerikan të Ilir Metës.

Në vitin 1997, kur Berisha provokoi një qëndrim shumë më të butë se ky, kundër SHBA-së, brenda ditës i dolën kundër 10 ish- ministra të tij dhe rreth 30 deputetë, të cilët praktikisht e detyruan të japë dorëheqje disa ditë më vonë, pasi u rizgjodh.

Ilir Metës nuk ka kush t’i iki nga LSI. Pyetja është nëse PD do të pranojë t’i bashkohet këtij fronti për hir të Ilir Metës, apo do bëjë marrëveshjen e saj me SHBA dhe BE.

Kjo është dilema reale e Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij. Ky është dhe momenti i madh i fuqisë apo pafuqisë që ai ka për t’iu shkëptur rrethit okult të Berishës e Metës.

Nëse ai i qëndron besnik çiftit Meta- Berisha, ai e ka të sigurtë postin e kryetarit të PD, por e ka po kaq të sigurtë humbjen e betejës me SHBA dhe BE.

Dhe nuk di sa vlen për lider anti-perëndimor në Shqipëri Lulzim Basha, pas kësaj. Në këtë pikë, ai nuk e konkurron dot më as Ilir Metën, as Sali Berishën.

23 komente në “A do qëndrojë e bashkuar opozita, në frontin “anti-amerikan” të Ilir Metës?”

  1. Debatik says:

    Ne fund te gjithe do dalin me moton OMETE PER Vete

    1. ben says:

      Frontin e fuqishem pro amerikan ne shqiperi tashme e udheheq Dvorani.
      Qe eshte I vetmi gjyqtar ne bote qe ne karieren e tij ka denuar njerez sepse rezuan bustin e stalinit.
      Hashashiste, tutore prostitutash, staliniste, erdoganiste, bandite te te gjitha ngjyrave jane tashme njerzit qe do e bejne ameriken perseri te madhe.
      Kuptohet ne kete front nuk mungon dhe shefi I CIA per europen Artan hoxha, qe vetem 5 minuta mbasi deklaroi se presidenca sulmoi ambasaden amerikane na doli qe presidenca e kishte me 1 punonjes te ambasades italiane ndaj te cilit u be dhe kallezim ne prokurori.
      Ne telefonaten e palmer me ilir meten ky I paskesh deklaruar metes se qendrimi I ambasades amerikane nuk eshte I te njejtes linje me politiken amerikane. Nga kjo kuptohet se palmer punon per ruset dhe shume shpejt pritet deklarata e ngjeles qe do vendosi per shkarkimin e palmer.
      Mbas gjithe kesaj mbrojtje te amerikes nga rilindja ne shqiperi, thuhet se bursat ne amerike paten 1 ngritje te papare.
      Nga gjithe kjo kuptohet se amerika pa rilindjen eshte kot.
      Faleminderit rilindja.
      PS: 1 komshiu im qe e besdis komshiu tjeter me 1 dege hurme ne obor pret sherimin e shpejte te Rrumit per te zgjidhur konfliktin sipas ligjit.

  2. ??? says:

    MERO ! PO I KËRKON NJË TË KASTRUARI, SPERMATOZOID ?!?!
    ME ÇFAR TI PRODHOJ ?
    LERE TË DIXHITALIZOJ BUJQËSINË.

  3. PEPJA says:

    PO C’TU DESH MORE DJALE ME DAJ SAMIN NUK KRUHET.

  4. demokrati says:

    Meta ti therase mendjes mos ta trashi zullumin se do perfundoje si Sadami.Meta kujton se eshte si shoku Memet, idhulli i tij po me duket se do kete fundin e Sadamit.

    1. N.VJOSA says:

      Aman, or Lilo,
      Aman or Mete,
      Ti Kushtetusen
      E do per vehte…
      ***
      Se Reformën
      Në drejtësi
      Se udhëheq Rama
      Por jo as ti…
      ***
      Na nxjerr një Blush
      Një Karabush
      Sulmon diplomatë
      Sepse nuk mbush…
      ***
      Sulmon Venecien
      Dhe Amerikë
      Dhe Drejtësinë
      E do me mik…
      ***
      Like Floriri,
      Mbaje më butë
      Mos mat Drejtësinë
      Me Kut si Hajdut…
      ***
      Ti Like Hajduti
      Gjuhën rrotullon
      Por je një Qen,
      Që ha të Zonë…
      ***
      Të vunë Socialistët
      Për President
      Llogjikën tënde
      Se hanë as Qentë…
      ***
      Do ishe larguar
      Që ditën e parë
      Konflikt interesi
      Ke o i marrë…
      ***
      Ti o burrë kurvë
      Një herë me Saline
      Një herë me Ramën
      E bën krushqinë…
      ***
      Mbathja o Liro
      O kokëdhjamë,
      Se Ligji të përzë
      Dhe me tam-tam…
      ***
      Mbathja o Liro,
      O karnavale
      Se Ligji nuk është
      Aspak çështje ngjale…
      ***
      Të duket vehtja
      Sikur je Mbret
      I parë eshtë Parlamenti
      O Lumë dhe det…
      ***
      Me dashuri
      Dhe qetësi
      Leri shqiptarët
      Të kenë Drejtësi…
      ***
      Pranove nderkombtarët
      Të thirren në skenë
      Të jenë asnjanës,
      Por ti je L e g e n …!

  5. Europa says:

    META ESHTE KATANDISUR SI DORDOLEC DHE ASKUSH NUK MUND TA NDIHMOJE . TE GJITHA LDVIZJET QE BEN JANE TAKTIKE E ULET , NUK MUND TE RRIJE I MBYLLUR NE ZYREN E PRESIDENTIT SI KUKULL , KALON KOHEN , BEN SIKUR PO MOBILIZOHET PER FATET E SHQIPERISE . VECANERISHT PROBLEMI ,QE AI KA ESHTE NDERI I SHQIPERISE , PER KETE DO TE MARRI MENDIM NGA POPULLI ,QE I DIGJET BARKU PER SOVRANITETIN E SHQIPERISE .

  6. Lori says:

    Hahaha Na shkrive me R Mejdanin! Mjere shqiptaret ke Kane patur udheheqes per keto 29 vite!Pa u zhdukur te gjithe pa perjashtim keta politikane nuk behet ky vend !

    1. Plugu says:

      Rexhep Mejdanit i ka ngelur qejfi per djalin qe ja hoqen nga puna dhe mban akoma inatin me Edi Ramen.Xhepua qe nga ajo kohe ndryshoi drejtimin suìi Kaç Islami qe shkoi me Pd.

  7. DinPak says:

    Me sa duken bathet, nuk e ka te gjate Ilir Meta dhe do iki shume shpejte bashke me plakun Mere. Vetem nje kerkese do kisha une per ata qe kane akses tek SHBA, BE apo tek Edi Rama: Do t’iu lutesha, ne se ka mundesi, ta linin Ilirin deri sa te publikoje ato vidiot qe te shikonim nje çike seks ambasadoresh se nuk kemi pare ndonje here, pastaj le ta fluturojne ku te duan.

  8. ABC KORCA says:

    Prap te njetat kostatime dhe pyetje kam

    Kush e vurimeten president?
    A ishte dakort usa me kete vendim?
    Perse edi ishte me eiron veliajn ne takimin qevrane dakortper “corbulle” e radhes?

  9. Kola says:

    Ky eshte nje shkrim kunder shtetasit Meta jo kunder presidentit Meta. Lufte brenda llojit. Baze nga ekstremist i djathte dikur, del socialist i thekur. Kjo eshte tragjedi-komedia shqiptare.

  10. I urti says:

    Rama na del pro amerikan tani?

    Hajde mashtrime hajde.

    Po Rama dhe Veliaj kelyshe te Sorrosit dhe grekes Ariana Stassinopoulos (Huffington ) jane,nuk jane burra me te mire.Jane kelyshe te njerezve qe nuk njohin as komb as atdhe.

    Mjere ky vend nga kush po qeveriset!

  11. Buzuku says:

    Metes I mungon vetem kafazi. Kur ta kete Blushi do t’ ja hedhe ushqimin nga hekurat.

  12. Plugu says:

    Rexhep Mejdanit i ka ngelur qejfi per djalin qe ja hoqen nga puna dhe mban akoma inatin me Edi Ramen.Xhepua qe nga ajo kohe ndryshoi drejtimin suìi Kaç Islami qe shkoi me Pd.

  13. Korcari says:

    Po nuk u perball opozita dhe Presidenti me te keqen qe ka rene mbi Shqiperi ai vend vajti ne hale.

  14. Dritani says:

    Meta eshte ne krizen me te thelle. Per shkak te tij dhe te shoqes sot renditet familja e dyte fatkeqe dhe e shkatrruar nga te gjitha anet ne Shqiperi e ndoshta ne Europe.
    Meta i hypi kalit mbrapsht qe ne rinine e hereshme. U dha pas parave. Dengjet me para e qorruan ate vete dhe te shoqen. Prandaj ju lezetua pushteti dhe ja fundi i tmerrshem…shkatrroi mbi te gjitha femijet menderisht, ndoshta edhe fizikisht. U a beri sterre te zeze te ardhmen. Nuk eshte e vogel kjo.
    Vrasjet, vjedhjet, pjesmarrjet ne grupe te organizuara kriminale, pjesmarrjet ne trafikimet e drogave te forta, shperdorimet e detyres, te gjitha keto te cojne ne ne denime te pameshireshme. Jane keto veprime te tijat, te bashkeshortes dhe e bandes se tyre qe e kane katandisur ne situate te rende jetesen e popullit, i kane shkatrruar ardhmerine brezave te tashem e te ardhshem. Mbi te gjitha per interesat e tyre kriminale kane kriminalizuar komplet shtetin.
    Prandaj ai tanime mund te konsiderohet njeriu me fatkeq dhe pa rrugedalje.
    Askush nuk i ka faj. Vete e gatoi me dashjen e tij undin e keq te vehtes e familjes.
    Cdo kujt i dhimbsen femijet e tij se jane te pafajeshem, por me shume na dhimbsen femijet e ketij vendi qe po vuajne nga keta bandite e kriminele si Ilir Meta me banden e Shqup-it.
    Per ti shpetuar ndeshkimit po planizohet gjakderdhja. Po provokohet populli.
    E vetmja shprese qe ky popull te mos perfundoje ne lufte civile jane SHBA dhe BE.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, kjo opozite e lidershipit te PD-se ka marr fund. Opozita ka humbur busullen se si do vij ne pushtet. Floriri po zihet me mullinjte e eres sepse eshte ne konflikt interesi. Mos te harroj se po ben ai agresorin dhe KED-ja mund te bej padi dhe sqarim ne Venecia gjithashtu per kete palo president qe po shkel kompetencat dhe duke sulmuar anetaret (kushdo qofshin ata) e keti institucjoni TE PAMVARUR NGA PRESIDENTI.. Ky eshte grusht shteti ne forme legale qe ky president (I thencin) ka hedhur individualisht nje antari (specific) pa asnje prove dhe me vote kolegjale.. Shtojani kur ta pushoni nga ajo detyre o Kuvend !!!!! Po sulmon me vetedije sulmin e asajt qe u shpenzuan aq kohe dhe aq mund (spo flas nga ana ekonomike). Po e ben KED-ne me ofendime te turpshme ne nje institucjon te perfolur ku tani vihet ne pyetje integriteti I ketij institucjoni.. Kjo duhet mbrojtur nga Parlamenti = VOTA DHE VULLNETI POPULLIT.. Je jeni mbrojtesit e Kushtetutes !! Jo nje person. Lufta ne nje fshat behet nga populli jo nga kryeplaku qe s’ka nge te ngre as poturet e tij.. I kalbur ne luks (this mother#u$er) qe nuk ka si ti justifikoj, flet ne emer te popullit ?!?! Cilit popull ?!?! Ky jo vetem qe sdrejton asgje per mireqeniene me te mire te qytetareve shqiptar, por edhe e pengon ate duke sulmuar ne ate qe ne besojm. Tek perendimi.. Ku e di ai si jetohet me $300-$400 ne muaj ?!?! As gruaja e tij.. Jane jashte realitetit.. Merr median ne shtepine qindra miljoneshe dhe thote qe kjo eshte e imja… Me se ???? Je biznesmene ??? Ke hapur ndonje SHPK ??!?!?! C’fare prodhon ti ??? Pergjigjja eshte: Korrupsjon !! Me leket e kujt ??

  16. N.VJOSA says:

    Aman, or Lilo,
    Aman or Mete,
    Ti Kushtetusen
    E do per vehte…
    ***
    Se Reformën
    Në drejtësi
    Se udhëheq Rama
    Por jo as ti…
    ***
    Na nxjerr një Blush
    Një Karabush
    Sulmon diplomatë
    Sepse nuk mbush…
    ***
    Sulmon Venecien
    Dhe Amerikë
    Dhe Drejtësinë
    E do me mik…
    ***
    Like Floriri,
    Mbaje më butë
    Mos mat Drejtësinë
    Me Kut si Hajdut…
    ***
    Ti Like Hajduti
    Gjuhën rrotullon
    Por je një Qen,
    Që ha të Zonë…
    ***
    Të vunë Socialistët
    Për President
    Llogjikën tënde
    Se hanë as Qentë…
    ***
    Do ishe larguar
    Që ditën e parë
    Konflikt interesi
    Ke o i marrë…
    ***
    Ti o burrë kurvë
    Një herë me Saline
    Një herë me Ramën
    E bën krushqinë…
    ***
    Mbathja o Liro
    O kokëdhjamë,
    Se Ligji të përzë
    Dhe me tam-tam…
    ***
    Mbathja o Liro,
    O karnavale
    Se Ligji nuk është
    Aspak çështje ngjale…
    ***
    Të duket vehtja
    Sikur je Mbret
    I parë eshtë Parlamenti
    O Lumë dhe det…
    ***
    Me dashuri
    Dhe qetësi
    Leri shqiptarët
    Të kenë Drejtësi…
    ***
    Pranove nderkombtarët
    Të thirren në skenë
    Të jenë asnjanës,
    Por ti je L e g e n …!

  17. eli-tiv says:

    Mos e llogaritni bashen per asgje. lulin…e vetmja e drejte qe ka eshte te bertase krimineli//hajduti…e te beje para me ane te shantazhit…e ketu te mos ja hame hakun..qeni i lekut eshte..

  18. Kukulla says:

    O Korcar o debil, si the ore? Presidenti me opoziten? Turp te kesh. Ku ka president shqiperia mor hajvan? O Mero, e di si eshte puna? Kush del kunder amerikes dhe europes, dy fuqite me te medha te njerezimit, eshte 1: Ose i cmendur, dhe 2: Ose hajvan me brire, si ky likja i floririt te krrabes. Ky idiot s’di se cflet, i ka ikur truri nga poshtersite, krimet, vjedhjet, bandat, korupsioni, shitja e diplomave, diplomat fallco, mashtrimet, blerjet e votave, si dhe shume palacolleqe qe ka bere ne jete, te jgitha do ti paguaje. Keqardhje per te si eshte katandisur, dhe tani na ben shantazhe me video, u pika thuaj. Ai dhe sikur bomba tenxjerre ne video, se beson njeri, se per video eshte i diskretituar ai. E di ti Mero ate me dritan priftin. Sipas meje, sh b a, dhe B e, te krijojne nje ekip, ku te mos lejojne kete kriminel, bashke me ate ndyresiren serbe sali berishen, qe te mos i lejojne te kapin shtetin dhe gjykatat dhe reformen. Ndryshe mbaruam!

  19. Elba says:

    Me vjen keq per Ilir Meten.Pse?Mendoj,se eshte I semure.I senuri,nuk e kontrollon veten.Duhet nje Doktorr ta vizitoje.Po cili eshte ai ose ajo,qe jep Rekomandimin tek Doktorri? A e ka parashikuar Kushtetuta?Nuk duhet,qe Vendi te behet peng I nje te cmenduri.Per me teper,nje President I zgjedhur nga Parlamenti.Te me falin Malesoret Skraparllinj.Ky eshte turpi skraparit.Nje here me PDne njehe me PSne.Njeri pa bosht.Qellimi justifikon,mjetet.Arrivist I peshtire,deri ne ekstrem.Tirana duhet te ngrihet,mos flere gjume.Mjaft me,bene hara-kiri Jabanxhinjte.Dje I jati,sot I biri, tallet me Popullin e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.

  20. Romak says:

    BE dhe USA nuk mund te vendosin per Komisionin e Venecia per probleme shqiptare o Mero se jemi akoma shtet gjysem sovran dreqi e mori. Le te cojne ne Venecia Trumpin e Sorecen po deshen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje