Nga Mero Baze
Ilir Meta ka kërkuar mbështetjen e partive opozitare për zgjedhje të jashtëzakonshme. Në takimin e sotëm, por dhe në taktikën e tij politike të ditëve të fundit, ai po shikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, si mundësinë që të realizojë asgjësimin e Parlamentit dhe Qeverisë, të cilat janë dy institucionet që kanë në dorë fatin e tij.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë zgjedhje që i prodhon Parlamenti, kur shumica humbet numrat në Parlament, dhe kur kryeministri dëshiron të shkojë vetë në zgjedhje.
Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, nëse kryeministri votëbeson vetveten dhe e humbet me dëshirë votimin.
Kundërshtarët e tij në Parlament kanë të drejtë vetëm të provojnë nëse janë shumicë, duke paraqitur një kandidaturë tjetër për kryeministër, dhe nëse e arrijnë shumicën, mund të bëjnë hapin e dytë për të rrëzuar vetveten, që të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kushtetuta nuk i njeh askujt tjetër të drejtën të shpërndajë Parlamentin, para mbarimit të mandatit.
Ilir Meta e ka të qartë këtë. Por meqë tani është bërë modë, që mund të nxjerrësh dekrete që nuk t’i lexon njeri, ai po përpiqet të krijojë idenë se është gati të shpërndajë dhe Parlamentin, dhe ta çojë vendin në zgjedhje 45 ditëshe, dhe për këtë do siguri nga opozita.
Nuk ja vlen t’i hyjmë debatit ligjor për këtë çështje, pasi ai nuk ka asnjë shans.
Nuk ja vlen as të diskutojmë seriozisht për Reformën Zgjedhore dhe nevojën e saj për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Halli i Ilir Metës nuk janë zgjedhjet, por një zgjidhje për të mos pasur Qeveri dhe Parlament këto 45 ditë, se mund ta shkarkojnë.
Jo se po nxori dekret Ilir Meta, nuk ka Qeveri e Parlament, se ato do vazhdojnë punën, por ai tani ka kohë që është President i një Republike imagjinare, ku zgjedhjet lokale nuk janë bërë më 30 qershor, sipas tij, por më 13 tetor, ku anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sipas tij, nuk është Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari, dhe ku Parlament e Qeveri, nuk quhen këta që janë, por ata që do të shpallë Ilir Meta, nga frika e shkarkimit.
Pra nuk bëhet fjalë për ndonjë nevojë të opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, as për ndonjë nevojë të vendit.
Bëhet fjalë për një hall të Ilir Metës, për të cilin ai mendon se zgjidhet, sikur ai të bëjë, se nuk ka më Parlament dhe Qeveri.
Kështu e kompleton Republikën e tij imagjinare, me Gjykatë Kushtetuese të vetën, me Qeveri të vetën, me Parlament të vetin, me datë zgjedhjesh të vetën.
Por kjo është e gjitha një ëndërr, dhe kur të zgjohet prej saj, do të jetë në shtëpi.
….o ne shtepi, o ne burg, sepse e ke harru fjaline te pambyllur?
Vendi nuk ka nevoje per zgjedhje
Parlamenti funksionon normalisht me 120 deputete, ku shkelqejne nga kujtim gjuzi te elisa spiropali
Bashkite I ka emeruar rilindja dhe nuk ka pse behen zgjedhje te tjera
KED ka bere 30 mbledhje dhe nuk di njeri cfare eshte thene dhe shkruar ne ato 30 mbledhje sikur me qene sherbim sekret. Per me teper qe sipas kesaj llogjike Dvorani eshte monark qe emeron gjykaten kushtetuese dhe te larte.
Qeveria punon normalisht nga 20 milione euro km
Ndarja e pronave zgjidhet te kryqezimi I shkozetit midis rumit dhe rajes
Pallatin me stadium e inaguruam
Kane ikur 400.000 shqiptare dhe presin rradhen po kaq.
Ku ka me mire
Me shtet te mbaruar gjysmak dhe llum ne historine e shqiperise asnje bandit deri me sot nuk ka aritur te ndertoje.
Kjo fale rilindjes.
PS: sipas sondazheve te zaloshnjes rilindja I fiton zgjedhjet, pse kr rilindasi ka frike????
Kojtim Gjuzin e vuri në listë vetë Basha.
E bukur paragrafi fundit i thot te gjitha.
Ju zoti Mero e nenvleresoni Banditin. Kur banditi eshte ne panik, ai ben veprime qe mendja njerezore nuk i kap. Edhe shkrimi juaj zoti Mero, ben spjegime llogjike, por ketu nuk kemi te bejme me llogjike. Iliri duhet te merret seriozisht, ashtu sic behet me nje skixofren. Skixofrenit nuk i spjegohen gjerat por ai trajtohet. Nga ana tjeter merren masa qe skixofreni te mos kete kontakt me femije, gra, vajza, burra pula dhe gjela, ne vartesi te manise se pacientit.
Kur Iliri flet per vetevrasje, ai duhet te merret seriozisht. Ai krimin e quan si mjet per zgjidhjen e problemeve. Ne kete kuader atij duhet ndaluar takimi me Ramen, Dvoranin ambasadoret perendimire. Ai duhet ndaluar ne udhetimet jashte, sidomos per te takuar udheheqes se shteteve te tjere. Shume bukur mendja e tij mund te bej nje ndryshim ne objektiv. Nga vetvrasja, ai mund te kaloje ne vrasje. Atij detyrimisht duhet ti mdalohet mbajtja e armeve.
E kam seriozisht zoti Mero. Duhet filluar nga vizitat e tij te detyruedhme tek psikiatri. Ai e shprehu gatishmerine per kete, por nuk u morr seriozisht.
Cdo dite e me shume ai po keqesohet. Ai therret opoziten ne takim, duke perjashtuar poziten gje qe eshte kryekeput ne kundershtim me rolin e Presidentit. Ai as me shume dhe as me pak, kerkon garanci nga opozita per skixofrenit e tij te arthshme.
Shkurt dhe shpejt ai duhet izoluar, per te miren tone por dhe te tijen. Nqs do ndodhe gje, Iliri del i lare se eshte i semure.
Thirrja e Sali Trimit për vigjilencë e kujdes është shumë e drejtë dhe shumë emergjente!
Duhet përgatitur menjëherë një rrjetë metalike për dhëmbët e Pit Bullit!
Duke demaskuar me te drejte pislleqet e Ilir Metes e Lulit me Berishen, Ju zoti Mero Baze, me ose pa vetedije, po anashkaloni pislleqet e Edit me kompani qe jane po njesoje te demshme per shqiptaret dhe Shqiperin.
Ilir Meta,një kufomë politike që kudërbon erë të qelbur.
Ose ne burg !!
Maturantet mos te marrin mundimin te analizojne vepren e Miguel de Servantes, Don Kishotin e Mances per te dhene provimin e detyruar te letersise por te “analizojne” Don Kishotin e Presidences..
Ne fund: kur te zgjohet do te jete i shkarkuar dhe para SPAK. Ne respekt te Kushtetutes dhe reformes ne drejtesi! Keshtu e shohin qytetaret!
Ne po presim! Flete ky i pacipe per vidio dhe pergjigjime!!!
Paska pasur te drejte D. Prifti!
undefined
Ky do kaos, qe te ruaje gjene e vjedhur. Kane 28 vjet qe mbjellin kaos. Por nuk do i gezojne ckane vjedhur, i eshte prishur gjumi dhe cerja, prej vitesh. Spo dine si te mbilojne zulljmet, spo dine ku te cojne oarate qe i kane me thase. USA nuk do ti fale me keta birbo!
Tao Tao Meta i bene thirrje Qim Pekes,Bes Kallaut,Berat Bukshkales duke i koduar me “popull rembeni armet,ja vdekje ja flori”!Nen drejtimin e ketij liliputi ushtria mercenare e Toto Likes eshte mobilizuar e po pret urdherin e kom te pergjitheshem Sali Berisha per lufte,mirpo ka nje gje qe nuk shkon se ne mes te tyre eshte nje i infiltruar qe ua dekonspiron te gjitha planet per sulm sepse do me çdo kusht jo luften por postin e kryeministrit per te mbuluar zullumet e tij!Monika thone qe diten e pare te luftes do digjet me benzine perpara bulevardit per te mos prekur pasurite kokelopeve qe ndodhen ne Londer si trashegues te denje te mbretit Ilir!Saliu flijiin e tij e bene per pasardhesin e tij ne fron,ndersa i treti qe i dekonspiron nuk eshte Shqipetar pasi disponon tre pasaporta e per pasoje nuk mund te nderhyje ne punet e brendeshme te nje vendi te huaj ku pasi shpallet lufte te huajt duhet te largohen nga vendi e ai e ka folene e tij!Kjo eshte lufta qe improvizon i lajthituri Meta ku i shkoi dem edhe stervitja qe beri ne ate te lumenjeve per tu arratisur ne kembe pasi ka harruar qe nivelet e rrjedhave te lumenjeve ne dimer ngrihen dhe rrymat i ka kundra kur del nga teritori Shqipetar e eshte e pamundur te mos ndalohet ne kete tentative!Te vetmin shanc qe i ofron kjo situate eshte te vetflijohet jo si Alende,por si nje qen i terbuar qe ose duhet izoluar ose ne pamundesi per ti shkuar afer me eleminim!Ky tashme nuik i duhet as dreqit e jo me preidences se popullit nuk i eshte dashur kurre Like Floriri!Jam i mendimit qe ceremonine e tij duhet me ç’do kusht prane kater te reneve qe pasi i vrau snajperi Berishe per hesap te tij ky i quajti “koke palare” duke i detyruar te lajne bulevardin me gjakun e tyre!Vrasje me makabre nuk besoj te kete nga kriminele te klasit te tyre!Ndaj izolojeni qenin e terbuar dhe çojeni tek shkolla e qeneve ne Reç per ta inaguruar i pari!Vetem ne kete menyre redorma ne drejtesi duhet te shkoje ne rrjedhen e duhur e demokracia e ketij vendi te ndihet duke marre fryme lirisht!
Shumë e drejtë analiza për përpjekjet e Ilir Metës për të ndërmarrë veprime që të bëjnë të mundur shkatërrimin e asaj që me aq mund e vështirësi është drejt proçesit përmbyllës siç është reforma në Drejtësi.
Vepimet e Tij tani kanë për qëllim krijimin e dy alibive që ta bëjnë veprimtarinë e Tij të besueshme dhe të justifikueshme.
E para- Ai me insistim po investohet moralisht dhe jo vetëm,duke shpalosur të gjitha “virtutet” e Tij si një shtetar që nuk ka asnjë preokupim personal,frikë dhe njollë që e shtyjnë të ndërmarrë veprime energjike kundër mazhorancës në pushtet dhe ecurisë së reformave të thella që janë duke u kryer,asgjë pra,përveç detyrimit personal luajal si burr shteti dhe politikan parimor,të përmbysjes të një bande që ka marrë peng gjithë institucionet e shtetit Shqiptar,që po shkel kushtetutën,që po pronëson Gjykatën Kushtetuese,që po heth kthetrat mbi K.E.D.in,siç ka bërë edhe me K.L.P.në,,që po e kryen veprimtarinë ligjvënëse të Parlamentit,me një institucion parlamentar anti kushtetues të mangut me 20 debutetë,si edhe me debutetë të blerë nga renditja fundore e listave të Opozitës.
Ai si President i vëndit,insiston të imponojë këtë përgjegjësi që i takoka eskluzivisht në emër të parimeve madhore të shtet ndërtimit por,duke përdorur mjetet më vjulgare,më denigruese,më të pa skrupullta dhe më anti kushtetuese dhe anti ligjore të cilat i demostron sikurse armët që do të dëshëronte ti shndrronte në çast në realitet veprues po të kishte mundësi dhe të lante hesapet njëherë e mirë.Në këtë pikë Ai -Presidenti i vëndit – paraqitet identik si një Berishë i dytë me rrezikshmëri të lartë.
Alibia e dytë, e cila si ana tjetër e të njëjtës medalje,është që ti japë vetes iluzionin e një burri shteti të ndershëm e të drejtë,që ju (reforma)po e çoni prapa hekurave,duke mos e kuptuar kurrë se kush isha unë.Ai kërkon pra, ti paraqitet popullit dhe gjithë shqiptarëve,se po burgosem i veshur me pelerinën e drejtësië që JU gjykatat e Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve po më sakrifikoni për të mbrojtur poshtërsitë T’UAJA.
Duke u përpjekur të afishohet si Lider i situatës ‘historike” të momentit ( o sot o kurrë),,me takimet,konsultat dhe thirrjet e Tij,po shtron rrugën e masivizimit të mbështetjes dhe arrijtjen e pikës kritike për veprim nëse nuk reflekton me shpejtësi mazhoranca dhe ndërkombëtarët.
Për këtë, thirri, bisedoi, e priti dhe e përcolli “sipas zakonit dhe besës së malësorit”Ujkun e vjetër të ditëve të zeza të shqiptarëve dhe Shqipërisë Sali Berishën,për t’i dhënë zë e jehonë misionit të Tij, si edhe për ta ngarkuar me misionin e fshehtë për të karkikuar djalin e tij ideollogjik Lulëzim Bashën që të hidhet në sulm me protestat e Tij të njohura,pikërisht tani që është momenti oportun për ti marrë nga duart Mazhorancës dhe nderkombetarëve “modulin” e fabrikuar për ç’rrënjosjen njëherë e mirë të krimit shtetëror dhe korrupsionin e politikanëve të lartë.
Nëse nuk e bëjmë tani që jemi me, dhe në pushtet,këtë vetëmbrojtje, e si mund ta bëjmë kur të jemi para TOGAVE TËZEZA?,është leitmotivi i tyre i fshehtë.
Z. Baze , Ilir Meta eshte kthyer ne nje
Rrezik per kombin, ndaj parlamenti
duhet ta shkarkoje nje ore e me pare,
Permdryshe do te jete ai, qe do te shfytezpke
Kopetencen e tij, e te shperndaje parlamentin.
Veprimet e tij, nuk njohin tashme logjike
Kushtetuese.
Ashtu sic beri me Marsida Xhaferrllarin.
Populli thote: po se bere, ta bejne.
Ndaj sa me shpejt jashte zyres se presidentit k
Ky bandit i kombit.
Mjere ne kush është alternativa. Meta dhe Basha janë alternativa. O zot o zot. Ne një vend normal njëri do ishte dënuar për vjedhje dhe vrasje tjetri për vjedhje. Në i kemi njërin kandidat për kryeministër tjetrin president. O zot o zot!!