Standartet e dyfishta të Ilir Metës, edhe për “sovranitetin”

23 Nëntor 2019, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta e theu premtimin se do bënte pushim sot, pas kërkesës për referendum. Intervista e ambasadores së Francës në Shqipëri, që rekomandon se konflikti i prodhuar prej tij në Gjykatën Kushtetuese, të zgjidhet nga Komisioni i Venecias, duket se nuk e ka lënë të shijojë hurmat e pjekura në Fushë Mbret në Elbasan.

Zëdhënësi i tij sulmoi pak më parë ambasadoren e Francës, duke e përshkruar si “diplomate qesharake”.

Në gjithë këtë tërbim të Ilir Metës kundër Perëndimit, vërehet një përdorim i standarteve të dyfishta për të njëjtat çështje që janë në debat.

Standarti i dyfishtë, së pari vërehet në qëndrimin që ai mban ndaj Komisionit të Venecias.

Tërbimi i tij kundër Komisionit te Vencias në rastin e interpretimit të dekretit të tij mbi 30 qershorin, apo Marsida Xhaferllarin, bie ndesh me fjalimin e tij të djeshëm për referendumin kushtetues, të cilin e kishte mbështetur të gjithë mbi punën e Komisionit të Venecias për Kushtetutën e vitit 1998.

Atëhere si ka mundësi që Komisioni i Vencias, si hartues i Kushtetutës sonë, lavdërohet për punën që ka bërë për Kushtetutën, por nuk pranohet, që po Venecia, ta interpretojë një akt të Ilir Metës, në shkelje të Kushtetutës?

Komisioni i Venecias është aktualisht institucioni më i lartë ndërkombëtar që mund ta bëjë këtë, dhe Shqipëria e ka pranuar jo vetëm kompetencën e tij, por dhe vendime të mëparshme të tij, në lidhje me ndryshimet e fundit kushtetuese.

Standarti i dyfishtë i Ilir Metës, që edhe lavdëron Komisionin e Venecias, dhe e refuzon atë me tërbim, kur vjen puna tek shkelja e tij, është banale.

Një tjetër standart i dyfishtë, lexohet qart dhe tek debai që Ilir Meta tentoi të bëjë me të drejtën e radhës për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ai duhet të priste radhën e Kuvendit, për të emëruar kandidaturën e dytë.

Ky në fakt ishte spekullim i hapur, pasi parashkimi i radhës në ligj, ka të bëjë me faktin, se cili institucion ka radhën për të zëvendësuar një vend bosh, dhe për këtë ka radhë, duke qenë i pari presidenti, i dyti Kuvendi dhe e treta Gjykata e Lartë, por kjo nuk nënkupton radhën e veprimit të këtyre institucioneve për vakancën. Secili e ushtron atë brenda 30 ditëve të vakancës së vet, pa e lidhur veprimin e vet me veprimin apo mosveprimin e dy organeve të tjerë.

Pra presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, nuk kanë pse presin njëri- tjetrin për të bërë zëvendësimet, por respektojnë afatin e vakancës së tyre.

Dhe në fakt, këtë e provi dje Ilir Meta. Ai shpalli vakancën për vendin e Besnik Muçit, që i takon presidentit. Po të ishte “serioz”, siç tentoi të dukej gjithë këtë javë, me këmbënguljen për radhën, ai duhet të priste tani dhe vendin e Gjykatës së Lartë, pastaj të shpallte vakancën për vendin që i takon presidentit. Në fakt ka vepruar drejt dje, por ka gënjyer gjithë kohën tjetër.

Së fundmi, po bëhet shumë debat qesharak, biles primitiv, debati që ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, tradhtojnë të gjithë presidentët dhe vendet e tyre dhe i shërbejnë Edi Ramës, sapo shkelin në Shqipëri.

Është bërë banale kjo histori me gjithë ambasadorët e SHBA që PD i akuzon se këtu tradhtojnë Amerikën, gjithë ambasadorët e BE, që akuzohen se këtu tradhtojnë BE, ambasadorët e OSBE, që tradhtojnë OSBE, dhe tashmë dhe ambasadorja e Francës, që paska tradhtuar presidentin Macron.

Ky debat bëhet dhe më qesharak, kur bëhet nga politikanë që duan të “mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë” nga SHBA, BE dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian, të cilat “po na rrezikojnë sovranitetin”.

Dhe këtu jemi sërisht tek një standart i dyfishtë i Ilir Metës. Vetë Ilir Meta në krye të Kuvendit, miratoi ndryshime kushtetuese, që ja ka dorëzuar me Kushtetutë sovranitetin Bashkimit Europian dhe SHBA, me ndryshimet e fundit kushtetuese, lidhur me reformën në drejtësi, ndërsa tani bën thirrje për sovranitet dhe kujton pavarësinë e Shqipërisë më 1912.

Në këto kushte, edhe beteja kundër Perëndimit për sovranitetin, është shkelje kushtetuese e rëndë.

Kështu që Ilir Meta shkel Kushtetutën dhe kur sulmon SHBA e BE si shkelëse të sovranitetit tonë. Për të mos thënë që shqiptarët më me qejf pranojnë ta kenë sovranitetin në dorë të SHBA e BE, se sa në dorë të Ilir Metës. Biles dhe me referendum po e deshi këtë pyetje.

Por e vërteta e hidhur është që Ilir Meta bën sikur kërkon referendum për ndryshimet e vitit 2008, por në fakt kërkon  referendum për të ndryshuar fuqinë që i ka dhënë SHBA e BE në ndryshimet e vitit 2016. Por nuk guxon ta bëjë atë pyetje, se e humbet 99 për qind me 1.

17 komente në “Standartet e dyfishta të Ilir Metës, edhe për “sovranitetin””

  1. niko says:

    Zoti Baze Ilir floriri eshte ne prag te burgut prandaj nuk di cfar flet por ketu ndikon dhe prejardhja e tije komuniste, eshte djali i komisarit….

  2. Dyrrahu says:

    Shqiperia duhet te jete vigjilente ne çdo pike kufitare, te jete ne gjendje gadishmerie dhe diten e hene Kuvendi ta shkarkoje Ilir Meten.
    Truri i çmendur e therret armikun qe ta mbroje dhe ta mbaje ne poziten e presidentit.
    Nese te hene zyrtarisht i hiqen kompetencat ai nuk ka mundesi dhe as te drejte qe te merr vendime qe rrezikojne sovranitetin e Shqiperise.

  3. Zigur Qarri says:

    Ne fakt ,Edvin Escobar D’Rama eshte kunder referendumit,sepse humb 1000 per qind me zerro.Edvin Escobar D’Rama ishte kunder
    vetingut per politikanet dhe testin e droges.Perse,ja keni bere ndonjehere kete pyetje vetes?Ne cilin vend te Botes akuzohet Kryeministri
    si perdorues droge,e megjithate ai nuk eshte pergjigjur asnjehere!Perse?Mbi nje miliard Euro ka vjedhur Kryeministri yne,ndersa Ilir
    Meta nuk ja pa hajrin 700 mije eurove,sepse u zbulua.Dhe kjo afere korruptive e tij,solli protesten e 21 janarit 2011,me pasoje kater
    viktima (qe Kryeministri i doli kunder ne Strasburg) dhe humbjen e pushtteit nga Berisha,per ti hapur rruge ardhjes se supermashtruesit,
    peversit,drogaxhiut,antishqiptarit,hajdutit,te pa marolshmit D’Rama.Antishqiptari Edvin Escobar D’Rama,ka qënë dakord per eksperimentin
    e BE-s me shqiptaret,edhe pse kjo shperbente Shtetin shqiptare!Dhe ky eksperiment vazhdon edhe tani,nga vete drogaxhiu,qe kerkon ndryshimin Kushtetutes per te shmangur Presidencen,nje hallke e rendesishme e Shtetit!Kjo eshte shpallje lufte Shtetit shqiptare.Ore,
    ata pak “rilindas” qe i shkojn akoma pas drogaxhiut,kan vërtetë gjak shqiptari?

    1. h says:

      Meta si berisha ngjajne si ata te astirit qe u kanosen per hakmarrje,shane nga gjithshka shoferat e fadromave,
      ju kercenuan me fjale te pista dhe shpifje kunder kujdo afrohej tek prona “IME” ,hodhen bomba molotov mbushura me shurre,
      bene thirrje popullit per te rrezuar qeverine dhe bere revolucion,ngrejten leke dukagjinin nga varri,dhe pastaj
      hiken si lepuj te lagur nga shiu dhe i hongren nej MUT te madh gjithe atyere qe ju kanosen.
      E njejta skene e Metes me nderkombetaret. Eshte tek faza e sharjeve.Do viene edhe tjerat.
      Cfare gallate astiro-presidenciale ,fshataro-provinciale.

    2. Zigur Qorri says:

      Zigur Qarri…
      Nuk mund ta kuptojë nëse je torollak ,apo luan rolin e torollakut.
      Ato që shkruan rilexoj edhe njëherë që të shikosh gomarllëset që shkruan.Në fillim të shkrimit shkruan se Ramma nuk do Referendumin se humbet 1000% ,kurse në fund shkruan se Rama kërkon Referendum për të shmangur Predidenvën.
      Ti çuditesh me socialistët se si i shkojnë mbrapa Ramës,kurse unë çuditem se si ti i shkon mbrapa Sali Bërishës që vetëm të këqia i ka bërë Shqipërisë.

      1. Zigur Qarri says:

        O debil,Edvin Escobar D’Rama ka kllonuar peversitetin,dhe nje nga viktimat je edhe ti.
        Mjafton vetem Nickname qe ti perdor per t’mu pergjigjur mua,tregon se nuk ke personalitet,je vemje.

  4. Drejtesi says:

    Ka 3 vire qe nuk i ze gjumi hajnat e standartit te tij. Uroj ti shoh mbrapa hekurave. Ajo do jete dita kir do follojme te ecim perpara…

  5. BETEJA ME SHBA-ne ESHTE E HUMBUR!!! says:

    Presidenti yne e kot fare nuk e fiton kete beteje me SHBA -ne

  6. durrsaku says:

    Pirdh te shfryhesh o Zigur Qarri, ti dhe ata prapa teje. Mos lexo temen e Meron dhe mos rri dezhurn per me leshue bajga.

  7. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    E kam gjete. Zigur Qorri asht Nikoll Lesi. Shifeni me ma kujdes.

    1. Zigur Qarri says:

      Te lumt Lenci,keshtu i do Partia militantet e saj,gjithmone zagar vigjilent ndaj armikut te jashtem,por sidomos ndaj atij te brendeshem.
      E para Partia,pastaj vjen Shqiperia,ka thene patrioti Taulan Balla! Te rroje Partia dhe drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama,qe e damkosi
      Shqiperine si Kolumbia e Europes.

      1. Yyyppp xhixhi says:

        O Zikar po ik a te qifja udhet se na cave karin me komentet e tua te leshit copypaste. Vari Ziken ketij muhabeti. Mos harro mitingun ne 8 dhjetor he te keqen.

  8. eli-tiv says:

    ..per cfare standarte te metes ?? llaf imadh per te ..ai ne pozicionin qe ka arritur thote :- degjoni kengen time-eshte e njejta gjendje qe saliu ka kohe qe eshte…saliu ka kohe qe prodhon lajme e filmime..Te pasuruar deri ne infinit , kujtojne se mund te dryshojne realitetin..Per ta te gjithe e cfaredo blihen..deri diku mund te kene te drejte ??? Por kane frike te semure te njohin realitetin qe e kane kunder..te presim e te shohim..

  9. Zigur Qorri says:

    Zigur Qarri…
    Nuk mund ta kuptojë nëse je torollak ,apo luan rolin e torollakut.
    Ato që shkruan rilexoj edhe njëherë që të shikosh gomarllëset që shkruan.Në fillim të shkrimit shkruan se Ramma nuk do Referendumin se humbet 1000% ,kurse në fund shkruan se Rama kërkon Referendum për të shmangur Predidenvën.
    Ti çuditesh me socialistët se si i shkojnë mbrapa Ramës,kurse unë çuditem se si ti i shkon mbrapa Sali Bërishës që vetëm të këqia i ka bërë Shqipërisë.

  10. specialisti says:

    Zoti Mero, te kam mik.
    Shkruan shume bukur.
    Dicka dua te them.
    Presidenti do te organizoje nje referendum. Do na tregoje me vone se per cfare. Mendon e beson se do te fitoje.
    Po kaq naiv eshte Ai e stafi i tij. Nuk marrin vesh fare nga politika.
    Ne zbatim te ligjit nr.7866, date 6.10.1994 “Per referendumet”, neni 36, duhet te marre pjese mbi 50% e votuesve te regjistruar, e nga keto mbi 50% , duhet te votojne “PO”, per referendumin.
    Sa per statistike, sipas zgjedhjeve te vitit 2017, numri i zgjedhesve ishte 3.5 milion, moren pjese 1.6 milion ose 46%. Votat e djathta ishin vetem 760 mije, ose me pak se 46%.
    Se si do e fitoje referendumin, nje mendje e pa informuar e di. Nejse, te shohim.
    Tedi Blushi duhet ta dije me mire.

  11. ALBAN DEGA says:

    ACHTUNG !

    ILIR META NE REVAN DREJT BURGUT !

    – Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi!

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!

    – Shkarkim me procedure urgjente te Presidentit turpi i Shqiperise !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta cdekretoi daten e zgjedhjeve per organet drejtuese te pushtetit lokal.
    Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh dje ai u kthye de jure e de facto ne kryetar i opozites destruktive dhe antishqiptare.
    Qysh dje Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetar e Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre !
    Eshte mjerim intelektual per nje profesor si Zoti Kume behet papagall dhunuesish te Kushtetutes e kusaresh te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Kushtetuta eshte e qarte si drita e Diellit: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve .
    Nuk ka tager per c’dekretim.
    Nuk ka asnje hapesire per argumentim, per interpretim ne kete rast.
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi!
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike qe ka bere :
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    Me aktin e djeshem ai e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be pale me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij .
    Ky akt antikushtetues i shton efhe akuzen e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten.
    Ky akt antikushtetues per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, shenon edhe vetvrasjen e tij politike dhe ligjore .
    Ai eshte nje akt jo vetem nul, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute per shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Shqiperise, qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca!
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj!
    Sot… Neser eshte teper vone !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje