Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në sfidë personale ligjin “Anti-KÇK”, siç e quan ai, një ligj special, i cili duket se është një dëshmi e pafuqisë së derisotme të pushtetit, në betejën kundër krimit të organizuar dhe garantëve të tij në pushtet, qoftë ky gjyqësor, a politik. Dhe përveç kësaj, ngjan dhe si një hakërrim ndaj tyre.
Ligji është i ashpër, është përtej kornizave të lirisë sonë kushtetuese dhe shumë delikat për t’iu besuar një pushteti politik. I vetmi argument i fortë që ka Edi Rama në anën e tij, është pafuqia e derisotme e tij dhe pushtetit të tij, për t’u përballur me grupet kriminale, me gjyqësorin e korruptuar dhe me mafian e rrugës, të cilat kanë mposhtur policinë dhe drejtësinë.
Është një lloj hipnoze, që ai po kërkon t’u bëjë qytetarëve me pyetjen e thjeshtë: A jeni gati të duroni pushtetin e policisë dhe ligjit, apo pushtetin e dhunës së rrugës, korrupsionit dhe grupeve kriminale? Dhe në këtë rast, populizmi punon për të.
Është një akt që e ka bërë edhe Sali Berisha në vjeshtën e vitit 1996, kur përmes një pakete të ashpër anti-krim, futi në burg një sërë bandash të rrugëve, që nga Berati e Vlora, e deri në Shkodër, të cilat pastaj u kthyen në kontigjente kriminale të vitit 1997, kur burgjet u hapën dhe paketa anti-krim u shfuqizua si antikushtetuese.
Nuk është se nuk pati rezultat, kur u vu në funksion, por keqpërdorimi politik shpesh herë, dëmtoi dhe aksione të bujshme policie.
Pra Edi Rama ka identifikuar mungesën e një pushteti ligjor për t’u përballur me “të fortët” e rrugës, të biznesit dhe gjyqësorit. Dhe atë pushtet, po e prodhon përmes kësaj pakete ligjore.
Përveç rrezikut, që shpresoj të shmanget, ai i abuzimit me liritë e qytetarëve të thjeshtë për interesa personale apo politike, ky ligj ka dy armiq të mëdhenj, rezultatet konkrete dhe kohën.
Kur them rezultatet, kam parasysh se shembujt e parë të përdorimit të këtij ligji, do të kenë shumë rëndësi për të bindur qytetarët, nëse ky është bërë për banda, apo për njerëz pa pushtet, për oligarkë që kapin drejtësinë njësoj si kriminelët, apo për ndonjë që s’ka deklaruar lekët e emigracionit, për dikë që është kthyer në një pushtet më vete për shkak të trafiqeve dhe krimit të organizuar, apo për ndonjë armik të pushtetit, pa pushtet të tillë. Dhe shembulli në Shqipëri godet më shumë se ligji. Shpresoj të mos jenë zhgënjyes.
Dhe së dyti, kur them kohën, kam parasysh se ky ligj pavarësisht se nuk ka dispozitë kalimtare, për kohën sa do të zgjasë, vështirë se i mbijeton Gjykatës Kushtetuese në të ardhmen. Ndaj si i tillë, në mënyrë fatale dhe ai është i dënuar të jetë ligj i tipit “kap kë të kapësh”, derisa të jetë në fuqi, me shpresë se normaliteti në këtë vend, nuk do të vijë nga ligje speciale, por një sistem i ri drejtësie dhe një politikë, e cila mund ta bëjë këtë vend më të drejtë, më të barabartë, dhe më njerëzor.
Pasi po të ishim vend normal, sot do të kishim një betejë doktrinare kundër ligjit nga opozita, një betejë që duhet të shmangte populizmin, të merrej me thelbin e problemit dhe të përballej me dilemën a ja vlen të kufizojmë liritë tona në favor të sigurisë, apo krijimit të një vendi më normal. Dhe ndoshta propozime konkrete për ndryshime të ligjit.
Po pikërisht kur ti pret të dëgjosh diçka të tillë të përgjegjshme nga opozita, dëgjon Lulzim Bashën që thotë se kur të vijë ai në pushtet, do t’ua marr lekët të pasurve dhe oligarkëve dhe do t’ia ndajë popullit. Të keqen e ligjit Anti- KÇK.
Besoj se po te kete vemendjen dhe kujdesin e Ministrit Gjeneral, besoj se ku ligj mund te funksionoj dhe jap rezultate!
Me kete ligj nuk na duhet ae Kuvendi,as qeveria,por vetem kryeministri dhe policia!
Kjo eshte demokracia qe na premtuan ne 90-ten,prandaj kane 30 vjet qe merren vetem me komunizmin se nuk mburren dot me krimet e tyre pa fund!
Me kete ligj edhe Pinoceti me Frankon do ia kishin zili!
Kam garancine e partnereve nderkombetare,thote Rama,por kete ligj nuk e shtroi per diskutim me partneret vendore,me juristet,me qytetaret etj!
Pse ky nxitim?
Pse merret Rama me ligjet?
Pse nuk ka besim tek shteti ligjor,por na nxjerr policine si ne Turqi qe nxjerrin ushtrine per te bere zap popullin?
Rama per momentin eshte rreziku me i madh i shqiptareve!
Lexo shkrimin dhe do i gjesh pergjigjet e pyetjeve te tua. Veçse ne se je budalla ose maskara.
I gjithe populli do qe ky ligj i ri i KCK,te behet dhe te filloi nga puna menjehere,e mirepret sepse eshte per te miren e tij,por ne popull kemi edhe njerez te rrezikshem me parti politike qe jane kundra.Berisha sot ruhet nga kriminelet me te rrezikshem
dhe Berisha te keta e ka shpresen per te mos u gjykuar e denuar.Ai ka njerez edhe ne prokurorin e krimeve te renda,Besim Hajdarmataj e disa te tjere qe do ta mbrojne ate.Keshtu qe forca e ligjit te KCK-s ka shume pune per te bere.Suksese.
Korrupsioni behet vetem me qeveri dhe bashki,prandaj ARMIQTE E VETEM te vendit jane qeveria dhe kryebashkiaket!
Rama po nxjerr ligj mbi ligjet sic privatizoi te gjitha sherbimet shteterore tek privatet duke kthyer shtetin ne nje taksidar otoman!
Rama justifikon ligjin e ri gjoja se nuk ka mbaruar vetingu dhe gjyqtaret e prokuroret po e shfrytezojne kete situate per te perfituar vete sa me shume!
Dakort me llogjiken per gjyqtaret!
Po policia cfare garancie paska me shume se gjyqtaret e prokuroret,kur edhe ne polici sapo ka filluar vetingu?
Cfare llogjike eshte kjo?
Rama eshte DIKTATOR dhe keto masa jane te diktatures!
Kush e ka penguar Ramen qe ta luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar?
Kush e ka penguar policine?
Korrupsioni behet ne shtet,pra kush e ka penguar Ramen ta luftoje korrupsionin por e ka mbrojtur hapur?
A eshte Rama babai i korrupsionit ne vend?
Pyetja qe ngrihet eshte: Berisha iku pak kohe pas miratimit te ligjit, po Rama a do te kete te njejtin fat?
Pyesni me mire Italianet dhe Gjermanet duan Ducen dhe Hitlerin apo demokracine me lirite dhe problematikat e saj? Nuk po them pyesni xhaxhi veteranin nqs do Enverin apo Demokracine sepse kjo jona vetem demokraci nuk ka qene, ka qene nje demokomunistokraci, sepse edhe ne kohen e xhaxhit sigurimi i shtetit e beri zero kriminalitetin ordiner nga njera ane dhe institucionalizoi kriminalitetin shteteror nga ana tjeter. Rama po perpiqet te imitoje Patriotic Act te Amerikes por nqs Amerika e pati nje justifikim per te sakrifikuar lirite personale per sigurine publike ne Shqiperi jemi shume larg atij justifikimi dhe qellimi. Shpikja e rrezikut nga KCK po na con ne rrezikun e instalimit te grupit Kapi te Gjitha dhe mos e rruj per njeri, pra ne nje diktature te monitoruar nga nderkombetaret. Ky ligj deri 6 muaj do e kete jeten pasi hapja e negociatave ne pranvere nqs do behet nuk mund te behet duke qene ne fuqi ligje te tilla.
Me nje ligj te tille,qe injoron ligjet e tjera,rivendoset GESTAPO!
Cfare ligji qenka ky qe ben ate qe nuk e bejne ligjet e tjera?
Po ligjet jane letra dhe ato i zbatojne njerezit!
Dhe njerezit me te rrezikshem ndaj shtetit per ta vjedhur me korrupsion jane qeveritaret!
Pra Rama eshte kryetari i hajduteve ndaj kujt ia kerkon te luftoje korrupsionin vec vetes?
Ligji anti-kck nuk eshte gje tjeter vec nje flluske sapuni si ushqim per mediat dhe opoziten e pergjumur! Eshte nje ligj pa pike logjike, me sa kuptoj nga ky shkrim, duke qene se duhet te fuse ne burg gjyqtaret e korruptuar, qe duhet te denohen nga…(cudi) po gjyqtaret e korruptuar!
Kryeministri eshte i lutur te merret me Ministrat e drejtorat e tij, se po e shnderron qeverine ne kck! Ja mori frymen biznesit te ndershem…ska ngelur tender pa futur duart hijenat
KY LIGJ NUK DO TE JAPI REZULTAT AS TEK BANDA E SHIJAKUT . NUK ESHTE PER TU MARRE ASPAK SERIOZISHT . 100% DO TE DESHTOJE ESHTE LUFTE ME MULLINJTE E ERES . VETEM PRESION ,ASGJE TJETER . MADJE, MADJE AS SPK ,BKH , NUK DO TE KORRIN SUKSESE . DO TE BINDENI SHUME SHPEJT .
Pyesni me mire Italianet dhe Gjermanet duan Ducen dhe Hitlerin apo demokracine me lirite dhe problematikat e saj? Nuk po them pyesni xhaxhi veteranin nqs do Enverin apo Demokracine sepse kjo jona vetem demokraci nuk ka qene, ka qene nje demokomunistokraci, sepse edhe ne kohen e xhaxhit sigurimi i shtetit e beri zero kriminalitetin ordiner nga njera ane dhe institucionalizoi kriminalitetin shteteror nga ana tjeter. Rama po perpiqet te imitoje Patriotic Act te Amerikes por nqs Amerika e pati nje justifikim per te sakrifikuar lirite personale per sigurine publike ne Shqiperi jemi shume larg atij justifikimi dhe qellimi. Shpikja e rrezikut nga KCK po na con ne rrezikun e instalimit te grupit Kapi te Gjitha dhe mos e rruj per njeri, pra ne nje diktature te monitoruar nga nderkombetaret. Ky ligj deri 6 muaj do e kete jeten pasi hapja e negociatave ne pranvere nqs do behet nuk mund te behet duke qene ne fuqi ligje te tilla. Eshte nje idiotesi ky ligj pasi nuk zhduket korrupsioni dhe krimi me ligj, edhe nqs burgos ca sot neser do kete serish te tjere qe do krijojne lidhjet e tyre me pushtetin per arsye korruptive nderkohe qe do e perdorin kete ligj per te ruajtur pushtetin dhe goditur kundershtarin politik. Vendosja e diktaturave nuk behet me nje ligj, eshte nje proces qe vjen duke kufizuar lirite dhe rritur represionin policor gradualosht ne forme eksponenciale.
Thjesht nje ligj antikushtetus dhe kunder lirive themelore te te drejtave te njeriut.
Sic e thote dhe artikullshkruesi; nje ligj i ngjashem me ata qe shpikte Sali serbi per te mbajtur me dhune pushtetin.
Edhe ketij i ka ardh fundi me sa duket. Uroj qe ky fund te vije me sa me pak deme per popullin e thjeshte.
Mos beni asnje ligj tjeter pervec NJE ligji per punonjesit e administrates.
1) Kush punonjes i administrates kapet me shkelje ligji si :
-Perbuzje ndaj qyetarve
-Rrushfet
-Firmosje te cdo lloj dokumenti qe nuk eshte i bazuar ne ligj
-Mos respektimi i rregullt i pune qe ai/ajo ka marre persiper te beje
Perben:
-Burg nga 10 vjet deri ne 10 vjet!!!
-Kofiskim pasurie te patundeshme perjetesisht!!!
-Kofiskim lekesh ne cdo banke apo kudo qe mund te gjenden perjetesisjt!!!
-I perjashtuar perjetesisht nga cdo administrate publike ose dhe administrate ku shteti ka cfaredolloi perqindje!!!
Sot e hene…po te votohej ky ligji …te marten do ndryshonte edhe klima vetvetiu e jo me njerzit.
Edhe pse ne pamje te pare mund te shihet si nje koment i thjeshte, besoj qe eshte nje ide shume e . Ire dhe e mjaftueshme per te eliminuar konfliktin popull-administrate ne cdo sportel. Nuk eshte zgjidhje totale por ofron zgjidhje ne nivelet e ulta te krimit.
Ky vend ka mare rrugen e mootit ..
Kafshet e egra i leshoi sali vampiri ne rruge me devizen vra pre vidh shkatrro dhe pasurohu si te duash vetem mua mos me prekni..
Edhe sot eshte e veshtire,vetem ligjet e atij qe e shajme shume,e sjellin ne vete kete pis milet…
Te shikojme ilirhajdutin qe nuk do leviz nga sheshi deri sa populli te mare fatet per te mbrojtur keta hajduta
Cfar ka perjetuar Nje popull dhe vend si shqiperia keto 30 vite. Ky ligj esht i domosdoshem. Meqe nuk do jete jetgjate duhet te plotsohet edhe me denim me vdekje. Qofte edhe per 1 vit, sa te hiqen qafe disa bisha me fytyr njeriu. Ne ket vend veq kanibalizmi mbeti pa u shfaqur.
Mero vellai,jam gati te duroj pushtetin e ligjit dhe pushtetin e zbatimit te hazerte te tij prej Policise se Shtetit, te ciles i besoj.
Por kam nevoje per rezultate te shpejta,bindese dhe te matshme nga publiku.Kam bindjen se nuk ka liri mbi sigurine qe te jep funksionimi ,pa vonesa dhe me ekzigjence,i shtetit serioz te se drejtes.
TUNG.
Me pak fjale edhe per meron ky eshte karlleku radhes i nje kryeministri te korruptuar, te paafte dhe delirant. Ne vend te ndertoje shtetin duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, SPAKu etje vjen verdalle me komisione hetimore per Ilirin. Ne vend te reformoje administraten e korruptuar, shpik portale, ne vend te vere ne funksionim institucionet qe ka ben rrumpalle duke i dubluar me te tjera qe jane antikushtetuese. E keqja e ketij mostre eshte qe vetem spektakle di te beje … per pune eshte i paafte dhe prandaj i ka lene duar te lira hajduteve qe ka rrotull
E ben Lleshaj. Leja ne dore atij se eshte profesional.. Mbeshteteni 100 per 100 dhe e di ai cfare ben… Zhdukni korrupsjonin dhe bandat…
Habitem me “friken” qe kane disa njerez por mbase eshte e kuptushme sepse Shqiperia nuk ka pare nisme te tille me perpara. Shikoje sot ne darke mediat po ju shkisnin pordhet nga frika analisteve dhe kjo verteton qe dicka po leviz…. Askush ne media nuk thote qe kjo force e shtuar e policise shqiptare eshte ne fakt mese normale ne vendet e BE. Policia ne keto vende ka te drejte te bej hetime per parandalim krimi dhe kjo pakete eshte thjeshte masa te marra per parandalimin e krimit. Policia nuk gjykon, as nuk merr pergjegjsite e prokurorise. Ne cdo vende te Evropes duke filluar qe nga Italia e deri ne Gjermani duhet te justifikosh parate qe ke ne banke dhe pasurite deri me nje dhe me kete merret policia.
Nese policia abuzon gje qe edhe mund te ndodhe sepse ndondh ne cdo vende ne Evrope ka gjykate per kete pune. Mblidhin bythen burra! Ta haj kush ta haj..
I gjithe populli do qe ky ligj i ri i KCK,te behet dhe te filloi nga puna menjehere,e mirepret sepse eshte per te miren e tij,por ne popull kemi edhe njerez te rrezikshem me parti politike qe jane kundra.Berisha sot ruhet nga kriminelet me te rrezikshem
dhe Berisha te keta e ka shpresen per te mos u gjykuar e denuar.Ai ka njerez edhe ne prokurorin e krimeve te renda,Besim Hajdarmataj e disa te tjere qe do ta mbrojne ate.Keshtu qe forca e ligjit te KCK-s ka shume pune per te bere.Suksese.
Esht per te ardhur keq, qe disa komentus shprehin habi, per kete paket ligjore, qe deshmon se ; poqese vodhe, vrave, shperdorove posrin zyrtar, per qellime koorupsjoni, duhet te maresh ate qe meriton.
Me qene se keto 29 vjet demokraci, akoma ka prokuror e gjukates qe meren me korupsjon, ka, pushtetare qe cfryrezoojne postin dhe meren me krupsjon, Ka banda kriminale qe kane sofistikuar krimet dha jane bere pengese per shoqerin shqiptare, sic e kemi pare, se si bejne ligjin , mbi qytetaret e zakonshem dhe pushtetaret e gjithe niveleve, per tu shkuar e tyrja.
Sikur te mos kishim keto probleme shoqeria shqiptare, kjo force specjale qe dote ndihmoi drejtesin per te qeruar same pare keta element te rezikshem, mbase sdo ishte e nevojshme, por , kur keto metastaza kanceroze vazhdojne te veprojne , kjo paket e qeveris esht mese e domosdoshme, sa te qerohen kriminelet dhe te tremben ata qe kane nderment temeren me veprime antiligjore. Detyrimi esht edukim.
KJo paket, vecse dota ndihmoj drejtesin e re, te zbati ligjin, te punoi pa u diktuar nga pushteti dhe krimi. Me kalmin e kohes dhe konsolidimin e dejtesis, parlamenti e ben nul, e shkrin si funksjon, por sot e neser duhet partjeter.
Keshtu kane vepruar edhe ne Amerik presidenti Teodor Rusvelt, me masa drastike u shkateruan bandat kriminale dhe pushtear te kooruptuar ju dhane drejtesis, Keshtu esht vepruar ne Itali, ku organizatat kriminale po mposhtnin shtetin, e mandej ne GJermani e gjetke ne vendet e BE.
Me fjaline e fundit qe ke mbyllur shkrimin, zoti Mero, do te trembesh pulat,(sepse jeni ju qe cdo dite perpiqeni t’na bindni se Basha nuk bene kurre ate qe thote) apo thjesht per te gjetur dicka per te justifikuar ligjin KCK? Ke filluar te mos skuqesh fare per ato qe nxjerr nga goja, zoti Baze! Turp!
Z.Baze po paralajmeron me elegance, ata qe kane veshe degjojne, te tjeret….kur te jete shume vone do e kuptojne…
Hajt me te mira e gezime!
Kryeministri te flase per SPAK dhe BKH jo per KCK. A po kontriubon qeveria financiarisht per logjistiken, sigurine, paisjet etj ? Ky trumbetimi i KCK bie ere dhe amplifikohet nga ana e kryeministrit djallezisht per te terhequr vemendjen nga sabotimi qe po i ben vete dora e kryeministrit me vonesat problemet organizative e financiare. Mero eshte hera e pare qe nuk jam dakord me kete shkrim dhe mundimin tuaj per te trajtuar KCK e kryeministrit. Sidoqofte te pershendes me respekt.
Zotrinj:1-Ligji eshte bere ne konsultim me SHBA,GJERMANINE,IZRAELIN..ETJ.
2-U be se siç po duket organet e reja te drejtesise po vonohen shume,por dhe nuk japin shprese per veprim te shpejt per arrestimin e kriminelve.Shembulli prekurorit e gjykatses se Durrsit ku KlP +KLGJ nuk po vepron por fle gjume…tregon se nuk jep shprese.
3-PS dhe qeverit Socialiste nuk kan tepruare kurre ne shkelje te ligjit siç ka vepruar SALIU ne pushtet me GAZIDEDEN E AGIM SHEHUN e Ko.
4-Nxjerja na burgu i krikinelve nga prek.dhe gjykatat po behen TMERR per qytetaret te cilet po kerkojne denimin e tyre nga qeveria e cila premtoi shume ne 2013.
5-Me kete ligj opozita po trembet shume pasi do u trokasin prangat te dora e krimit.Dhe denimin e tyre do e bej gjykata,policia do i arrestoi me prova e jo kuturu- KÇK.Policia do jet ne monitorim te gjithanshem.
O kapterr Temja!
Trap zalli mbete perhere!
Po ligjet,drejtesine etj ne keto 29 vjet a nuk jane bere me nderkombetaret dhe tani pranojne se drejtesia paska degjeneruar me korrupsion?
Cdo Shqiptar e di se Shteti eshte i krimbur se ckrimezimi i tij mund te behet me nje mjet mbishteteor. Kjofore eshteLigji Anti-KCK, ligj qe i. duhetpopullit per te ckrimbeuar shtetin dhe, sigurisht kur shteti do te shkrimbeohet , ligjii do ta kete perfunduar misionin e vete.
Kush do qe tranzicioni te mbaroje, kush do qe Shqiperia te behet shtet dhe te dala nga moçali – duhet ta mbeshtese teresisht kete ligj. Edhe ne France dhe Angli jane hartuar ligje te ngjashme per te luftuar terrorizmin islamik. Ne Shqiperi ky ligj eshte perpiluar per te luftuar krimin qe ka hyre ne te gjitha qelizat e shoqerise. Kriminelet dhe banditet, te korruptuarit, gjykatesit milionere me nga 300 shtepi etj etj – jane armiqte kryesore te ketij ligji. Te gjithe do ankohen se po u shkelen lirite individuale (!) (si psh per tu pasuruar me te gjitha menyrat e pandershme dhe te jashteligjshme), por ky ligj perben alfen dhe omegen e kthimit te Shqiperise ne nje shtet normal europian.
Z.Baze!
Nje analize e sakte.
Dua te shtoj dicka: Me mire pak kufizim te lirive dhe te drejtave te njeriut,se sa nje demokraci liberale deri ne anarshi.