Nga Mero Baze
Solidariteti i skajshëm ndërkombëtar që po shoqëron valën e tërmeteve në bregdetin shqiptar, është mahnitës dhe lajmi më i mirë pas këtyre mynxyrave, që ndodhin orë pas ore. Brenda dhjetë orësh në Shqipëri mbritën forcat speciale greke, serbe, italiane e franceze, ndërkohë që forcat e sigurisë së Kosovës arritën qysh paradite.
Ajo që bie në sy, është se ata janë shumë vite larg aftësisë, eksperiencës dhe trajnimit, në raport me forcat tona, që janë amatore, të papajisura me mjetet e duhura dhe pa përvojë reale në menaxhimin e fatkeqësive.
Është një leksion i hidhur që duhet mbajtur shënim dhe që në repartet e zjarrfikësve, të mos punësohen njerëz për rrogë, apo invalidë, por njerëz që shpëtojnë jetë, që dinë të hyjnë mes ndërtesave të shëmbura, mes flakëve dhe në çdo skenë të katastrofave natyrore e njerëzore. Ata duhet të jenë shpëtues jetësh, jo njerëz që i kanë shpëtuar punës për një rrogë, siç duket që janë.
Për 12 orë, forcat tona e kishin vetëm 10 metra larg një djalë 28 vjeçar në rrënojat e një hoteli dhe falë forcave greke, ai u nxor nga rrënoja për 45 minuta. Është thjeshtë çështje aftësie, profesionalizmi dhe jo çështje patriotizmi, apo solidariteti histerik në rrjetet sociale.
Forcat e Sigurisë së Kosovës, po ashtu janë dukshëm më të afta se ato të Shqipërisë. Ajo që bie në sy është se së paku kanë një kordinator që merr komandën në aksion dhe gjykon ai. Shto dhe zemrën dhe pasionin për të shkëlqyer si vëllezër, ata janë po ashtu lajmi më i mire i kësaj katastrofe.
Ndaj sot mos u përpiqni, t’i ndani në kosovarë, grekë, serb, francezë, apo italianë, ata djem nënash që po na nxjerrin të vdekurit e të gjallët nga rrënojat. Shkoni puthuni duart, e jepuni lule, pastaj mbani fjalime për “heqjen” e kufirit Shqipëri-Kosovë, se me këtë kriter, i bie ta kemi hequr dhe kufirin Shqipëri- Greqi apo Shqipëri- Itali.
Mos e bëni qesharak heroizmin e tyre. Respektojini si luftëtarë që po na shpëtojnë jetët tona.
Histeria “politiko- patriotike” që shoqëron atë në rrjetet sociale, bazuar mbi “fake news”, nuk ka asnjë lidhje me herozimin real dhe atë që ata po bëjnë në terren. Ata përgjërohen për çdo çast jetësh njerëzore nën gërmadha, ndërsa histerikët e rrjeteve që ka vërsulur si qen politika, kanë shpikur si problem kombëtar se atyre u është marrë taksë në Rrugën e Kombit.
Në fakt kjo është një gënjeshtër e neveritshme, e hedhur në treg qëllimisht që të ndotë atë që po ndodh vërtet, heroizmin e atyre që po luftojnë prej 24 orësh mes rrënojave, dhe që për fat as nuk i shikojnë, e as nuk i dëgjojnë kontigjentet e vrerit histerik të disa politikanëve skutha dhe debilëve të tyre patetikë.
E gjithë kjo është një fushatë e ndyrë, e dirigjuar politikisht nga Tirana dhe Prishtina politike. Ata që bëjnë sikur luftojnë sot për unitet janë më të përçarë se kurrë.
Presidenti i Kosovës vjen në Shqipëri bashkë me Forcat e Sigurisë dhe takohet me kryeministrin, ndërsa Kryeministri i Kosovës në detyrë, meqë nuk e ka qejf kryeministrin e Shqipërisë komunikon me Presidentin tonë që parashikon tërmete dhe është i gëzuar që i ka dalë fjala. Kryeministri i Shqipërisë është në luftë me Presidentin, Presidenti i Kosovës në luftë me kryeministrin e tij në ikje dhe atë në ardhje, dhe gjithë përçarja e tyre rezulton një helm kombëtar në rrjet, kundër një fatkeqësie që po dërmon një popull të varfër dhe të rrënuar nga fatkeqësia natyrore. Albin Kurti ka prioritet koktejin e Festës Kombëtare në ambasadën shqiptare në Prishtinë dhe hartimet që Forcat e Sigurisë Kosovës bashkuan Kombin, duke i dhënë dhe Ai, një dorë patetizmit dhe histerisë kombëtare.
Gjithë vreri dirigjohet politikisht dhe merr rrugës plot viktima, parazitë para kompjuterave dhe të tjerë që duan të duken patriotë në facebook.
Është e njëjta situatë si në vitin 1999 kur miliona shqiptarë të Kosovës mbërritën në Shqipëri. Pyetini këta që llomotisin si patriotë, këta gjoja analistë që duan të gjejnë qimen e ta bëjnë tra mes rrënojave, nëse kanë marrë ndonjë familje kosovare në shtëpi.
Asnjë prej tyre!
Pyetini kush ka shkuar t’u japë një gotë ujë apo t’i shoqërojë në spitale ata njerëz të dërrmuar nga fatkeqësia.
Asnjë prej tyre!
Shumica e heshtur e shqiptarëve i mori në shtëpi, i strehoi dhe bëri aq sa mundi pa i përmendur kurrë. Se ata janë shqiptarët e vërtetë.
Llapaqenët e rrjeteve sociale janë mekanizëm helmi për të kundërtën, për ndarjen mes shqiptarëve, për helmim të ndjenjës së solidaritetit, mes tyre dhe për të parashikuar komplote e skenarë apokaliptikë.
Shikoni histerinë për Gjendjen e Jashtëzakonshme, a thua se shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme ka pasur ndonjë histori komploti politik, që po e shpalli Edi Rama, merr fund. Dhjetra legjenda për arsye financiare e politike nga më banalet që mund të dëgjojë veshi i njeriut dhe pasi shpallet, që në fakt nuk ndodh asgjë, vijon me stërhollime po kaq idiote.
Problemi i Gjendjes së Jashtëzakonshme është të dish ta përballosh dhe ta bësh efiçente për tejkalimin e situatës. Ne nuk nga mungojnë as paratë dhe as ndihmat për ta tejkaluar këtë situatë. Ne na mungon aftësia dhe efiçenca që nuk na e jep një copë letër e firmosur nga Edi Rama.
Gjendja e Jashtëzakonshme duhet të shpallet vetëm në perimetrin e dëmtuar nga tërmeti, vetëm aty jeta normale ka humbur kuptimin. Është e tepërt të përfshihet Tirana, siç është përfshirë, edhe pse ajo është kthyer në kryeqytet paniku.
Problemi është si ta ndalim panikun, jo si ta bëjmë sport kombëtar, si të shmangim kolapsin ku mund të futet Shqipëria, dhe jo si ta bëjmë atë me duart tona.
Gjendja e Jashtëzakonshme duhet në Thumanë, në Durrës dhe në ato zona ku jeta është bërë e pamundur. Ata duhet t’i ndihmojmë dhe jo të ndjehemi të gjithë sikur jetojnë nën tërmet.
Teoritë konspirative për pagesat që ka detyrë shteti po të shpallë Gjendje të Jashtëzakonshme janë banalitet.
Shteti mund t’i ketë paratë dhe mund t’ua bëjë shtëpitë nga e para, ose mund të mos ketë asnjë lek, por ajo copa e letrës që shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme nuk e zgjidh këtë histori. E kemi pasur në vitin 1997 Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe u detyruam ta injorojmë brenda javës. E vetmja klauzolë që vlen nga Gjendja e Jashtëzakonshme janë kufizimet e lirisë për përhapësit e panikut dhe helmit, që janë mobilizuar më shumë se ata që po luftojnë me vdekjen nën rrënoja. Shpresoj ta kuptojnë .
Sot kushdo që flet e kërkon të duket patriot, nuk ka nevojë të na japë mendje, as të shpikë teori konspiracioni. Nëse vërtet nuk e përmban dot veten të duket patriot në facebook, le të postojë ndonjë foto me dikë nga viktimat që e ka marrë në shtëpi të tij, apo që është duke e ndihmuar aty mes rrënojave. E tepërt është dhe kjo, se ngjan pak si ai hoxha që del nëpër ekrane si bamirës, por deri këtu dhe mund t’i durojmë.
Por këta që shpikin tërmete politike onlinë dhe fushata denigruese e përçarëse, për ta bërë dhe më të rëndë valën e tërmeteve që nuk po pushon, është mirë të heshtin, pasi kur kjo histeri të mbarojë, kur tërmetet të pushojnë dhe njerëzit të rikthehen në normalitet, do ngjajnë si korba që ushqehen me mish njeriu në këto ditë të zeza për shqiptarët.
Z Mero, rama ka 6 vite ne pushtet, perse nuk i beri forcat e nderhyrjes se shpejte te afta njesoj si Kosova?
Apo se dhe ky eshte njesoj si saliu, vidh ca te mundesh!
Ik o kokeloqe bej ndonje pune dh jo derr derr derr.
Saliu kishte 8, Fatosi me pare 8, Saliu me pare 5. Pse nuk I bene ata???? Apo rama ua ka fajin per te gjitha.
Po se te gjithe nje mut jane or mik, a nuk po di me lexu me kuptu apo si!
A nuk po e sheh ca turpi jemi katandisur! Seicili nga keta plerat qe permende i ka bere mutin ketij vendi. Votuam per ramen 2 here madje po nje mut dhe ky, ketu sdi ke te zgjedhesh.
Ketyre njerezve korbezinj ZOTI ua dhente kusurin tek femijet e tyre !
Te lumte .
Nje bravo te madhe!
Te vine zorret ne gryke kur degjon analistet me opinionet e tyre qe kane 30 vjet qe helmojne opinionin publik… 30 vjet qe kane zene per fyti ekranet e televizioneve ne shqiperi dhe nuk shkulen a thua se i ka ZGJEDHUR kush apo kane ndonje mandat nga populli.
Keto jane pasojat e 30 vjeteve mos investim dhe degjenerim te shtetit. Nga nje shtet qe na e lane me inventar cdo cm toke e me numer serie edhe bishtin e lopatave u katandisim ne nje shtet qe nuk kemi mundesi te organizojme as nje brigade punetoresh. Ministra e drejtus bashkie qe vine si pordha neper breke afer germadhave e nuk dine te bejne asgje. Na duhen te huajt te na nxjerrin kufomat nga pallatet.
Pasojat me te medhaja jane per njerezit e varfer qe jetojne ne pallatet vullnetare ne Thumane te cilet nuk kishin as mundesi te linin shtepite gjysem te rrenuara nga termeti i meparshem vetem e vetem se nuk kane ku shkojne e fusin koken… Ndersa pjesa tjeter qe e pesuan jane naivet dhe gjitheloget e frymezuar nga sharlatanet me pushtet qe i kane bere shtepite e vilat pa asnje plan, hotelet me shtesa 3-4 kate e pa themelet e duhura e sot vuaje pasojat e vendime te tyre.
Nuk duhet te ishim ,por per fat te zi ne jemi edhe kur nuk duhet te ishim ,ne keto dite te zeza per kombin tone,por qka eshte me rendesi populli eshte i bashkuar me shume se kurr , ajo qka me ka per me lot sot ishte nje kopsht femijesh ne Prishtine duke grumbulluar ndihma per femijet ne Durres dhe me nje zemer te madhe edukatorja e tyre me lot ne sy me oa pa fjale,,i
Shume e drejte z. Baze.
Bravo. Respekte??
Po forcat tona jane te papregatitura se ne kemi investo fort te portali “Shqiperia qe duam”, te ERTV-ja, llogaria ne fejsbuk e kryeministrit dhe e ministrave e keshtu me rradhe
O Adi bajga, o te dhjefsha emrin, kush te ka ndertuar kaq te piste.
Bravo Adi!
Rama nuk eshte marre me shtetin se eshte dallkauk,por ai ka perforur propaganden dhe mashtrimin per te treguar se si ai nuk ka!
E futem gjarprin ne gji por na kafshoi!
Berisha,Nano,Meta dhe Rama jane atmiq te popullit shqiptar!
o ymer bazja! shko në djall,ti dhe janullatosdi yt!| qëllimi yt është të sulmosh kombin e bashkuar shqiptar.
Ky eshte nje nga idiotet e shkrimit…
Per keta pseudo patriot e ka fjalen Merou.
Ky eshte nga ata qe rine ne kafe gjithe diten dhe bejne patriotin ne fb.
Nje pyetje per Mero qelbesiren! Nese i ve shkopa e gure atij ligji te “gjendjes se jashtezakonshme” si te pavlere dhe kot qe ta shpalli qeveria, perse egziston pra ai ligj? Kur nuk ndihmon ai ligj, pse eshte krijuar atehere? Ja ketu mbaron propaganda!!!! Nese do ishte Pd ne pushtet, a nuk do te buçisnin qelbesirat Ramiste per ate ligj? Po!!!! Te qifsha robt ku ti kesh o palaço Mero
Shume qytetar qenke..!!! Me shume pjellje si ty i duhet Nenes Shqiperi !!
Çfare lesh qytetari je ti more derdinen?!
Pse nuk ben ca pyetje hapur ti? Por i bie kaq gjate?
A kemi ne nje qender civile emergjence si p sh Protezione Civile ne Itali?
A ka neper prefektura, bashki, qendra arsimore nyje koordinimi te popullsise per raste fatkeqesish?
A ka nje qender koordinimi shebdetesor per re tilla raste? Ne rang qeverie? Ministrie? Drejtorie lokale?
Une mbaj mend qe ne vitet 90 me fonde te huaja trajnohej nje ushtarak ne Ministribe e Arsimit per mbrojtjen civile. Beheshib trajnime dhe vahkeveprime me ministrine e mbrojtjes dhe ate te shendetesise. Pse nuk u ndie dhe askush? Po vetem Rama dhe Xhaçka?
Ku ishin repartet ushtarake? Pse nuk u çuan menjehere aty?
Si jane perdorur fondet per emergjencat ne keto vite?
Ti si gazetar keto pyetje duhet te besh.
Te na sjellesh ketu personat pergjegjes qe kane narre pagen per kete pune me vite.
Nuk duam artikuj per lot. Duam informacion
Sa vete mungojne ende ne apel? A ka nje liste te detajuar te personave nen rrenoja? Informacion dhe jo leksion mbi paaftesine tone. Se ate e dime vete pa lexuar terkuzen qe ke shkruar ti
z.Mero Baze ka kohe qe keni marr tatpjeten. C’ eshte ky krahasim: si kufiri kosove-shqiperi me kufirin shqiperi-greci apo shqiperi – itali…pastaj cduan serbet ne shqiperi? te ju ndihmojn?keta qe masakruan, dhunuan e perdhunuan pameshirshem e qenqe popullin shqiptar ne kosove…perse luani naivin? Nje ta mbash si thone ne shqiperi Vathe ne vesh: po te kene mundesi, kurdo we tu ipet mundedia keta serb do ta rrafshonin tere truallin shqiptar shune me zi se qe e shkaterroj ky termet. Te mjeret ne, shqiptaret, po bene hasmi gare me popullin shqiptar te kosoves se kush e done nenen shqiperi me shume. Moment i mjere!
Mire thua por kujt ja thua Mero!
O Mero mos u bej Mjero. Sipas zotnise tate Ceti le te na rrjepe ke trau i Kalimashit, nuk asht problem. Emergjencat tona le te rrine vec me duar e thonj e ndonje lopate xheniere te dulles, por vec Ed Poturrexhiun mos e ngacmoni, ai ska faj, fajin e ka Sali kerma dhe Luli fantazma. Poturexhiu qe menaxhon gjithe paret tona e rri vec tu u grind si plak i keq ne fcb, jooo ska faj. Dmth le te vjedh prap poturre mbushuni dhe ne duget me e duartrokit skendetdhjeun tone. Pse Spirokala te dukemi ne ty mo. Mjaft poturemjekra te kerkoje falje qe harxhon 1 milion euro ne vit per ushqim qensh emergjencash dhe qen skemi. Cdo me ti Mero qe ky poture muyi yne te vjedhe.
Familjes se vdekur duhet t’iu rregullohet shtepia dhe te mbetet shtepi muze.
Po pse mor trap cfar faji kane femijet?Ti po qe paske zemer.
Albin Kurti ashte merzit Mero pasi kishte parashikue nje tubim me 28 Nentor e nuk i doli dot me u bashkue me 8 Djetorin e nastradinit Meta!Ndaj mos ia vi re se ai ashte akoma tek zgjidhja e problemit se pse ashte ngut Rama me ba marveshje me fqinjet!Kur po te shikojne situaten e tragjedise qe ka pllakosur kete vend per ndihme na kane ardhur fqinjet “armiq” te Albin Kurtit si Serbia,Makedonia e Veriut,Mali i Zi,Greqia ,Bullgaria,Rumania ,pra i gjithe ballkani !Ja pra se kush eshte vizioni i Edi Rames e populizmi i Albin Kurtit,ku ndersa i pari do levizje te lire e fqinjesi me te gjithe bendiet e Ballkanit e i dyti ashte per me u djeg Godinat e Kuvendit te gjithe ketyne ,a thue se popujt kane dy jete nji per Albinin e nji per vehten e tyre!
ti qenke gomar komplet mere serbin e grekun ta qifshin maman gjak prishur melez je ti o i shkret
Shqipertar ti! S’Ke kund gjak shqiptari ne vena. Ti as nuk e di se ca je
Analize e sakte! Mero mos u’a vere shum veshin ketyre kukuvajkave, te cilat e kane kerkuar kete dite sot , per te leshuar klithmat e tyre kobndjellese! Keto kukuvajka jane nga ato qe nuk u ndalen ne zaptimin e trojeve te te tjereve dhe ndertimin mbi to pa leje . Keto kukuvajka jane nga ato qe vetem antishtetin e qoftlargut njohin dhe sanje tjeter . Zoti i meshirofte!
Shikoni felliqesiren Berat Buzhala se cfare idiotesish shkruan.
https://www.gazetaexpress.com/edi-rama-thote-se-ska-nevoje-te-shkohet-ne-kosove-ndersa-pranon-ndihmen-e-mupit-serb-85/
felliqesi ashte te pranosh ndihmen serbe dhe akoma me felliqesir sot eshte te besosh se serbve u dhimbsen shqiptaret….” ju bejne si miq kete here, se kane te tjera qellime, mos pandehni te lene, pa te keqija e hidherime”
Jo tek femijet, ata jane te pafajshem, por edhe sepse keta nuk e cajne koken per femijet e tyre sepse po te ishin te tille nuk do benin krime, vjedhje, mashtrime, vrasje etj.
Femijet e tyre kur te rriten do i mallkojne prinderit e tyre per emrin e keq dhe turpin qe u kan lene femijeve.
Ky eshte mallkimi me i madh.
Nuk e besoni? Besoni kete qe une kam vite qe e kam mesuar. Nje ish deputet hajdut, nje nder ata qe dorezuan mandatin, e kane braktisur e shoqja dhe 2 femijet, pavaresisht se jetojne ne nje banese. Femijet nuk pranojne ti ushqeje i ati. Jetojne vetem me rrogen e nenes se tyre, ndersa i ati hyn e del si qen ne familje.
Jane keta tipa qe bredhin gjith diten me prostituta, nxisin turmat per djegejen e institucioneve dhe nuk kane si te ndjejne dhembje ne keto momente.
A e vini re sa te ngazelluar jane qe nga doktor mortja, nga Cifti kokemedhenjt, nga motra lulezime, e ata te gjoja koalicionit te shqup-it?
Kjo eshtr e verteta e gjese.
Ooo Mero leku, të barazosh ndihmën e Kosovës me ndihmën e Serbisë e Greqisë ,në kohën e gjithë Kosova është në këmbë duke ndihmuar me gjithëçka që kanë mundësi,bile më shumë se bonorët e Shqipërisl,kjo është më shumë se hipokrizi.
Se në shërbim të kujt je ti ,mjafton të lexohen komentet e grekofilëve të tu që shajnë shqiptarët ditë e natë në këtë port-halenë tënde e që është rast unik në ballkan.
Ti je rob i atyre që të pagujnë kushdoqofshin ata Rama apo Janullatosi.
Per hir te se vertetes, Qeveria me gjithe te metat ( qe Mero i ka saktesuar!) po ndrit! Ministrat jane ne germadhe, punojne dhe nuk bien ne sy! Kjo i bene te ndritshem! Tek njerezit ne hall! Mjeshtri Rama ka ditur gjate ketyre 6 vjeteve te beje politike dhe miqesi me nderkombetaret! Solidariteti i tyre eshte mahnites! Flm Rama, flm vllezer te Kosoves qe po na jepni nje mesim te mire, flm Greqi qe iu pergjigje qe ne minuten e pare shqiptareve, flm Italia mike e sinqerte dhe e dashur, flm France prudente dhe miqesore, flm Serbia dhe Meqedonia per sjelljen dinjitoze dhe miqesore, flm Europa, flm Usa qe dergove forcat e tua sot per nje vrull te ri per eleminimin e termetit, flm lojtaret e kombetares shqiptare, flm tifozat e Napoli, flm te gjithe individeve, bisnesmeneve, redaksive te gazetarevd dhe gazetareve per ndihmen dhe mbeshtjen , per qetesin dhe optimizmin, flm edhe politikan te opozites shqiptare per maturine qe treguat ne kete rast, flm edhe ti or ” qytetari dixhital” qe heshte!
Shqiptaret jane Komb i madh dhe te rendesishem ne planet! Eshte komb rrenje! Se vete Zoti e ka thene … se Shqiperia nuk do te shuhet ne kete dhe! Ndjese per emocionin, por eshte sinqeritet!
Jo forcat e sigurise se Kosoves Mero.. Ushtria e Kosoves !!! Ka marr fund ai muhabet.. Kosova eshte e pamvarur dhe vendimet qe marrin nuk ja dikton kush.. Ai shkolleshumti qe ha fara luledielli edhe kur perpiqet te bej rretha ose viza te drejta se c’fare thote Gjendja e Jashtezakonshme duket sikur i ka shkruajtur nje 3 vjecar qe sa ka marr markerin dhe po e ben.. Politika eshte kot ne kete moment.. Pyetja qendron: Flori, ne ate vilen gjigande te pajustifikuar qe mund te strehosh nja 5 familje, ashtu bosh do e mbash ?!?! Apo s’ka ku te dhjet macja ?? Rame, po vilen e Surrelit per palester basketbolli do e mbash ?!?! Majko, ate shpine ne Prishtine per rent do e mbash ?!?! Po ti o Mul, po ti o Fevzi dhe o Balle ate makinen 150 mije euroshe do vini verdalle dhe do shperndani uje ne shishe per te pastrehet ?!?! Clirohuni more injorante nga lufta e VIPA-ve dhe shihni te destrubutoni pasurine ne menyre qe edhe te kesh por edhe ata qe te rrethojne ty te kene (se po s’paten, juve do ju shqyejne).. Sa per ushtarin serb, grek, italjan, francez, amerikan apo cilido qofte, sic e the Mero: Ata jane bij nenash dhe kur jane aty ne germadhat tona, minimumi qe te bejme eshte ti cojme nje gote uje dhe ta falenderojme..
Zoti Mero. Vertete qe qarku i Tiranes eshte perfshire ne vendimin per gjendjen e jashtezakonshme, por fakti qe i gjithe shteti dhe strukturat e emergjences jane perqendruar ne Durres e Thumane, nuk duhet injoruar, apo jo?
Ku diskutohet vlera e ndihmes serbe dhe greke mor idiot. Ato jane bije nenash si kosovaret qe rrezikojne jetet e tyre per te na ndihmuar dhe ti ben kesi krahasimesh. Une i puthi doren me respekt te gjith popujve qe na ndihmojne.
Bravo Mero.
Te lumte Mero qe ngjalle shpresen e jetes. Nje gazetar patriot qe e don vendin e popullin vepron keshtu ne momente te tilla. Me vjen peshtire te shikoje disa tituj e shkrime gazetaresh qe vrasin shpresen, perhapin frymen e te keqes dhe te mjerimit, sikur Jeta e jone mori fund. Eshte koha qe te perballojme tere se bashku kete fatekeqesi.
Si gjithmone nje analize e sakte dhe gjakftohte. Logjike e paster, ne nje periudhe shume te turbullt online per shqiperine, ku fake news jepet si silazh per te mbajtur popullaten gati per perdorim politik. Je i vetmi analist qe lexoj ne boten virtuale shqiptare Mero.
Shumica e analisteve jane si ato qelizat kanceroze te cilat kane krijuar nje tumor malinj, neper “studio” te ulur ne kolltuqe, me kollare , me buze te kuqe, te picpillosur , te krehur dhe te lare me bythet si pambuk ! Nder kohe asnji prej ketyre nuk merr mundimin dhe nuk e kane idene e realiteti, dhe te shkojne e te japin kontributin e tyre ne TERREN ! Dine te tjerrin lesh dhe te bejn corape leshi me ore te tera, pa ber asnji pune konkrete ! Jane pa edukate dhe pa respekt ne radhe te pare me veten e tyre !
A i keni pa se cfare “debatesh bejne neper studio ?!! Nuk ka burr none ti mar vesh ti kuptoj sepse bejne aq shume zhurme me njeri tjetrin si kur te jene ne nje qender spitali mendor ! Inderhyjne njeri tjeterin dhe perfundojne ne sherre ! Kane 30 vjet qe ushqehen me helm te zi dhe vjedhin vrer nderkohe nuk kane asnji rezultat sepse ne 30 vjet perserisin vetveten !
Dhe me kete zanat ate te llapa qenit zotrojne pasuri te medha pa ber asnji lek pune ! Dhe jane nje armate e madhe “analistash ” nuk jane 1 po 5-6 vet ne cdo stacion tv dhe nuk jane 2- apo 3 stacione tv por jane 10 apo 20 stacione tv, dhe keto qeliza kanceroze ekspertesh (analiste) jane ne gjendje te trullosin te gjithe shoqerine shqiptare dhe pa u dukur ne siperfaqe !
Nuk kuptohen dhe nuk duan te shfaqen se jane edhe keta shkaktari i shume fatkeqsive por qe dine shume mire dhe jane specialista te Dorovitin te keqen tek te tjeret !
Nje verejtje per Kryeministrin:
Ti Mero ke mundesi tja komunikosh.
I thuaj te mos merret fare me keta qe helmojne Opinionin Publik.
Detyra e tij eshte te organizoje Shtetin ne perballimin sa me dinjitoz te pasojave te kesaj fuqie madhore te Natyres.
Dhe pike.
E vetmja gje qe mund te them eshte…turp i madh per kete shtet qe kemi..e pa imagjinushme…
Po ti ke shkuar t i ndihmosh pak ata njerez ne nevoje o Mero plehra se nje pjese te mire te lekeve qe duhej per ta i ka marre djali jot idiot dhe i harxhon neper klubet e Londres se shkolle nuk ben dot ai. Me shume ke qare e bertitur kur te dogjen makinen sesa kur pe shqipetare nen rrenoja o maskara.
Edhe Rama per Ramen nuk do shkruante aq devotshem per veten e vet .Kam frike se ke vene vetem emrin o shejtan i “mire” .Titulli -Vetem Rama ska faj .
Mero cfare masash mori qeveria nga termeti i fundit? Cberi per strukturat e emergjences? Pritej serisht termet sepse Shqiperia eshte ne toke sizmike…..te na I thote……
Fajin e ka qenveria rama qe nuk beri kontroll te ndertesave, fajin mos ja jepni prokurorise por shtetit.
Ka akoma shume ndertesa qe nuk permbushin standartet dhe jetojne akoma njerez ne to.
Pervec ndertesave, shteti nuk ka organizim fare, as qen, as mjete, as njerez te specializuar. Shiko si dallohen shqiptaret ne germadhat, rrin si te lodhur e veshur si mos me keq.
Mè bèri pèrshtypje njè gjest i ekipit te shpetimit( nuk e di sakt,me duket se ishin te Rumanise),qe kur nxoren nje te mbietuar nga germadhat,tokèn duart dhe u perqafuan per jeten e shpetuar. Ky gjest ka nje domethenje te madhe.
Ju lumte komentuesi Hesapi! Kujt i drehtohesh ti z Baze?! Eshte detyre e Qeverise ngritja dhe kompletimi i sektorit te administrimit te Emergjencave civile, etj.
86
O njers.
E ka fajin populli.
Gjith shqiptart jan fajtor.
Ata s bejn kurr shtet t hajrit
S bejn muzik,sport,pallate,rrug,fabrika,…cdo gjo se bejn mir shqiptart,sepse jan komb i korruptu.
A se shifni se c bejn me mitingje e dhun kundra shtetit i cili don me rregullu katrahuren ke Astiri?
Ikni mo se i pam shqiptart se kush jan.
Njerzit me t kqinj t europs.prandaj mbeten jasht.
Kam frik se do bjer nji termet si ai i 1979 n shkoder,por ksaj rradhe n Tiron dhe 30-,40 perqind e banesave do prishen.
Ateher do i vijn mend shqiptarve qe do mbeten.
Jo me kot ka qarkullu ajo legjenda se,ky vend behet pasi t bjer nji termet e ta rrafshoj si fush me patate,dhe ateher t filloj nga fillimi.
Me dhimbje vlla me dhimbje..por e verteta mnon e vonon por kurr nuk mbetet n stacjon.
Edhe ti qe me servilizem kerkon ti dalesh te keqes zot. Nuk ke asnje te drejte ne arsyetim Fatkeqesia, aksidenti duan ndihme konkrete e jo analiza per te nxjerre pegjegjesine e shkaktareve.Kur gjerat shkojne ne ven,me pas fillojne analizat.