Nga Mero Baze
Duket se Lulzim Bashës, më shumë i kam prishur punë duke e lavdëruar njëherë të vetme, se sa duke e sulmuar për vite të tëra. Në fakt, duke përshkruar qëndrimin e tij ndaj tërmetit, as kam dashur ta ndihmoj, as ta dëmtoj, por thjesht të konstatoj, se ai nuk po bën heroizëm, por po sillet si politikan normal.
Por të sillesh qoftë dhe një ditë si politikan normal në Partinë Demokratike, duket se është heroizëm.
Shikoj disa shkrime të kolegëve të mi, që kanë nisur ta mendojnë thellë këtë punë, dhe e lidhin dhe me një ripostim të Edi Ramës për mesazhin e Bashës, që e kam parë pasi kam botuar shkrimin.
Të tjerë duken të zemëruar që Lulzim Basha nuk bën siç i thonë ata, d.m.th luftë, ndësa Berisha tek portali i djalit si kishte mbajtur dot nervat, po ishte ulur vetë për t’i vënë Edi Ramës nja dhjetë epitete të reja, që t’i tregojë Lulzim Bashës se ‘je duke shkuar në rrugë të gabuar’.
Të dashur opozitarë!
Askush nuk po ua merr Lulzim Bashën.
Unë jo e jo, se e kam pasur njëherë, dhe ua kam falur. Nuk kam ndonjë respekt për karrierën e tij politike dhe as për ndonjë vegim të tij si udhëheqës. Por fakti që ai po sillet normalisht, nuk është në dorë time, por vendim i tij.
Dhe unë nuk mund të them që ai tani nuk po sillet si njeri normal. Po të sillej fjala vjen si Berisha, që ka zbuluar se tërmeti na ka ardhur nga “Syri i Kuçedrës”, të cilës i ka zënë grykën Edi Rama me 300 trajlerë, apo po të sillej si Ilir Meta, që vazhdon të na kërkojë llogari, pse ne na duket si i çmendur, kur thotë se unë parashikoj tërmete, natyrisht që do talleshim me të, ose do ta injoronim.
Këtu problemi nuk është Lulzim Basha që sillet si njeri normal dhe si politikan normal, së paku në fatkeqësi. Këtu problemi real qenka që opozita alarmohet nga normaliteti.
Anomalia qëndron tek fakti që kjo kategori opozitarësh, tërmetin e shikon si fat të mirë, që prodhoi fatkeqësi dhe sjelljen korrekte dhe solidare të Bashës, si fatkeqësi.
Akoma më keq janë ata gazetarë që brenda delirit të tyre, mendojnë se Lulzim Basha dhe Edi Rama, duhet të pajtohen dhe të ndahen kur t’i urdhërojnë ata, dhe jo kur janë “të dënuar” ta bëjnë këtë, për shkak të katastrofave si kjo që po përjeton vendi.
Askush nuk po e fton Lulzim Bashën të bëjë paqe me Edi Ramën. Së paku Edi Rama se ka kërkuar këtë.
Unë nuk hyj tek ata delirantë që mendojnë se komandojnë udhëheqësit, se çfarë duhet të bëjnë.
Askush nuk po kërkon ndonjë zgjidhje politike të imponuar nga tërmeti, edhe pse nuk është mëkat.
Por tërbimi se mos Lulzim Basha po bën ndonjë gjë me kokë të tij, pa pyetur Berishën, Metën dhe gazetarët që e kanë caktuar veten tutorë të Lulzim Bashës, e fyejnë dhjetëfish Lulzim Bashën, pasi duan t’i provojnë atij, se ai s’mund të bëjë asgjë pa leje të tyre dhe pa pyetur ata.
Ata, dhe jo unë, janë argumenti më i madh që Basha nuk ka ende një profil të pavarur nga politika e vjetër.
Hapi i parë që bëri, tregoi se politika i vjetër dhe gardianët e saj në shtyp, po i nxjerrin dhëmbët.
Unë nuk e kam fyer ndonjëherë kaq keq. Thjeshtë i kam thënë që je produkt i Berishës, siç është.
Por tërbimi me të cilin atë po e sulmojnë “se mos tradhton Berishën dhe Metën” provon se ata dhe jo unë, e quajnë Lulzim Bashën kukull në duar të tyre.
Nuk ua merr njeri nga duart. Le ta mbajnë e të argëtohen me të, nëse ai e pranon atë rol.
Por së paku mos ta fyejnë, pse sillet si politikan normal. Se duken si të dalë nga çmendina.
I nderuar zoti Mero ,dua te bej nje pyetje ? Te gjithe politikanet kane shtepi pushimi te dyta dhe pse nuk dha shembullin asnjeri per ti hapur per keta qe mbeten pa streh? Jap mendimin qe qeveria tja u hapi me detyrim ketyre qe kane shtepi te dyta.
Bile une them tja u sekuestrojme pronat kulakeve dhe borgjezeve qe kane perfituar PPPerra prej KM.
Ne fakt per sekuestrim pronash e lekesh te kulakeve oligarke flet vetem lulushja jote
O Mero di gje keta koleget e tu te medias do fuse ndonjeri doren ne xhep apo jane te zene duke shkruajtur libra per termetin dhe “diten e qametit”? Kushtojne me qindra mijera eurosh nje nate ne opinion, open, real story, 360 grade, provokacija e 100 te tjere qe llapin gjithe naten.. Sikur ta bejne nje nate pushim dhe ti dhurojne ato para per familjet e pastreha nuk do ishte keq.. apo ti thua “nuk rri pula pa ngrene [email protected]”.
PD nuk eshte parti , eshte klan barbare, nuk ka perse ju kerkon sot me 2019 te dalin nga ADN e tyre.
Po cfare ju ka bere opozita o Mero?
Keni qe në 2013 qe të gjithe pushtetin e keni vete.
Akoma opozita ja u ka fajin per korrupsionin dhe vjedhjet qe ben qeveria Rama në mes të dites?
E gjithe sjellja e Lulushit ne kete kohe eshte e dirigjuar nga tutori i tije qe e njohim te gjithe.Nga doktor rrumpalla. Eshte strategji e tija per te cilen doctori shpreson se do te kete sukses. Ai ka nevoje per njeriun e tije ne pushtet qe te vonoje rreformen ne drejtesi dhe mundesisht ta cbeje ate. Dhe po provon te gjitha format. Mos u genjeni nga sjellja e Lulushit se Ai eshte nje menekin qe as per te dhjere nuk shkon pa marre leje nga krye kapo e Shqupit.
I urti ,mik I nderuar po jua tregoj:M.Bazeishte padyshim nje nder perkrahesit ne te medhej bile edhe me peshe ne PD.Ai u largo kur kjo PD po shndrohesh dalngadal ne nje organizate kriminale e bandite e epiqender e cdo gjurulldie keqedashese per kombin(nafta kontrabande pe Millosheviqin,grushti shtetit,vrasjet e Krasniqit e luftareve re UCK,zhdukjen e R.Hoxhes,ligjin 7501,vrasjet e demonstruesve ne mes bulevardit,hedhja ne ere e 26 fakirave ne Gerdec e shume te tjera).Do te lutem edhe nje send: me qe din per korrupsionin e vjedhjet masive qe ben qeveria Rama se paku dekumentoje e paraqiti perpara prokuroris.Ne se pengesa ekonomike per te paditur qeverin jam gadi te investoj 2fishin e asaj qe ti mund te shpendzosh per kte padi.Mos ngatrro theniet politike me te verteten.Politika taraboshin ta ban fushe me lule.Un jetoj tash 30vjet jashte Shqiperie.Jam thjeshte antipolitike.Habitem me gazetat,krahet e ndryshme politik qe nuk permendin dot ofensiven e mrekullushme te kryeministrit tone per sensibilizimin e opinionit mbarshqiptar e nderkombetar per ndimesen e domosdoshme qe ato duhet ti japin Shqiperis per fatkeqesin tragjike natyrore te nje vendi jashtezakonisht te varfer por me shpirt te madhe.Rezultatet dihen.Nuk ka ndodhur ne asne vend te botes te arrijne ekipe shpetime kaq shpejte e vazhdimi pa nderprerje I kontributeve te shqiptareve,organizateve te ndryshme boterore e gjithashtu shteve te ndryshme ne llogarit e ndryshme bankare.si rregull ne asnje vend te botes shteti nuk merr persiper rindertimin e banesave te prishura apo contribute financiare per te demtuarit(pergjigjen kompanit e sigurimeve per demshperblimrt,sigurisht perfitojne ato qe jan siguru.Por do shohim angazhimin e Qeveris e mundesin ekonomike per kto angazxhme.Se paku fillimi i i hurjes ne realitet duket i mir.e .Te shpesojme per te mire.Ne Skoder ka nje shprehj te bukur:sa asht sabri asht selameti.Diten e mire,qofsh i nderuar
Merk Baze nuk u largua nga PD per arsye parimore.
Ai u largua nga PD në vitin 2007, kur Berisha nuk pranoi te ndertonte nje kazino në qender të Tiranes nga investitore greke qe i perfaqesonte Mero Baze.
Kjo eshte e verteta jo perrallat qe permend ti.
Normale per opoziten jane tritolet neper shtylla, molotovet kunder policise dhe deres se kryeministrise, kercenimet per terheqje zvarre, shpifjet, sharjet etj etj. Jane edhe videot fake si Babalja etj etj. KJo eshte opozita qe ka Shqiperia. Por kur ajo “normalizohet”, nje here ne 10 vjet, “çnormalizohen” gjithe perkrahesit e saj mediatike dhe politike. Vetem kur ushtrojne dhune qetesohen keta njerez
Eshte cmenduri te mendosh se kjo opozite e drejtuar nga Saliu, iliri dhe vasalet e tyre Lulidhe Monika, do jete ndonjehere normale. Do te shikoni mbas pak ditesh kur te fillojne ulerimat; u vodhen ndihmat, u vodhen parate, etj, etj,
Ke te drejte zoti Mero qe keta te opozites alarmohen nga normaliteti sepse kane djallin ne bark.Mjerisht qe keta monstra jetojne ne shqiperi,eshte fatkeqsi.Berisha eshte korbi i zi qe po nxin gjithe vendin.Eshte turpi i shqipetareve.
undefined
Une mendoj se Basha me ne fund duhet te kete punesuar afer vetes nje keshilltar me pak mend,i cili e ka kupruar se me sjelljet e deri tanishme si te Berishes dhe Likes,vetem sa i shton pike Edi Rames.
Mero e ke humbur fare me shkrimin e Lulit, ne keto dite tragjike qe kishte me mijera tema per te shkruajtur gjete kohen te lavderosh Hollandezin qe vrau ne mes te dites 4 veta dhe po pyet ai per viktimat e termetit, ai eshte personi me i kenaqur nga kjo tragjedi qe shteti te leje nje shije te keqe per sa i perket menaxhimit te situates dhe zvarritjes se reformes ne drejtesi
LulI ..! Nuk i paski dëgjuar akoma tundjet e tërmetit vazhdueshëm vdekje prurës ,shqipëria, në gjendje të jashtëzakonshme !…, Se kush po i gjendet sot në ditë vështërsi më afër popullit e di vetë populli ,dhe
Qeveria Rama që punon nat e ditë për të eleminuar pasojat e dëmeve .Kurse lakejt e llumit mediatik të opinjonistve të kazanit ,jan dembel të pa punë intrigante që frynë kuletën e tyre ?!….Çdo individ sot e gjen mbrojtje te bashkimi kolektive e lirisë i mbrojtur e ralizuar nga qeveria e ndershme që ka dhën prova ndërtimi elulëzimin e vendit ,jo lloxhe kavaje.Fuqia e bashkimit përkthehet te vota e shumicës.,atje është besa e përgjithshme,jo intrigat e opozitës kiametit..
Faleminderit i madhi Mero ,je me shumicën ,kjo nuk të lejon të kthehesh në llagëm mediatik ,si disa shpifsa që nuk u ka thën kush puna e mbarë.