Nga Mero Baze
Qeveria ende nuk ka mbërritur tek një projekt final i rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti, ndërsa po vazhdon procesi i verifikimit të dëmeve dhe çertifikimit të ndërtesave të dëmtuara.
Në përfundim të këtij procesi, qeveria ka nevojë të bëjë publik një plan të qartë, maksimalisht të thjeshtë, në formulën e kompensimit dhe sa më pak të varur nga administrata e qeverisë, e cila mund të kthehet në një torturë të re për qytetarët dhe një mundësi më shumë korrupsioni.
Në lojë duket se janë të gjitha variantet, blerja e stokut të apartamenteve që ekziston, ndërtimi i blloqeve të reja, kreditimit i qytetarëve për të gjetur vetë banesën e tyre etj.
Në gjithë këto alternativa, ekziston rreziku që qeveria të zhytet në spiralen e një burokracie që mund të komplikojë procesin e kompensimit dhe të zhysë njerëzit në dëshpërim.
Edhe pse është e vështirë t’i japësh qeverisë një recetë se cila rrugë duhet të mbizotërojë në planin e qeverisë, është e rëndësishme, që së paku të përcaktohen dy parametra kryesorë. Sipërfaqja për frymë që do të kompensojë qeveria dhe censusi real i gjendjes së të pastrehëve të mbetur nga tërmeti.
Nëse qeveria bie dakord për një sipërfaqe për frymë që duhet të kompensojë, pasi të bëjë censusin e qytetarëve të mbetur pa strehë, thjeshtohet shumë formula e kompensimit.
Pas kësaj, rruga më e mirë është financimi që qeveria duhet të japë për këtë sipërfaqe për frymë, me një kosto që shkon tek kostua reale e ndërtimeve në ato zona.
Kreditimi duhet të bëhet përmes kredive, ku qeveria të marrë përsipër interesat e kredisë dhe ndoshta një masë të kredisë në formë granti.
Kjo krijon mundësi që qeveria t’i shpëtojë grackës së Komitetit të dikurshëm ekzekutiv, apo sindromës së të ndërtuarit të “Qytetit Stalin”, duke ndarë apartamente, por ofron kredi dhe një stok banesash ekzistuese, apo të ndërtuara, dhe njerëzit zgjedhin vetë.
Kush është në gjendje më të mirë ekonomike i përdor këto para për të blerë dhe një banesë më të mirë.
Kjo do ta shpëtonte nga shumë burokraci të tepërta, nga shumë manipulime që mund të bëhen në emër të fatkeqësisë, dhe nga përfshirja e administratës së saj në këtë proces.
Kontigjenti i dytë i të dëmtuarve, ai që do rijetojë në ato godina, por kërkon riparim, mund të kompensohet duke ja rindërtuar qeveria.
Rreziku që mund të dështojë planin e rindërtimit, është përfshirja e qeverisë dhe administratës së saj në procese konkrete të ndarjes së banesave, zgjedhjes së tyre, dhe kritereve të kompensimit.
Kjo mund ta rrisë shumë shkallën e vështirësisë që procesi të mbarojë shpejt, dhe akoma më shumë, mund ta zhysë procesin në korrupsion dhe vonesa administrative, që në Shqipëri janë të zakonshme.
Vetëm duke ju drejtuar lirisë së tregut dhe një koeficenti të qartë kompensimi në metra katrorë dhe në lekë, qeveria mund të bëhet shpëtimtare për banorët, pa u bërë njëkohësisht dhe një institucion i sulmuar dhe i përfolur, ndoshta dhe pa të drejtë në këtë proces.
Mendoj se keni të drejtë zoti Mero vetëm tregu i lirë është modeli më i mirë i zgjidhjes.Por ka edhe një model tjetër .Dhe pastaj o nëne o nëne.
Sido qe te jete zgjidhja qeveria minimumi duhet tu kerkoj njerezeve si kusht sigurim te detyruar per shtepite. Nese merr asistence nga shteti duhet te paguash sigurimin e shtepise cdo muaj qe ne raste te tjera mos te futet me duart ne xhepin e buxhetit. Shume speciliste po tregonin hartat e detajuara se ku jane rreziqet jo vetem per termetet por edhe per permbytje apo zjarri. Banesat ne keto zona duhet te jene te siguaruara me ligj. Ne gjermani shteti nuk merr persiper asnje ndihme ne zonat me rreziqe po nuk pate siguracion per shtepite. Perkundrazi e kane bere me ligj eshte detyrim.
O Yyyymer mavria, e ke pyetur Shefin se cilin varjant do hedhesh ne treg ? Mos bej te zgjuarin , se po nuk i pelqeu varjanti jot , ta pret koromanen Ai.
Te fala nga shtepia !
Propozime ka shume ,ajo qe duhet eshte transparene prej qeverise:
-Sa jane fondet per cdo meter katror per cdo qytetar te demtuar?
-Asnje lek ne dore qytetareve te demtuar.Te hapet nje numur llogarije ne emer te kreyfamiljarit dhe banka ku eshte depozituar shume t’i likujdoje vetem ne nje kontrate blerjeje shtepije ne emer te poseduesit te kredise…
-Ne numurin e frymeve te familjes te demtuar,te figurojne vetem familja sipas rregjistrit te gjendjes civile te para termetit,pra para dates 26 Nentor 2019.perndryshe do na shtohen siperfaqet edhe prej spekullanteve…
-Te mos marrin asnje ndihme familje te cilat nuk jane banore me kontrate blerjeje apartamenti tek pronari I pallatit,sepse mund te jene dhe qiraxhinj.Te tillet le te gjejne nje banese tjeter me qira.Per keto familje,mund te shihet dhenia e nje ndihme per kompesim te humbjeve te pajisjeve shtepijake te demtuara prej shkaterimit te baneses,por jo per ata,te cilet nuk kane demtime te tyre…
Keshtu dhe per ceshtje te tjera,te cilat duhen verifikuar dhe sqaruar me imtesi,perndryshe nuk ka shtet te perballoje deme te kesaj madhesije…
Besoj se nje komision I perbashket maxhorance-minorance dhe perfaqesues te shoqerise civile,do te ishte me kontrolliues e parate te sherbejne per te demtuarit e vertete dhe jo ne xhepat e komisioneve partijake
Mero, “ma ke marre fjalen nga goja”!
Kategorite e kompesimit si mund te jene:
E para: ata qe ishin me qira, nuk perfitojne “gje”. Ata te gjejne shtepi te tjera me qira. Mund te marrin nje kompesim fiks (gjithmone ne para) per humbjet materiale e ndonje pension per humbjet ne familje.
E dyta: Per pallatete reja (pas ’90), kompensimin t’ua jape pronari dhe inxinjeret (etj.) fajtore qe shkaktuan demin. T’u sekuestrohet pasuria. O “parate” nje me nje, o burg, o te dyja bashke. Ta blejne shtrenjte lirine. Kush paguan, nuk futet ne burg.
E treta: Ata qe kane ne pronesi nje shtepi te dyte (a me shume) te paprishur dhe nuk hyjne te nr. 2, nuk marrin kompesim per prishje shtepie, vec kompesim per deme materiale e njerezore. Le te shesin shtepite shtese e te bejne a te blejne shtepi te re.
E katerta: Ata qe mund t’u riparohet shtepia. Ja riparon ndertuesi (apo shteti – problem korrupsioni ketu). Ata marrin edhe kompesim fiks per deme materiale apo edhe njerezore.
E pesta: Ajo qe propozon. Evidentimi i kategorise qe nuk hyn te te 4 te parat. Atyre, vec kompesimit per deme materiale e njerezore, t’u jepet nje shume fikse per person qe varet edhe nga vendi ku kane jetuar, si dhe kredi me interes zero per shtepi.
E gjashta: Bizneset qe humben gjithcka, t’u jepet kredi e bute te rifillojne punen.
Sido qe te jete zgjidhja, korrupsioni i vertete apo i perceptuar (i fryre nga media, opozita, mentaliteti dyshues i popullsise dhe mungesa e theksuar e qytetarise ku perfshihet edhe ndershmeria) nuk do evitohet. Pakenaqesite do arrijne kulmin.
Ky do jete termeti i trete, me i fuqishemi i te gjitheve.
Qe te shpetojme nga ky termet me sa me pak deme, duhet nje solidaritet i forte i shqiptareve.
Vec solidaritetit, duhet edhe transparence e plote nga qeveria e kontroll i dyanshem qeveri – popull.
Fillimisht qeveria duhet te bazohet ne evidenca te sakta.
Pastaj te vendose kriteret.
Ti zbatoje kriteret me rigorozitet, pa mangesi e leshime (qeveria te kontrollohet ketu, por edhe te pranoje denoncimet per shkelje e mashtrim).
Zoti e shpetofte Shqiperine e shqiptaret nga kjo hata e trete!
Mero shumë i saktë..
Por thuaje pastër sa të fusin duart keta në proçes.
Ku do mbi-zotërojnë korrupsioni, monopolet,oligopolet, klientelizmat,nepotizmat,spektatorët dhe me e keqja blerja e votave me bukën e përditshme dhe me shitjen e shpirtin për garancinë dhe mbijetesën.
Thjeshtë shtet prej letre, fjalë fjale dhe vetëm fjalë shkoni në terren dhe shifni këta duan me këto rritme një vit vetëm me bë një vlerësim të situates..
Pa panik pa fake news..
Njerëzit po presin të shkoj dikush t’ju bëj një vletesim të banesave janë apo jo të banueshme dhe deri atëherë ngelen përjashta dhe s’po shkon kush..
Dhe më e keqja dhe fatkeqësia është mungesa e një gazetarie investigative të mirëfilltë që ti shohi këto gjëra dhe ato që do vijnë realisht..
Faleminderit z.Mero
Mendoj që mënyra më e mirë, më e shpejtë dhe me më pak burokraci e korrupsion është KREDITIMI I QYTETARVE PËR TË BLERË VETË BANESËN E TIJ. Kjo është në pëputhje me ligjet e tregut të lirë. Është aventurë për Qeverinë që të ndertojë 3 apo 4 lagje të reja duke e shtrirë gjendjen e mjerueshme të banorëve më shumë se 1 vit (në rastin më të mirë), duke zgjatur krizën dhe duke mbajtur në kurriz ankesat e drejta apo të pa drejta të tyre, aq më tepër në një klimë mosbesimi për administratën dhe në një opozitë që nuk di të bëjë gjë por nuk le as të tjerët të bejnë gjë.
Po keto kredi nga do vine qe do jap shteti? Nuk do vijne nga buxheti? Jam dakord qe shteti ka burokraci dhe korrupsion por njerezit or mik jane me keqe.. do i bejne kredit rush e kumbulla edhe te nesermen do i kesh tek dera e bashkise per ndihme. Kjo qe mos te keqekuptohemi nuk ndodh vetem me shqiptaret, shiko rastet e Italise apo Greqise. Njerezit abuzojne me shume dhe me keqe kur jane te deshperuar, eshte Kap ca te Kapesh ose KCK.
undefined
me e mira do ishte bletja transparente nga qeveria e apartamenteve stok me cmim minimal vetem sa kostoja min e ndertimit dhe te stabilizohen menjehere familjet e mbetura pa strehe
Po ju planifikua kredi per blerje individuale nuk do zgjidhet problemi pasi do kete rritje abuzive cmimesh
Per fshatrat ndertim banese nga shteti se aty e kan ndertuar jetesen
Me nje vend ku nuk njihen te drejtat e njeriut,qe cdo individ te jete I barabarte kundrejt ligjit dhe te drejtat e tij te mbrohen me kushtetute jeta eshte sh. me e pasigurte.Shqiptaret ne kohen e gjysem demokracise i drejtohen gjykatave europiane per te fituar te drejten e prones ,mbasi ju dhunohet e drejtat nga vet qeveria qe ata kane zgjedhur!!??.Duke mos respektuar veten dhe tjetrit shqiptaret kane 0 tolerance per mendimin ndryshe dhe mungese te theksuar te kultures se dialogut.Rishikimi I histories per mos perseritjen e gabimeve ne te ardhmen eshte domosdoshmeri.Lufta NC u perkrah gjersisht nga populli edhe si nje rruge per te dale nga prapambetja e vendit.Shfrytezimi i situates nga pushtetaret e ardhshem nepermjet lidhjes me slavo kumunizmin,prostitution politik I hapur I E.Hoxhes gjate luftes dhe me vone prostitucioni politik I fshehur mbas luftes u ushtrua ne Shkembim te mbajtjes se Pushtetit duke Gjymtuar kombin shqiptarbrenda vendit me luften e klasave dhe jashte vendit me dhurumin e Kosoves jugosllavise.Kujtoni sa intelektual u zhduken brenda vendit dh sa te tjere ne Kosove nga bashkpunimi i sigurimit dhe trajtimit qe I behesh kosovareve te ardhur .pyesni ,Jane akoma gjalle njerzit.Nuk besoj se ishte rastesi zhdukja e intelektualeve.Ky veprim ka rrezen e demtimit 150 vjet per shqiptaret,pra njohja e dhe kerkimi i gabimeve eshte ndihmues per te ardhmen.Personalisht te paret e mi kane marre pjese ne lufte,per popullin e ish jugosllavis ndjej dashuri dhe respekt( pervec cmendurise te Milloshebicit)eshte positive te kufizohesh me vente me me te zhvilluar kur shqiptaret kane qene dhe mbeten me te pazhvilluarit ne Europe ….
Domethënë ti Mero po thua që shteti të heqi dorë nga përgjegjësitë në mënyrë që Rilindja të mos humbasë pikë politikisht….dhe të na lërë prapë në dorë të ndërtuesve të paskrupullt ….po që se ke keq ti derman …
Shqiptarët kanë 30 vjet që nuk presin më asgjë të mirë nga shteti i tyre….por po nuk ndryshoi kjo pas këtij tërmeti e gjithë republika do të vdesë !
Edhe une kam mendimin se qeveria do bente mire tu jepte para ne dore te gjithe te demtuarve nga termeti. Duke pasur parasysh siperfaqene shtepise qe kane pasur. Dhe vete banoret e gjejne rrugen pastaj per te ndertuar nje shtepi te re ose per te meremetuar te vjetren. Eshte menyra me e thjeshte. Shteti merr shume pergjegjesi dhe kokeçarje duke dashur t’i beje te gjithe te demtuarit me shtepi te reja. Nuk jemi më ne kohen e komunizmit. Sot shteti ka per detyre t’i ndihmoje te demtuarit, por duhet qe i zoti ta nxjerre gomarin nga balta.
Po pse ca u bo qeverija, shoqate bamiresie?
Populli te mesohet te siguroje shtepite, nga termeti, nga zjarri, permbytjet…. e po te duan edhe nga vandalizmat.
Ne rastin e hurrikanit Katerina, shoqerite e sig. paguan me shume se 450miliarde dollare. Ne AL te gjithe i mbajne syte nga qeverija. Qeverija mund te rregulloje tregun, te detyroje siguracionet per cmime tavan…. po nuk mund te mari per dore te madh e te vogel. Koha e Enverit dhe keshillave te lagjeve ka ik.
Plas bombola ne kat te katert – qeverija.
Permbyten shpijat me leje e pa leje te keneta e buze lumenjve – qeverija.
Bje termeti – qeverija.
Kto rjeshta po i shkru njoni te cilit ju demtu shpija vete dhe qe ka dhone $300 te gofundme per albanian reliev. Keq mire ky eshte realiteti qe deshem kur gerthitshim e dum shqiperine si gjithe europa. Sa me shpejte ta kuptojne albanezt aq me mire.