A po e bllokon Ilir Meta SPAK-un, si Gjykatën Kushtetuese?

5 Dhjetor 2019, 21:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti duket se po shmang ceremoninë e betimit të prokurorëve të zgjedhur si anëtarë të SPAK, njësisë anti-korrupsion që përbën dhe pritshmërinë më të lartë të institucioneve të dala nga Reforma në Drejtësi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar anëtarët e SPAK, dhe ja ka çuar listën për betim Presidentit, por ndryshe nga rastet e tjera, Presidenti po e injoron procedurën, duke shfrytëzuar faktin se në këtë rast nuk ka mekanizëm zhbllokues, pasi nuk mund të ketë mekanizëm zhbllokues për ceremoninë e betimit.

Nga ana tjetër ngritja e SPAK dhe përmbushja e tij me katër zëvendësprokurorë specialë, që ndërkohë duhet edhe ata të jenë të betuar, është kusht themelor për zgjedhjen e Prokurorit Special, që po ashtu është mekanizmi kryesor në betejën kundër pandëshkueshmërisë në vend.

Ndërkohë që për Prokurorin e Përgjithshëm, procedura eci normalisht, po ashtu dhe për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duket se Presidenti ka vendosur të bëjë betejë për SPAK-un, për shkak të pritshmërisë së lartë që ka ai institucion në lidhje me betejën që duhet të bëjë me politikën, dhe vetë frikërat e Ilir Metës nga ky institucion.

SPAK është institucioni i dytë që Ilir Meta po bllokon pas Gjykatës Kushtetuese. Problemi që krijoi me Gjykatën Kushtetuese duke dubluar emërimin e Arta Vorpsit me Marsida Xhaferllarin, pritet të zgjidhet nga Komisioni i Venecias, sipas rekomandimeve të BE dhe SHBA.

Ndërkohë çështja e SPAK, duket se do ta përsërisë këtë precedent. Ashtu si Ilir Meta nuk thirri Arta Vorpsin për betim dhe ajo u detyrua të bëjë si akt formal pranimin e detyrës para një noteri, betimi i prokurorëve të zgjedhur të SPAK, rrezikon të përsërisë këtë precedent, nëse Ilir Meta përdor kompetencën e tij për të mos i thirrur kurrë për betim.

Gjykata Kushtetuese dhe SPAK janë shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi, pasi e para zgjidh disa çështje të mbetura pezull, nga kriza politike dhe Reforma në Drejtësi, ndërsa SPAK-u i jep shans prekjes me dorë të rezultateve të para të reformës.

Iluzioni se Ilir Meta mund t’i lejojë këto dy institucione të ngrihen, mund të na lërë të presim gjatë.

Hezitimi që po dëshmon me mos thirrjen nën betim të antarëve të SPAK është shenja e parë. Dhe të thuash që nuk ka kohë, është pak si tallje, pasi ka kohë të dekorojë qenin e Kosovës dhe nuk ka kohë të dekretojë anëtarët e SPAK.

Ndaj është mirë të mendohet qysh tani nëse bëhen ndryshime ligjore në këtë pikën e betimit, ose çuarjen po ashtu të këtij ngërçi në Komisionin e Venecias. Loja e tij me ceremonnë formale të betimit, tregon qartë se i vetmi betim i Ilir Metës, duket se është mos ngritja e SPAK-ut dhe Gjykatës Kushtetuese.

15 komente në “A po e bllokon Ilir Meta SPAK-un, si Gjykatën Kushtetuese?”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Kur do shpetojme nga keta palaco?

    1. Taras Bulba says:

      Kur do shpetojme nga keta palaco ?? Kurre , gjithe jeten Shqiperia ka nxjere palaco , dhe vazhdon e nxjer , cte ben te besh pyetjen se : kur do shpetojme nga keta palaco ???
      Do ikin keta , do ti qeroje koha , ne mos sot neser , nje dite do ikin , por per te shpetuar perfundimisht ?? Kurren e kurres ……..tung

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Parlamenti duhet te aprovoj nje ligj per kohezgjatjen e Presidentit,duke e kaluar te drejten tek Avokati,kur koha tejkalohet .
    Nuk ka gjera te pazgjithshme,vetem njerez te pazot !

  3. Zorro says:

    Kur i vjen NGORDHJA qenit shkon e permjer ne deren e xhamise!

  4. Ladi says:

    Si gjithmone i sakte.
    Ne, njerzit e zakonshem, i kuptojme shume mire keto manovra te ketij pseudo presidenti, por kur ti Mero na i sqaron, na jep shume me teper siguri, qe mos ta na mbeten thjesht si perceptime, por te kemi argumenta dhe fakte.
    Faleminderit

  5. ?? says:

    MERO, ÇEÇUA KA BIÇAK !!⚖️????

  6. Drejtesi says:

    Superkrimineli IM u vu president nga plehrat ER dhe SB pikerisht per kete, perse cuditeni? Kete spo do ta kuptoje Mero & co, se ska gazetare te paanshem

    1. Fredi says:

      E vertete qe se luan topi…E Rama dhe S Berisha e vune president per te penguar reformat.Avokat Ngjela ka plotesisht te drejte kur thote qe Shqiperia vuan nga krimi kryeministror.

  7. Arber iliri says:

    Por kur gjen kaq shume idiote pse mos beje, , me mire te mos betohen para Ilir metes se ai eshte i pari qe duhet te hetohet nga Spaku.Kesaj i thone ti varesh ujkut melcite ne qafe per ti ruajtur. Mire ua ben, te betohen ne kuvend, me mire.

  8. Olimpia says:

    Dakord ,,kendveshtrimi tjeter,,por sipas meje ne jemi nje republike parlamentare dhe te gjitha betimet duhet te kalojne ne parlament.Ndersa qeveria duhet te kalojne per betim prepara Gjykates Kushtetuese,si organi me i larte qe garanton ligjshmerine.Natyrisht tani eshte nje hapsire ,,bosh,,per Kushtetuesen ,por ky eshte nje moment kalimi,nuk besoj qe ne te ardhmen te vene nje presidente kryehajdutvagabaond.Rama per kete faj te rende duhet te pergatise kalimin gradual,me zgjedhje te rregullta ,e lidershipit te PS tek nje figure tjeter.Natyrisht ne legjislaturen e ardheshme.Askush te mos mendoje se PS nuk ka lider te tjere.Gjate kesaj periudhe katastrofike shume figura te PS po demonstrojne kapacitet,gjakftohtesi dhe rezistence per perballimin e situates.Vetem ne ato pak dalje publike kane deshmuar personalitet,pavaresisht se media ben ,,loje,,duke u perqendruar tek Rama.

    1. Elda says:

      A mund te permendesh disa emra të tille ?
      Faleminderit

  9. Berti says:

    Dakort Ladi, shyqyr qe ka gazetare si Mero Baze e Tan Hoxha qe na ndriçojne

  10. Nuk besoj se nuk ka mekanizem për cbokimin e situatave te krijuara nga nje palo president.Nëse presidente nuk e e kryen detyren në baze te kushtetutes ai duhet paditur në gjykatat shqiptare. Ashte e pamundur te mos mbajne përgjegjesi presidenti për mos kryerjen e detyres.Masandej mazhoranca duhet ta therrase në Parlament për te dhanë llogari Ilir Meta mbasi Shteti ynë ashte Republike Parlamentare e jo Presidenciale.

  11. Bledi says:

    Po..ti pler.me.cfar.e shkollon cuni.apo lali eri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje